Data e sotme
August 23, 2019

III. MODELET ZGJEDHORE DHE PARLAMENTARET E MAQEDONISË SË VERIUT – SI MË TEJ

Që nga pavarësia e deri më tani Maqedonia i provoi gati të gjitha modelet e njohura zgjedhore.

Shkruan: Zoran Ivanov

Në këtë vazhdim të tretë të dhe të fundit të së premtes së mini serialit dedikuar rregullave zgjedhore me theks në modelet zgjedhore, veçanërisht për zgjedhjet parlamentare, dy fjalë më shumë për disa drejtime për atë se nga, gjykuar sipas kërkesave të ekspertëve dhe opinionit demokratik politik, do të duhej të drejtohej vullneti politik me qëllim që Republika e Maqedonisë së Veriut të arrijë drejt një model zgjedhor më të qëndrueshëm, më demokratik, më të drejtë dhe afatgjatë.

Zgjedhjet parlamentare janë mekanizëm demokratik për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qytetarët përmes votimit ua besojnë sovranitetin e tyre deputetëve të zgjedhur. Parimet e zgjedhjeve parlamentare janë të rregulluara me kushtetutën e shtetit, ndërsa mënyra, kushtet dhe procedura për zgjedhjen e deputetëve me Kodin Zgjedhor. Kuvendin, siç është definuar me kushtetutë, e përbëjnë prej 120 deri në 140 deputetë, ndërsa numri i saktë është lënë që ta rregullojë Kodi Zgjedhor. Ai tani parasheh gjithsej 123 deputetë prej të cilëve 120 zgjidhen në gjashtë njësi zgjedhore në vend, ndërsa për tre votojnë qytetarët e RMV-së jashtë vendit.
Deputetët zgjidhen për katër vite në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta me votim të fshehtë. Zgjedhjet e rregullta parlamentare mbahen çdo katër vjet në terminin e 90 ditëve të fundit të mandatit të vjetër të përbërjes parlamentare. I shpall kryetari i Kuvendit nëse për këtë deklarohen shumica e deputetëve. Në këtë rast, zgjedhjet mbahen në afat prej 60 ditëve nga dita e shpërbërjes së Kuvendit.
Që nga pavarësia e deri më sot Maqedonia i provoi gati të gjitha modelet e njohura zgjedhore, ndërsa pas vendosjes së plularizmit politik, në vend janë mbajtur pesë zgjedhje të rregullta parlamentare dhe katër zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe atë në vitin 1990, 1994, 1998, 2002, 2006, 2008, 2011, 2014 dhe 2016.
Tani të gjitha analizat i referohen asaj se vendi përfundimisht duhet të vendosë si më tutje me model stabil zgjedhor i cili do të jetë më adekuat për ambientin pluralist demokratik të RMV-së.
Në atë drejtim shumë elaborime për këtë temë udhëzojnë në disa zgjidhje të nevojshme reale në bazë të të cilave duhet të bazohet modeli i ardhshëm zgjedhor për përbërjen e parlamentit të RMV-së. Një grup i teoricienëve vlerësojnë se për vendin do të ishte më adekuat modeli i kombinuar zgjedhor, modeli i shumicës dhe proporcional sepse ai siguron koalicione stabile të cilat për rrethanat tona në RMV janë të pashmangshme. Gjatë kësaj është me rëndësi që të braktisen listat e tanishme statike të kandidatëve dhe ato të zëvendësohen me lista të hapura me qëllim të pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të votuesve për personalitetet të cilat dëshirojnë t’i përfaqësojnë në kuvend. Kjo, vlerësojnë edhe në disa rrethe analitike, do të jetë mirë edhe për hapjen kadrovike me kandidatë jopartiakë dhe për dizajnin demokratik të vendosjes së tanishme të monopolit të partive të mëdha. Përndryshe, sistemi i kombinuar zgjedhor zbatohej në zgjedhjet në vitin 1998. Atëherë, në bazë të modelit zgjedhor të shumicës gjatë definimit të pragut zgjedhor prej 5%, ishin zgjedhur 80 deputetë përderisa me zbatimin e modelit proporcional zgjedhor 40 deputetët tjerë ishin zgjedhur në nivel të gjithë shtetit si nga një njësi zgjedhore.

Dhe tani, veçanërisht nga partitë më të vogla politike, por edhe nga LSDM-ja aktualisht në pushtet e cila nga pozicioni i opozitës premtonte një në vend të gjashtë njësive të tanishme zgjedhore, parashtrohet pyetja për ridefinimin territorial të platformës territoriale zgjedhore. Vlerësohet se zgjidhja e këtillë përsëri do t’i favorizojë partitë e mëdha, por në kushte të tilla subjektet më të vogla partiake nuk do të detyrohen për koalicione parazgjedhore, do të munden që në mënyrë të pavarur të veprojnë dhe për dallim nga tani shumë më qartë t’i afirmojnë edhe angazhimet e tyre programore zgjedhore dhe potencialet e tyre kadrovike.

Gjatë një zgjidhjeje të këtillë, ndërsa që të mos humben edhe votat e votuesve, e pashmangshme do të vendoset dilema edhe për nivelin e pragut zgjedhor, por deri më tani kjo është çështje sekondare. Më e rëndësishme është se tanimë është e qartë se modelimi i rregullativës zgjedhore e cila do të mundësonte lista të hapura dinamike te partitë e mëdha dhe motiv më i madh për pavarësi te më të voglat, mund të angazhojë më shumë personalitete aktive autoritare jopartiake dhe në mënyrë më të drejtpërdrejtë të përfshihen në jetën politike. Prej këtu, modeli me një njësi zgjedhore me lista të hapura zgjedhore, gjithsesi paraqet sfidë në drejtim të demokratizimit të procesit zgjedhor dhe mundësi për autenticitet më të theksuar të vullnetit të votuesve.

Megjithatë duke u nisur nga përvojat e deritanishme të shumta në RMV dhe veçanërisht nga karakteri i partive të mëdha politike sjelljet e të cilave janë që të grabisin gjithçka nëse iu
jepet edhe mundësia më e vogël për këtë, atëherë më së miri do të ishte, nëse për këtë kuptohet ka mundësi, partitë të jenë më larg pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në krijimin e modelit të ri zgjedhor ose modele kur bëhet fjalë për të gjitha zgjedhjet për ato parlamentare, lokale dhe presidenciale. Për këtë është me rëndësi që udhëzimet e reja t’i krijojnë ekspertë të ndjekur me debat të gjerë publik ku partitë do të përfshiheshin vetëm si pjesëmarrëse në debatin publik. Dhe gjithsesi si mbështetëse të zgjidhjeve dominuese. Gjatë kësaj, përvojat tona të deritanishme, pasojat negative nga modelet e deritanishme dhe veçanërisht standardet ndërkombëtare dhe përvojat krahasuese për zgjedhjet duhet të jenë prioritetet në fillimin e krijimit të zgjidhjeve të reja ligjore për proceset zgjedhore të RMV-së.
Deri më tani, në përpjekjet për ndryshim të modelit zgjedhor për zgjedhjen e deputetëve në kuvendin e RMV-së dominuese janë disa kërkesa: model proporcional ose kombinim me atë të shumicës, lista të hapura, revidim ose eliminim të sistemit të tanishëm për votim jashtë vendit, në komisionet zgjedhore të mos ketë kuadro evidentë partiakë, në vazhdimësi të azhurnohet lista zgjedhore, të ulet diapazoni kohor për fushatat parazgjedhore, të ridefinohen mënyrat për financimet zgjedhore të partive dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me praktika të dëshmuara evropiane zgjedhore.
Për më tepër, duke u nisur nga fakti se në disa shtete modeli zgjedhor është definuar me kushtetutë që jep garanci për jetëgjatësinë e tij dhe që nuk lejon që partia në pushtet në mënyrë të pavarur ta përshtat sipas nevojave të saja fitimprurëse partiake, ka mundësi që garancia e tillë të zbatohet edhe në rregullativën tonë zgjedhore në RMV. Por për etablim të tillë kushtetues gjithsesi së pari nevojitet praktikum pak më afatgjatë i sistemit zgjedhor i cili si konsensual dhe i suksesshëm do të vërtetohet në disa cikle zgjedhore të njëpasnjëshme.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit