Data e sotme
November 20, 2019
Foto: Print-skrin nga emisioni 360 në AlsatM

Le të jetë pastër

Shkruan: Denko Maleski

 

 

“Vreshtat e liqenit”, lagje pranë liqenit rrugës drejt Ohrit, ku është shtëpia e babait gjithmonë për mua ka qenë paradigmë për progresin tonë. Stagnimi mund të jetë fjala e vërtetë që të përshkruhet kjo gjendje. Lagjja sikur është ngujuar në kohë. Gjatë dhjetë verave të kaluara, tranzicioni i Maqedonisë drejt kapitalizmit dhe shtetit ligjor, edhe këtu e dëshmoi fytyrën kaotike. Përnjëherë, me siguri si pasojë e procesit të kthimi të pronës së nacionalizuar, do të mbinte një rrethojë prej teli ose e hekurt me të cilët dikush do ta rrethonte Liqenin. Pas një kohe, rrethoja do të zhdukej. Do të fillonte të ndërtohej njëfarë objekti pranë Liqenit, edhe ky ndaloi. Gjendjet me dy objektet turistike ekzistuese, Eurohotel dhe kampi AS janë tregim më vete. Paradoksale, por ideja për integrimin e hotelerisë evropiane të Maqedonisë dështoi me dështimin e socializmit. Si pjesë e njëfarë konzorciumi të hoteleve, pronarët e apartamenteve mundeshin me këmbim të shkojnë në zona të tjera të botës në të cilat ka Eurohotele. Këto lartësi turistike asnjëherë nuk i pushtuam, por hoteli i cili ishte përplot me mysafirë, pati restorante, bar, kënd lodrash për fëmijë dhe vetëshërbim të furnizuar mirë. Edhe mjedis i rregulluar me barë të kositur. Megjithatë, i humbur në tranzicion, Eurohoteli përfundoi si prej filmave të frikës dhe tmerrit të Karpinterit. Siç radhiteshin vitet e tranzicionit, marrëdhëniet e parregulluara pronësore-juridike çuan drejt shkyçjes së energjisë dhe ujit dhe drejt vdekjes së këtij objekti turistik.
Në shpallje apartamentet shiteshin shumë lirë. Vitin e kaluar kuptova se një pjesë e pronarëve kanë vendosur që fatin e tyre ta marrin në duart e tyre dhe t’ia kthejnë jetën Eurohotelit. Por, duket se marrëdhëniet e komplikuara midis pronarëve dhe shenjtëria e pronës private që e kemi shpallur në fillim të viteve nëntëdhjetë e pengojnë rritjen e shpejtë pa marrëveshje. Nga ky shembull e kuptoj se nevojitet jo vetëm shteti ligjor, të cilin nuk e kemi akoma, por edhe shtet ligjor efikas, për të cilin do të ëndërrojmë edhe gjatë. Nënkuptohet marrëveshja midis palëve të interesuara zgjidh gjithçka, por marrëveshja, është pika jonë e dobët kombëtare dhe ndërkombëtare.

E ngjashme është situata edhe me kampin AS në të cilin ishin vendosur rimorkio të ndërmarrjeve të shumta nga Maqedonia, disa në fazën e shkatërrimit, në të cilat pushimet verore i kalonin punëtorët e tyre. Marrëdhëniet e pazgjidhura pronësoro-juridike në kampin e privatizuar, për tridhjetë vjet, pengojnë që kampi i vendosur në një lokacion të shkëlqyer midis dy qyteteve, të bëhet destinacion turistik i kategorisë së parë. Për fat të keq, çmimi për këtë është ndërmarrjet e varfra dhe rimorkiot e tyre të hiqen. Shtëpizat e reja prej druri në kamp dhe në shtegun prej bekatoni të bëra në pjesën në të cilën me trajnerët e pajisur për mrekulli, çdo vit, vijnë karvanë nga Holanda e paralajmërojnë kohën e ardhshme.

Një çift nga Holanda i cili refuzon të udhëtojë me karvanin por që dëshiron vetë ta planifikojë kohën, përfunduan në oborrin tonë për kafe. Të ulur pranë rrethojës prej teli të kampit me dashamirësi me buzëqeshje i përshëndesnin shëtitësit në shtegun nga Struga deri tek lumi Sateska, ndotësi më i madh i Liqenit.
Ftesën që të pimë kafe e pranuan menjëherë. Cilat janë përshtypjet e tyre nga qëndrimi në vendin tonë? Sa të mos jetë e dhimbshme për ne, nga mirësjellja, thonë se edhe Franca ka qenë e ndotur deri para ca dekadave por sot është pastruar. Mendojnë se duhet të bëjmë diçka më shumë që ta përmirësojnë higjienën në vendin në të cilin janë kalimthi, pasi kanë parë grumbuj me plehra.

Në tekstet e mia politike e citoj një autor amerikan i cili shkruan se në jetën e tyre cilësia e sistemit politik në të cilin jetojmë nuk do të përmirësohet. Tani e di, se në jetëgjatësinë tonë dhe cilësinë e higjienës nuk do të ndryshojë shumë. Është e mundur edhe një paralele midis dy situatave. Plehrat e hedhura kudo në natyrë dhe mbeturinat që i shohim në politikë në formë të gënjeshtrës dhe retorikës së pahijshme apo krimit dhe korrupsionit. Edhe plehrat e para dhe të dytat, të vërteta dhe politike, me vështirësi pastrohen. Këtë e di nga përvoja personale. Për plehrat në politikë kam shkruar mjaftueshëm. Dhe akoma është këtu. Njëjtë sikurse plehrat përgjatë rrugës së shtegut të shkëlqyer për këmbësorë nga Struga deri në Sateska. Këtë vit sikur është diçka më mirë, por akoma jemi larg Holandës. Këtij progresi tek i cili bie edhe rrjeti i ripërtërirë rrugor rreth lagjes dhe në qytetin e Strugës  dhe shtegun e pastruar nëse do t’i shtojmë një vit të ri të ardhshëm ose përsëri do të kthehemi mbrapa, do ta mësojmë për dymbëdhjetë muaj.

Në kohën e socializmit, një strugan i rritur me kalin dhe qeren e tij shkonte çdo ditë pranë bregut dhe i mblidhte plehrat e qytetarëve të pandërgjegjshëm. Për vërejtjen time për sjelljen e papërgjegjshme të tyre më thotë: “Lëri le t’i hedhin ndryshe unë s’do të kisha punë”. Viteve të kaluara nuk ka se kush në mënyrë sistematike t’i mbledhë mbeturinat pranë rrugës dhe në breg.
Një rejë strugane nga Çekia thotë se nuk duhet shikuar poshtë por vetëm lartë, drejt qiellit dhe liqenit të shkëlqyer. Këtu, qëndron zgjidhja. Nënkuptohet, kjo nuk është zgjidhja. Zgjidhja është vazhdimisht të luftojmë kundër plehrave, në politikë dhe në natyrë. Në politikë na nevojitet sistem i llogaridhënies i cili do ta pastrojë prej të korruptuarve, në natyrë sistemin e arsimit të fëmijëve që në vegjëli ta ruajnë natyrën dhe sistem të mirëorganizuar komunal me më shumë punonjës komunal në terren sesa në zyra. Sistem të zhvilluar komunal për të gjithë shtetin, është ajo që na nevojitet. E kuptoj raportin e një OJQ se vetëm 50 për qind e popullatës është përfshirë me grumbullimin e organizuar të mbeturinave. Çfarë mendoni, çfarë bën gjysma tjetër me plehrat e veta? I ruajnë në shtëpi?

Sot nipi, Mateo i cili është katër vjet e gjysmë, e pati leksionin e parë të quajtur mbrojtja e natyrës. Me një qese të madhe të zezë do ta pastronim plazhin të cilën edhe fqinjët dhe familjarët tanë, strezovcë, e kishin pastruar njëherë nga një sasi e tmerrshme e plehrave për festat e majit. Nuk mund t’i shpjegoja nipit se edhe atë e pret betejë e pa fund. Vetëm mund të shpresojmë se gjithnjë e më shumë njerëz do të bashkohen.

Pikërisht sikurse ai vrapuesi i vetëm pranë Vardarit, i cili parmbrëmë me një qese të madhe të zezë e pastroi shtegun nëpër të cilin vrapon. E kujt është iniciativa e pyes. E imja personale, përgjigjet. Asgjë më pak se ndryshimi i vetëdijes është garancia se do t’ia dalim ta pastrojmë vendin tonë. Eh mendja ndryshon ngadalë. Megjithatë, kjo nuk është mendja e atij njeriu prej para disa dekadave i cili, duke më menduar si të punësuar në komunalecin e Strugës, më urdhëroi ta kap pastruesen dhe në vendin e plazhit, ku ishte vendosur me familjen rreth lëvozhgave të karpuzit të prerë. Reagimi im ndaj urdhrit të tij? Ishte moti kohë, por e mbaj mend: nuk debatoja, vetëm e pashë në sy dhe pa fjalë e plotësova urdhrin e tij.  Vetëm le të jetë pastër. Pse? Për një përvojë tjetër paraprake. Kur një mëngjes të shkëlqyer pranveror në Shkup, tentova që të hidhërohem me një njeri i cili nga dora e lëshoi një letër të madhe me yndyrë byreku në trotuarin e sapopastruar në urën Goce Dellçev, ku më priti befasia e jetës. Thirrjes së shkupjanit që ta marrë letrën e cila “i kishte rënë” dhe të cilën ia dhashë, ai me habi, dhe në mënyrë shumë të sinqertë m’u përgjigj duke më thënë se nuk i duhet. Asnjëherë nuk do ta harroj shikimin e tij: të mirë, të dashur, sikur sytë e një ujku.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit