Data e sotme
June 25, 2019

RAPORTI EVROPIAN

Shkruan: Aleksandar Krzhallovski

 

Pasi u bë Vardari kampion evropian javën e kaluar, me meritë i la nën hije të gjitha temat e tjera. Krahas gëzimit që ia solli mbarë kombit, është e rëndësishme që edhe një herë u demonstrua se mund të jemi të parët në Evropë. Të paktën në diçka – hendbolli në këtë rast. Ngjashëm sikurse edhe dy javë para kësaj Tamara demonstroi se mund të jemi të parët në Evropë edhe me muzikë – të paktën sipas mendimit të jurisë profesionale në mbarë Evropën!

Keqdashësit me siguri do të thonë se suksesi i Vardarit i referohet parave të rusit Samsonenko dhe plejadës së lojtarëve të cilët nuk janë nga Maqedonia. Por, edhe në finalen mbarëangleze në Ligën e Evropës në futboll midis Çelseas dhe Arsenalit pati vetëm një anglez (prej 22 lojtarëve të cilët e filluan ndeshjen), dhe askush nuk mendoi as të debatojë e lëre më të kontestojë se ky është sukses anglez. Në ekipin e Vardarit, gjegjësisht ka më së shumti maqedonas, gjithsej 7 prej 18. Për hir të së vërtetës, në finale luajti vetëm njëri prej tyre, mirëpo më i zoti – kapiteni Stole Stoillov. Edhe për të gjendet nga ndonjë keqdashës që e quan “lojtari me numër 5” si edhe të tjerë të cilëve u pengoi që në konferencën për shtyp për titullin e fituar deklaroi se është krenar për suksesin e klubit të tij (Vardari), Qytetin e tij (Shkupin) dhe shtetin e tij, Republika e Maqedonisë.

 

Por, kjo ishte javën e kaluar dhe euforia e njërit prej sukseseve tona të mëdha evropiane u shua dhe koha është t’u kthehemi temave të tjera aktuale. Një prej gjërave që ngeli nën hije ishte edhe Raporti i Komisionit Evropian për progresin e vendeve aspiruese për anëtarësim në Union (gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia), të publikuara më 29 maj në Bruksel.

Përveç Vardarit, arsye për këtë lënie pas dore ishin edhe zgjedhjet e sapopërfunduara për Parlamentin Evropian, si edhe fokusi në hapin e radhës pas publikimit të raportit – vendimit të Këshillit Evropian për ndarjen e datës për fillimin e negociatave të Maqedonisë me Unionin. Kryeministri dhe ministrat udhëheqës bënë angazhime të jashtëzakonshme që të lobohet për marrjen e datës deri më tani, në qershor, në samitin e kryeministrave të vendeve të BE-së që do të mbahet më 20-21 qershor, por është e sigurt se (edhe) kësaj radhe – nuk ka asgjë prej datës.
Kjo ishte e qartë që në fund të prillit, pas takimit të kryeministrave të rajonit me Merkelin dhe Makronin, siç paralajmërova në shkrimin e atëhershëm “Dush i ftohtë”. Megjithatë, kryeministri Zaev akoma është optimist këtyre ditëve sërish do të takohet me Merkelin, me shpresë se negociatat megjithatë do të fillonin deri në fund të këtij viti, edhe pse vendimi për këtë do të sillej më vonë. Shpresë ekziston gjithmonë edhe pse unë nuk jam kaq optimist si kryeministri.

 

Ndërsa nuk jam optimist, midis tjerash edhe për të gjithë atë që shkruan në Raportin e Komisionit Evropian. Zakonisht, koalicioni në pushtet e prezenton si raportin më të mirë deri më tani dhe të parin me rekomandim pa kurrfarë kushti, ndërsa opozita përkujton se ky është rekomandimi i 10-të dhe se si zakonisht – kjo nuk do të thotë asgjë, gjegjësisht Këshilli nuk do të vendosë të fillojmë negociata (hera e dhjetë).Si për gjithçka tjetër në shtet, është vështirë t’u përmbahemi deklaratave të cilësdo parti (veçanërisht zëdhënësve të tyre), prandaj unë mbështetem në analizat e kolegëve të sektorit qytetar – në këtë rast të Institutit për Politika Evropiane (IPE, www.epi.org.mk ), i cili rregullisht dhe në themel i analizon raportet e BE-së dhe i bën më të dukshme dhe më të kuptueshme për opinionin e gjerë. Sikurse edhe viteve të kaluara që nga viti 2011 e këtej, IPE edhe kësaj radhe e dha analizën e vet për raportin e publikuar të BE-së për progresin e Maqedonisë. Dhe kur të shihet kjo analizë, e cila kryesisht tregon se të gjitha raportet e tjera nuk dallojnë edhe shumë, është fascinuese të dëgjohen në mënyrë diametrale pikëpamjet kundërthënëse të pozitës dhe opozitës për atë që e përmban raporti, ndërsa akoma më fascinuese është të krahasohen deklaratat e ngjashme të para disa viteve, kur për raporte thuajse të njëjta, vetë partitë kanë deklarata krejtësisht të kundërta (pasi atëherë kanë qenë në “anën tjetër”, gjegjësisht VMRO-DPMNE ka qenë në pushtet, ndërsa LSDM në opozitë). Kjo për fat të keq vetëm e konfirmon sipërfaqësinë e partive tona, politikbërien e tyre dhe deklaratat bombastike për përdorim ditor, si edhe mediokritetin e të gjitha palëve, pa vullnet e aq më pak kapacitet që të shihet se çfarë në të vërtetë mendon BE-ja (dhe shkruan) për ne në raport, që të analizohet mirë dhe të veprohet për konstatimet, që të përmirësohen gjendjet. Përkundrazi, tek ne është e rëndësishme vetëm të potencohet sa është mirë apo keq (varësisht nëse komenton ndonjë përfaqësues i pushtetit apo opozitës) në pritje se do të merret ndonjë pikë tek votuesit apo të paktën do t’i shkaktohet dëm kundërshtarit.

 

Çfarë thotë raporti? Përveç lëvdatave të Mogerinit dhe Hanit, për progresin e arritur, me rëndësi të veçantë për arritjen e marrëveshjes me Greqinë, rekomandim vërtetë i qartë dhe pa kushtëzime për fillimin e negociatave, gjegjësisht analiza e IPE, veçanërisht vlerësimet (interpretimet me numra prej 0 deri në 5 të fazave të përdorura në raport) tregon edhe se nuk ka ndonjë progres të madh. Akoma më keq, në nivel të harmonizimit me legjislativën evropiane, jemi thuajse në të njëjtin nivel sikurse vitin e kaluar – nuk ka përmirësim në 32 prej 33 fushave, ndërsa ka vetëm në një – gjyqësi, për gjysmë pike (prej 2 në 2,5).

Në gjashtë kapituj kemi vlerësim 0 (zero – nuk ka kurrfarë progresi), në 21 kemi 1 (një – progres të pakënaqshëm) dhe në gjashtë kapituj kemi vlerësim 2 (progres të vogël). Nuk kemi vlerësime 3, 4 apo 5. Për hir të së vërtetës, rrallë kemi pasur vlerësime të tilla… dy “treshat” e vetëm i kemi në vitin 2011 gjegjësisht 2013. Por, gjithashtu rrallë kemi pasur edhe zero – nga viti 2011 deri në vitin 2015 gjithsej vetëm tre, ndërsa më pas 6 (sikurse edhe tani) në vitin 2016 dhe 8 rekorde në raportin e kaluar – nga viti 2018. Kështu, me mesatare prej saktë 1,00 ky gjegjësisht është ndër raportet më të këqija në pjesën e progresit lidhur me vitin/raportin e kaluar. Gjegjësisht është i treti më i keqi, prej gjithsej tetë, që kur IPE e bën këtë analizë. Më të këqij janë vetëm dy raportet paraprake (prej vitit 2016, me 0,88 progres mesatar dhe 2018 me vetëm 0,82). Të gjitha raportet e tjera janë me mesatare mbi 1 (prej 1,03 në vitin 2015, deri në 1,27 në vitin 2011 kur ka qenë më i mirë progresi).

 

Komponenti i dytë i analizës është harmonizimi me legjislativën e BE-së, gjithashtu në të gjithë 33 kapitujt. Siç konstatova më lartë, niveli i harmonizimit është vetëm gjysmë pike më mirë se vitin e kaluar (edhe atë, imagjinoni në kapitullin 23 – gjyqësi) dhe ka vlerësim të përgjithshëm 98,5 (prej 165 të mundshmeve) apo mesatare prej 2,98 (prej 5). Si edhe në rastin tjetër edhe këtu është më mirë se në dy raportet e fundit (2016 dhe 2018), si edhe të vitit 2015. Pak më e keqe gjendja është në vitin 2012 dhe 2013, ndërsa më shumë se në vitet 2011 dhe 2014 kur kemi qenë më të harmonizuar (3,15 dhe 3,18 respektivisht). Edhe këtu, nuk kemi 5-she, ndërsa i kemi dy njësha! Jo se ka qenë shumë më mirë edhe paraprakisht, mirëpo kemi pasur edhe “pesëshe” në dy fusha, të dyja në vitin 2011 – me siguri befasuese – në numrin 5: Furnizime publike dhe në 31: Politikë e jashtme (kjo është ruajtur edhe në vitin 2012 dhe 2013).

 

Në përgjithësi, nuk është mirë. Gjithsesi, mund të fillojë dikush të relativizojë ne numrat (prej asaj nëse është matur në mënyrë të njëjtë, përmes “kontekstit të ndryshuar” dhe veçanërisht perceptimit të ndryshuar për gjendjet), por vetëm të tregoj se edhe lëndët e vlerësimit (kapitujt) janë 33 gjatë tërë kohës, ndërsa edhe mësuesja e cila noton, është e njëjta (Komisioni Evropian).Poenta e tekstit nuk është të “matet” kur ka qenë më mirë ose më keq, pasi konstatimi kryesor është se është pothuajse keq si gjatë viteve të kaluara. Progresi gjatë gjithë periudhës është i pamjaftueshëm dhe për fat të keq shkon në të mirë të vendeve të cilat kanë problem me ndarjen e datës për negociata në bazë të argumenteve të qëndrueshme dhe jo në shkëlqimet individuale, sado që janë impresionuese dhe të mbështetura gjerësisht prej këtyre vendeve të njëjta.

