Data e sotme
August 24, 2019
Foto: Print-skrin nga emisioni 360 në AlsatM

Datë

Shkruan: Denko Maleski

 

 

Në botën e politikës ndërkombëtare si në botën e politikës vendore, gjithçka është politikë. Çfarë është politika në fakt? Definicioni nga fjalori thotë: ato janë aktivitete të cilat lidhen me drejtimin e një shteti ose domenit të saj, veçanërisht debati midis partive të cilat e kanë fuqinë. Çfarë është politika e jashtme? Ajo është politikë e një shteti sovran në interaksion me shtete të tjera sovrane. Që të marrim datë duhet të përputhen debatet në politikat e Maqedonisë së Veriut dhe ato në vendet anëtare të BE-së. Përvoja e hidhur me Greqinë rreth anëtarësisë sonë në BE, na dëshmoi se çfarë do të thotë vetëm një shtet të ketë rezerva apo të jetë kundër. Atëherë, nuk ka datë. Cili do të jetë rezultati prej debatit midis partive në Francë, Gjermani apo Holandë, për shembull, do ta mësojmë së shpejti. Debati ynë politik thotë se ne nuk meritojmë datë për fillimin e negociatave me BE-në dhe kemi shumë argumente të cilat na pranohen edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian. Kjo nuk është ide e njëjtë e para dy viteve e gjysmë. Ka shumë ndryshime në të mirë. Në radhë të parë është zgjidhja e kontestit prej dekadash me Greqinë, realizim kolosal i politikanëve të dy shteteve ballkanike, të mbështetura nga Perëndimi, në kundërshtim me të gjitha parashikimet dhe angazhimet e ultranacionalizmave vendore. Do të thotë, Marrëveshja e Prespës duhej të na i hapte dyert drejt anëtarësimit në BE. Megjithatë, nuk duhet të jetë tërësisht ashtu. Kjo nuk është kohë kur Stalini, Çerçil dhe Ruzvelt me puro dhe me një gotë burbon, e kanë vizatuar hartën e botës dhe sferat me ndikim ashtu siç kanë menduar se duhet të jetë, do të nënvizonte Barak Obama, ish-president amerikan. Kohën e re demokratike e karakterizon involvimi i popujve të cilat, përmes partive të veta, marrin pjesë në sjelljen e vendimeve të jashtme politike. Kjo di t’i komplikojë gjërat.

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Evropian nuk flasin për ndonjë sukses fantastik edhe pse jo edhe për dështimin e presidentit francez, Emanuel Makron i cili la gjithçka në letrën e Evropës së bashkuar. Populistët e Mari Le Pen për një ose dy për qind fituan në këtë ndeshje duke e bërë rezultatin e “debatit maqedonas”, sikur nuk ekziston fare. Të ankohemi nga Amerika? Amerika na futi në NATO, por ndikimi i saj ndaj Francës është i vogël. Kur, gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë dhe bisedën me këshilltarin për Siguri Kombëtare, gjeneralin Brent Skokroft dhe sekretarin shtetëror Lorens Iglberger, presidenti Gligorob ka kërkuar ndërmjetësimin e SHBA-së tek francezët rreth anëtarësimit të Maqedonisë në KB, Iglberger u përgjigj: “Më mirë për ju është të mos intervenojmë, pasi francezët bëjnë gjithçka në kundërshtim prej asaj që do t’ua themi”.
Edhe kjo është pjesë e marrëdhënieve midis shteteve. Mbi të gjitha, për vendimin e ardhshëm për datë nuk na shkon për shtati mungesa e Britanisë së Madhe e cila sipas rregullit ka qenë për “zgjerimin”e BE-së, kundrejt qëndrimit të Francës për “thellimin” e saj. Është e njohur se në këtë “Pazar” politik midis britanikëve dhe francezëve, u formuluan edhe politika e përbashkët e Unionit.

Sot kriteret rigoroze franceze janë dominuese dhe pozita e tyre thjeshtë mund ta zbusë politikën e Gjermanisë deri diku, se megjithatë bëhet fjalë për dy fotografi të mëdha të cilat kanë pikëpamje personale për integrimet evropiane.

Paradoksale, por ajo që mund të mos jetë në favor tonin për marrjen e datës për negociata është publikimi i “Strategjisë franceze për Ballkanin Perëndimor”, vetëm një ditë pas Samitit të Berlinit të organizuar para ca kohësh nga Gjermania dhe Franca. Me planin, Franca parasheh nismë për stabilizimin e gjashtë shteteve të rajonit përmes zhvillimit ekonomik dhe shoqëror dhe përforcimin e qeverisjes të së drejtës. Për këtë qëllim strategjia parasheh përforcim të marrëdhënieve të Francës me rajonin: bashkëpunim bilateral me vendet në planin e ekonomisë, sigurisë, drejtësisë dhe mbrojtjes dhe angazhimit të Agjencisë franceze për zhvillimin e promovimit të integrimit ekonomik midis vendeve ballkanike. Strategjia në mënyrë të thuktë është elaboruar dhe prej saj nuk ka lëshim. Nisma, e cila duhet ta zgjerojë ndikimin francez në Ballkan,  mund të jetë me dobi të madhe për ne. Por, ajo që mbetet si e panjohur është nëse politika franceze Strategjinë e sheh si zëvendësim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ose si komplementare me negociatat. Do të thotë, jo ose-ose, por edhe-edhe: edhe negociata për anëtarësim edhe Strategji. Franca të votojë për fillimin e negociatave të cilat edhe ashtu do të zgjasin së paku 8 vjet, ndërsa në ndërkohë ta aktivizojë strategjinë e saj e cila mund të jetë ndihmesë e madhe në realizimin e reformave në Ballkan dhe në vendin tonë.
Logjikisht, ne në Maqedoni, dëshirojmë të jetë pikërisht ashtu. Përfundimisht, Serbia dhe Mali i Zi, të përfshira me planin e Makronit, në mënyrë paralele bëjnë negociata për anëtarësim me Unionin, pa kurrfarë precedenti nuk do të bëhej nëse shteti jonë merr datë dhe përfshihet nga plani i Makronit. Por, vendimi nuk është i yni. Ai është nga sfera e “politikës së jashtme”, ndërsa “e jashtme” do të thotë se, në fund të fundit, nuk kemi ndikim ndaj rezultatit të debatit politik dhe qëndrimit të një shteti sovran, pasojat e së cilit, megjithatë, do t’i ndjejmë.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit