Data e sotme
December 5, 2019

BERZA ZGJEDHORE (4): INSOMNIA – PAGJUMËSIA POLITIKE

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Kampanja dhe rezultatet zgjedhore janë manifestimet më të reja të terrorizmit politiko-partiak në Maqedoni.

Së pari me veprimin e palogjikshëm të BDI-së – kundër Presidentit jokonsensual. Paraprakisht, 6 vite qeveriste në mënyrë lukrative në Qeverinë e VMRO-DPMNE-së, dhe Ahmeti nuk u mor vesh me Gruevskin për personalitet që do të kishte mbështetje gjithëqytetare. Përkundrazi, me entuziazmin e tij nacional e ngriti inatin e fjetur maqedonas dhe homogjenizimin. Kështu u reagua ndaj ultimatumit, ndërsa me kushtrim patriotik u arrit cenzusi që edhe me mbështetje minimale të zgjidhet Presidenti.Tash shtrohet pyetja se si BDI do të jetë në një Qeveri në të cilën mandatari për tre ministra do të duhet të dëgjojë qëndrimin e “shefit të shtetit”.

Pastaj, në kampanjën zgjedhore dhe në votimet pasoi mobilizim i përgjithshëm i trupit votues i cili është nën torturë partiake,, gjygjësore, policore, sociale dhe mediatike, pa të drejtë për mendimin e tij. Kjo është kulmi i vmro-izimit të shoqërisë në të cilën partia shndërrohet në lëvizje, me lider të pakontestueshëm dhe demokraci të brendshme të dyshimtë.

Kulmi i hipokrizisë më të re politike është mosnjohja e rezultateve zgjedhore. Me logjikën e paraqitjes karnevalike, Zaevi dhe kjo LSDM e shndërrojnë Maqedoninë në “provincë”politike pa dinjitet të kultivuar që të pranohet humbja dhe të mendohet për kampanjë të përpiluar gabimisht, në të cilën skandalin për Gruevskin e ç`nderuar e publikuan në tajming të gabuar. Për herë të çarë. Paraprakisht, Zaevi deklaronte publikisjt se partia është e përgatitur për zgjedhje në çdo kohë, pa kushtëzuar me mbajtje të regjistrimit dhe listë valide zgjedhore, ose të braktiset votimi i diasporës, përfaqësuesit e të cilës nuk kanë legjitimitet as për këshilltarë lokalë. Përfaqësuesit e LSDM-së gëzohen për pajtimin konsensual rreth ndryshimeve të legjislativës zgjedhore, andaj e propozuan kryetarin e ri të KSHZ-së. Pikërisht Rilkovski i tyre deklaroi se janë realizuar zgjedhje të ligjshme, duke mbetur kështu indolent ndaj autobusëve të Pustecit, listës së madhe zgjedhore, legjitimacioneve zgjedhore të dyfishta, frikësimit të të shtypurve socialë.Socialdemokratët nuk kërkuan që policia të intervenojë në mënyrë të barabartë, profesonalisht dhe mbipartiakisht. Jankulovska ishte agile që menjëherë pas deklaratës së liderit të LSDM-së të kumtojë se zgjedhjet janë më të qetat deri tash, edhepse shpirti që doli nga shishja ka shumë kohë që është shqetësues. MPB arriti të ndjekë veturën e kryetarit të Kumanovës i cili mbante material zgjedhor, por policia, e vendosur përreth vendvotimve, nuk vërejti kut shërbëtorët e VMRO-së në vetura, të fshehur nëpër skaje, i shënonin votuesit, si Hebrenjtë në kohën e nacizmit…Socialdemokratët e gjeneratës së re ende nuk kanë guximin që të pastrojnë me kataklizmën post-tranzicionale dhe të kërkojnë falje për politikën e tyre të gabuar të tranzicionit. Ashtu do të ishin të fuqishëm që ta kontestojnë edhe tranzicionin e dytë me elitën dhe oligarkinë e VMRO-së, e cila në mënyrë të paskrupullt i harxhon buxhetet për interesat e elitës së tyre dhe të kastës partiake.

LSDM doli pa program kompleks, me mungesë të ofertës tërheqëse atraktive për votuesit, për baraspeshë sociale dhe për drejtësi. Opozita u përcaktua për promovim të idesë afatgjate të privimit të të pasurve me formimin e klasës së mesme për të cilën, për shembull, Indonezisë i duheshin 15 vite. Atje kjo kategori shoqërore dhe sociale e popullatës u krijua në kohën e rilindjes ekonomike, për shembull, me rritje vjetore të BPV-së prej 10- 15%, me kapacitete gjigante të repromaterialeve dhe pasurive, popullsi të madhe të brendshme, me potencial të paparë turistik.

Zgjedhje skandinave apo skandaloze…Fijasko zgjedhore…Votim i lirë apo i dirigjuar…Fitoi Maqedonia, humbi Zaevi…Të parët në kampionatin maqedonas, por eliminohemi nga ligat europiane…Maqedonisti Ivanov, para qytetarit Pendarovski…Kryetar i të gjithë qytetarëve, por jo edhe i Shqiptarëve…Gruevski i mbështetur nga kompanitë multinacionale…Vetë zgjedheni titullin. Tregimi mbaroi me pagjumësi. Pas agimit të së hënës, teksa kanë filluar ethet e së dielës.

Gabimi për harë të dytë është te Zaevi. Në vend që, me grup parlamentar të formësuar dhe monolit ta mbajë hapur aferën për korrupsionin e pushtetit, u përcaktua për modelet me ndërhyrje të bashkësisë ndërkombëtare. I ashtuquajturi sindrom i protektoratit përditë e më tepër bëhet një proces irritues në një shtet të pavarur dhe sovran. Bojkotimi i rezultateve zgjedhore është koncept fatalist me peshë të njëjtë të rrënimit të institucioneve, siç e bën atë edhe “regjimi”. Lideri trim e dekurajoi edhe partinë e tij, të rinjtë dhe kuadrot e reja u harxhuan pa nevojë, kurse Pendarovskin guximtar dhe modern e humbën, ndoshta pakthyeshëm. Tash do të trimërohen adhuruesit e Cërvenkovskit dhe manekinët e tij partiakë. Pas ish-liderit filluan të vajtojnë edhe yjet proqeveritare mediatike, ndërsa VMRO-DPMNE përpiqet që të zgjedhë kundërshtar në opozitën. „Qeveria e djathtë konzervative e Nikolla Gruevskit nuk tregoi gadishmëri që ti përmbahet parimeve themelore demokratike gajtë zgjedhjeve “. Kur këtë citat të Zaevit do ta lexoni në mediumet gjermane, atëherë fotografia për rezultatet zgjedhore i tejkalon kufinjtë e Maqedonisë.

Qeveria i kontrollon mediat, gjykatat dhe administratën, andaj parashikohej fitore e qartë zgjedhore, shkruajnë gazetarët e huaj. Opinionistët e vendit në shërbimin publik dhe televizionet oligarkike të pushtetit e heshtën paraqitjen e fundit audio-vizuale të Zaevit, ashtu siç i fshehën edhe aferat me Makedonska Bankën dhe faturat, por për atë me orë të tëra komentuan për diçka për të cilën shikuesit nuk panë as kush e ka deklaruar, as çka ka thënë, as si e ka kumtuar. Zaevi u eksponua dhe emri i tij kurrë më nuk do të pëmendet në masë të tillë në të gjitha televizionet. Kjo e prishi festën e zakonshme të VMRO-DPMNE-së, që vetë për vete ndjell dyshim në vërtetësinë e saj.

KJo Qeveri e re- e vjetër, me politikë të menduar, arritë që edhe në vigjilje të zgjedhjeve të paralajmërojë investitorë të rinj. Atë që e humbi Cërvenkovski me Audi-n, Gruevski, pas dy dekadave e kompenzon me Mercedesin dhe brendet tjera multinacionale. Ata tash janë garancë për sigurinë e vendit, do të jenë shtyllë e relaksimit socio-ekonomik të situatave shoqërore, PR shtetformues për Maqedoninë.

Por, a ka Gruevski një fitore të Pirrit, kur edhe partneri i vetëemëruar i ardhshëm (zv/kryeministër) Thaçi deklaron se nuk do t`i pranojë votat e BDI-së për shkak të vjedhjes dhe zgjedhjeve të parregullta. Si do të formojë mandatari i ardhshëm Qeveri pa integristët, dhe çka me ta? Elitat politike shqiptare shumë shpejt do të arrijnë konsensus për korpusin e prioriteteve të tyre- dygjuhësi të plotë, ndryshime kushtetuese dhe zgjedhje të Presidentit në Kuvend me shumicë të rregullës së Badenterit, federalizim (jo) formal të buxhetit. Mandatari fitoi shumicë, dhe tash do të shihet se si do të mbrohet nga kushtëzimet? Të mos përsëritet ai mesazh i pakujdesshëm i Gligorovit më 1994, para mandatit të pasigurtë të dytë presidencial, kur socialdemokrati i parë deklaroi – Mos më lëni të vetëm! Vallë apeli i Gruevskit që Zaevi të ndërrojë mendjen është tregues për rreziqet që e alarmojnë liderin e VMRO-DPMNE-së?!

Pa LSDM-në dhe me ind të ndarë maqedonas, është i pasigurtë edhe fati i referendumit për emrin, pa këtë nuk ka zgjidhje për kontestin me Athinën, ndërsa NATO është larg nga këto pasione vluese për baraspeshë gjeopolitike ose rishpërndarje të fuqisë.

Përktheu nga maqedonishtja: Armend Nuhiu

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)