Prandaj, siç thonë disa prej tyre, ndërsa akoma më shumë organizatat qytetare këtu u mbytën prej rekomandimeve se “Prespa nuk është e mjaftueshme” dhe se “Pribe është primar për progresin e BE-së”, duhet të përvilen mëngët (me ose pa fshesën) dhe të punohet shumë më shumë dhe shumë më mirë në thuajse të gjitha fushat.

 

P.S. Raportin e IPE mund ta gjeni në vegëzën:

https://epi.org.mk/wp-content/uploads/2019/05/preporakata_nesporna-datumot_neizvesen.pdf

 

ndërsa tabelat e po të njëjtit raport që janë shfrytëzuar në këtë analizë janë dhënë në vijim:

    PROGRESI HARMONIZIMI
  KAPITULLI 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2018 2019 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2018 2019
1. Lëvizje e lirë e mallrave 1 2 1 1 1 1 0 0 3 4 4 4 3 3 3 3
2. Lëvizje e lire e punëtorëve 1 1 1 1 1 1 0 0 1 1 1 1 1 1 1 1
3. E drejta e themelimit dhe liria e sigurimit të shërbimeve 1 1 1 1 1 1 0 1 1 3 3 3 3 3 3 3
4. Lëvizje e lire e kapitalit 1 1 1 1 1 1 1 1 3 3 3 3 3 3 3 3
5. Furnizime publike 1 1 2 1 1 0 1 1 5 4 4 4 3 3 3 3
6. E drejta e shoqërive tregtare 2 2 2 2 1 1 1 0 3 3 4 4 4 4 4 4
7. E drejta e pronësisë intelektuale 1 1 1 1 1 1 1 1 3 3 3 3 3 3 3 3
8. Politika e konkurrencës 1 2 2 2 1 0 0 0 3 4 4 4 3 3 3 3
9. Shërbime financiare 2 1 1 1 1 1 1 1 3 3 3 3 3 3 3 3
10. Shoqëria informatike dhe mediat 1 1 1 2 1 0 0 1 3 3 3 3 4 4 3 3
11. Bujqësia dhe zhvillimi rural 1 1 1 1 1 1 1 1 3 3 3 3 3 3 3 3
12. Siguria e ushqimit, politika veterinere dhe fitosanitare 2 2 2 1 1 1 1 2 4 3 3 3 2 2 4 4
13. Peshkimi 1 1 1 1 1 2 0 0 3 3 3 4 3 3 3 3
14. Politika e komunikacionit 1 1 1 1 1 1 1 1 4 3 3 3 3 3 3 3
15. Energjia 2 1 1 1 1 1 1 2 3 3 3 3 3 3 3 3
16. Tatimimi 1 1 1 1 1 1 1 1 3 3 3 3 3 3 3 3
17. Politika ekonomike dhe monetare 3 1 1 1 1 1 1 1 4 4 4 4 3 3 3 3
18. Statistika 2 1 2 2 1 1 1 2 4 3 4 4 3 3 3 3
19. Politika sociale dhe punësimi 1 1 1 1 1 1 1 1 2 2 1 3 3 3 3 3
20. Ndërmarrjet dhe politika industriale 1 1 1 1 1 1 0 1 3 3 3 3 3 3 3 3
21. Rrjetet transevropiane 1 1 1 1 2 2 1 1 4 3 4 4 4 4 4 4
22. Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore 1 1 1 1 0 1 1 1 3 3 2 2 3 3 3 3
23. Gjyqësia dhe të drejtat fondamentale 1 1 1 1 0 0 2 2 3 3 3 4 2 2 2 2,5
24. Drejtësi, liri dhe siguri 1 1 1 1 1 1 2 2 4 4 4 4 3 3 3 3
25. Shkencë dhe hulumtim 1 1 2 2 2 1 1 1 2 2 2 3 4 4 4 4
26. Arsim dhe kulturë 1 1 1 1 1 1 1 1 3 3 3 3 3 3 3 3
27. Mjedis jetësor 1 1 1 1 1 1 1 1 3 3 3 3 3 2 2 2
28. Mbrojtja e konsumatorëve dhe mbrojta shëndetësore 1 1 1 1 1 0 0 0 3 3 3 3 3 3 3 3
29. Unioni doganor 2 1 1 1 2 1 1 2 4 4 4 4 4 4 4 4
30. Marrëdhënie të jashtme 1 1 1 1 1 1 1 1 4 3 3 3 3 3 3 3
31. Politikë e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes 2 2 3 1 1 1 1 1 5 5 5 3 3 3 3 3
32. Kontrolli financiar 1 1 1 1 1 0 1 1 2 1 1 3 3 3 3 3
33. Dispozita financiare dhe buxhetore 1 1 0 1 1 1 1 1 3 1 1 1 1 1 1 1

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit