Data e sotme
November 20, 2019

NJË VIT PAS MARRËVESHJES SË PRESPËS – MAQEDONIA E MBIJETOI VERIUN

Nga druajtjet nuk ka asgjë. E vetmja gjë e saktë është se marrëveshja me Greqinë është kompromis.

Shkruan: Zoran Ivanov

Ekziston një fakt kyç për marrëveshjen me Greqinë, i cili injorohet në vazhdimësi. Ai është se të dy vendet i kanë rënuar barrierat e ndërsjella me dekada. Asgjë tjetër edhe po të mos ndodhë, madje as integrimi, vetëm ky fakt është  përfitim për të dy vendet fqinje ballkanike. Kjo situatë e ofruar nga Prespa është përfitimi më i madh i vetë marrëveshjes. Po, natyrisht, edhe në këtë përfundim, një grusht hidhërimi do të derdhet për shkak të kushteve greke dhe shantazheve për të arritur  marrëveshjen.

Por edhe miqësia, qoftë në fillim të ndërtimit të marrëdhënieve e ka çmimin e vet. Ne e paguam shtrenjtë, shumë shtrenjtë dhe ky është fakt. Ndërsa fakt është se nëse deri tani nuk do të paguanim shtrenjtë, çdo vit të ardhshëm vendin dhe neve tani dhe gjeneratave të ardhshme do t’i kushtonte shumë shtrenjtë. Nga të gjitha aspektet, nga ato ekonomike deri tek aspektet e sigurisë. Ndërsa se me Marrëveshjen e Prespës kemi humbur diçka, më shumë emocionalisht, ndërsa diçka kemi fituar, më shumë pragmë, ja disa fakte:

Edhe në Maqedoni edhe në Greqi nuk është e lehtë të shpjegohet domosdoshmëria e kompromisit. I gjithë ky proces edhe këtu edhe atje krijoi kriza, frustracione, zgjuarje të reja nga ëndërrat romantiko-historike. Prodhoi trauma, polemizime, protesta. Veçanërisht duhet edhe guximi politik dhe njerëzor të shtyhet i gjithë procesi i dhimshëm por i domosdoshëm. Tek ne të sqarohet se as nuk ndryshohet emri dhe as nuk humbet identiteti. Tek ta të pajtohen me faktin se në veri prej shtetit të tyre ekziston një tjetër me emrin Maqedonia dhe popull i cili quhet maqedonas. Dhe se Maqedonia nuk është greke, të paktën jo e gjitha.

Ndërkaq një vit, pas nga druajtjet e stimuluara prej manipulimeve për shkak të interesave të ngushta politike, ja absolutisht asgjë. E vetmja që është e saktë është se Marrëveshja me Greqinë është kompromis. Simetrik, asimetrik, i drejtë i padrejtë kjo është kjo. Prandaj kundrejt manipulimeve le të nisemi me radhë për faktet:

Fillimisht, është kompromis, është marrëveshje. Pas disa dekadash përfundimisht është zgjidhur një kontest ndërshtetëror fqinj; Së dyti, për vendin u hoqën bllokadat ndaj integrimeve dhe perspektivave euroatlantike; Së treti, maqedonasit e ruajtën identitetin e tyre nacional maqedonas; Së katërti, përfundimisht u liruam nga etiketa e pakëndshme FYROM; Së pesti, shteti maqedonas e përforcoi identitetin e tij ndërkombëtar pasi është i vetmi i regjistruar në regjistrin e OKB-së si shtet me emrin Maqedonia.

Shkurt, marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese praktikisht as në kuptimin identitar e as në atë institucional nuk rrezikuan asgjë dhe askënd. Përkundrazi, solli përfitim edhe për shtetin edhe për qytetarët e saj. Parë në aspektin objektiv, më shumë në aspektin identitar për maqedonasit.
Ja le ta bëjmë pak më të qartë: Është fakt se shteti ynë është vendi i vetëm në botë i regjistruar edhe në regjistrin e OKB-së që quhet Maqedonia. E Veriut mirëpo Maqedoni. Asnjë tjetër, vetëm i yni. Në mënyrë polotësuese, populli maqedonas është populli i vetëm në botë i cili flet në gjuhën e tij maqedonase gjithashtu e regjistruar në regjistrat e OKB-së si gjuhë e popullit i cili jeton në këtë shtet i cili është shteti i vetëm i cili e ka emrin Maqedonia. E Veriut mirëpo Maqedoni. Që këtu, bien në ujë të gjitha manipulimet politike për ndryshimin e identitetit shtetëror dhe kombëtar. Maqedonia ishte dhe mbetet Maqedoni dhe maqedonasit edhe para edhe pas Marrëveshjes së Prespës mbeten maqedonas. Në Maqedoninë e Veriut mirëpo maqedonas.

Edhe për strukturat progresive politike greke nuk ishte e lehtë të vijnë drejt kompromisit. Edhe atje një pjesë mjaft e mirë e opinionit politik grek dhe të përgjithshëm tmerrohet nga idea se kundrejt rajonit të tyre me emrin e njëjtë, në veri të rajonit të tyre, ekziston një shtet me emrin Maqedonia. Dhe se ekziston një popull i cili është i definuar, institucionalizuar dhe i njohur si maqedonas. Dhe ky fakt vetëm konfirmon se Marrëveshja e Prespës nuk është asimetrike dhe se është në dobi historike për të dy fqinjët.

Nga gjithçka e vërtetë është se drejt kontestit aspak edhe nuk është dashur të vijë. Se ai që në fillim ishte jologjik, i pakuptueshëm, joreal, irracional. Por edhe shumë konflikte të tilla të ngjashmte janë të pakuptueshme pasi janë produkt i politikave, historive politike, romantizmave dhe miteve. Prandaj madhësia e Marrëveshjes së Prespës edhe për Greqinë edhe për Maqedoninë është edhe në atë që ajo na liron nga robërimi i keqkuptimeve historike të shkelura prej kohësh nga kjo kohë globaliste teknologjike dhe informatike. Edhe tek fqinji ynë jugor edhe tek ne, Marrëveshja e Prespës është racionale dhe zgjim i dobishëm nga keqkuptimet historike .

Sa për të na përkujtuar, ja edhe një tentim i vogël përfundimisht të ndalojnë manipulimet për identitetin dhe nebulozat e ngjashme. Edhe nja dy fjalë për objektivat e korrigjimeve kushtetuese të cilat i përmbajnë katër amendamentet e Prespës:

Amendamenti i tridhjetë e tretë e përkufizon emrin, të gjithë emrin, emrin e ri administrativ “Republika e Maqedonisë së Veriut” ose “Maqedonia e Veriut”. Është fakt se shteti ynë është formuar në pjesën veriore, në rajonin verior të Maqedonisë historike antike. Ky është fakt gjeografik. Pikërisht ky fakt tani bëhet pjesë e emrit. Njëjti sikurse edhe fakti se emri i shtetit mbetet Maqedoni.

I tridhjetë e katërti ndryshon nga diçka të parëndësishme në preambulë. Në vend se “vendimet e KAÇKM-së”, do të qëndrojë “vendimet juridike janë dhënë në Manifestin e Mbledhjes së parë të KAÇKM-së për popullin maqedonas për mbledhjen e mbajtur të KAÇKM-së”. Në tekstin hyrës të kushtetutës edhe deri më tani nuk përmbaheshin vendimet e KAÇKM-së, por vetëm udhëzohej për to.

Në mënyrë plotësuese, në preambulë imponohet edhe titulli i materies më të re kushtetuese, “Marrëveshja Kornizë e Ohrit”. Me të, njëjtë sikurse me atë të Prespës, në vitin 2001 ndryshuan përmbajtjet e aktit më të lartë juridik. Atëherë madje në mënyrë më gjithëpërfshirëse dhe më thellë, duke përfshirë në mënyrë shumë radikale në pjesën e saj hyrëse. Premambula nuk është kategori juridike, por kategori emotive historike. Kushtetuta është aktive, operative dhe pa preambulë.

I tridhjetë e pesti saktëson diçka që është përcaktuar në aspektin bazik edhe me Kartën e OKB-së se “Republika e respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shteteve fqinje”. Çfarë ka të paqartë këtu. Normalisht se i respekton, ka standarde të rregulluara evropiane për këtë.

I tridhjetë e gjashti është akoma më benjin. Është përkufizuar në pajtim me standardet ndërkombëtare. Kjo dispozitë potencon se shteti e mbron trashëgiminë historike dhe kulturore të popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve dhe se do të kujdeset për maqedonasit jashtë vendit dhe për gjithë shtetasit e vet jashtë kufirit dhe se nuk do të përzihet në punët e vendeve ku tanët janë qytetarë të shteteve të tjera.

Kaq janë ndryshimet kushtetuese. Kaq manipulime ndërsa kaq thjeshtë dhe qartë. As identitet i humbur e as i rrezikuar. Edhe pas këtyre proceseve Maqedonia mbetet subjekti i vetëm ndërkombëtar, shteti i vetëm në botë i cili në emrin e tij edhe më tej do ta mbart atë mijëvjeçaren Maqedonia. Në aspektin identitar, ne maqedonasit mbetemi populli i vetëm në botë i cili flet në gjuhën unike maqedonase. Vitin e kaluar në këtë kohë Maqedonia dhe Greqia përfundimisht e mbyllën një faqe të errët historike.

Kjo është kjo, Maqedonisë së Veriut iu hapën perspektiva zhvillimore, Greqisë iu hoq një barrë e madhe prej supeve.

 

Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit