Data e sotme
November 14, 2019

MENDIME PARAVERORE

Shkruan: Trifun Kostovski

 

Sapo kemi hyrë në verën e gjatë dhe të nxhetë,  siç thuhet në zhegun e verës. Janë të nxehta dhe të rënda këto ditë dhe faktikisht edhe simbolike. Temperaturat janë duke u rritur e mbase është koha me ftohtësi të mendojmë dhe t’i rregullojmë mendimet.

Na pret vjeshtë e nxehtë në ringun politik. Na pret ridefinimi përfundimtar i gjithë rikonstruksionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ndërsa me padurim e presim edhe datën e paralajmëruar gjatë për negociata me Bashkimin Evropian. Për mua, kjo datë nuk do të thotë asgjë – është vetëm modusi, forma për lëvizjen tonë. Për mua me rëndësi të madhe janë vlerat e vërteta sociokulturore, të cilat duhet t’i realizojmë dhe përforcojmë. Pyetem nëse ne kemi kapacitet për këtë hap. A jemi të gatshëm t’i përvjelim mëngët me zgjidhjen e vërejtjeve fundamentale, të cilat janë në raportet e Komisionit Evropian. Bëhet fjalë për shpenzimin jotransparent të parave publike, korrupsionit dhe shoqërisë dhe para së gjithash në gjyqësi. Dhe gjithsesi për mua më i rëndësishëm është ndryshimi i Kodit Zgjedhor.

Vlerësoj se vera do të jetë e mjaftueshme për të menduarit më të kthjellët të njerëzve të cilët nuk janë në pozita dhe sjellin vendime të rëndësishme. Gjithçka me një qëllim – ta shtrojmë rrugën drejt Familjes Evropiane, por jo vetëm si anëtare formale, por si stil i jetesës, si sistem i vlerave, si kulturë dhe si sistem politik stabil dhe i drejtë.

Vitin e ardhshëm sërish na presin zgjedhje parlamentare. E ndjej se populli po bëhet gjithnjë e më i pjekur dhe më i pjekur, pasi me mosaktivizimin e tij në ciklin zgjedhor, verbërisht refuzon t’i pranojë programet zgjedhore të partive, të cilat riprodhojnë vetëm fraza të njëjta. Kjo do të thotë se qytetarët prodhojnë ide të reja të freskëta, personalitete të reja të cilat flasin jo me gjuhë propagandistike por me gjuhë normale të bazuar në realitet.

Jam i bindur se vetë Bashkimi Evropian do t’ua ofrojë këtë datë për fillimin e negociatave kur do të jetë më e dukshme se ky vend ka arritur deri në atë zhvillim shoqëror në të cilin secili individ do të jetë shembull për vlerat evropiane.

Të gjithë faktorët e skenës politike do t’i lusja të hyjnë në analizë më të thellë dhe më objektive kritike në rrugën e pasuksesshme të vendit, që zhvillohet për tre dekada, dhe më pas të ofrojnë zgjidhje se si të dilet prej këtij qorrsokaku. E di, ndërtimi i shoqërisë demorkatike është proces i gjatë në të cilin kërkohet përkushtim, dituri, durim, tolerancë dhe gjithsesi më e rëndësishmja ndjenja sipas së cilës duhet të funksionojë shteti ligjor.

Nuk do të doja më shumë t’i kthehem asaj se si i kemi kaluar tre dekadat e para të pavarësimit tonë. Dëshiroj ta shohë të ardhmen. Dëshiroj të nxjerrë leksione prej gabimeve që i kemi bërë, me qëllim që të mos i përsërisim. I mbështes ata politikanë të cilët kanë qëllime të ndershme, ta shfrytëzojnë politikën si vegël për të mirën e të gjithë qytetarëve në RM, të jenë më të guximshëm, të qartë në qëndrimet e tyre dhe t’i bindin qytetarët jo me fjalë por me vepra.

Për njo muaj jo të plotë i shënojmë Ilindenin dhe KAÇKM-në që janë shtetëformuese për Republikën e Maqedonisë. I kujtojmë njerëzit e ditur dhe të paditur që e kanë dhënë jetën e tyre në ndërtimin e këtij vendi. Ne duhet të jemi dinjitoz dhe t’ua shpaguajmë atë. Duhet për kohën tonë të jemi shembull për ndershmëri, guxim, përgjegjësi dhe përkushtim siç kanë qenë ata shembull për kohën e tyre.

Do të përfundoja me edhe një mesazh të dërguar për aktorët e skenës politike. Populli pret zgjidhje konkrete, përkushtim dhe dituri më të mëdha. Veçanërisht pret kujdes të veçantë në krijimin e zgjidhjeve të kuadrit, të cilët duhet të japin përgjigje për të gjitha dilemat e lartpërmendura.

 

Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit