Data e sotme
July 22, 2019

BALLKANI I INTEGRIMEVE TË NGADALSHME

Shkruan: Bardhyl ZAIMI

 

Metafora e studiueses Maria Todorova ” Atje poshtë në Ballkan” tashmë po zbërthehet në kuptimin e vetë, duke ofruar përveç vonesave tipike ballkanike edhe një vizion gjithëpërfshirës të vendeve të Europës për të krijuar një konstantë të përhershme afirmimi dhe përafrimi me kontinentin e vjetër.
Qyteti Poznan i Polonisë ka kahëzuar qasjen aktive të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor pavarësisht dallimeve që shtetet kanë mbi procesin e zgjerimit. Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poznan i ka dhënë edhe një impuls tjetër të fortë ambicies së rajonit për t’u integruar, por pa dhënë garanci për një integrim të shpejtë siç mund të jenë pritjet e vendeve që kanë filluar bisedimet për anëtarësim dhe vendeve që presin një datë pēr fillimin e bisedimeve me BE-në.
Bashkëpunimet e vendeve të rajonit mes tyre, por edhe me vendet europiane sidomos në fushën e infrastrukturēs rrrugore të ashtuquajtur të konektivitetit mbetet një ndër prioritetet kryesore të afishuara në këtë konferencë. Njē ndërlidhje infrastrukturore. Tashmë mbetet e sigurt që BE do të investojë shumë para për të krijuar një moment konektiviteti në shumë rrafshe në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të krijojë suazën e nevojshme të standardizimit për një integrim sa me më pak dhimbje tē vendeve të rajonit.
Ngutja dhe pritja e ethshme janë dy gjendje të përhershme në Ballkan që vijnë si reaksion i vonesave historike, që vijnë të pērligjura nga ajo metaforë historike ‘ atje poshtë në Ballkan”. Rajoni i ” teprive historikr”, i paragjykimeve dhe turbulencave të vazhdueshme politike gjatë kohë po jeton nën hijen e rëndë të një optimizmi joreal dhe zhgënjimeve që vijnë nga vetë politikat jokozistente dhe improvozuese.
Duket se tashmë ka ardhur koha të kuptohet që anëtarësimi në BE nuk ndērlidhet me fate dhe karriera politikanësh, me ngutjet e tyre dhe me lojërat e brendshme politike. Duhet të kuptohet përfundimisht se anëtarësimi mbetet një proces i koordinuar dhe dimensionuar me politikat e BE-së që nënkuptojnë një rajon të paqes, bashkëpunimit dhe të politikave koherente zhvillimore.
Samiti i Poznanit e riafirmon pikërisht këtë qasje aktive përafrimi që nënkupton përbrendësim të vlerave europiane dhe të një pradigme tjetër përgatitore me të cilën tashmë duhet të mësohen vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pavarësisht nga rezervat konceptuale që mund të kenë vendet europiane njē gjë mbetet e sigurt që rajoni nuk do të mbetet në “vetminë e madhe” të ndikimeve joeuropiane, përkundrazi Procesi i Berlinit i inicuar si një qasje reale dhe koherente nga kancelarja Angela Merkel që në vitin 2014 do të jetë porta përmes së cilës vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen pjesë e familjes europiane. Edhe analistë mediash prestigjioze europiane sqarojnë se ” askush nuk mendon për një zgjerim të shpejtë të BE në Bruksel, por vendet e Ballkanit kanë nevojë për oferta konkrete në vend të premtimeve boshe”.
Sipas këtyre mediave, këtë boshllëk duhet ta plotësojë Procesi i Berlinit, iniciativa e përbashkët e disa vendeve të BE-së, gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionit Evropian. Me fonde dhe samite, që mbahen çdo vit – si Samiti i Poznańit. Tetë projekte të reja infrastrukturore janë miratuan në këtë samit, afro 700 milionë euro ka vënë në dispozicion BE për to, 180 milionë syresh grante, pjesa tjetër ne formë kredish.
Ballkani, pra, duhet të kuptojë më në fund se koha e procesit të integrimit nuk është një lumë i rrëmbyeshëm, por një lumë i qetë që rrjedhë ngadalë drejt kaltërsive europiane.
Në Poznan mes tjerash është doskutuar edhe gjendja e mediave në Ballkanin Perëndimor. Në Forumin e Shoqërisë Civile në temën ” Kērcënimi hibrid ndaj demokracisë: Dezinformimi dhe propaganda” gjerësisht ēshtë diskuar nga panelistët funksionimi i mediave në rajon dhe sfidat me të cilat ballafaqohen. Lajmet e rrejshme, kontrollimi politik i lajmeve si dhe diskurset dhe narracionet ideologjike kanë qenë pjesë e këtij debati përmbajtësor.
Është parë si domosdoshmëri në këtë forum që të përfërcohet sa më shumë sfera mediale si një predispozitë për të hapëruat drejt politikave të mirëqena dhe për një demokratizim të mirëfilltë të vendeve të rajonit. Strukturimi i mediave të pavarura është parë si një kusht i domosdoshëm për një zhvillim të qëndrurshëm dhe bashkëpunime tē thelluara rajonale.
Gjithë këto tema të diskutuara në Poznan kanë krujuar një vizion shumë më real për Ballkanin Perëndimor larg pritjeve dhe urgjencave që nuk arrijnë të kuptojnë se anëtarësimi është një proces me shumë sfida dhe angazhime. Ballkani Perëndimor ka nevojë për përkrahje dhe për një parapërgatije për të përbrendësuar vlerat dhe standardet europiane. Procesi i Berlinit e ofron pikërisht këtë patadigmë koherente. Rajoni nuk është i vetë dhe nuk është ” atje poshtē…” Përkundrazi është në paradhomën e Europës, një hap pranë familjes europiane. Samiti i ardhshëm pritet të mbahet në Maqedoni dhe Bullgari.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit