Data e sotme
September 21, 2019

„TVSH-ja IME“ – VETËM FAMILJET E PASURA DO TË MUND TA KTHEJNË PAGËN MESATARE

  • Pagën mesatare brenda buxhetit familjar – siç e reklamoi masën kryeministri – do të mund ta kthejë vetëm një familje e cila i harxhon 20.000 euro në vit për mallra dhe shërbime apo më pak se 2% të familjeve të vendit.
  • Shumica e qytetarëve dhe familjeve do të mund të konsiderojnë në kthimin vjetor prej rreth 700 denarë për më të varfrit, deri në disa mijë denarë tek konsumatorët e klasës së mesme.
  • 1800 denarë është shuma maksimale që një person do të mund ta kthejë si pjesë e TVSH-së për tre muaj, ndërsa shuma maksimale e një llogarie fiskale është 000 denarë.

 

Shkruan: Ekipi i INBOKS7

 

Vetëm amvisëritë më të pasura që në vit i harxhojnë nga 1,2 milionë denarë, do të mund ta kthejnë një pagë mesatare me masën e re “TVSH-ja ime” e cila starton nga 1 korriku i këtij viti, tregon analiza e Finance Think, tink – tenk qendra nga Shkupi. Amvisëritë më të varfra do t’i kthejnë mesatarisht vetëm 738 denarë në vit, thotë analiza.

Masa për kthimin e 15% të tatimit të vlerës së shtuar – TVSh, që të gjithë ne e blejmë duke blerë çdo ditë produkte dhe shërbime të ndryshme dhe të cilën e shohim të përllogaritur në llogaritë fiskale, shteti e vendos me qëllim që ta ulë ekonominë gri por edhe t’i kthejë paratë tek qytetarët.

Falë kësaj mase një familje katëranëtarëshe do të ketë mundësi në llogari t’i kthejë deri më 28.800 denarë në vit në buxhetin familjar. Diçka më shumë se një pagë mesatare në vendin tonë, gjegjësisht një pagë plus për çdo familje, tha kryeministri Zoran Zaev, gjatë prezantimit zyrtar të masës.

Megjithatë, sipas matematikave të lartshënuara del se  atë “një pagë më shumë” do të mund ta “fitojnë” vetëm familjet të cilat i harxhojnë thuajse 20 mijë euro në vit, gjegjësisht mbi 1.500 euro në muaj në shportën konsumatore. Kjo është për qindje e vogël e familjeve, nëse merret parasysh e dhëna se vetëm 2% e të punësuarve në vend kanë pagë mbi 40.000 denarë në muaj, ndërsa mbi 60.000 denarë akoma më pak, derisa pjesa më e madhe e të punësuarve janë në segmentin deri në 16.000 denarë neto pagë, apo 46% e qytetarëve, sipas Entit Shtetëror për Statistikë.
Pagë në segmentin prej 16.000 deri në 30.000 denarë i marrin gjithsej 33% e qytetarëve.

Ose siç tregon analiza e Finance Think, amvisëritë më të varfra do të mund të konsiderojnë në kthimin e një pjese të TVSH-së në shumë jo më të madhe se rreth 2.000 denarë në vit, derisa klasa e mesme do të mund të kthejë nga shteti për qindje prej TVSH-së në shumë e cila lëvizë prej rreth 2.500 deri thuajse 9.000 denarë, varësisht kategorisë së shportës konsumatore të cilës i takojnë.
Mbi 10.000 denarë, e deri tek shuma maksimale prej thuajse 29.000 denarë aq sa mundet një familje t’i kthejë një pjesë të TVSh-së në një vit, do të mund të shpresojnë të paktën 5% e familjeve të Maqedonisë së Veriut. Nga Ministria e Financave dhe DAP thonë se kjo lloj mase për herë të parë vihet, jo vetëm në vend, por edhe në rajon dhe se nëse plotësohen pritshmëritë e tyre dhe qytetarët kërkojnë llogari fiskale, do t’u kthehen rreth 50 milionë euro në vit.

Shuma maksimale e kthimit për një person do të jetë 1.800 denarë për tre muaj. 98% e amvisërive do të mund të bëjnë kthimin e THVSH-së ndaj konsumit të tyre të përgjithshëm, ndërsa për ata më të pasurit 2% do të ketë limit. Ky përfitim është siguruar për të gjithë qytetarët dhe për shkak të korrektësisë, që të mos ndodh kthimi të shkojë kryesisht tek qytetarët më të pasur, janë vendosur limite të cilat pamundësojnë kthimin e një pjese të TVSH-së për llogari prej mbi 30.000 denarë.“, informoi gjatë promovimit të masës, tashmë ish-ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

MASË PËR SHKATËRRIMIN E EKONOMISË GRI

Opinioni i ekspertëve parimisht e pranon masën si korrekte në qëllimin e saj që të reduktohet ekonomia gri.

Ekziston një potencial i caktuar që të shkatërrohet një pjesë e ekonomisë gri, por në këtë periudhë prej dy viteve Qeveria ka mundur në mënyrë më bindëse të na shpjegojë se çfarë pjese të ekonomisë gri gjegjësisht pretendon ta zvogëlojë kjo masë, thotë profesori universitar Marjan Petreski.

Sipas disa vlerësimeve, shton ai, ekonomia gri është prej 20 deri në 30% të ekonomisë formale, do të thotë midis 2,5 dhe 3,5 miliardë euro në vit.
Le të supozojmë se do ta tatimonim me shkallë prej 10% ato janë së paku 300 milionë euro të ardhura të humbura për shtetin. Nëse masa TVSH-ja Ime i kthen 50 milionë euro si të ardhura në buxhet, atëherë ka arsye të zbatohet, pasi do t’i harxhojë gjithashtu 50 milionë euro, siç është projeksioni për vitin e parë. Por, Qeveria nuk ofroi përllogaritje parimore për atë se cili është potenciali i masës. Dhe në të kundërt, nëse shkatërron 10 milionë euro prej ekonomisë gri, ndërsa i harxhon 50 milionë euro, atëherë do të thotë se nuk është e mirë., sqaron profesori Petreski nga Universiteti Amerikan Kolexh.

Ose, thënë më ndryshe, nëse qytetarët e shfrytëzojnë kthimin e një pjese të TVSH-së kryesisht tek tregtarët që edhe ashtu rregullisht japin llogari fiskale, ndërsa shumë dobët stimulohet dhënia e llogarive fiskale nga ata tregtarë që deri më tani e kanë boshatisur këtë obligim – atëherë masa e humb kuptimin e vet, gjegjësisht qëllimi kryesor nuk është plotësuar, gjegjësisht lufta kundër ekonomisë gri.

 

Sanja Lukarevska, drejtoreshë e Drejtorisë për të Ardhura Publike

 

“Me pagesën e tatimit, qytetarët investojnë në progresin e shtetit. Tani për herë të parë një pjesë e TVSH-së kthehet mbrapa tek ta dhe mu për këtë qytetarët nuk meritojnë dhe nuk guxojnë të tolerojnë mosdhënien e llogarive fiskale. Presim prej tyre pasivisht të fillojnë të kërkojnë llogari fiskale prej tregtarëve.”

 

Pavle Gacov, këshilltar për tatime

“Për një tremujor, shuma maksimale e TVSH-së që mund ta ktheni është 1.800 denarë, por kjo është në rastin ideal, në praktikë shumat do të jenë më të vogla. Por, megjithatë, kur kemi marrë nga shteti diçka si kthim? Le t’i japim shans mundësisë një pjesë e ekonomisë gri të “zbehet”, ndërsa ne si qytetarë ta kthejmë ndonjë denar në xhepin tonë”.

 

Marjan Petreski, profesor universitar

“Nëse masa TVSH-ja ime i kthen 50 milionë euro si të ardhura në buxhet, atëherë ka arsye të zbatohet, pasi do të harxhojë gjithashtu 50 milionë euro, siç është projeksioni për vitin e parë. Por, Qeveria nuk ofroi përllogaritje parimore për atë kush është potenciali i masës, gjegjësisht se cila pjesë e ekonomisë gri planifikon të shkatërrohet.”

 

 

 

DISA SHEMBUJ NË PRAKTIKË

Këshilltari i tatimeve Pavle Gacov nga Byroja për konsalting Pro Agens, i bëri disa simulime se si do të dukej kthimi i 15% të TVSh-së për qytetarët.

Për shembull, nëse në një tremujor për të mira të blera dhe shërbime i keni grumbulluar llogari fiskale me qarkullim të përgjithshëm prej 70.000 denarë, me ç’rast TVSH-ja është 18%, shuma e TVSH-së në këtë rast është 10.678 denarë, ndërsa atë që do t’ua kthejë shteti janë 1.602 denarë.
Shembulli
2: keni llogari fiskale me qarkullim të përgjithshëm prej 20.000 denarë për tre muaj, gjatë TVSH-së prej 5%. TVSH e përgjithshme në këtë rast është 952 denarë, ndërsa juve do t’u kthehen15% e kësaj,ose 143 denarë. Ose nëse kemi qytetar i cili harxhon më shumë, gjegjësisht për një tremujor i ka harxhuar të themi, 120,000 denarë përmes llogarive fiskale të veta. Me normë prej 18%, TVSH në këtë rast është 18.305 denarë, ndërsa atij duhet t’i kthehen 15% e kësaj ose 2.746 denarë. Por, meqë masa rregullon maksimum 1.800 denarë kthim për person për tre muaj, qytetarit do t’i kthehet kjo shumë e kufizuar, sqaron Gacov.

Ai shton se përllogaritja e qarkullimit më të lartë me të cilin mund të kthehet TVSh në lartësi të 1.800 denarëve të lejuara maksimale për një tremujor, është 66.667 denarë me normë të TVSH-së prej 18% si edhe 240.000 denarë qarkullim gjatë normës së TVSH-së prej 5%.

Me këto matematika konstatojmë se prej një llogarie fiskale gjatë TVSH-së prej 18%, atë që e fiton qytetari si kthim është 2,28% e shumës së përgjithshme të llogarisë, ndërsa në rastin e 5% TVSH, kjo për qindje është 0,7%.

“Këtu ekziston një rrezik, të cilin shpresoj se në DAP e kanë anticipuar, ndërsa ajo është nëse i kërkoni llogari fiskale tregtarit i cili zakonisht nuk u jep një llogari të tillë, ai t’u thotë, e mirë, sa është kthimi? 2,28%? Unë do të jap 5% zbritje, ndërsa të mos më kërkosh llogari fiskale”, thotë Gacov.

Kësaj vërejtjeje në njërin prej TV emisioneve debatuese, drejtoresha e DAP, Lukarevska u përgjigj se mu ky lirim është shuma që shteti duhet ta kthejë tek qytetarët.

“Tani tek ata është vendimi, nëse duan të marrin para mbrapa dhe të ndihmojnë në luftën me evazionin tatimor dhe uljen e ekonomisë gri, ose do t’i mundësojnë dyqanit të mëhallës edhe më tej të mos paguaj tatim”.

ÇFARË DO TË THOTË MASA “TVSH-ja ime”?

Masa “TVSH-ja Ime” do të zbatohet përmes sistemit të DAP, gjegjësisht aplikacionit të cilin qytetarët do të munden me telefonat e tyre celularë ta shkarkojnë dhe të bëjnë skanimin e llogarive fiskale. Aplikacioni përmes 5 hapave të thjeshtë do të jetë vegla përmes së cilës tani për herë të parë do të fitojnë mundësinë për ta kthyer një pjesë të TVSH-së dhe në këtë mënyrë të bëhen partnerë në luftën kundër ekonomisë gri, siç theksoi drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska.

 

“Që tani llogaritë fiskale më nuk do të paraqesin një copë letre e cila do t’i përkujtojë qytetarët vetëm për paratë të cilat i kanë harxhuar, por edhe paratë të cilat do t’u kthehen. Tatimi im, kursimi im është motoja e kësaj mase. Me pagesën e tatimit, qytetarët investojnë në zhvillimin e shtetit. Tani për herë të parë një pjesë e TVSH-së kthehet mbrapa tek ata dhe mu për këtë qytetarët meritojnë dhe nuk guxojnë të tolerojnë mosdhënien e llogarive fiskale ose dhënien e llogarive fiskale të pavlefshme, tha Lukarevska.

 

E drejta e kthimit të një pjese të TVSH-së do të realizohet me paraqitjen e të dhënave prej bar kodit të llogarisë fiskale përmes softuerit aplikativ të DAP, që do të mund të bëhet më së voni në afat prej 10 ditëve prej datës së dhënies së llogarisë fiskale.

 

“Kthimi i TVSH-së do të bëhet në llogarinë transaksionare të qytetarit pa shtrimin e kërkesës, në afat prej 60 ditëve pas skadimit të tremujorit kalendarik në të cilin është dhënë llogaria fiskale. Shuma e kthyer e TVSH-së mbi këtë bazë nuk paraqet të ardhura që u nënshtrohen tatimimit me tatim të të ardhurave personale”, sqaron këshilltari i tatimeve Pavle Gacov.