Data e sotme
November 20, 2019

Kultura e harresës

Shkruan: Trifun Kostovski

 

Dëshiroj të flasë për një temë, e cila sipas mendimit tim është me rëndësi të madhe për vazhdimësinë, të mbajturit në mend të kulturës tonë, identitetit tonë nga e kaluara deri më sot. Cila është marrëdhënia jonë drejt vazhdimësisë së trashëgimisë kulturore?

Rast i drejtpërdrejt është ndryshimi i emrit të stadiumit të qytetit Filipi i Dytë në Todor Proeski, pa ndonjë paralajmërim, argumentim dhe elaborim. Shumë prej nesh do të pyeten, pse kjo? Toshe Proeski është engjëlli i muzikës maqedonase. Ikonë që i bashkoi të gjithë qytetarët e këtij vendi pa dallim të etnisë apo besimit. Është personi i cili e afirmoi Republikën e Maqedonisë kudo në rajon dhe më gjerë, pa rezervë dhe thuajse në mënyrë të përkryer. Ambasador i kulturës tonë.

Por, megjithatë, nuk mundemi në asnjë moment ta identifikojmë Proeskin si person emri i së cilit duhet të lidhet me objektin sportiv. Do ta kuptoja sikur të sillte vendim, për shembull, restaurimi i sallës universale ta mbante emrin e tij. Por jo edhe stadiumi. Vlerësoj se të ekziston strategji e përpunuar me seriozitet se si të mbahen në mend qytetarët më meritorë të këtij vendi – ata të cilët janë themeluesit e kulturës tonë dhe të identitetit tonë.

Nuk është sekret, se elita politike as nga larg nuk ka kapacitet të veprojë që t’i trasojë shtigjet e vërteta për ndryshimin e narrativave shoqërore, të cilat kanë të bëjnë me modernizimin e brendshëm të shtetit dhe të ankorimit të vlerave të saj të vërteta. E kam zemrën plot kur shoh shembuj të rrallë të njerëzve të mençur, arsimuar me vizion të cilët japin shpresë se, megjithatë, ky vend mund të ketë të ardhme, nëse atyre u ofrohet mundësi. Por si t’u jepet mundësi.

E gjitha që u tha më lartë është hyrje e vogël në analizën modeste të cilën dua ta bëj lidhur me vendin e kulturës dhe artit në vendin tonë. Nga Maqedonia kanë dalë personalitete grandioze si Bllazhe Koneski, Petre M. Andreevski, Sllavko Janevski, Tome Serafimovski, Vllado Maleski, Goran Stefanovski, Aco Shopov, Krum Kepeski, Olivera Nikollova, Radovan Pavllovski, Svetllana Hristova Jociq, Jovan Koteski, Petar Hxhi Boshkov, Boro Perçinkov, Boro Mitriqeski, Kole Çashule, Gane Todorovski dhe shumë krijues të tjerë eminentë të njohur edhe në vend edhe jashtë saj.
Në Maqedoni duhet të luftojmë kundër kulturës së harresës dhe memories së shkurtër, të cilat çdo qeveri, për fat të keq i promovon. Pse i akuzoj qeveritë e Maqedonisë? Pasi prej tyre duhet të stimulohet nisma për konservim, kultivim dhe aktualizim të vazhdimësisë në arkivimin e trashëgimisë tonë kulturore dhe artistike.

Nuk mund ta kuptoj se si mundet njeriu mendjehapur në Maqedoni të lejojë të kaplohet prej harresës dhe memories së shkurtër.

Duke e pyetur veten ju pyes edhe juve: Sa dimë për krijimtarinë dhe jetën e rapsodëve tanë nga sfera e kulturës dhe artit? Sa dimë për jetën e tyre dhe shtigjet krijuese, inspirimet dhe sfidat?

Para dy vitesh televizioni kombëtar Kanal 5 publikoi se tashmë është incizuar episodi i 100-të i Tregimeve popullore të Maqedonisë. Unë sinqerisht do të buzëqeshja me ironi, pasi këto “tregime” përhapin një të vërtetë të banalizuar, populiste për trashëgiminë tonë. Në vend se të fokusohemi në trashëgiminë kulturore të vërtetë e cila do të jetë referencë për zhvillimin tonë të mëtejmë: Kërste Petkov Misirkov, Grigor Përliçev, Kosta Racin, Marko Cepenkov, Anton Panov, Gjorgji Abaxhiev, Jordan Haxhikonstantinov Xhinot… Pse të gjitha këto vertikale të kulturës tonë kanë shkuar në harresë, larg syve të opinionit?

Opusi i tyre është zbulim i vërtetë, thesar që e ankoron vazhdimësinë e identitetit tonë. Duhet nëse duam të jemi të respektuar fillimisht ta respektojmë më të mirën në oborrin tonë dhe ta bazojmë tek aktualiteti. Duhet ta njohim veten që të na njohin të tjerët. Nuk duhet t’i detyrojmë të tjerët ta pranojnë identitetin tonë kulturorë nëse vetë e shtyjmë në baltë. Pa njohjen e krijuesve tanë më eminentë identiteti ynë nuk ekziston.

Shumë prej nesh nuk e dinë se akoma është gjallë fizikani ynë më i mirë bërthamor nga koha e ish-Jugosllavisë e deri më sot, akademiku Popjordanov, formulat e së cilit akoma shërbejnë për të mësuar fizikën bërthamore në mbarë botën

Nuk dëshiroj të nënvlerësoj askënd. Përkundrazi dua t’i ngris të gjithë këta emra të cilët më bëjnë krenar që jam maqedonas.

Gjuha jonë, siç ka thënë ish-presidenti i Akademisë bullgare të Shkencave dhe Arteve Vodeniçarski, është më romantikja midis të gjitha gjuhëve sllave. Ndërsa kush e krijoi – gjithsesi, plejadë e intelektualëve në mesin e të cilëve edhe i rralli Bllazhe Koneski .

Lavdi të përjetshme për atë dhe të tjerët si ai. Detyra e jonë është ta kultivojmë në bashkëkohore krijimtarinë e tyre dhe vazhdimisht ta theksojmë rëndësinë e tyre.

Ky tekst i imi është apel, ndërsa jo dëshirë për lëndim. Por, sinqerisht, besoj se është e domosdoshme ta rishikojmë marrëdhënien ndaj trashëgimisë tonë kulturore, pa përhapjen e nacionalizmave, por përkundrazi, me promovimin për shkak të theksimit të veçantive të identitetit tonë, ndërsa me atë pranimin e diversitetit të kulturave të tjera fqinje.

 

Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit