Data e sotme
June 25, 2019

NJË VARDAR PËR TË GJITHË …?

Shkruan: Aleksandar Krzhallovski

 

Triumfi  papritur dhe mjaft spektakular i Vardarit në Ligën Evropiane të kampionëve në hendboll gjatë kësaj fundjave, i la nën hije të gjitha ngjarjet e tjera politike në vend. Edhe llogaridhënien e Qeverisë të dielën si edhe vizitën dhe takimin e të gjithë kreut të NATO-s (Këshillit Veriatlantik në krye me Sekretarin e përgjithshëm Jens Stoltenberg), ndërsa nën hije ra edhe raporti i javës së kaluar i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë në eurointegrmet dhe rekomandimit të dhjetë jubilar. Vëmendje të pamjaftueshme shkaktoi edhe fillimi i debatit publik për projekt-strategjinë për konceptin Një shoqëri për të gjithë, por të paktën e kam shfrytëzuar titullin e kësaj kolumne, e cila natyrisht, do të merret me suksesin e Vardarit. Shumë u tha dhe u shkrua në këtë temë, ndërsa unë do të tentoj t’i përmbledh disa poenta dhe eventualisht të jap shqyrtim të ri/dritë të reperkusioneve prej kësaj fitore të madhe të hendbollistëve.

 

Me kthesën më të pasigurt dhe dramatike të shtunën kundër Barcelonës së favorizuar u krijua atmosferë euforike në shtet, ndërsa pas fitores kundër Uespremit hungarez në finalen të dielën, kjo ngarkesë emocionale përjetoi katarsis dhe në mënyrë spontane dalje në rrugë dhe shesh, fishkëllima disaorëshe me timonët e automjeteve nëpër qytet, këngë të tifozëve dhe flamuj të valuar. Në këto dy orë pas përfundimit të ndeshjes, ishte mrekulli të jesh dëshmitar i këtij gëzimi dhe energjie të liruar. Akoma më mirë ishte të lexohen statuset në fejsbuk dhe tuiter me mesazhe kreative, inspiruese dhe para së gjithash emocionuese, ndërsa veçanërisht të atyre që nuk ishin vetëm prej tifozëve të Vardarit dhe shkupjanëve, por nga e gjithë Maqedonia (përfshirë edhe nga Manastirit dhe Ohri J) dhe nga diaspora. Ndërsa më së miri, kur kam parë mesazhe nga miqtë e mi (dhe miqtë e tyre) të bashkësive të tjera etnike, veçanërisht të shqiptarëve etnikë, në shenjë mbështetjeje dhe gëzimit të sinqertë për suksesin e Vardarit. Dhe atëherë u kujtova në sloganin aktual “një shoqëri për të gjithë”, lidhur me një slogan tjetër që në MCMS e kemi promovuar para shumë vitesh “është gjithçka kur ka gjithçka” dhe mendova (siç do të thoshte ministri Dimitrov) – do të bëhemi. Se mund të gëzohemi pa rezerva ndaj një suksesi që vjen prej këtu, të gjithë, së bashku!

 

Por si çdo çudi, kështu edhe kjo (gëzimi i përbashkët dhe festimi) zgjati shkurtë – tri orë jo të plota (vetë fitorja e Vardarit të paktën na mbajti tri ditë). Një grup në shesh nuk ka mundur të përmbahet nga “këngët” ofenduese për “shqiptarët e mallkuar” apo për “Maqedoninë e pastër”, ndërsa kësaj më vonë i janë shtuar dëmtimet e automjeteve me targa të huaja (kosovare dhe diplomatike). Dhe nuk ia vlen ajo që (sipas një të njohuri i cili gjatë gjithë kohës ka qenë në shesh – nga fundi i ndeshjes, deri në shpërndarjen e të gjithë tifozëve) gjatë dy orëve të kremtimit në shesh është “kënduar” vetëm njëherë… që ishte e mjaftueshme, që dëmi të bëhet! Reagimi ishte i shpejtë dhe i ashpër… një numër i madh i këtyre shqiptarëve të njëjtë që para ca çastesh gëzoheshin, tani në mënyrë të dëshpëruar e komentonin këtë incident. Dikush do të thoshte e tepërt (nëse vërtetë ka ndodhur vetëm njëherë gjatë gjithë kohës dhe prej një grupi të vogël prej të pranishmëve), por gjithsesi e arsyeshme. Një pjesë e tyre, me të drejtë i dënuan “brohoritësit” si një grup idiotësh për të cilët nuk ia vlen të ndërpritet festimi i suksesit të Vardarit, por të tjerë shkuan në ekstremin tjetër, duke i quajtur fashistë pjesëtarët e të gjithë partisë opozitare (me të cilën me siguri i personifikojnë personat të cilat brohorisnin këto slogane në shesh, ndërsa e cila akoma është partia më e madhe politike në Maqedoni), në mënyrë të (pa)vetëdijshme duke e zgjeruar “rrethin magjik” të (gjuhës së) urrejtjes. Dhe me të të turbullohet gëzimi i të gjithëve. Kjo u bart edhe gjatë pritjes së hendbollistëve gjatë natës së ardhshme. Jo vetëm kjo (mbase ka pasur, por unë nuk pashë të njohur të mi shqiptarë etnikë në shesh), por u bart edhe mbi ndarje të reja – veçanërisht partiake (në kuadër të së cilave mund t’i reduktojmë edhe ndarjet e tradhtarëve dhe patriotëve).
Fishkëllimat e dedikuara për udhëheqësinë e qytetit, me siguri për shkak të lënies pas dore të gjendjeve në klub dhe mosreagimit që të ndihmohet në tejkalimin e problemeve financiare kur ata kishin nevojë, gjithashtu e turbulluan atmosferën festive edhe për mua (siç konstatuan edhe disa të tjerë në rrjetet sociale), megjithatë ishin të tepërta, pasi Qyteti i Shkupit ndoshta vonë u kujtua, por megjithatë bëri shumë në ditën e fitores – pagoi fluturim çarter për hendbollistët që të kthehen më shpejtë, e organizoi festimin në shesh, ndërsa vendosi edhe ta shpërblejë ekipin me shumë në lartësi prej 100,000 eurosh.

 

Por në vend se të ishte vetëm diçka mund të ishte ngjarje që bashkon, ndërsa për fat të keq pa nevojë përfunduam me ndasitë standarde. Kjo veçanërisht me përbërjen e ekipit të Vardarit, i cili është “ish-Jugosllavi e vogël”, me nga dy serbë, kroatë dhe sllovenë, ndërsa pati edhe gjatë sezonit edhe një malazez, krahas shtatë maqedonasve dhe prandaj nuk është për t’u habitur që gëzimi për fitoren e Vardarit u përhap në mbarë rajonin. Të gjithë komentuesit në mediat rajonale flisnin me superlativa, ndërsa pati edhe konstatim se kjo ngjarje e bashkoi rajonin! Na bashkoi edhe neve këtu, të paktën për një kohë të shkurtër… sa keq, që nuk zgjati më shumë… ose përherë, të paktën për diçka! Duket se do të jetë e gjatë rruga drejt “një shoqërie për të gjithë”, kur as me një goditje të tillë adrenaline nuk arritëm deri tek “një Vardar për të gjithë”.

 

Nëse jo bashkim, ose pajtim, të paktën tejkalimi i ndasive na duhet shumë.  Për këtë sot tha, ose na përkujtoi, ish-kryeministrja e Kroacisë – Jadranka Kosor (e cila formoi Qeveri gjatë jehonës së kontestit me Slloveninë për Gjirin e Piranit, por me sukses i përfundoi negociatat me BE-në në vitin 2011), në konferencën rajonale të organizuar nga ish-presidenti Cërvenkovski, që i theksoi tre gjëra të rëndësishme: punoni së bashku, mos hiqni dorë dhe vazhdimisht kërkoni aleatë. Kjo u tha në kontekst të raporteve të Komisionit Evropian për vendet e rajonit, ndërsa veçanërisht me rekomandimin për fillimin e negociatave të Maqedonisë. Edhe pse po bëhet gjithnjë e më e sigurt se kjo nuk do të ndodh, gjegjësisht Këshilli Evropian për të dhjetën herë nuk do të vendosë t’i fillojnë negociatat gjatë këtij muaji (ndërsa me siguri edhe gjatë këtij viti), megjithatë duhet të heqim dorë dhe derisa ka kohë dhe shpresë, nuk duhet të heqim dorë dhe duhet bërë gjithçka – veçanërisht të kërkohen aleatë, që të arrihet drejt rezultatit të dëshiruar. Vardari na e dëshmoi këtë!

Në këtë kuptim inkurajon angazhimi i kryeministrit Zaev, zëvendëskryeministrave Osmani dhe Shekerinska dhe ministrit Dimitrov, me kontaktet intensive ndërkombëtare, dy-tri javë para vendimit të Këshillit. Akoma më shumë inkurajon thirrja e tyre që opozita të bashkohet në lobimin, si edhe përgjigjja e VMRO-DPMNE-së me vizitat e udhëheqësisë në Berlin dhe Bruksel – dhe ta bëjë atë. Madje edhe sikur të mos fitohet “data”, vlen përpjekja, e cila nëse jo tani – do të sjellë rezultate shumë shpejtë… janë vetëm për fillimin famoz të negociatave, e akoma më shumë për një shoqëri për të gjithë, që do të thotë një Vardar (ndërsa edhe një Shkëndi) për të gjithë!

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit