Data e sotme
June 25, 2019
Foto: Print-skrin nga emisioni 360 në AlsatM

Liria nuk vjen falas

Shkruan: Denko Maleski

 

“Liria nuk vjen falas (Freedom is not free)”, tha këtyre ditëve një amerikan nëntëdhjetë e gjashtëvjeçar, pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, me rastin e shënimit të përvjetorit prej shkarkimit të trupave amerikane në Normandi. Ndërsa, për lirinë tonë, kush pagoi për lirinë tonë? Për të paguan partizanët maqedonas dhe shqiptarë. Të parët me yllin e kuq ndërsa të dytët me shqiponjën dykrenare në kapelat e tyre. Brigada e parë maqedonaso-kosovare është futur në memorien time të hershme.
Në librin e tij të fundit dhe të pambaruar babi im, Vllado Maleski do t’i shkruaj këto rreshta për lirinë dhe çmimin i cili paguhet që të fitohet: “…Liria e ëndërruar doli kulçedër njëqindkrerëshe nga tregimet e djallëzuara kaq del, i pangopur me lirinë – sa më shumë viktima i dhuron lirisë, ta kapësh, ta zbusësh, ta përqafosh – trefish më shumë kërkon dhe kërkon dhe kërkon… Ku është Kuzmani, ku është Trifun Panovski, ku janë Buçko, Kole Kaninski, Miqo Galiq… dhe para tyre Orce, Cvetan, Mirçe, Strasho, Borka Moderno, Stiv, Mite, ku janë Dara, Gina, Premçe, Mirka…of, ku janë shokët e mi… nga luftërat dhe nga fluturaket?”. Këta janë një pjesë e njerëzve të cilët paguan për lirinë tonë në luftën antifashiste, së bashku me ushtarët e guximshëm të cilët u vranë në brigjet e Francës para shtatëdhjetë e pesë vjetësh. Dhe së bashku me rusët e guximshëm të cilët e paguan çmimin më të madh prej të gjithëve në gjak. Në mbledhjen e parë të KAÇKM-së kur u konstituua shteti maqedonas qëndrojnë fotografitë e Titos, Ruzveltit, Çerçillit dhe Stalinit. I pari, Tito e simbolizoi luftën e përbashkët antifashiste të popujve të Jugosllavisë së re, derisa të tjerët, popujt aleate. Kemi qenë në faqen e parë të historisë dhe viktimat tanë janë pjesë e kësaj rezistence kolektive ndaj fashizmit, e keqe e cila e tregoi vlerën e lirisë për të cilën ndonjëherë duhet të jesh i gatshëm të vdesësh.

Megjithatë. Euforia nga rënia e komunizmit, sistemit politik i cili prehet ndaj monopolit ndaj pushtetit të partisë komuniste, edhe një formë e jolirisë, na bëri të pavëmendshëm ndaj të kaluarës sonë të lavdishme: me ujin e turbulluar, ta hedhim edhe foshnjën. Na bëri të harrojmë se Partia komuniste e vogël në numër dikur rreth 12,000 anëtarë, e organizoi rezistencën e popujve të Jugosllavisë kundër Hitlerit dhe aleatëve të tij dhe personalisht, në radhët e para, komunistët e kryesojnë këtë betejë. Për këtë flet edhe fakti se prej 12,000 anëtarëve të PKJ, 9,000 e dhanë jetën në luftën për liri. Ky është një tregim i fitores së njerëzve të guximshëm të cilët të parët e kanë humbur jetën për lirinë. Pse? Pasi, siç na përkujtoi këtyre ditëve ushtari amerikan, liria nuk është falas. Mundemi kësaj gjenerate t’i gjejmë mijëra të meta dhe t’i dënojmë krimet të cilat janë bërë në emër të Partisë, por nuk mund ta ngrisim faktin historik se jetët e tyre janë në themelet e shtetit të Maqedonisë sot.
Gjegjësisht, jetët e tyre janë themelet e veçantisë sonë. Pa luftën e tyre, nuk kemi se ku të mbështetemi dhe mbytemi thellë në një të kaluar të errët. Prandaj respekti ndaj tyre është respekt për vetveten.

Ngushëllimin që e pata ndaj pjesëmarrësve ndaj betejës së madhe në Normandi, duke e ndjekur edhe transmetimin e drejtpërdrejt në Si En En, është plotësuar edhe me krenarinë se të parët tanë kanë luftuar në të njëjtën luftë dhe se jeta e tyre është pjesë e aleancës që të mos i lejohet Hitlerit dhe ideologjisë naziste ta përmirësojë botën.
Partizanët tanë, gjeneratë e të rinjve të lindur në Mbretërinë e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, më vonë mbretërinë e Jugosllavisë, të mësuar në shkollat serbe se janë jugoserbianë, ato vite e zgjodhën edhe dilemën nëse ekziston ose jo kombi maqedonas. Që këtu edhe thirrja për luftë për liri sociale dhe nacionale. Thënë më ndryshe për lirinë nga varfëria dhe me të drejtë e quajmë veten maqedonas. Në këto vite vendimmarrëse një popull i shpërndarë nëpër shtetet ballkanike u drejtua me dinjitet dhe e shpalli kombin e tij maqedonas.

Ja edhe sot, shtatëdhjetë e pesë vjet më vonë, para dyerve të aleancës më të suksesshme ushtarake dhe politike të vendeve perëndimore e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, NATO. Duke e kundërshtuar Stalinin dhe formën e re të autokracisë, vendet demokratike dolën si fituese në garën me sistemin komunist të qeverisjes në të cilin individi i nënshtrohet vullnetit të Partisë, gjegjësisht një njeriu i cili flet në emër të saj.
Pse fituan? Para së gjithash, pasi në anën e tyre e patën Lirinë e njeriut, ideologjinë e dhunshme të të gjitha kohërave. Tani të gjithë duam të bëhemi pjesë e kësaj bote të lirive të njeriut, demokracisë dhe qeverisjes të së drejtës. Çfarë do të thoshin të parët tanë për këtë? Do të brohorisnin: Tradhti? Jo, babi im Vllado dhe nëna ime Millka me siguri do të thoshin: Ecni përpara dhe lirshëm hapni horizonte të reja të lirisë. Si e di? Nga marrëdhënia e tyre ndaj Perëndimit. Prindërit e mi, nuk e donin dhunën dhe sistemin në krijimin e së cilit morën pjesë si partizanë dhe komunistë. Një anekdotë e tyre e preferuar ishte siç vijon: Mosha Pijade, bashkëpunëtor i afërt i Titos, i përhumbur në bukuritë e Parisit dhe vitrinat e dyqaneve pëshpërit: Lëre se edhe juve do t’ju vijë socializmi. Po, jeta është përplot me paradokse.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit