Data e sotme
August 24, 2019

PO VIE ERA E PARLAMENTAREVE ME EPILOG TË GJITHË NË QEVERI

Pa opozitë në Kuvend dhe me kontrollin evropian në zbatimin e detyrave reformuese evropiane.

Shkruan: Zoran Ivanov

Nuk e di pse pas deklaratës së presidentit të shtetit të gjithë u hodhën ndaj modelit zgjedhor. Kjo nuk është temë pasi ndërrim të tij thjeshtë nuk do të ketë. Jo se kjo është e panevojshme, përkundrazi. Për për arsye të thjeshtë që tanët nëpër parti nuk munden një reformë të thjeshtë ta shtyjnë në cilindo fushë, e lëre më të dakordohen dhe të kapen për një formë të re të modelit zgjedhor, një operacion tejet i ndërlikuar, komplikuar dhe i rëndë e i pasigurt për ta. Prandaj drejt ndryshimit të modelit zgjedhor edhe për një kohë nuk do të vijë, të paktën jo prej gjeneratave partiake aktuale.

Por me rëndësi kështu ose ashtu zgjedhje, zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vit siç duket megjithatë do të ketë. Për shkak të rigorozitetit të Makronit dhe Merkelit, edhe kjo mban por para së gjithash për shkak të inercisë vendore me reformat. Perëndimi, Unioni më konkretisht, është i lodhur prej vetes por i stërlodhur edhe prej nesh. Prej hireve tona ndërpartiake. Kancelarja gjermane, për shembull, dy herë na e dërgoi dhe na e pagoi Pribenë, ndërsa ne asgjë. Pastaj babilonia evropiane e ka fajin, na ka premtuar me këtë, me atë, na ka premtuar bla bla.

Nejse. Prandaj, e zakonshme për ne,  kur më nuk ka asgjë dhe nuk ka se ku, në zgjedhje. Edhe ashtu gjendja në qeveri e tipit deri këtu me BDI-në, që këtu pa të, bëhet gjithnjë e më e dendur. Përkujtohet se nëse dëshiron tërësisht të na mbysë, LSDM përfundimisht do të duhet ta zgjidh çështjen me partnerin e përjetshëm me gjithkënd. Nënkuptohet derisa të na lërë arroganca e partnerit të koalicionit. Nëse kjo nuk ndodh shpejtë, atëherë LSDM më nuk ka se ku dhe janë të mundshme zgjedhje të parakohshme edhe prej asgjëkund.

Projeksioni do të ishte në zgjedhje secili vetë ndërsa për koalicionet e ardhshme janë të mundshme çfarëdo kombinimesh. Nga varianti LSDM me BDI-në, përmes LSDM-së pa BDI-në, pastaj LSDM me Aleancën dhe Besën por edhe LSDM me VMRO-DPMNE-në dhe me Aleancën dhe Besën dhe ndoshta këtu-aty edhe me ndonjë kuadër të BDI-së ose përsëri me të gjithë BDI-në. Një galimatias i tillë secili me secilin dhe secili pa askënd në qeverinë e parë të radhës postzgjedhore tani i ngjan tregimit fantastik. Mirëpo siç vijojnë gjërat, megjithatë gjithçka është e mundur. Madje, në ndonjë kabinet evropian kjo mbase tashmë edhe është duke u projektuar si drejtim dhe si mundësi që realisht të niset me reformat pa pengesa opozitare dhe pa hire partiake.

Vendi është para një pasigurie rreth marrjes së datës për fillimin e negociatave me BE-në. Që të ndodhë ftesa, të fuqishmit në këtë aleancë duhet të jenë të bindur se ne kemi kapacitet që të hapërojmë ose se megjithatë mund të punojmë diçka në shpejtësi. Kjo është e mundur vetëm pa shumë stërzgjatje dhe me bashkëpunim edhe brenda koalicionit aktual qeveritar edhe me opozitën, me VMRO-DPMNE-në edhe me Aleancën edhe me Besën.
Ose kjo ose zgjedhje të jashtëzakonshme. Gjendja midis pushtetit dhe opozitës në parlament që gjithçka të shtyhet me forcë, përfundoi. Këtë energji dhe këtë kapital koalicioni qeveritar e harxhoi me marrëveshjen me fqinjin jugor dhe me ndryshimet kushtetuese. Që atëherë e këtej në planin politik dhe të reformave thuajse asgjë radikale nuk ndodh. Ndërsa pa ndërhyrje të shpejta, të thella dhe në themel nuk ka as fillim të negociatave.

Në ndërkohë ndodhën zgjedhjet presidenciale dhe ngecja prej një muaj e gjysmë, dy të funksionimit të shtetit. Kjo për pushtetin ishte alibi e mirëseardhur për relaks nga lodhja nga Marrëveshja e Prespës, por kjo ishte edhe prej entuziazmit dhe prej energjisë reformuese. Nëse Maqedonia tani, do të thotë se kësaj vere nuk merr datë, atëherë zgjedhjet e shpejta parlamentare janë të sigurta. Orari i forcave politike, duke gjykuar edhe pas rezultateve zgjedhore presidenciale dhe sipas disa anketave më relevante, tregojnë se vonë në vjeshtë apo herët në dimër, megjithatë do të ndodhin zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Parë nga ky këndvështrim, nga disponimi aktual i votuesve, duke përfshirë edhe për qindjen gjithnjë e më të madhe të personave të zhvendosur, atyre që abstenojnë dhe fletëvotimeve të pavlefshme, orari i fuqisë politike midis partive edhe në elektoratin maqedonas edhe në atë shqiptar është gjithnjë e më i barabartë. Prandaj duket se, nëse deri në fund të këtij viti megjithatë vjen drejt zgjedhjeve, orari i forcave në parlament të jetë me rezultat të pazgjidhur edhe atë sipas të gjitha linjave.

LSDM do të kishte ndonjë epërsi të caktuar, me siguri parë veçmas për çdo parti njëjtë do të ishte edhe për BDI-në. Por edhe tek LSDM-ja edhe tek VMRO-DPMNE-ja gjithsesi e dinë se koalicioni me BDI-në ose vetëm me të, tashmë është projekt i harxhuar. Supozimi është se për këtë janë të vetëdijshme dhe brenda BDI-së dhe se, sidoqoftë edhe ata do të duhet pak më gjatë se një vit e gjysmë ta konsumojnë statusin e opozitës. Gjithsesi, për të gjitha këto jo aq kombinime sa mendime, fjalën kryesore do ta kenë votuesit. Tani për tani disponimi i tyre, duke u nisur sipas indikatorëve të zgjedhjeve presidenciale, disi sillen në atë drejtim.

Kjo fillimisht, pasi koalicionet tek ne janë determinuar prej votave të qytetarëve dhe së dyti, është reale të pritet një rezultat zgjedhor thuajse i barabartë edhe tek BDI nga njëra anë edhe tek Aleanca dhe Besa nga ana tjetër dhe e njëjta edhe tek LSDM edhe tek VMRO-DPMNE. Që këtu, epilogu zgjedhor do të koncentrohej në tryezën e gjelbër. Dhe me pak vullnet politik dhe pa shumë shtrëngime, ndërsa për shkak të detyrave konkrete brukseliane dhe kontrolleve brukseliane, të gjithë do të gjendeshin në një Qeveri.

Gjegjësisht, madje edhe sikur të ndodhë rezultat i ngushtë zgjedhor për të gjithë dhe LSDM ta marrë mandatin dhe në vend se me BDI-në të bashkëpunojë me Aleancën dhe Besën të cilat kanë fituar fuqi, pa shumicë stabile dhe veçanërisht pa dy të tretat e domosdoshme për të gjitha reformat në paketë me implementimin e tyre, opozitën eventuale të tipit VMRO-DPMNE dhe BDI do të ishte shumë e pakëndshme për pushtetin. Edhe atëherë prej reformave asgjë edhe prej Evropës akoma më shumë asgjë.

Ja kështu, disi gjatë rezultateve të ngushta zgjedhore midis partive politike më të rëndësishme dhe me një krizë postzgjedhore, mund të formohet qeveri e shpëtimit apo unitetit apo qeveri e gjerë ose reformuese ose madje edhe e Përzhinës ose sido që të quhet ose ta quajnë, gjithsesi.
Normalisht, sikurse edhe deri më tani gjatë zënkave tona partiake, e gjitha me ndërmjetësimin e të huajve. Kryesorja sërish me angazhimin e diplomacisë evropiane dhe amerikane.

Me agjendën e tyre për fillimin e shpejtë të negociatave me Unionin, me të gjithë në qeveri, pa opozitën në kuvend dhe më e rëndësishmja, nën kontrollin evropian në krijimin e obligimeve evropiane reformuese.

Dhe nëse në llogari të reformave edhe më tej vazhdojnë përplasjet midis pushtetit dhe opozitës, atëherë është e mundur pikërisht Unioni të stimulojë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare që pas zgjedhjeve të na formojë edhe parlament edhe qeveri të cilët nën kontrollin e burokratëve të Brukselit dhe në kushte pa opozitë, do t’i shtynin reformat. Veçanërisht në sistemin gjyqësor, në administratën publike, në ballafaqimin me korrupsionin dhe lirimin e institucioneve. Pa progres në këto sfera, nuk ka fillim të negociatave. Ndërsa nëse nuk ka fillim, atëherë do të ketë zgjedhje. I pëlqeu apo nuk i pëlqeu dikujt kjo, nga jashtë do të na projektohet parlament pa opozitë dhe qeveri e gjerë me detyra dhe afate konkrete.

Nënkuptohet, një dizajn i tillë tani i pamenduar por megjithatë i mundshëm postzgjedhor është i mundur dhe i realizueshjëm vetëm me vullnetin maksimal të të gjithë pjesëmarrësve në jetën politike. Me kulturë politike e cila do të varet ndaj lakmive egoiste të ngushta partiake. Me liderët partiatë të cilët do të kenë  virtytin e qytetarëve t’u manifestojnë bashkësi për përpara të shtetit të tyre. Me plan ndaj detyrve të precizuara saktë të gjithë së bashku ta zhvendosin vendin në trasenë më të shpejtë për në Evropë.

Do të thotë pa opozitën në kuvend dhe nën kontrollin evropian në zbatimin e detyrave reformuese evropiane. Nuk dyshoj se këto teza do të etiketohen si vullnetare. Ato edhe janë të tilla. Mirëpo ja ku është vjeshta, le të jemi shëndosh e mirë e të shohim.

Dhe me rregull vallë nuk është kështu gjithçka fillonh nga ideja dhe hipoteza. Kohë për beteja partiake do të ketë gjithmonë. Tani duhet të gjenden të paktën një ose dy apo tre vite të avancohet për Maqedoninë Evropiane. Kjo, gjithsesi, mund të ndodhë vetëm nëse në zgjedhje thonë kështu qytetarët.

Deri atëherë, siç na ka dhënë Zoti, fillimisht të nxihemi nëpër plazhe, ndërsa pasi të kalojë vera, për më tutje… e më tutje shëndosh.

 

Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit