Data e sotme
November 14, 2019

HIMNE

Shkruan: Aleksandar Krzhallovski

 

Gjithsesi se arsyeja e kësaj kolumne është “pluhuri” që u ngrit rreth këndimit të gabuar të himnit maqedonas nga Tamara Todevska, në shënimin tradicional në Ambasadën amerikane të Ditës së Pavarësisë së tyre – 4 Korriku.

Nuk e kam ndërmend të shtoj diçka rreth ngritjes së panevojshme të pluhurit përveç se të pajtohem se reagimi (i filluar nga Diaspora e bashkuar maqedonase – DBM) ishte i arsyeshëm si edhe kërkimfaljet e njëpasnjëshme edhe të këngëtares edhe të vetë ambasadës. Dhe këtu duhej të përfundonte e gjitha.

Ishte mirë në fakt edhe të përkujtohemi se sa secili prej nesh e di ose nuk e di himnin. Dhe cilin prej tre versioneve të tij të ndryshme:

  • himni origjinal i Vllado Maleskit për herë të parë është kënduar në Strugë në pritjen e Vitit të Ri 1942 në shtëpinë e Sotir Shuta, me katër strofa (duke e përfshirë edhe atë të cilën e ka kënduar Tamara, për “të rinjtë, të moshuarit, djemtë dhe vajzat që në këmbë janë ngritur”, si edhe me (Nikolla) Karev dhe (Dimitar) Vllahov në mesin e heronjve tanë të përmendur (përveç Goce Dellçevit, Pitu Gulit dhe (Jane) Sandanskit);
  • atë “socialist” i cili vlente (dhe të gjithë ne prej këtyre gjeneratave e kemi mësuar kësisoj) “pas rastit Informbiro” nga viti 1949 e deri në vitin 1992, ndërsa në të cilin janë larguar Karev dhe Vllahov (si bugarofill sipas vlerësimeve të atëhershme të atyre që kanë vendosur), ndërsa me Dame Gruevin e shtuar;
  • aktual i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë (së pavarur) më 11 gusht 1992, në të cilin është hequr strofa e dytë, dhe ai tani i ka tre strofa.

 

Siç thashë më lartë, nuk do të shtoja më shumë ndaj diskutimit për himnin aktual dhe historinë e tij (për këtë mundet në mënyrë më kompetente dhe më mirë të na iluminojë i biri i Vllados, profesori Denko Maleski), por e gjithë kjo ma përkujtoi një debat tjetër (të ashpër) për atë – nëse dhe sa sportistët tanë (veçanërisht futbollistët) e këndojnë himnin gjatë intonimit të tij para ndeshjeve.

As nuk më kujtohet se çfarë ishte atëherë rast i diskutimit, dhe as për kë kishte të bëjë fjalë më konkretisht, por ky rast më stimuloi që t’i shikoj historitë e himneve më të njohura në botë, ndërsa i impresionuar nga pamja e futbollistëve të Francës, të gjithë deri në një, në zë dhe me pasion e këndojnë marsejezën e tyre para fillimit të çdo ndeshje (në këtë rast të Kampionatit Botëror të vitit të kaluar në Rusi, por kjo vlen edhe në përgjithësi, gjegjësisht gjithmonë pamja është e tillë me francezët).

Më pat ardhur pak çudi, se si tregojnë kaq lidhshmëri ndaj himnit, edhe pse pjesa më e madhe e tyre janë me ngjyrë, dhe do të thosha “nuk janë francezë origjinalë”. E kontrollova këtë fakt dhe doli se prej 23 anëtarëve të ekipit, gjegjësisht dy nuk janë të lindur në Francë (të gjithë të tjerët janë të lindur atje, dhe me atë janë edhe “francezë pas lindjes”, gjegjësisht shtetas të Francës me vetë atë që kanë lindur atje). Por, madje 14 prej atyre 23 vijnë prej shteteve të tjera (kryesisht afrikane) gjegjësisht prindërit e të gjithë atyre NUK janë të lindur në Francë dhe janë emigrantë të cilët janë zhvendosur para 20-30 vjetësh.

Akoma më e çuditshme për mua ishte ai lojalitet kur i lexova vargjet e marsejezës. E dija se ishte marsh ushtarak (në një varg hë për hë bëhet thirrje që të merret arma dhe të marshohet, që me, vini re – gjakun e papastër (të armikut) të mbushen llogoret tona”), por nuk e dija se është kaq brutal. Mirë, flitet edhe për lirinë dhe shpëtimin prej tiranëve.
Atëherë, tiranët kanë qenë pushtuesit e Prusisë dhe Austro-hungarisë me të cilët Franca ka hyrë në luftë në vitin 1792 dhe gjegjësisht, kënga është shkruar atëherë që të motivohen ushtarët francezë dhe është quajtur “Këngë lufte e Armatës së Rajnës”. Një kuriozitet tjetër është se aso kohe edhe në këtë rajon të Alzasit, rreth Strasburgut,shumica e ushtarëve francezë NUK kanë ditur frëngjisht dhe kënga është përkthyer edhe në gjuhën gjermane!!!). Por, flitet edhe për tradhtarë, për prerjen në fyt, për skllevër dhe ngjashëm.

Ishte e çuditshme që i kam imagjinuar ushtarët francezë se si e kanë kënduar marsejezën kur i kanë pushtuar kolonitë afrikane dhe me atë këngën i kanë vrarë paraardhësit e këtyre futbollistëve të cilët me po aq krenari e këndojnë po të njëjtin himn.

Është interesante se në vitin 1992 ka pasur një iniciativë për të ndryshuar tekstin e himnit (e udhëhequr nga gruaja e ish-presidentit francez Fransua Miterran, Danielle) në mënyrë që të përputhet me frymën e kohës dhe për të hequr fjalët që në kontekstin e tanishëm, nuk janë “politikisht korrekte”. Këto nisma nuk u mbështetën dhe akoma vlejnë vargjet origjinale. Supozoj këto janë ato çështje identitare kur diçka do të lëshojë rrënjë në frymën e kombit, që është e pamundur ta ndryshosh!

 

Le të shohim diçka edhe për himnin gjerman – këngën e gjermanëve. Kompozimi (muzika) vjen nga Jozef Hajdën nga viti 1797 dhe është krijuar për nder të Kajzerit të atëhershëm (pushtuesi) Franc II. Teksti është krijuar në vitin 1841 dhe konsiderohet si një prej simboleve të bashkimit të Gjermanisë. Në kohën e Republikës së Vajmarit, në vitin 1922 është shpallur himn kombëtar, ndërsa më pas edhe në vitin 1952, por vini re, vetëm me strofën e tretë (që flet për bashkim, drejtësi dhe liri).
Sikur të mos e lexoja këtë, do të betohesha se teksti fillon (ndërsa mendoja se edhe titulli është ky) me “Dojçland, Dojçland uber ales” gjegjësisht – Gjermania mbi të gjitha. Gjegjësisht, është e saktë se ky është vargu i parë i himnit origjinal (dhe atëherë me atë është menduar të tejkalohen interesat lokale të udhëhjeqësive më të vogla dhe formave të tjera të autoriteteve të atëhershme, që të realizohen idealet për një shtet më të madh kombëtar të të gjithë gjermanëve – por meqë himni i njëjtë vlente edhe në kohën e Gjermanisë naziste – këto vargje kanë marrë edhe rëndësi tjetër, dhe pas Luftës së Dytë Botërore shmangen! Interesant, asnjëherë nuk janë ndaluar e as larguar nga versioni i plotë i himnit, por në intonimet zyrtare nuk këndohen dy strofat e para por vetëm strofa e tretë. Kjo situatë shkakton habi dhe shpesh ndodhin intonimet e gabuara, gjegjësisht fillon me vargun më lartë. Janë edhe disa raste edhe të ngjarjeve sportive zyrtare, ndërsa interesant – zakonisht gabojnë performues anglezë! Por, ka gjithnjë e më shumë kërkesa, këto vargje të kthehen edhe në himnin zyrtar, ndërsa fëmijët në shkollë gjithsesi ta mësojnë këngën në tërësi. Keqbërësit (ndërsa edhe konspiruesit) do të thoshin, kjo është ajo nevojë gjermane e dominimit dhe fitores mbi tjetrin. Kush e di – me siguri edhe kjo është çështje identitare dhe një prej elementeve të suksesit Gjermania në shumë gjëra të jetë e para dhe më e mirë se të tjerët.

 

Ka edhe tregime të tjera interesante për himnet e tjera. “Marshi mbretëror” spanjoll është për shembull himni i parë zyrtar i ndonjë shteti (viti 1770) dhe nuk është ndryshuar deri më sot, ndërsa interesant është ndër të rrallët që nuk kanë tekst. Ose thjeshtësia e himnit britanik “Zot ruaje mbretëreshën” (God Save the Queen). Shumica flasin për atdheun (ose në variante për: atdheun apo mëmëdheun) dhe jo rrallë edhe për flamurin (p.sh. ai amerikan apo shqiptar). Himni amerikan gjithashtu e shënon fitoren ushtarake, mbi nëndetësen britanike në Gjirin e Baltimorit në vitin 1812, kur në fortesën MekHenri ka valuar flamuri i SHBA-së (atëherë me nga 15 yje dhe vija), në të vërtetë kjo nuk është theksuar në mënyrë eksplicite në tekst. Zelanda e Re i ka dy himne, ndërsa në Afrikën e Jugut vetë himni i përmban vargjet e pesë prej 11 gjuhëve zyrtare.

 

Kaq për sot për himnet, ndërsa në pritje ta shohim përbërjen e qeverisë së re në Greqi, të kryesuar nga Krijakos Micotakis, pas fitores së madhe të tij kësaj fundjave, ndërsa aq më shumë për qëndrimin e tyre lidhur me Marrëveshjen e Prespës!

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit