Data e sotme
December 9, 2019

II. MODELET ZGJEDHORE DHE PARLAMENTARET E MAQEDONISË SË VERIUT – SI MË TEJ

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me sistem shumicë, me proporcional apo me diçka të kombinuar?

Kësaj radhe, edhe nën presionin e opinionit demokratik, kërkohet model me lista të hapura.

 

Shkruan: Zoran Ivanov

 

Në këtë vazhdim të dytë prej tre vazhdimeve të serialit për modelet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë, siç është paralajmëruar në tekstin paraprak, ja edhe diçka. Këtu më konkretisht për nevojën e demokratizimit të procesit zgjedhor për mundësi për shanse më të sigurta zgjedhore për partitë më të vogla politike si dhe mundësi për ngjalljen e ideve politike të reja.

Siç është elaboruar në vazhdimin e sotëm edhe këtu do të konstatojmë se edhe kombinimet aktuale të modeleve zgjedhore me gjashtë njësi zgjedhore dhe me lista të mbyllura të modelit zgjedhor dominues proporcional, partitë më të vogla nuk mund t’i realizojnë ambiciet e tyre dhe në mënyrë të pavarur të përfaqësohen në parlament madje edhe në pushtet. Ky model zgjedhor i vendosur kësisoj edhe deri më tani në mënyrë të privilegjuar dhe monopolist e kanë përdorur partitë e mëdha dhe gjatë të gjitha cikleve zgjedhore. Në koalicionet e tyre ata praktikisht i kanë grumbulluar ndërsa me atë edhe politikisht i ka neutralizuar thuajse të gjitha partitë më të vogla duke i shuar idetë e tyre. Me atë VMRO-DPMNE dhe LSDM, duke i përfshirë edhe ofertat politike jashtë programeve të tyre partiake.

Për shkaqe të tilla partitë më të vogla, por edhe opinioni demokratik politik, tani sërish i ngrisin çështjet për ridefinimin e rregullave zgjedhore. Propozimet nga ana tjetër shkojnë në drejtim zgjedhor proporcional. Për kësaj radhe kërkohen modele me lista të hapura. Partiake ose qytetare njëjtë, por intenca është në parlament të gjenden sa më shumë personalitete të afirmuara të dëshmuar në fushat e tyre në llogari të burokratëve të dëgjueshëm partiak. Kjo gjithsesi do të has në rezistencë pikërisht tek partitë e mëdha të sulltanatit në të cilat nuk ka demokraci të brendshme dhe ku mungon konkurrencë partiake e brendshme publike dhe transparente për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Por t’u ballafaquar me besimin gjithnjë e më të vogël dhe rejtingun gjithnjë e më të ulët, ata do të detyrohen për ndonjë variant të ndonjë modeli ku në listat e tyre zgjedhore gjithnjë e më shumë do të evidentohen edhe kandidatët jopartiakë. Mbi të gjitha gjithnjë e më të theksuara janë edhe kërkesat e opinionit të listave zgjedhore vetë elektorati të ketë mundësi ta shkruajnë kandidatin për të cilin ata do ta jepnin votën e tyre. Por për këtë mundësi, e cila është e zbatueshme në më shumë shtete demokratike, tek ne megjithatë sigurisht do të pritet më gjatë.

Tani për tani maksimumi do të ishte në vetë listat e hapura, praktikisht gjysmë të hapura, krahas përmbylljes së listës partiake apo listët së kandidatëve të pavarur, votuesve t’u mundësohet sipas zgjedhjes së tyre në vendvotim të rrethojnë edhe kandidatë të listave për të cilët në përgjithësi janë përcaktuar si opsion politik. Në këtë mënyrë do të krijohet mundësi qytetarët në mënyrën më të drejtpërdrejtë të ndikojnë gjatë rangimit kadrovik të listave, ndërsa kjo në mënyrë më të drejtpërdrejt ndaj përbërjes së deputetëve..

Me një mundësi të tillë votuesit qytetarë praktikisht do të kenë mundësi ta bëjnë rangimin e listës së ofruar të kandidatëve nga propozuesit dhe në këtë mënyrë në mënyrën më të drejtpërdrejtë të vendosin për atë se kujt prej kandidatëve të propozuar i japin përparësi të marrë mandatin për deputet në parlament që t’i përfaqësojë interesat e tyre. Do të thotë, kërkesat për modelin zgjedhor të demorkatizohet. Listat të bëhen lëvizje dhe votuesve t’u mundësohet të intervenojnë në to, krahas votimit për listat për programin zgjedhor partiak, drejtpërdrejt prononcohen edhe për kandidatët në të cilët besojnë se do t’i realizojnë këto programe.

Meqë numri i mandateve që i fiton subjekti politik varet prej numrit të votave, partitë do t’i fitojnë po aq mandate. Por gjatë këtij modeli të listave të hapura votuesit janë ata të cilët drejtpërdrejt vendosin se cili prej kandidatëve të listës konkrete do të marrë më shumë vota dhe më shumë mundësi për të hyrë në parlament. Do të thotë, orari i listave në linjë përfundimtare do ta përcaktojë vullnetin e qytetarëve dhe jo partisë politike si deri më tani. Ky rregull zgjedhor mundëson vend të deputetit të fitojnë ata kandidatë të listës që drejtpërdrejt prej votuesve do të marrin më shumë vota individuale gjegjësisht preferenciale. Gjithsesi, gjatë kësaj, modeli zgjedhor duhet në mënyrë më të saktë të përkufizojë se çfarë për qindje të votave të tilla duhet t’i fitojë kandidati i listës zgjedhore për ta zhvendosur pozitën e tij lartë lidhur me orarin e përcaktuar nga ofruesi i listës, gjegjësisht nga partia politike ose nga lista e pavarur qytetare.

Shkurtimisht, ky model në përgjithësi i ofron, tre, katër përparësi: Fillimisht, që qytetarët vetë do të vendosin se cili prej kandidatëve të propozuar do të zgjidhet deputet, në vend të zgjedhjes, gjegjësisht rangimin e listës ta bëjë udhëheqësia më e lartë partiake ose vetë lideri partiak.

Së dyti, modeli drejtpërdrejt ndikon mbi motivimin e qytetarëve për të dalë në zgjedhje dhe procesit zgjedhor t’i japin legjitimitet më të rëndësishëm.

Së treti, partitë do të motivohen edhe për përfaqësim më të madh të listave të kandidatëve prej të tjerëve, veçanërisht prej bashkësive etnike më të vogla që të vijnë drejt votave të votuesve të tyre.

Së katërti, ky rregull zgjedhor drejtpërdrejt do të ndikojë ndaj demokratizimit të brendshëm të vetë partive politike. Ata do të jenë më përgjegjës gjatë zgjedhjes së kandidatëve me të cilët në zgjedhje do të prezantohen para qytetarëve.

Suksesi dhe demokratizimi i modelit proporcional me lista të hapura është zbatuar në mënyrë masive edhe në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Prej 28 shteteve në 20 zbatohet modeli zgjedhor proporcional ose i kombinuar ndërsa në 17 prej tyre edhe me lista të hapura.

Por ne nuk jemi Evropa prandaj inatet dhe druajtjet nga humbja e dominimit politik të partive të mëdha edhe më tej i mbysin nismat për ndryshimin e modelit zgjedhor dhe të gjithë sistemit zgjedhor. Për shkak të pamundësisë që të arrihet pëlqim politik për një njësi zgjedhore pa prag zgjedhor, mundësia e partive të vogla, diçka si ndërmjet periudhë, eventualisht mund të kërkohet edhe në ndryshimin e metodës së përllogaritjes së pozitave të deputetëve sipas votave të fituara.

Gjatë përllogaritjes së rezultateve zgjedhore preferohet sistemi Sent Legov. Ai për dallim nga sistemi aktual Donton i favorizon partitë e vogla dhe i motivon qytetarët që në mënyrë më masive të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Por gjithsesi, vërejtjet kryesore të legjislativës zgjedhore aktuale janë në ndarjen e Maqedonisë në gjashtë njësi zgjedhore dhe kërkesat janë për një njësi zgjedhore me ose me prag shumë të ulët zgjedhor. Nëse nuk ndodh kjo lojtarët e vegjël politik edhe më tej nuk do të kenë kurrfarë mundësie për dominim politik më të rëndësishëm. Fati i tyre i varëseve edhe më tej mbetet tek më të mëdhenjtë ndërsa me atë avullojnë edhe idetë e tyre politike.

Të premten e ardhshme, në vazhdimin e tretë të fundit të këtij mini seriali për modelet zgjedhore për zgjedhjen e deputetëve në kuvendin e Maqedonisë më konkretisht edhe për disa drejtime për reformat e domosdoshme në procesin zgjedhor të Maqedonisë.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit