Data e sotme
December 5, 2019

Realitet i larmë

Shkruan: Trifun Kostovski

 

Duket sikur kjo verë është me të vërtetë shumë “e nxehtë” edhe në kuptimin simbolik edhe në atë faktik. Përmes Republikës së Maqedonisë e kam përshtypjen se po sillet një gështenjë e nxehtë e cila lë djegie në shoqërinë tonë dhe në kastën politike. A do të rriten djegiet prej këtij vlimi, koha do të tregojë.

Gjatë këtyre ditëve skandali më i ri është lidhur me ryshfetin akoma të padëshmuar të Prokurorisë Publike Speciale, në relacion me akuzat për zhvatje ndaj menaxherëve të 1TV. Nga ana tjetër, në mbytën edhe deklaratat e papjekura lidhur me interpretimin e historinë tonë.

Deri para një viti PPS ishte pika më e ndritshme në dekadën e kaluar. Jam i sigurt se mu për këtë ishte shokuese për çdo qytetar si kjo ndriçuese e horizontit, përnjëherë, gjatë natës, u shndërrua në pasqyrën më të keqe të realitet të cilin e jetojmë.

Siç pyet edhe negociuesi i Përzhinës, Petër Vanhojte, ashtu pyetemi edhe ne – se pse pikërisht tani theksohet për fajin e mundshëm të Katica Janevës? Çfarë qëndron pas këtij skandali të madh? Duket sikur gjërat janë shumë më të komplikuara se që janë përhapur në opinion.

Nënkuptohet, secili duhet të përgjigjet prej veprave të cilat janë në kundërshtim me dispozitat ligjore. Por, shpresoj, se do të ndalojë rrethi shizofren i drejtësisë selektive dhe të dinamikave apsurde politiko-shoqërore-kriminogjene. Besimi i dhënë prej qytetarëve dhe mbështetur prej partive politike u shkri si fjollë e cila del në diell të nxehtë.

Zhvatja po bëhet modë në Maqedoni dhe po shfrytëzohet në të gjitha pozitat e mundshme, vetëm që të kënaqen interesat personale të disa individëve.

Pyes hapur ndërsa njëherësh edhe ju pyes ju lexues të nderuar, nëse kjo që po na ndodh është normale, dhe nëse kjo është rruga e krijimit të një shoqërie moderne, progresive dhe të ndershme. Ndërgjegjja tek disa faktorë të funksioneve publike është shtypur thellë, sikur nuk ekziston. Qytetarët gjithsesi pyeten se si është e mundur në liri të jenë kriminelët më të mëdhenj politik dhe kriminel të lirohen dhe amnistohen ndërsa papritur me lehtësi të fluturojnë aktakuza ndaj dikujt që ka qenë shpresa më e madhe për vendosjen e shtetit ligjor. Ky grotesk nuk ka fund.

Vallë ekziston shpresë që e gjithë kjo të përmirësohet… për fat të keq, duke i pasur parasysh vitet e mia, vlerësoj se nuk do ta përjetoj që Republika e Maqedonisë të jetë shtet demokratik dhe progresiv në themel.

Ne kërkojmë një datë për negociata me Bashkimin Evropian, por çfarë kemi ne që t’i ofrojmë Bashkimit Evropian, i cili do të jetë kontributi ynë si një anëtar i ardhshëm – krimi i organizuar, korrupsioni dhe premtimet e rreme.

Jo, qytetarë të mi të dashur, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, përkundër faktit se atje nuk është rozë, kanë standarde të qarta të vëzhgimit dhe perceptimin e kapacitetit të anëtarit të ardhshëm të BE-së.

Jemi dëshmitarë se një garniturë i cili u ngjyros në krim ka ardhur, erdhi nj[ë garniturë e re, e cila ka premtuar se do t’i kthejë të gjitha mjetet e vjedhura financiare. Por duket se jo vetëm që nuk do të kthehen, por, përkundrazi, të gjitha indikacionet tregojnë se ata duan të ndajnë këto fonde me organet e reja shtetërore dhe qytetarët përsëri do të tradhtohen dhe do t’u rrezikohet ekzistenca.

Jam i bindur thellë se duhet ndryshime rrënjësore në jetën politike dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë.

Me këtë tekst, dua të dërgoj një mesazh për mbështetësit tanë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur fonde të shumta hidhen në Republikën e Maqedonisë, të cilat përfundimisht përfundojnë në xhepa privatë, le të formojnë një fond për financimin e një entiteti të ri politik të cilin më parë do ta mbushnin me njohuri se si funksionohet në botën demokratike dhe le të fillojnë nismë për përfshirjen e potencialit intelektual, gjithçka për një qëllim – të dalim nga kjo greminë, e cila, siç thoshte Goran Stefanovski, është një greminë e dyfishtë.

Jam i bindur se në Maqedoni nuk ekzistojnë burime financiare që do të mundësonin krijimin e një entiteti të ri politik, pasi partitë qeverisëse dhe opozitare që kryesojnë në bllokun maqedonas, madje edhe atë shqiptar, nuk do të lejojnë ringjalljen e një entiteti të tillë të ri politik .

Është bërë e zakonshme për ne të dëgjojmë afera kryesisht në sektorin financiar, me prejardhje kriminale. Deri kur do ta injorojmë të gjithë këtë, dhe do të konsiderojmë të gjithë këtë normale. Jo, të dashur, kjo nuk është normale, kjo është larg nga çdo gjë që duhet të jetë normale.

Nuk ka liderë të pandërruar, të cilët vlerësojnë se e kanë imagjinuar të gjithë maturinë dhe njohuritë e kësaj bote.

Dua të përfundoj me një mendim pozitiv, që pas shiut do të nxehë dielli, vetëm pyetja është kur? A do të duhet të presim për një kohë të gjatë ose do të ndodhë në një periudhë të shkurtër kohore?

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit