Data e sotme
August 24, 2019

PATETIKA DHE MATEMATIKA

Përvoja prej tre dekadave e tipit si të thotë lideri dhe kë ta zgjedhë ai, preferohet sa më shpejtë të jetë e kaluar.

Shkruan: Zoran Ivanov

Kaq dashuri dhe lojalitet ndaj liderit dhe partisë nuk shprehën kur i nominuan, zgjedhën apo emëruan në funksionet partiake dhe shtetërore sesa që e dëshmuan tani kur hyri në lojë fshesa. Pa një grimë skuqjeje, e bëjnë atë me lot dhe patetikë dhe për matematikat e tyre. Ndërsa të njëjtit nuk derdhën lot kur partia i vendosi nëpër kolltuqet shtetërore dhe komunale e as kur atje nuk e kryenin punën e tyre. Tani përnjëherë të qara nga Galiçniku deri në Rekë. Duhej të ndodhnin zgjedhjet presidenciale dhe të përplaset koka për muri për t’u kthjelluar prej privilegjeve të qeverisjes.

Të jesh në pushtet nuk është vetëm të jesh në pushtet. Nuk është vetëm të pushtohen institucionet. Të shtyhet koha dhe gjithmonë dikush tjetër është fajtor për mosrealizimet. Sa opozita, sa sistemi, sa koha e humbur me restrikcionet parazgjedhore. Duhet të bëhet edhe diçka konkrete. Mirëpo madje pas zgjedhjeve qytetarët treguan se me reformat dhe me jetën më të mirë është tapë, ja hapat e ndërmarrë për fshesën e kuadrit. Hapi i udhëheqësisë së partisë në pushtet është për t’u mbështetur, por kjo vetvetiu nuk sjellë ndryshime. Rikomponimi i strukturave udhëheqëse dhe partia në pushtet në më shumë nivele, njëherësh është edhe ngecje kohore në funksionimin e institucioneve. Njerëzit janë në pritje, bastoret punojnë turbo, çarshia politike po argëtohet, po bëhen matematika, hidhen përulësi patetike.

Nën presionin e fshesës përnjëherë kthjellime, pishmane, vërshime vardisjesh edhe tek partia edhe tek qytetarët. Zgjim me shprehje të lojalitetit, përkushtimit, ndershmërisë, zellit. Përnjëherë cunami prej fotove dhe videove nga asfaltime, pastrime, mbjellje, premtime dhe gëzime të tjera të ndryshme parodike.

Partia e cila për një dekadë ishte në opozitë dhe ëndërronte përfundimisht të vijë në pushtet dhe u bë kjo me aktivizimin e saj politik por edhe me mbështetje të madhe qytetare, shpejt “u shtri” mbi privilegjet. Po të mos ishin presidencialet dhe mesazhet prej votuesve me dalje të ulët dhe me besim të zvogëluar që ua theksoi me rezultatin zgjedhor, ëndrra do të zgjaste dhe zgjimi do të ishte i vonuar. Arsyet për përshtypjen e keqe në opinion janë të thjeshta. Kuadrot partiake me karaktere të këqija dhe aftësi të dobëta funksionale. Gënjeshtarë prepotentë, arrogantë, lakmitarë. Edhe inert, të pagjetshëm, pa njohuri dhe me paaftësi menaxhuese.

Edhe më së shumti, gjithsesi, me keqpërdorimin e pozitës gjatë disponimit me resurset edhe në nivel shtetëror dhe lokal. Pasi i punësoi nëpër kolltuqe me lëkurë dhe pasi kryetarëve të komunave ua ka mbuluar humbjet dhe heshti për lukset e tyre me automjete të reja të shtrenjta derisa fëmijët në ataret e tyre akoma pinë ujë të ndotur, derisa i punësojnë familjarët e tyre dhe t’i ndajnë tenderët dhe bonuset prej fondeve të ndryshme, derisa njerëzit ngadalë filluan t’i ngrijnë duart edhe prej këtij pushteti. Njëjtë sikurse para një viti e gjysmë e bënë atë edhe me të kaluarin. Për arsye të tjera por, nejse.

Derisa kryeministri dhe lideri i partisë në këtë një vit e gjysmë pasi partia është në pushtet i theu barrierat, i zhbllokoi vetot prej fqinjëve, shokët e tij partiakë dhe shoqet futeshin në oazat më zë vogla dhe më të mëdha të privilegjeve buxhetore. Të njëjtit tani para fshesës së futur në funksion shumë vonë po qajnë për fatin e karrierave të tyre partiake dhe funksionare. Publikisht vuajnë për pozitat e deritanishme, pas fateve të tyre politike dhe pas privilegjeve të humbura.

Shkaku elementar për shqyrtimet e tilla të realiteteve partiake mund të definohet në dy nocione. Në heshtjen dhe poltronizmin brenda partisë dhe në klientelizmin dhe komoditetin prej përfitimeve institucionale që i mundëson pushteti. Heshtja është për shkak të mungesës së demokracisë së brendshme partiake kritike dhe për shkak të qëndrimit të doktrinës statusore sulltanore. Dhe veçanërisht edhe mentaliteti i klinetelizmit dhe hipokrizisë si gjendje masive brendapartiake hierarkike.

Ambienti i tillë strukturor kur partia është në pushtet, pasqyrohet edhe në menaxhimin me institucionet dhe me resurset shtetërore. Që këtu janë edhe keqpërdorimet më të imëta dhe më të mëdha. Që këtu është edhe verbëria ndaj gjendjeve që funksionarët nuk i ndjejnë ose i injorojnë në mënyrë arrogante. Individë të cilët prej punës së tyre apo dembelizmit të tyre për njerëzit janë të dukshme që nga aeroplani.

Në partitë maqedonase mbretëron heshtja. Në to akoma nuk ka as gjurmë prej demokracive të brendshme. Anëtarësia e gjerë është e izoluar prej çfarëdo ndikimesh në ndërtimin e politikave partiake ditore. Ato, njëjtë sikurse edhe kombinatorikat kuadrovike  thuren pas perdes së hekurt partiake. Vetëm lideri dhe rrethi i ngushtë i të përzgjedhurve të tij janë vota. Të gjithë të tjerët janë heshtja. Kjo heshtje partiake, mungesa e analizave të vazhdueshme, vlerësimeve dhe kritikave për politikat partiake dhe për kuadrot partiak të cilët i udhëheqin institucionet e të gjitha niveleve, e krijojnë verbërinë kolektive për  kuadrin e potencialit të disperzuar partiak.

Zëshmëria e brendshme partiake e tij dhe veshi për zërat, reagimet e opinionit janë postulati primar për realizimin e proklamimeve për shtetin demokratik. Kritikat e hapura për kuadrot partiake të instaluara në resurset shtetërore, duhet të jenë faktori kontrollues elementar për evropeizmin e vendit. Transparenca e brendshme partiake është mekanizëm i fuqishëm prej keqpërdorimit të të mirave publike nga bartësit partiakë të funksioneve publike. Demokracia partiake është kushti për udhëheqjen e paanshme, transparente dhe përgjegjëse me shtetin dhe me të gjitha institucionet e saj.

Procedura publike, debate të lira, lista të hapura zgjedhore, nominime transparente, votime të fshehta si edhe etablime statutore të fraksioneve, janë evoluime të dëshiruara në drejtim të demokratizimit të domosdoshëm proevropian të partive politike maqedonase. Tre dekada përvojë të tipit si do të thotë dhe kë do ta zgjedh lideri, do të jetë e dobishme sa më shpejtë të jetë e kaluar. Fuqia partiake para jocilësisë së dukshme të kuadrove të caktuara partiake të vendosura në institucionet si reagim i pushtimit të pushtetit është gjeneratori për mosrealizimet, keqpërdorimet dhe gjithsesi për dëshpërimet e qytetarëve.

Që këtu, derisa partitë tona nuk e vendosin demokracinë kontrolluese funksionale të brendshme partiake që nënkupton transparencë publike dhe interaktive në dispozicion për kritikat e veta të orientuara ndaj gjithsecilit prej të përzgjedhurve të tyre të vendosur në eshalonët e pushtetit dhe deri atëherë nuk do të ketë gjë prej demokracisë partiake. Në mënyrë analoge me këtë, nuk do të ketë gjë edhe prej shtetit demokratik.

Dhe kur partia, cilado, para paaftësisë së kuadrove të veta të instaluara në institucionet e praktikon heshtjen, atëherë prej saj aq më pak mund të pritet se ajo është a aftë të sigurojë ambient për shoqëri funksionale demokratike.

Gjithçka tjetër, edhe kjo me reagimet qaramane për shkak të dhimbjeve personale prej fshesës së kuadrit, janë vetëm patetikë e trishtë në drejtim të matematikave egoiste karrieriste.

 

Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit