Data e sotme
September 21, 2019

DREJT NJË SHOQËRIE NË NJË SHTET APO …

Zëvendësministri vetëm paralajmëroi dhe me kujdes akuzoi dhe në mënyrë subtile theksoi se partneri qeveritar akoma nuk është i përgatitur mentalisht për një shoqëri për të gjithë.

Shkrua: Zoran Ivanov                               

Sistemi arsimor është fundamenti i çdo bashkësie shtetërore. Dorëheqja e zëvendësministrit në këtë resor, pavarësisht motiveve të tij, sado që janë ato personale apo frustruese për shkak të ambicjeve politike të parealizuara, madje edhe nëse, siç thotë kryeministri ai është larguar pasi që nuk është bërë ministër, është e parëndësishme. Veçanërisht e parëndësishme lidhur me disa detektime që Petar Atanasov si një prej më të udhëzuarve i theksoi në dorëheqjen e tij, ndërsa që deri më tani mbeten vetëm në formë të sinjaleve brengosëse.

Përmbajtja e elaborimit të dorëheqjes së zëvendësministrit mbeti kryesisht nën heshtje  nga opinioni maqedonas politik, analitik dhe kolumnist. Normal, pozita joatraktive zëvendësministër është shkaku elementar për këtë. Por drejtimet e theksuara në letër e zbardhin një dimension i cili do ta rrëshqasë shoqërinë në një drejtim të padëshiruar. Në gjendje e cila e rrezikon projektin një shoqëri për të gjithë. Praktikisht platforma qytetare mbi të cilën pushteti aktual e fitoi besimin.

Kjo nuk ka të bëjë me ngadalësinë e reformave por me procese konfliktuoze. Për nevoja integruese nga njëra anë dhe lëvizje dezintegruese në anën tjetër. Arsyeja është në kompromisin e LSDM-së me partnerin e koalicionit BDI që ende nuk është i gatshëm të dalë nga llogoret e veta etnike dhe shoqërinë përsëri ta shtyjnë në ndarje. Natyrisht BDI e cila ende e mban Ministrinë e Arsimit, e injoron platformën zgjedhore integruese të partnerit të koalicionit. Ajo ende nuk është  në pozitë dominuese  të mjaftueshme për ta shtyrë këtë komponentë të mundshme zhvillimore për shoqëri të unifikuar dhe me perspektivë në vendin tonë.

Për momentin vëmendja e politikës së Maqedonisë dhe opinionit në përgjithësi natyrisht është kthyer ndaj dy, tre ngjarjeve aktuale në vend: Data e negociatave, fshesa dhe efektet e përbërjes së re qeveritare. Dorëheqja e Petar Atanasov nga ana tjetër, mbeti në margjinat e interesit më të gjerë. Gjithsesi, parë me izolim, kur veçanërisht bëhet fjalë për zëvendësministër ndërsa duke i pasur parasysh autorizimet e pozitiës, kjo edhe nuk përbën ndonjë lajm. Që këtu, me siguri edhe përmbajtja e fjalimit të tij publik për kryeministrin mbeti i pavërejtur dhe pa reagime. Por për këtë pak më poshtë.

Fillimisht, për datën për fillimin e negociatave me Unionin. Timonie, ambasadori francez, sërish na “freskoi”. Njeriut i plasi fitili me datën dhe na e përcolli mesazhin që të ndalojmë së qari dhe ta mërzisim Evropën dhe në ndërkohë, deri në vjeshtë megjithatë të përpiqemi që diçka si reformë ta shtyjmë, të paktën diçka të imët si legjitimacion se përfundimisht diçka mundemi edhe ne vetë.

Së dyti, për fshesën. Opinioni i Maqedonisë deri më tani nuk e përjetoi si vegël komunale por vetëm si brushë pikturimi. Si viktima më markante është fshirë me fshesë, përshtypja le të jetë shumë subjektive, një prej ministrave më modest dhe më të përkushtuar, njeriu i parë i Financave deri dje, Dragan Tevdovski. Por në skenën buxhetore të funksioneve më të larta dhe poshtë nëpër eshalonhet shtetërore, kundrejt kritikave dhe pritjeve për fshesë të shpejtë, akoma të paprekura mbeten brejtës të shumtë të privilegjeve shtetërore.

Së treti, për përbërjen e re qeveritare. Në horizont asgjë e veçantë dhe shpresëdhënësve nga kuadri. Sipas rregullit kryeministri i ka të lidhura duart lidhur me partnerin e koalicionit BDI prandaj inati apo interesimi i Ahmetit, gjithsesi, praktikisht e degradon të gjithë idenë për kthesa radikale reformuese në veprimet qeveritare në të gjitha sferat. Thjeshtë nuk ka energji, ndërsa në mënyrë analoge edhe dëshirë për këtë. Që këtu, situata edhe më tej lajmëron për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por prandaj, tetori është koha për përgjigje.

Nëse për kryeministrin ka rëndësi opinioni, ndërsa deri më tani manifestonte se ka rëndësi, veçanërisht ai opinionj i qetë, votues, si edhe ai i zëshëm i revolucionit të larmë, intelektual dhe atdhetar, ai opinion i cili e larmoi Shkupin me bojëra dhe i cili doli në referendum dhe i cili edhe krahas të gjitha traumave kombëtare e duartrokiti Marrëveshjen e Prespës që të shtyhet shteti pak përpara prej strukturës dhjetëvjeçare kriminele të regjimit, atëherë me siguri edhe qartë e di se ky opinion është i dëshpëruar. Veçanërisht nga mosbindja e përfshirjes së të paralajmëruarve dhe jo freskimeve të kuadrit ndërsa si kusht për energji të re si shpresë për lëvizje të shpejtë dhe të prekshme reformuese prej të cilave varet zhvillimi i quajtur datë për fillimin e negociatave me Unionin.

Përmes dioptirsë aktuale ndoshta për hapin rreth ministrit të Financave dhe mund të gjendet njëfarë arsyetimi politik i tipit se gjatë zgjedhjeve të parakohshme eventuale në dimër të provokuara nga marrja e datës për fillimin e negociatave ose për shkak të mosmarrjes së datës, gjithsesi, në rrethana të Qeverisë së Përzhinës dhe kryeministër të ri të përkohshëm, për pushtetin është e rëndësishme në duar ta ketë Ministrinë e Financave. Nga ana tjetër nuk mund të kuptohet gjakftohtësia ndaj argumenteve të shkruara në dorëheqjen e zëvendësministrit të Arsimit. Këtu, ambicia e personelit nuk është e rëndësishme, por poentat janë në kritikat e dështimit të sloganit zgjedhor për një shoqëri për të gjithë. Dhe pikërisht në fushën bazë siç është arsimi. Nëse ky proces ende nuk gjendet aty në arsim, atëherë nuk ka asgjë nga një shoqëri për të gjithë. Nëse për konceptin e brendshëm politik padyshim nuk është i interesuar partneri kyç qeveritar BDI, kjo do të thotë se LSDM-së praktikisht i mbetet të lirohet prej agjendës elementare zgjedhore dhe shoqëria vazhdon të fermentojë e  përçarë në aspektin etnik.

Llamba e kuqe është ndezur dhe paralajmëron se në shtet, tani për tani është qetë dhe pa imponime, ndërsa megjithatë rrezik, paralelisht zhvillohen dy procwse dhe se ato janë në kundërshtim dhe dezintegruese. Zëvendësministri vetëm paralajmëroi dhe me kujdes akuzoi dhe në mënyrë subtile theksoi se partneri qeveritar akoma nuk është i përgatitur mentalisht për shoqëri të përbashkët dhe se në filozofinë e tij politike akoma nuk ka vend për lëvizje reformuese të gjerë arsimore si koncept i vetëm interkulturor arsimor me perspektivë që njihet si një shoqëri për të gjithë.

Republika e Maqedonisë së Veriut urgjentisht ka nevojë për eurointegrimet. Nga njëra anë me veglat e vlerave civilizuese evropiane të mundet shumë më shpejtë dhe në mënyrë më efikase të ballafaqohet me procesin e degradimit. Me atë që kultivon nacionalizëm, etnocentrizëm dhe izolim. Dhe nga ana tjetër, më me sukses të mund t’i afirmojë dhe t’i sforcojë ai tjetri i cili duhet të prehet ndaj bashkëpunimit, integrimit dhe bashkësisë.

Ja edhe një mundësi edhe për ministrinë e re dhe për ministrin e kontestuar Sadulla Duraku. Në të gjitha segmentet e shoqërisë, nga arsimi ta fillojë betejën për realizimin e konceptit të platformës qeveritare për një shoqëri për të gjithë. Ja edhe një mundësi më shumë ta heqë mantrën separatiste nga partia e saj.

Dhe në vend të doktrinës subtile të fshehur për dy shoqëri në një shtet, përfundimisht rrënjë të zë një shoqëri për të gjithë.

 

Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit