Data e sotme
August 23, 2019

GJELLË VERORE

Shkruan: Aleksandar Krzhallovski

 

Qershori vazhdon të jetë më interesant se zakonisht, me më shumë ngjarje të cilat shkaktojnë vëmenfjr dhe debar por edhe sikur po ulet ngadalë intensiteti në prag të periudhës së pushimeve verore.

Në retrospektivën e ngjarjeve javën e kaluar, pati mjaft konkurrencë për “një ide/ngjarje/personalitet të javës”, nga rikonstruimi i qeverisë, shpallja për pozitën e drejtorit QKM, seriali i Geroskit për reketim deri në deklaratën e djeshme të ambasadori francze Tionie për “datën”. Kështu, duke mos mundur (ose duke mos dashur) të vendos për ndonjërën prej tyre, do të komentoj diçka për shumicën prej tyre. Prej këtu rrodhi edhe titulli i kolumnës – gjella verore e cila bëhet me kombinimin e cilado perimeve që i keni në shtëpi. Ndërsa qershori është edhe shenja e horoskopit të binjakëve, karakteristkë e së cilëve është pavendosmëria dhe interesimi për shumë gjëra përnjëherë (në të vërtetë sipërfaqësisht), prandaj edhe unë do të veproj kësisoj, në javën nëtë cilën i mbusha të 50-tat, sa jetë, sa përvojëdhe ca gjëra të tjera.

 

Me siguri lajmi më i pritshëm këtyre ditëve ishte edhe rikonstruimi i paralajmëruar i Qeverisë. Por, siç kanë komentuar të gjithë – ajo që është propozuar në Kuvend është larg pritshmërive të cilat u krijuan me deklaratën e kryeministrit pas raundit zgjedhor (i cili u mbajt më 21 prill dhe po kanë kaluar dy muaj të plota derisa të arrijmë drejt rikonstruimit qeveritar, dhe pyetja është nëse meriton koment.
Le të shërbehem me dy citate të cilat i kam lexuar këtyre ditëve: “sikur të ishin deputetët e shumicës në pushtet me integritet, duhet të mos e votojnë këtë propozim dhe ta kthejnë kryeministrin në provim përmirësues” dhe i dyti: më mirë të mos kritikojmë, pasi edhe ata disa të mirë që kanë ngelur në Qeveri, do të ndërrohen”. Mendoj se këto deklarata në mënyrë dominuese e pasqyrojnë disponimin dominues në opinion pas ndryshimeve të propozuara (dhe ndërrimeve) prej pozitave ministrore, që nuk sjellin ndryshime të mëdha (veçanërisht jo thelbësore), e konfirmojnë statsin e veçantë të BDI-së në Qeveri (sikurse në të gjitha qeveritë e deritanishme) ndërsa duket se më shumë ndëshkojnë ministra të mirë ndërsa shpërbejnë të këqij, në vend se të jetë e kundërta.

 

Më shumë dramë pati (dhe akoma ka) rreth një punë qësipërfaqsisht duke e vogël, konkursi për drejtor të Qendrës Kulturore për të Rinj, QKR-së. Drama u krijua pas paraqitjes në konkurs të muzikantit të njohur Arben (Beni) Shaqiri, krahas u.s. drejtor aktual, Ruse Arsov. Një pjesë e madhe e skenës së ashtuquajtur të pavarur të artistëve (më saktë, mbi 250 prej tyre) dolën në opinion me letër të hapur (drejtuar kryeministrit Zaev) në mbrojtje të QKR-së gjegjësisht udhëheqësisë aktuale/drejtorit, me argumentin se është një prej institucioneve të rralla në shtet i cili funksionon mirë.
Kjo i shkaktoi disa reagime/sulme të tjera ndaj nënshkruesve ndërsa më pas edhe “kundëreagime”. Pa u futur në cilësinë e njërit apo të kandidatit tjetër (njërin as nuk e njoh, ndërsa tjetrin siprëfaqësisht) për vendin e punës (që nuk është punë e imja, ndërsa nuk duhet të jetë punë edhe e dikujt tjetër, përveç të komisionit që e bën përzgjedhjen), e as në vetë institucionin QKM (për të cilën gjithashtu nuk e di se si punon, edhe pse mjaft shpesh organizata në të cilën punoj – MCMS, e shfrytëzon për organizimin e ngjarjeve), vëmendjen ma tërhoqi një aspekt tjetër – e drejta (ose jo) e aktivistëve për t’iu bashkuar kësaj letre për mbështejte, si edhe akuzat ndaj një pjese prej tyre se i kanë shkelur pikërisht të dretjat për të cilat luftojnë (kualifikimet ekstreme për këtë shkuan deri atë saqë e quajtën procedurën – fashizëm). Në letrën për mbështetje, të gjithë personat janë shënuar me profesionet e tyre apo organizatat/institucionet në të cilat punojnë. Edhe pse është mjaft e qartë në letrën e hapur është se ata janë nënshkrues në emrin e tyre personal, ajo që e kanë theksuar orgaizatën e tyre mund të aludojë edhe në pëlqim e vetë organizatës, që nuk është rast këtu, sipas një pjese të reagimeve.Në të vërtetë, çdo organizatë i ka rregullat e saja se si mbërrin drejt qëndrimit të përbashkët dhe publikimit të këtij qëndrimi (diku ato janë këshillat drejtues, diku drejtorët ose kryetarët) dhe është e mundur të mos ketë shkelje të procedurave (gjegjëisht nëse dretori është i autorizuar të veprojë në emër të organizatës, atëherë është në rregull ta prezantojë qëndrimin e tij personal dhe si (përveç nëse vetë nuk dëshiron të distancohet, gjegjësisht qartë i veço dy rolet).
Por në situata të tilla, kur bëhet fjalë për përlpase të vlerave, dëshmohet edhe se sa këto vlera janë të ndara dhe sa përfaqësuesi i organizatës në të vërtetë e prezenton organizatën.

Elementi i dytë në letër në këtë temë ishte kritika për shkeljen e të drejtave të njeriut, pikërisht prej mbrojtësve të këtyre të drejtave. Gjegjësisht se me kontestimin e njërit kandidat derisa zgjat konkursi, ai diskriminohet. Sikur të bëhej fjalë për subjekt privat me siguri në tërësi do të pajtohesha por këtu, për shkak se bëhet fjalë për institucion publik, si edhe në shumë punë të tera, duhet pasur kujdes edhe në këtë aspekt dhe të gjendet baraspeshë përkatëse (gjithsesi pa nënvlerësimin apo diskreditimin e kandidatit mbi baza personale, gjegjësisht ndonjë karakteristikë të tij/saj). Sikur gjithsecili prej nesh që dëshiron ta dijë se kë do ta ketë ministër dhe me çfarë kualifikimiesh, ose se për cilin kandidat voton në zgjedhje kështu edhe për të gjitha funksionet publike është mirë që të jenë të gjitha informacionet e nevojshme në dispozicion për opinionin.

Në çdo rast le ta lëmë komisionin ta kryejë punën e vet dhe ta bëjë përzgjedhjen!

 

Puna e tretë e cila shkaktoi vëmendje këtë jsvë, gjegjësisht filloi para ca javësh, ndërsa bëhet fjalë për serinë e shkrimeve të gazetarit Branko Geroski për grupin e shantazhuesve, të cilin e ai në mënyrë fiktive e quan si “Koki, Kiki dhe kompania e tyre”. Edhe pse në të gjitha shkrimet operohet me emra të imagjinuar (autori elaboron se pse e ka bërë kësisoji atë), në tekste theksohet se bëhet fjalë për ngjarje të vërteta (ndërsa një prejsë e tyre më pas edhe të konfirmuara prej personave të tretë, pjesëmarës në ta) ka edh emjaft elemente tpër organet kompetente t’i hetojnë, t’i identifikojnë personat e tregimeve dhe të ngrisin aktakuza. Si njeri që merret me luftën kundër korrupsionit, vetëm mund ta përshëndes këtë hap dhe besoj se ka potencial të japë efekte më të ëdha prej të gjitha hulumtimeve dhe analizave që i kemi bërë në punën tonë në MCMS dhe në përgjithësi në kuadr të organizatave anëtare të Platformës për luftë kundër korrupsionit. Gjithsesi nëse organet hetuese, prokuroritë dhe gjykatat, “janë “liruar” nga robërimi i deritanishëm.

 

Përfundimisht, duket se një prej ngjarjeve më mberëlënëse ka qenë paraqitja e djeshme e smbasadorit të Francës Kristian Timonie në kuadër të konferencës për reforma në administratën publike. I provokuar që ta shpjegojë qëndrimin e Francës për anulimin e vendimit për ndarjen e datës për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në, ai ka dhënë një sërë kritikusha për performancat e shtetit, duke kosntatuar se “nuk duhet të jemi të fiksuar me datën”! Pajtohem plotësisht (siç shkrova javën e kaluar në “Nezavisen vesnik”, ndërsa pajtohet, edhe me kritikat që i ka dhënë.
Krahas kësaj këtyre ditëve kam lexuar edhe disa mendime/qëndrime dhe artikuj prej gfrancezëve dhe bëhem pesimist gjithnjë e më i madh, gjegjësisht vlerësoj se duhet të përgatitemi edhe për në tetor të mbetemi pa datë. Jo se nuk dua të marrim edhe në dhjeto (janar) t’i fillojmë negociatat, por se nuk do të jetë tragjedi dhe të anulohet kjo në kohë të caktuar.

Përveç nëse edhe kjo Qeveri eventualisht atë prolongim nuk e kupton si ajo e kaluara, dhe të niset drejt plaçkitjes së gjithçkaje që ka ngelur pa u plaçkitur deri në fund të mandatit. Shpresoj se megjithatë do të mbeten konsekuentë ndaj fjalëve të tyre “që ajo e keqe të mos përsëritet”. Dhe nëse nuk ngarkohemi me presionin e “datës” në tetor do të gëzohemi më shumë nëse megjithatë e marrim atë. J

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit