Data e sotme
October 15, 2019

I. MODELET ZGJEDHORE DHE PARLAMENTARET E MAQEDONISË SË VERIUT – SI MË TEJ

Maqedonia me siguri është vendi që thyen rekord me ndryshimin e rregullave zgjedhore.

Shkruan: Zoran Ivanov

Ka më shumë përkufizime për atë se çfarë është modeli zgjedhor, konkretisht për zgjedhjet për përbërjen e parlamentit. Dhe të gjitha kryesisht me variacione të vogla por pa dallime thelbësore në interpretime thuhet se modeli zgjedhor është përmbledhje rregullash të cilat i definojnë procedurat, mënyrat dhe veprimet për përcaktimin e mandateve të deputetëve përmes numrit të votave, gjegjësisht përmes vullnetit të shprehur në mënyrë të fshehtë të qytetarëve në zgjedhjet e drejtpërdrejta.

Pa kurrfarë pretendimesh për ndonjë edukim ose ndonjë analizë të veçantë, por vetëm si prezentim, me kërkesë të redaktorëve të “Inboks 7” në vigjilje të nismave më të reja partiake për hapjen e çështjes për ridefinimin e modelit zgjedhor ekzistues, në tre elaborime të njëpasnjëshme temë do të jenë disa aspekte teorike elementare të sistemeve të njohura në botën demokratike dhe sistemet më të aplikueshme zgjedhore demokratike me theks në modelet për zgjedhjen e deputetëve. Konkretisht për ne si shkrim ndaj dilemave për atë se çfarë modeli zgjedhor i duhet vendit dhe kush në mënyrën më përkatëse dhe më reale do ta reflektonte vullnetin e votuesve të Maqedonisë – modeli shumicë, proporcial apo ndonjë hibrid.

Maqedonia me siguri është vend i cili thyen rekorde në ndryshimet e rregullave zgjedhore. Thuajse nuk ka cikël zgjedhor veçanërisht për zgjedhjet parlamentare ndërsa të mos problematizohet modeli aktual dhe të mos hapen mendime profesionale dhe debate politike me temë modeli zgjedhor. Kjo çështje edhe tani mbetet aktuale. Për LSDM-në në pushtet madje ishte propaganduar edhe para zgjedhjeve të fundit me premtimin se do të ngritë nismë për ndryshimin e modelit në drejtim të një njësie zgjedhore dhe në listat e hapura.
Por tani hesht ndërsa për këtë nuk po prononcohet as VMRO-DPMNE në opozitë. Është dëshmuar se të dyjave nuk u konvenon të lëshojnë hapësirë për subjektet më të vogla partiake. Që të dyja partive të mëdha politike u përgjigjet modeli zgjedhor aktual apo variacionet në bazë të njëjtë, por presioni i opinionit politik dhe profesional për demokratizimin e shoqërisë së Maqedonisë edhe përmes ndryshimit të rregullave zgjedhore të cilat edhe subjekteve më të vogla do t’u mundësojnë më shumë mundësi për pjesëmarrje në praktikën parlamentare madje edhe në pushtetin ekzekutiv, bëhen gjithnjë e më të zëshme.

Veçanërisht për këtë angazhohen partitë e vogla politike votat e së cilave në zgjedhje me modelin aktual të listave të mbyllura të kandidatëve dhe gjashtë njësive zgjedhore praktikisht nuk u japin kurrfarë mundësish zgjedhore, ndërsa votat për to bëhet joefektive.
Kodi zgjedhor aktual në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndryshe, gjatë zgjedhjes së presidentit të shtetit dhe të kryetarëve të komunave e parasheh modelin zgjedhor shumicë ndërsa gjatë zgjedhjes së deputetëve më Kuvend dhe të këshilltarëve në komuna, është i përfaqësuar modeli zgjedhor proporcional. Më konkretisht, sipas modelit zgjedhor shumicë mandatin e merr kandidati cili do t’i fitojë më shumë vota. Votuesi e jep votën e tij për njërin prej kandidatëve të përcaktuar që ndodhen në fletëvotim. Nëse në raundin e parë zgjedhor asnjëri prej kandidatëve nuk e merr shumicën e nevojshme të votave, gjegjësisht pesëdhjetë për qind plus një prej votuesve të regjistruar, mbahet në raundin e dytë zgjedhor. Në të marrin pjesë vetëm dy kandidatë të cilët në raundin e parë zgjedhor i kanë fituar më shumë vota dhe fletëvotimi i përmban vetëm emrat e tyre.

Ky model të cilit vazhdimisht i bëjnë vërejtje subjektet më të vogla partiake, tek ne mbështetet fuqishëm prej partive të mëdha. Kjo për arsye se ky model siguron mundësi për logjistikë të fuqishme partiake në terrenin i cili kërkon resurse financiare, ndërsa partitë në pushtet, si privilegj i mbuluar parazgjedhor, kanë mundësi edhe për t’i vënë në funksion një pjesë të resurseve shtetërore në dobi të tyre. Një prej anëve pozitive të modelit shumicë është që u jep mundësi edhe kandidatëve të pavarur të hyjnë në betejën zgjedhore me përfaqësues të partive politike më të pasura dhe më të fuqishme, gjegjësisht me kandidatë të tyre. Gjithashtu, ky model mundëson kontakt jo të drejtpërdrejtë të kandidatëve me votuesit në terren si gjatë fushatave para zgjedhjeve ashtu edhe pas zgjedhjeve me përfaqësuesit e zgjedhur për njësitë zgjedhore. Do të thotë përveç përkatësisë partiake te ky model në shprehje vijnë edhe personaliteti i kandidatit dhe autoriteti i tij.

Modeli i shumicës për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë zbatohej në dy ciklet zgjedhore në vitin 1990 dhe në vitin 1994. U dëshmua efikas por edhe i shtrenjtë. Veçanërisht për shkak faktit që kryesisht zhvillohet në dy raunde zgjedhore me rivotime të mundshme plotësuese për shkak të parregullsive të konstatuara dhe mospranimit të zgjedhjeve në disa vendvotime.

Praktika jonë por edhe ajo ndërkombëtare dëshmojnë për faktin se edhe krahas sforcimit të personave kandidatë, për shkak të fushatave intensive dhe të shtrenjta me çka në të gjitha zgjedhjet i sforcojnë partitë e mëdha dhe të pasura, subjektet e vogla politike dhe veçanërisht kandidatët e pavarur kanë shumë mundësi të vogla me qëndrimet e tyre t’i prekin votuesit. Më pas nëse merret parasysh se sondazhet në opinionin publik tregojnë se para secilave zgjedhje më e madhe është për qindja e votuesve të cilët prononcohen se nuk e dinë se për kë do të votojnë, tregon për atë se fushatat e mëdha partiake në për qindje të madhe megjithatë i orientojnë votuesit ndaj kandidatëve të tyre partiak e pastaj të pavarur tek ta mbeten në margjinat e kujdesit zgjedhor.

Në ndarjen e mandateve marrin pjesë kandidatët ose partitë politike të cilat kanë marrë më së shumti vota. Gjatë këtij modeli qytetari prononcohet për listën e kandidatëve të partisë politike, koalicioneve partiake ose për lista të kandidatëve të pavarur. Subjektet prej fletëvotimeve marrin po aq numër mandatesh aq sa vota ka marrë lista e tyre e propozuar. Në rast se, gjatë kohëzgjatjes së mandatit, ndonjë vend i deputetëve  për çfarëdo arsye zbrazet, ai plotësohet me kandidatin e ardhshëm i cili ka marrë vota menjëherë pas atij paraprak pavarësisht se në cilën listë është kandiduar.

Por sipas rregullit tek ne asnjë nuk mund të jetë më e përhershme kështu edhe rregullat zgjedhore dhe në vitin 1998, gjithsesi me nismën e partive të mëdha politike, u bënë ndryshime në kodin zgjedhor dhe u vendos një hibrid i variantit shumicë-proporcionale. Atëherë ai i definoi 85 njësi zgjedhore për zgjedhjen e 85 deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 35 të tjerët deri në 120 deputetë janë zgjedhur nga lista proporcionale.

 

Por në vitin 2002 zgjedhjet e reja parlamentare u pritën me sistem zgjedhor proporcional me lista të mbyllura. Ky model deri më tani i kaloi pesë cikle zgjedhore për përbërjen e Kuvendit. Maqedonia është e ndarë në gjashtë njësi zgjedhore për zgjedhjen e 20 deputetëve në secilën prej tyre. Sistemimi i mandateve është sipas Formulës së Dantonit. Në fletëvotim ndodhen vetëm subjektet politike dhe bartësit e listave dhe qytetarëve u mbetet të votojnë vetëm për subjektin politik pa mundësi që të ndikojnë në krijimin e listës së kandidatëve.

Në mënyrë plotësuese është vendosur votim jashtë vendit me ç’rast në tre njësi zgjedhore zgjidhej nga një deputet sipas parimit të modelit zgjedhor shumicë. Me këtë numri i deputetëve u rrit në 123, ndërsa në ndërkohë, për zgjedhjet e fundit parlamentare votimi jashtë vendit është bërë në një njësi zgjedhore për tre deputetë. Por për shkak të daljes shumë të vogël dhe mosinteresimit të tanëve jashtë vendit nuk u zgjodh asnjë dhe parlamenti tani funksionon me 120 deputetë.

 

Në vazhdimin e radhës të dytë prej tre vazhdimeve të mini serialit për modelet zgjedhore dhe për zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë, edhe diçka me theks të veçantë për nevojën e demokratizimit të procesit zgjedhor me mundësi për mundësi më të sigurta zgjedhore për partitë më të vogla politike.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit