Data e sotme
July 22, 2019

HIMNI SI RAST: NËSE VEÇ MË DUHET TË NDODHË SA MË HERËT AQ MË MIRË

Përvoja na mësoi se në shoqërinë tonë të ndërlikuar në aspektin etnik më nuk guxon të ketë tabu tema. As për gjërat më të ndjeshme siç janë simbolet e shtetit.

Shkruan: Zoran Ivanov

 

Temat duhet hapur dhe për to duhet diskutuar, argumentuar, identifikuar paqartësi dhe të kërkohen zgjidhje. Është detyrë e politikës, por edhe detyrë e opinionit, pjesëmarrësve në jetën shoqërore dhe politike publike. Përvoja jonë maqedonase na mëson se çdo mbyllje e syve para disa situatave të caktuara kryesisht ka përfunduar keq. Madje edhe me konflikte dhe epilogje edhe të dhunshme ose gati kështu, dhe sipas rregullit edhe me trauma kombëtare. A duhet t’ua kujtoj kohën e parauniverzitetit në Tetovë, që apo ishte një aheng privat, e të flamujve dhe të tillë ose të atillë, pastaj konfliktin e përgjakshëm dhe të armatosur ndëretnik, pastaj traumat me Marrëveshjen e Ohrit dhe zbatimin e saj dhe zhvillimet e shumta të tjera të ngjashme të brendshme në Maqedoni.

Kujtesa e shkurtër, mungesa e lidershipit të vërtetë shtetëror, mungesa e një ndjenje politike për nevojat e kohës, kushtet e paqëndrueshme në afat të gjatë, na çojnë nga traumat në trauma, për shkak të ideve të gabuara nacionale ose inateve, nëpërmjet shitjes së mjegullave patriotike në paqëndrueshmëritë e përhershme si një tipar i rrugës së valëzuar maqedonase përmes pavarësisë. Të gjitha kryesisht për shkak të paaftësisë politike dhe mungesës së ndjenjës së momentit, për nevojën e shtetit si një komunitet i të gjithëve. Ka vuajtur dhe vuan shoqëria. Progresi dhe afirmimi i shtetit dhe i të gjithëve dhe gjithçka brenda tij.

Duke gjykuar nga reagimet e një pjese të publikut, emocionet dhe vulgarizimet për incidentin, edhe me Tamarën dhe himnin maqedonas, ashtu disi është edhe tani. Dhe në fakt, në vend të zhurmës aq të madhe dhe llomotitjeve, ja një rast në kohë për një polemikë të arsyeshme. Ose sërish gjithçka të futet nën qilim ndërsa më tej kush si t’ia çojë. Ose, megjithatë, tema për simbolet shtetërore, përfshirë himnin, do të hapet deri në fund. Do të mbetet, të paktën në pjesën tekstuale, ai edhe më tejë të vazhdojë të jetë etno-nacional, siç e përjetojnë shumë bashkëqytetarë tanë ose do të transformohet në një himn shtetëror të vërtetë për të gjithë. Në një këngë solemne, në tingujt e të cilës do të gjejnë vend të gjithë qytetarët maqedonas, të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përvoja na mëson se në shoqërinë tonë të ndërlikuar etno kulturore nuk guxon të ketë tabu tema. As për gjërat më të ndjeshme siç janë simbolet e shtetit. Veçanërisht për shkak të interpretimit të tyre dualist dhe përjetimit edhe si shtetërore edhe si kombëtare. E dimë ndërsa heshtim se krahas multi specifikave tona rreth interpretimeve dhe përjetimeve për nacionalen dhe shtetëroren, këtu ka temë, veçanërisht temë për opinionin politik. Veçanërisht për himnin. Ai edhe nuk është aq solemn për një pjesë të mirë të popullatës së vendit, madje edhe për bashkësi të tëra etnike. Veçanërisht për qytetarët shqitarë të cilët gjatë çdo intonimi të tij në ngjarje sportive, për shembull, shoqërohet me kthimin masiv të shpinës ndaj publikut entik ose me fishkëllima për mosmiratim. Krahas kësaj liderët e tyre politik nuk e humbasin rastin simbolet shtetërore aktuale t’i problematizojnë në kuptimin e pengesës për harmonizimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndëretnike. Që këtu edhe pyetja a ka guxim, krahas të gjitha rrjetimeve të deritanishme ndëretnike të cilat rezultuan madje me ndryshime më gjithëpërfshirëse kushtetuese, vendi të përballet me edhe një kontroll për stabilitet më të përhershëm të shoqërisë maqedonase. Kësaj here për temën simbolet shtetërore.

Rastësore, e qëllimshme, e kurdisur çfarëdo të ketë qenë ngjarja me himnin në oborrin e ambasadës amerikane mbase është rast i mirë të kujtohemi se sado që të jenë sensitive dhe të dhimbshme disa çështje, heshtja dhe anulimi i gjendjeve të cilat sjellin një dozë të pabesisë etnike, vetëm synojnë drejt krizave të cilat më herët ose më vonë sipas rregullit eskalojnë. Më pas na mëson përvoja, zgjidhja e tyre e pakalueshme bëhet më e komplikuar, më e ndërlikuar dhe veçanërisht traumatike.

Himnet janë brend nacional i patentuar para disa shekujsh në kohën e krijimit të shteteve të ashtuquajtura nacionale. Ombrellë e cila ka pasur për qëllim kombi në mënyrë më të saktë të gjithë popullatën në kuadër të kufijve konkretë, ta ruajë një kondicion lojal lidhur me shtetin e identifikuar përmes pushtuesve. Që atëherë, që para dy, tre shekujsh e këtej, himnet nacionale nuk humbën shumë prej qëllimit të tyre të parë. Këto këngë solemne e mbështesin patriotizmin, e kultivojnë patriotizmin, nxisin suksese, e bashkojnë kombin. Ato duhet ta kenë këtë funksion burimor. Kështu ndodh edhe me shtetet me himnet e tyre. Kështu ndodh edhe me himnin tonë maqedonas.

“Sot mbi Maqedoninë lind” është krijuar në rrethana të euforisë fituese në kohën e themelimit e shtetit maqedonas dhe në definimin e parë institucional të kombit maqedonas. Që atëherë kaluan plot shtatëdhjet e pesë vjet. Himni maqedonas në kuadër të Jugosllavisë rrallë herë intonohej përveç për festat republikane dhe në manifestime të ndryshme lokale. Por ai atëherë nuk e kompensonte atë jugosllav “Hej sllavë”. Afirmimin e plotë himni ynë e mori madje pas pavarësimit kur, përsëri, të udhëhequr prej mundësisë për shtet të pavarur, përveç për ndjenjat tona nacionale maqedonase u injoruan sinjalet për ndjenjat etnike të të tjerëve. Këtë edhe sot e shpreh teksti i himnit tonë. Në rrethanha të sotme mjaft specifike dhe vazhdimisht intensive vlerësuese madje edhe etnokonfliktuoze, vargjet e tij në mënyrë eksplicite i drjetohen vetëm kombit maqedonas si etnikum dhe jo edhe shtetit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve.

Ja kjo është tema, dhe jo ajo se pse Tamara paska gabuar ose e kanë kurdisur të gabojë. Kjo është e parëndësishme njëjtë sikurse është e parëndësishme nëse performanca e saj në festën amerikane ishte vetëm provë, vetëm test i dikujt për reagimet e maqedonasve rreth adaptimit eventual të këtij simboli shtetëror. Prandaj, nëse kjo çështje e ndjeshme është e mundur disi le të flasim edhe për të në mënyrë pak më të relaksuar dhe më të kthjellët. Edhe për himnin dhe në përgjithësi për simbolet tona shtetërore.

Vetëm një përkujtim i shkurtër i etapave shtetformuese maqedonase: Me intervenimet më të reja shtetërore ne praktikisht jemi Republika e tretë e Maqedonisë. Pas asaj të parës Federale, pastaj Popullore, pastaj Socialiste prej KAÇKM-së në 44-ën, përmes së Dytës së Pavarur me Referendumin e 91-ës dhe pas vitit të kaluar të Prespës, deri tek e Veriut prej 19 janarit. Nga e para e këtej Republika e Maqedonisë evoluoi në bazat e veta të sistemit politik të vet. E shtypur prej konflikteve, kryesisht ndëretnike, ndërsa me qëllim që ta harmonizojë shoqërinë, bëri kompromise të domosdoshme të cilat rezultuan me shumë ndryshime të brendshme. Një prej të fundëve është Ligji për përdorimin e gjuhëve, më saktë implementimi i dispozitës kushtetuese për gjuhën e dytë zyrtare në shtet. Me këtë praktikisht u përmbyll korniza juridike e marrëveshjes kornizë. Maqedonia vendosi edhe një pikë të re historike. Thuajse u pezullua edhe ministria kompetente për Marrëveshjen e Ohrit si mesazh se kjo etapë është pas nesh dhe se vendi është para prioriteteve të tjera.

Jo vetëm brenda, vendi bëri kompromise të dhimbshme edhe jashtë, me fqinjët, me marrëveshjet me Bullgarinë dhe me Greqinë. Ato shkaktuan dhe do të shkaktojnë akoma reagime, dilema, kthjellime dhe realitete të reja. Proceset shoqërore nuk ndalojnë edhe më tej do të jemi të drejtuar para sfidave të reja. Për shumë gjëra ndërsa sipas sinjaleve edhe për himnin. Nëse këto gjëra nuk shqyrtohen dhe nuk parandalohen tani, probleme mund të ketë që nesër. Nënkuptohet, vetëm nëse dëshmohet se kjo është e domosdoshme dhe se për këtë simbol do të duhet të kërkohen zgjidhje të reja. Dhe, gjithsesi, nëse vlerësohet se ky do të jetë hap i pakalueshëm për shtet akoma më stabil dhe më të barabartë për të gjithë. Dhe veçanërisht, shtet më i sigurt edhe për ne maqedonasit edhe për konstituimin tonë shtetëror.

Është e pritshme, shumica do të reagojnë të nxitur për shkak të reagimeve të tyre emocionale jopraktike dhe të padobishme nacionale. Mirëpo në këtë tekst flas për realitetin dhe pakapërcyeshmërinë e proceseve. Këto shqyrtime, sado që të duken të repta, jopopullore, akombëtare për disa madje edhe tradhëtare janë në relate që të gjhendet, gjithsesi edhe përsëri vetëm nëse dëshmohet se nevojitet një vendim i dobishëm.  Sikur të jetë ai edhe një kompromis i cili himnin maqedonas si një prej simboleve më kryesore shtetërore akoma më shumë do ta avancojë si një element koheziv në shoqërinë e barabartë për të gjithë. Dhe veçanërisht edhe si një tullë në shtetin bashkëkohor të Maqedonisë së barabartë për të gjithë. Që këtu, del edhe pyetja nëse himni aktual i shtetit i mbështjellë në fustanin aktual tekstual e luan ose nuk e luan rolin e vet historik?

Përgjigja duhet kërkuar në një debat publik demokratik dhe të civilizuar. Heshtja nuk është zgjidhje, aq më pak zhurmat dhe emocionet rreth gafit të Tamarës. Pavarësisht reagimeve dhe shprehjeve të ndryshme emocionale, është e nevojshme që kjo temë të hapet.

Sa më herët aq më mirë. Të bisedohet dhe të shihet se si më tej. Për të mirën e të tashmes dhe të së ardhmes së shtetit tonë.

Nëse megjithatë diçka duhet të ndodh nesër, sado që të jetë e ndjeshme dhe e dhimbshme për ne, le të ndodhë sot.

 

Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit