Data e sotme
September 21, 2019

EUROKOMISARI

Shkruan: Aleksandar Krzhallovski

 

Edhe pse javën e kaluar pati ngjarje të tjera interesante për t’u komentuar, nga rikonstruimi i Qeverisë që u miratua në Kuvend, para fillimit të zbulimit të fytyrave të vërteta në serialin e korrupsionit “Koki, Kiki, etj.”, zgjedhjet lokale në Shqipëri e deri tek parakalimi i së shtunës dhe marshi i krenarisë megjithatë më së shumti më la përshtypje procedura akoma e papërfunduar për zgjedhjen e pozitave udhëheqëse në Institucionet Evropiane.

Ai që duhej të ishte samit relativisht rutinor (edhe pse i jashtëzakonshëm) i liderëve të vendeve të BE-së në Bruksel të dielën në mbrëmje, në të cilin pas dy tentimesh të pasuksesshme gjatë qershorit, ndërsa pas zgjedhjeve të majit për Parlamentin Evropian, duhej të përcaktoheshin kandidatët e rinj për pesë top pozitat (kryetar i Komisionit të BE-së (tani është Zhan-Klod Junker), Parlamentit (Antonio Tajani) dhe Këshillit (Danilo Tusk) si edhe përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme (tani është Federika Mogerini) dhe kryetari i Bankës Qendrore Evropiane (Mario Dragi), u shndërrua në dramë 20-orëshe (e filluar me vonesë prej tri orësh në orën 21 të dielën, zgjati gjatë gjithë natës) dhe u ndërpre pak pas mesditës dje)

Vazhdimi është caktuar për sot (e martë) prej orës 11 dhe derisa e lexoni këtë ndoshta do të ketë marrëveshje edhe për vendimin e të gjithë kësaj pakete të pozitave apo një pjese të tyre, ndërsa ndoshta mbase sërish nuk do të ketë sukses në këtë. Por edhe procesi i deritanishëm është fascinues dhe vlen që të ndahet dhe të mësohet diçka nga ai – sipas disave, demonstrim i demokracisë funksionale në vepër me gjithë shkëlqimin e vet ndërsa sipas të tjerëve – shfaqje e nivelit të problemit në të cilat ndodhet BE-ja sot. Për çdo rast, e gjithë kjo ka dhe do të ketë ndikim në perspektivat e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe marrjen e datës famoze në tetor dhe për këtë është e rëndësishme të kuptohet se çfarë po ndodh në “Frontin e BE-së”.

 

Nejse, të fillojmë nga vetë zgjedhjet për BE-në të cilat u mbajtën prej 23-26 maj dhe për të cilat kam shkruar në kolumnën “Zgjedhjet evropiane”. Rezultati më i rëndësishëm prej tyre ishte rrëzimi i dy grupacioneve udhëheqëse – Partitë Evropiane Popullore (EPP) dhe Socialdemokratët (SiD), të cilët i humbën nga 40-45 deputetë të përbërjes së kaluar, me çka u pamundësua vetë ato të qeverisin sikurse deri më tani (së basku kishin shumicë në Parlamentin Evropian, ndërsa edhe tani janë dy grupacionet më të mëdha por nuk kanë shumicë) dhe duhet të futet të paktën edhe grupacioni i tretë (liberalët, të cilëve iu bashkua edhe presidenti francez Makron me partinë/lëvizjen e tij të sapoformuar), ndërsa realiteti tregoi se do të ketë edhe grupacion të katërt (të gjelbrit, me të cilët liberalët shpejtë arritën marrëveshje parimore për veprim të përbashkët drejt “EPP dhe SiD”).

Pasoja e parë e kësaj është se (do të ketë) ka edhe më shumë kandidatë për funksionin udhëheqës – kryetar i Komisionit Evropian. Secili prej këtyre grupacioneve në zgjedhje doli me kandidatin e vet – EPP me Manfred Veber (nga Gjermania), SiD me Frans Timermans (Holandë), ndërsa liberalët me Margaret Vestager (Danimarkë. Secili prej tyre, ndërsa edhe grupacionet e tyre, i kanë matematikat e tyre, me të cilat u përplasën të dielën dhe dje në Bruksel. EPP vlerëson se pavarësisht uljes në numrin e deputetëve, ata megjithatë janë fitues dhe Veber duhet të jetë Eurokomisari. SiD gjithashtu edhe pse e zvogëloi numrin e deputetëve, kandidati i tyre Timermans (papritur) fitoi në Holandë dhe me këtë vlerësojnë se është kandidat më kredibil për Eurokomisar se Veberi. Përfundimisht, kur tashmë duhet të kyçen që të arrihet shumicë në Parlament për zgjedhjen në këto funksione, liberalët vlerësojnë se në vend dy “të mëdhenjtë” të zihen, Eurokomisar duhet të jetë i treti, gjegjësisht kandidatja e tyre Vestager.

 

Në raundet paraprake të konsultimeve të liderëve të 28-të vendeve anëtare (menjëherë pas zgjedhjeve të mbajtura dhe më pas në BE samitin e rregullt më 20-21, nuk u arrit marrëveshja, por u kujtua se nuk do të ketë mbështetje për kandidatin udhëheqës Manfred Veber (liberalët dhe të gjelbrit qartë treguan se nuk do të votojnë për të). Gjithashtu, se EPP edhe pse edhe më tej është grupacioni më i madh, nuk mund të vlerësojë (sikurse deri më tani) për të gjitha funksionet udhëheqëse, por duhet të kënaqet me siguri me njërin prej tyre.

 

Duke manovruar në një situatë tjetër, ajo më me përvojë (ndërsa edhe më e rëndësishmja, dhe më e fuqishmja) prej tyre – Angela Merkel, propozoi plan për mbështetjen e kandidatit të dytë – socialdemokratin “opozitar” Timermans për Eurokomisar, ndërsa në llogari të kësaj – Veber të bëhet kryetar i Parlamentit Evropian. Në këtë paketë, me siguri liberalët do ta fitonin kryesimin me Këshillin Evropian.
Këtë propozim ajo e ka konsultuar me vetë kandidatin Veber dhe me kryetarin e EPP-së, Zhozef Doll, ndërsa në kuadër të takimit G-20 në Japoni para disa ditësh dhe me disa prej liderëve evropianë të pranishëm atje (ai francez Makron, ai holandez Rute, ai spanjoll Sançez si edhe kryetari aktual i Këshillit të BE-së Tusk). Por, befasia dhe “habia” erdhi prej palës së papritur, nga liderët e anëtareve më të vogla të BE-së të cilat janë pjesë e grupacionit të EPP-së së Merkelit (katër vendet e Grupit të Vishegradit: Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria; por edhe kryeministri bullgar Borisov si edhe ai kroat Plenkoviq). Krahas pakënaqësisë që nuk janë konsultuar ata, janë “të fortë” edhe në qëndrimin se EPP megjithatë fitoi dhe duhet ta marrë pozitën e Eurokomisarit. Kjo i pasqyron dallimet në mentalitet të “perëndimit” dhe “lindjes” që është rast edhe tek ne – se “fituesi i merr të gjitha”, gjegjësisht duhet t’i fitojë të gjitha funksionet në shtet dhe në përgjithësi të mos i interesojë ajo që pala/partia “tjetër” gjegjësisht ka fituar gjithashtu mbështetje të madhe prej votuesve dhe ndarja e pushtetit dhe fuqisë duhet të jetë rezultat i kompromisit që i pasqyron këto vota/qëndrime të qytetarëve.

Kjo i erdhi sikurse “njëshi në dhjetëshe” presidentit Makron, të deklarojë se fuqimisht do t’i qëndrojë pozitës se nuk ka zgjerim të mëtejmë, derisa nuk reformohet BE – pasi ky takim demonstron se sa është e vështirë të dakordohet çfarëdo në grupin prej 28 vendeve. Kjo deklaratë mund të jetë “gozhdë në arkivol” për datën e zgjerimit për Maqedoninë, por të shpresojmë se është vetëm shprehje emocionesh prej takimit të frustruar dhe se pas gjumit të bërë, të gjithë do t’i mbledhin forcat për marrëveshje, ndërsa edhe për zbutjen e kësaj pozite të Makronit.

 

Rezultati prej procesit deri më tani, gjegjësisht mungesa e rezultatit, tashmë interpretohet edhe si dështim i madh i Merkelit, veçanërisht që “sabotimi” i planit të saj arriti pikërisht prej partnerëve politik (të saj” në EPP). Një prej konstatimeve të mundshme prej kësaj është “Edhe Merkeli nuk është më ajo që ishte” (kur e bllokojnë kryeministra si Borisov dhe Orban), që është lajm i keq edhe për “datën tonë”.
Lëshimi që të konsultohen vendet më të vogla në bllok në kohë (ose vetëm të informohen), pavarësisht nëse është faji i saj ose i kryetarit të EPP-së Doll, u dëshmua fatal për procesin e deritanishëm, ndërsa me siguri edhe për dy kandidatët udhëheqës Veber dhe Timermans. Merkel e kuptoi këtë edhe pse deri në fund të konsultimeve të gjata u arritën numrat e nevojshëm (mbështetje prej të paktën 21 prej 28 vendeve dhe prej mbi 65% e trupit votues në BE) ajo theksoi – se kjo nuk është e mjaftueshme! E ka të qartë se pa mbështetjen më të gjerë të mundshme (preferohet edhe konsensusi), problemet në BE vetëm se do të zgjerohen dhe thellohen në këtë mandat 5-vjeçar ndërsa në të cilin qëndrojnë reforma të mëdha të brendshme në Union. Edhe kjo tregon se dallime me të kuptuarit tonë të politikave, se lufta për Marrëveshjen e Prespës rezultoi me arritjen deri në numrin prej 80 deputetësh të cilët do ta çonin dorën “për”, në vend se të synonin drejt mbështetjes më të gjerë dhe të vërtetë, duke e përfshirë edhe opozitën.

Besoj se dita e sotme, ndërsa edhe qasja më tej nëse nuk arrihet marrëveshje sot, do ta demonstrojë funksionimin e drejtë të demokracisë, aftësinë e BE-së për arritjen e kompromiseve dhe marrëveshjeve si edhe lidershipin e Merkelit. Kompromiset e arritura a janë në dobinë tonë – është e vështirë të pritet – megjithatë forcat kundër zgjerimit janë mjaft të fuqishme… por, le ta shohim!

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit