Data e sotme
August 24, 2019

RESURSET NJERËZORE – aftësi apo joaftësi e vendit tonë

Shkruan: Trifun Kostovski

 

 

Duket se në brendi të shtetit, gjërat nuk po zhvillohen më së miri. Ndjehet “ajër i ngrysur”, ndërsa ndjehet edhe ngecje në zhvillimin dhe reformat në segmentet kyçe shoqërore. Mendimi im është se e gjithë kjo i referohet menaxhimit të keq me resurset njerëzore. Ose nuk kanë përfitim dhe nuk përfshihen njerëzit e duhur në vendet e duhura, ose vihen njerëz krejtësisht të gabuar, pa kredibilitet dhe pa njohuri, në pozita operative apo këshillëdhënëse kryesore. Politikat e këqija kadrovike janë shkatërruese për këtë qeveri.

Në këtë kuptim pajtohem se është e domosdoshme të bëhet ridefinimi i disa pozitave dhe kuadrove kyçe. Por, pyetja është se mbi çfarë bazash do të bëhej kjo. Nëse sërish do të mbizotërojnë interesat partikulare të grupeve të vogla të interesit në raport me interesin e përbashkët, të përgjithshëm i cili do të jetë në dobi të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Dëshiroj t’i ndaj disa mendime të mia lidhur me ndryshimet në udhëheqësinë e partisë në pushtet. I shkarkuan shumë nënkryetarë, u shkarkua edhe sekretari i përgjithshëm ndërsa emëroi ministër si sekretar i ri i përgjithshëm. Çdo njeri i cili është i brengosur në mënyrë të sinqertë për atdheun nuk mundet para vetes të mos i shqyrtojë ca dilema të caktuara lidhur me të ardhmen e vendit të tij.

Për dorëheqjet e nënkryetarëve – ky vendim brendapartiak, për të cilin personalisht vlerësoj se është i mirë pasi me po aq nënkryetarë në parti, me ingerencat e së cilëve ne qytetarët në RM nuk jemi të njoftuar, por gjithsesi ato funksione të cilat mund të jenë në bazë vullnetare apo pagesore është e mundur të ketë problem në funksionimin më dinamik të partisë.

Rëndësinë e politikave për kuadrin do ta ilustroja përmes shqyrtimeve të mia për rritjen ekonomike, për çka kam edhe shumë ekspertizë. Më vjen shumë keq se nuk e pashë asnjë ndryshim në resorin i cili është kyç për zhvillimin e ekonomisë dhe për rritjen e BPV-së në Maqedoni, prej se LSDM e ndërmori timonin e shtetit. Personalisht, nuk e ndaj mendimin me kryeministrin tonë se rritja ekonomike është ngadalësuar mirëpo është e mirë. Nuk është aspak e mirë!

Ngecemi me zhvillimin ekonomik në mbarë rajonin. Greqia e cila para dhjetë viteve pati goditje ekonomike të tmerrshme si me borxhe të mëdha, ndërsa sot me masat të cilat i ndërmori qeveria greke ky vend u stabilizua.

Zhvillimin e BPV-së nuk jam duke e parë në zhvillimin e zonave ekonomike, të cilat kjo qeveri i mbështet në tërësi, siç edhe bëri qeveria e Gruevskit. Me zonat e lira ekonomike të cilat e përfshijnë një të tretën e BPV-së së përgjithshme ne nuk mund të hyjmë në familjen evropiane. Këto janë rregulla të cilat vlejnë në Union dhe duhet t’i respektojmë. Ekonomia e ashtuquajtur nomade me Zonat e lira, nuk është shtylla e vërtetë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Shumica prej nesh nuk e ka të qartë nëse Kosova është shtet apo protektorat. Megjithatë në 8 vitet e kaluara, Kosova ndërtoi infrastrukturë të cilën mund t’ia kemi zili. I ndërtuan autostradat ndaj Shqipërisë dhe Shkupit. Kjo do të thotë se i hapën rrugët në drejtim të bashkëpunëtorëve të dëshiruar strategjik të vendit të tyre. Ne si shtet tashmë jemi tre dekada shtet i pavarur ndërsa kemi ndërtuar shumë pak investime kapitale infrastrukturore. Para ca kohësh edhe Serbia e përuroi autostradën nga Leskovci drejt Shkupit, e cila kalon përmes Grykës së Gërdelicës, në gjatësi prej 140 kilometrash.

Këto parametra i përmend për arsye se Qeveria duhet të jetë përgjegjëse para qytetarëve por edhe para vetes, për atë duhet ta porosis drejt reformës së brendshme. Tashmë pa dyshim se të gjitha qeveritë në RM nuk kanë vizion për atë që është më e rëndësishme për zhvillim të shpejtë ekonomik në shtet.

Gjithsesi çështja për zhvillimin e shpejtë në shtet lidhet me resurset njerëzore. Nuk është e panjohur se ish-qeveria e Gruevskit rekrutoi në radhët e veta njerëz të cilët i takonin opsioneve të tjera politike. Sot e shoh se kjo praktikë vazhdon. Nuk do të doja të emëroja – opinioni shumë mirë e di. Njerëzit të cilët janë të aftë t’i thonë fjalët më të mira për kriminelët e pushtetit të kaluar sot hyjnë si këshilltarë të këtij pushteti. Fryma nënshtruese dhe interesat personale vazhdojnë të mbretërojnë. Duket se mungon edhe njohuri dhe kredibilitet në radhët e pushtetit aktual.

Për një vit e gjysmë na presin zgjedhje të reja parlamentare të rregullta. Çfarë rezultati do të sjellin nuk e di dhe nuk më intereson. Dëshiroj definitivisht në dy partitë në pushtet të profilojnë njerëz me integritet, njohuri, përvojë dhe angazhim për të mira të përbashkëta dhe jo personale. Ministri i ndjerë i Punëve të Jashtme i Bashkimit Sovjetik, Molotov thoshte: “Me të rinjtë ngrihet revolucioni ndërsa me njerëz me përvojë dhe njerëz me njohuri ndërtohet shteti”.

Për fat të keq kjo praktikë mungon tek ne.

Konstatimi im është se qytetarët në RM në çdo cikël zgjedhor dalin të ndëshkojnë për politikat e këqija të garniturave politike. A është faji tek ne qytetarët ose faji është tek rezultatet?!. Mendoj se nuk jemi të aftë as të bëjmë lëvdata me argumente e as të shajmë me argumente.

Gjithsesi, përgëzime për zotin Zaev për zgjidhjen e kontestit me emrin. Megjithatë, këtu përfundojnë urimet e mia. Në qeveri është një armatë këshilltarësh, ndërsa pjesëmarrjen nuk po e shohim.

Në çdo rast qeveri e shtrenjtë ndërsa shtet i varfër.

 

Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit