Data e sotme
August 23, 2019

VALLË EDHE TI (BIR) PPS?

Shkruan: Aleksandar Krzhallovski

 

Është keq që pas një fundjave në të cilën u mbajt edhe një D-festival i suksesshëm në Dojran edhe një manifestim i traditave tona shekullore të dasmës së Galiçnikut, dhe një fundjavë në të cilën ishim dëshmitarë edhe të një finaleje spektakulare të tenisit në Uimbelldon, të kthehemi në realitetin tonë të korrupsionit, krimit, reketimit dhe siç po shkojnë punët – pritshmërive të dëshpëruara, kësaj radhe prej PPS-së.

 

Dhe e gjithë kjo pas së dielës me rastin e prenkerëve rusë dhe kryeministrin tonë, i cili pas arrestimeve, paraburgimeve, bastisjeve nëpër shtëpi dhe televizione, marrjen e telefonave të prokurorëve publikë dhe çfarë jo tjetër, duket e largët dhe duket  jo aq e rëndësishme.

Shpresoj se është ashtu – se do të harrohet shpejtë si një episod i pakëndshëm, i cili nuk do t’i prishë shumë marrëdhëniet me fqinjët dhe vendet drejt së cilave synojmë (BE dhe NATO) – por nuk besoj se do të mbetet me kaq. Edhe vetë nevoja kryeministri t’u kërkojë falje për atë që e ka thënë presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, tregon se puna as nga larg nuk është aq e vogël dhe e parrezikshme siç po përpiqet pres shërbimi qeveritar ta shfaqë (se nuk janë prishur marrëdhëniet me vendet e tjera, se nuk janë dhënë fshehtësi shtetërore, ose se vetëm janë konfirmuar qëndrimet të cilat janë shprehur publikisht). Ndërsa edhe vetë këta presidentë, krahas thënieve se një gjë e tillë ka mundur dhe është të dashur të pengohet, gjegjësisht të mos ndodhë aspak (të vijë drejt bisedave telefonike me presidentin/kryeministrin, pa kontrollin elementar të identitetit të bashkëbiseduesit), në përgjigjet e veta e manifestuan besimin e humbur.

Me atë, ky rast i ka të paktën dy pasoja të dëmshme. Njëra është në atë që kjo Qeveri e ndërtonte gjatë dhe e theksonte si një prej arritjeve më të mëdha të saja – ndërtimin e miqësive me fqinjët dhe më gjerë dhe kthimin e prestigjit të rrënuar të shtetit në bashkësinë në BE/NATO. Fqinjët tashmë kanë reaguar se me rezervë do ta shohin këtë miqësi e cila do të reduktohet në përshëndetje mirësjelljeje ndërsa shtetet më serioze (përfshirë edhe Rusinë) vendosën të mos reagojnë.
Nuk besoj se kjo do të ndikojë në procesin e anëtarësimit tonë në NATO (megjithatë është primare në NATO interesi edhe i Maqedonisë të bëhet anëtare ndërsa mbetën edhe vetëm tetë ratifikime në parlamentet kombëtare), por gjithsesi disa “vetulla do të ngriten” të personave të rëndësishëm në NATO, të marrëdhënies tonë ndaj sigurisë, duke i përfshirë edhe komunikimet dhe trajtimet e informacioneve me karakter sensitiv dhe të besueshëm. Por, nuk besoj se kjo do të mbetet e pavërejtur në tentimet tona të marrim datë për negociata me BE-në, gjegjësisht se gjithsesi disa vende do ta theksojnë këtë rast si edhe një dëshmi për pagatishmërinë tonë për arritjen dhe përafrimin drejt standardeve të BE-së, ndërsa me atë edhe për fillimin e negociatave për anëtarësim. Pasoja e dytë e dëmshme është humbja e mëtejme e besimit në institucionet tek qytetarët e Maqedonisë. Rasti me prenkerët tregoi mungesë të sistemeve elementare dhe procedurave për kontroll në kabinetin më të rëndësishëm në shtet – në atë kryeministror. Supozoj se edhe të gjithë ju, sikurse unë, merrni emaile herë pas here (ndërsa kohëve të fundit edhe sms) mesazhe-spam për fitime në lotari, ose trashëgime të mëdha të disa personazheve në Afrikë – të cilët ja ashtu në mënyrë rastësore, pikërisht neve na  kanë lënë milionat e tyre si trashëgimi, dhe nuk ngutemi që t’ua lëmë të dhënat tona të panjohurve dhe “miqve të sapozbuluar”.Unë kam fat se në organizatën time kam IT kolegë të mirë, dhe kur disa mesazhe të tilla të cilat janë bërë në mënyrë më inteligjente (më të sofistifikuara, shumë më të thjeshta se milionat në trashëgimi, si për shembull pjesëmarrjen në ndonjë konferencë të Kombeve të Bashkuara në Londër), por gjithsesi për qëllim kanë realizimin e komunikimit dhe dhënien e informacioneve personale dhe të tjera sensitive, këta IT kolegë i kontrollojnë dhe shpesh përcaktojnë se bëhet fjalë për spam, gjegjësisht mesazhe të rreme ose prezentim të rrejshëm të disa personave të caktuar.
Dhe kur të gjitha tentimet e tilla janë parandaluar tek unë në punë, habit se si një gjë e tillë ka kaluar në kabinetin kryeministror, ku krahas, sigurisë së vet duhet të kujdesen edhe për sigurinë e të gjithë neve, duke e përfshirë edhe mbrojtjen e komunikimeve tona. Me këtë rast duket se besimi është humbur dhe me siguri do të reflektohet shpejtë në anketat e ardhshme (edhe për besimin në institucionet dhe për rejtingjet e partive të cilat i udhëhiqen).

 

Kur jemi tek besimi, t’u kthehemi ngjarjeve të djeshme dramatike. Nuk do të ndaloja tek komentet për persona të cilët u shoqëruan në polici dje, ndërsa natën edhe janë ndaluar në paraburgim, përveç se kanë filluar të zbulohen fytyrat fiktive të tregimeve (saga reketare) të gazetarit Branko Geroski. Siç kam theksuar në disa qarqe të institucioneve dhe organizatave të cilat merren me luftën kundër korrupsionit, duket se ai me ato disa shkrime ka bërë më shumë në këtë luftë, sesa të gjitha këto organizata (përfshirë edhe timen në të cilën punoj) dhe institucionet. Kuptohet, nëse ky rast (dhe rastet e tjera të cilat i thekson në ato shkrime) shtyhen deri në fund dhe përfundojnë me vërtetimin e akuzave dhe me aktgjykime.

Ajo që e paraqet problemin më të madh, është ajo që edhe pse nuk theksohet drejtpërdrejt, as nuk publikohen emra konkretë, hetimi dukshëm shkon në drejtim të Prokurorisë Publike Speciale (PPS) dhe tregon për involvimin e mundshëm të veprimeve korruptuese dhe keqpërdorimeve të pozitës/funksionit dhe manipulimit me informacionet sensitive (veçanërisht përgjimin ilegal të bisedave telefonike private), përfshirë të nivelit më të lartë (të paktën një prej dy prokurorëve).

Nëse vërtetohet involvimi kriminel i ndonjërit prej prokurorëve të PPS-së në këtë rast (apo në të tjera), kjo në mënyrë plotësuese do ta prishë besimin në këtë institucion, deri në atë shkallë, me çka me siguri do të bëhet edhe i pavlerë edhe ekzistimi i saj (ndërsa me atë edhe i parëndësishëm debati për të cilin kryeministri caktoi takim liderësh për të premten). Ndërsa ky besim edhe ashtu ishte i humbur. Nga mbi 60% fillestarë tek qytetarët (numra të lartë me të cilët mund të lëvdërohen vetëm disa institucione nëpër vite, si armata, policia dhe bashkësitë fetare), ajo këtë vit ra deri në 44% (sipas anketës së MCMS-së), ndërsa sipas disa anketave të tjera më të reja deri në 36%. Involvimi eventual në korrupsion, vetëm se do ta vazhdojë këtë trend dhe shpejtë do ta ulë besimin ndaj PPS-së në nivel të institucioneve më të ulëta si gjyqësia dhe partitë politike ( të cilat tradicionalisht janë midis 20 dhe 30%).

Për fat të keq, më shumë se kaq, do ta “vrasë” besimin pasi është e mundur të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin e lartë. Duket se do të dëshmohet se kishte të drejtë një mik i imi (ish-deputet dhe ministër) i cili që nga formimi i PPS-së në vitin 2015 ishte skeptik se do të arrihen rezultatet e pritshme, duke vlerësuar se Maqedonia nuk ka kapacitet të ballafaqohet me korrupsionin e lartë. Logjika ishte e thjeshtë. Nëse me të vërtetë janë vjedhur kaq para (spekulimet shkonin dhe akoma shkojnë nga rangu i 500 milionë eurove, e deri në 5 miliardë euro, në dhjetë vitet e fundit), ata që i kanë vjedhur do të bëjnë gjithçka (për shembull, do të paguajnë aq sa duhet dhe kujt duhet) që të mos akuzohen/gjykohen. Me shifra të tillë, të përmendurit në këtë rast “Reket” shifra prej 1,5, 5 dhe 8 milionë euro, duken si “viktimë e vogël”.

Për fat të keq, me epilog të tillë i cili duket i sigurt, disa prej aktivistëve më të mëdhenj kundër korrupsionit tashmë paralajmërojnë “valixhet” dhe largim nga vendi, me fjalët e titullit të këtij teksti – vallë edhe ti (birr) PPS? Krahas “vulosjes së mundshme” të PPS-së (është e njëjtë nëse me marrëveshje politike të partive ose me humbjen e plotë të besimit dhe delegjitimimit), ky rast mbase do të ndikojë edhe në “datën famoze për negociata” të cilën e presim në tetor. Ndoshta disa do ta interpretojnë në mënyrë pozitive (demonstrimin e shtetit dhe sistemi juridik i saj të kapet ngushtë në korrupsionin e lartë), por kam frikë se për shumicën (vende anëtare të BE-së), ky do të jetë edhe një rast të “presim në dhomën e pritjes” për edhe ca kohë. Le të shohim! Mbase kjo më lartë që e thashë do të tregohet si druajtje e panevojshme, hetimi vazhdon akoma.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit