Data e sotme
August 23, 2019

LIRI APO VDEKJE PËR ILINDENIN

Ilindenit, i duhet kryengritje e re. Festimet e Ilindenit përfundimisht të çlirohen nga brutaliteti i okupimit politik dhe t’u kthehen qytetarëve.

Shkruan: Zoran Ivanov

Jo prej tani dhe prej këtij gushti por gjatë gjithë këtij ambienti pluralist maqedonas  elitave politike sikur t’u përshtatet grohja e ndasisë së thellë. Shumë demagogjike tingëllojnë porositë për unitet, për bashkim dhe për treqind jorealitete të tjera. Askush nga autorët e apeleve të tilla edhe më preciz të paqarta, nuk theksoi se ku gjenden rrënjët e ndasive, cilat dhe si janë shkaqet dhe çka bëjnë ato subjekte përgjegjëse që të tejkalohen situatat e tilla.

Së pari, duhet të jetë e qartë se ndasitë i nxisin pikërisht udhëheqësitë e partive politike. Opinioni maqedonas nuk mban mend shembull për marrëveshje për çfarëdo qoftë mes lojtarëve politikë kyç LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së pa qenë ata paraprakisht në konflikt për temën. Kjo madje edhe për punë të cilat nuk kanë lidhje me politikën dhe me programet  e tyre partiake dhe zgjedhore. Në mesin e tyre edhe për festimin e festave shtetërore e veçanërisht të Ilindenit të Krushevës.

Që nga pavarësimi e deri më sot kundërshtime, inate dhe mosmarrëveshje madje edhe për momentet historike kyçe të rëndësishme për ekzistimin e shtetit maqedonas. Sikur me pritjen tonë në organizatën botërore me fyrom ose pa fyrom , përmes marrëveshjes kornizë, organizatës lokale, regjistrimit, përdorimit të gjuhëve, e deri në shembullin e fundit me referendumin, me marrëveshjet me fqinjët dhe me emrin e ri kushtetues. Vazhdimisht antagonizma, tabore, ndasi. Këto dy parti politike, në vend se si shtetndërtuese siç proklamohen, tri dekada të tëra shtrëngohen për gjithçka si të jenë në garë për tërheqjen e litarit.

E dyta, skema e vjetër e dëshmuar si jofunksionale për shënimin e festës në Krushevë, Pelincë dhe Shkup, në vend të bashkimit edhe më tutje prodhon mosmarrëveshje. Nga viti në vit situata identike. Në hijen e festimit të Ilindenit, vazhdimisht ekzistojnë nëntokat partiake. Rezultati i skenarëve të vjetërsuara për prodhimin e ndasive është se në tubimet popullore ka gjithnjë e “më shumë polici” e gjithnjë e “më pak popullsi”. Dhe gjithnjë e më shumë “ushtarë partiakë”e gjithnjë e  “më pak” qytetarë.

Nga proklamimet për festime gjithëpërfshirëse, gjithpopullore, pajtuese dhe të bashkuara qytetare edhe më tutje asgjë. Nga viti në vit, nga gushti në gusht, në vend që shteti, festimet shtetërore gjithpopullore i krijojnë shtabet partiake. Festivali i ndasive të Ilindenit po shndërrohet në traditë të shëmtuar dhe kjo ndodh në një nga ditët më të ndritshme për historinë maqedonase dhe për popullin maqedonas. Është për të ardhur keq por praktika tregon se një birrë fest ose një festival veror i Dojranit ose një karnaval i Strumicës ose i Vevçanit, për qytetarët janë ngjarje më unifikuese se sa  që duhet të jetë misioni të cilin duhet ta reflektojë Ilindeni.

Me krijimet e tyre të shtabeve, partitë i përzunë qytetarët nga ceremonitë kombëtare. I demotivuan që të ngjiten në Meçkin Kamen, të shkojnë në Pelincë ose masovikisht dhe të relaksuar ta festojnë festën e madhe në kryeqytetin e shtetit. Prandaj, nëse kështu me vite nuk shkon nëse nga Gumenje vazhdimisht bëhet thirrje për bashkim dhe nëse jehona e këtyre thirrjeve në çastin e njëjtë endet në errësirën e pyjeve të Krushevës, atëherë është e pashmangshme që subjektet politike të cilat krijojnë ndasi madje edhe në Ilinden, përfundimisht disi të merren vesh se si më tutje me Ilindenin.

Padyshim, ditës më të ndritshme historike maqedonase të Ilindenit, i duhet kryengritje e re. Festimet e Ilindenit përfundimisht të çlirohen nga brutaliteti i okupimit politik dhe t’u kthehen qytetarëve. Në këto gati tri dekada të pavarësisë në pushtet u renditën të dyja partitë. U demonstrua se mentalitetet e tyre partiake ende nuk janë përshtatur që të ecin dhe ta lëshojnë terrenin qytetar. Dhe se, për cilindo rast, nuk dinë të kursehen nga konfliktet ndërmjet vete për temat me rëndësi të përgjithshme. Dhe se edhe më tutje nuk shfaqin gatishmëri që të heqin dorë nga mundësia që në secilin rast t’i promovojnë pikëpamjet e tyre të kundërta partiake. E bëjnë atë duke i njollosur madje edhe festat më solemne me rastin e ngjarjeve më të ndritura historike siç është Ilindeni.

Shënimi tradicional i festës më të madhe maqedonase që prej më parë po ngulfatet në sterilitetin e vet. Nëse vazhdohet me skenarët si deri më tani, kjo patjetër që do të përjetojë vdekje klinike. Dhe kështu fjalimet tradicionale tashmë askush nuk i dëgjon, ndërsa siç po ecën puna, nuk do të ketë as kush t’i shohë. Thirrjet për bashkim tashmë u bënë fraza të vjetërsuara. Ato vite me radhë nuk treguan kurrfarë efekti. Përkundrazi, grindjet vulgare ndërpartiake nga viti në vit reflektojnë edhe ndaj Ilindenit. Me inercionin e Marrëveshjes së Prespës, linja ndërpartiake e grindjes këtë vit si premierë lëvizte mes veriores dhe asnjëherë veriores. Antagonizmat për shkak të bindjeve politike janë  gjithnjë e “më të thella”, ndërsa lokacionet historike promovohen në arenat tradicionale për llogaritjet ideologjike. Ato ishin pasqyrë e shëmtuar edhe e Ilindenit të këtij viti prandaj lojtarët kryesorë LSDM-ja dhe VMRO- DPMNE-ja do të duhet përfundimisht t’i mbledhin plaçkat edhe nga Krusheva edhe nga Pelinca dhe nga  Ilindeni i Shkupit.

Prandaj nëse është për mirë, mjaftë është. Maqedonisë i nevojitet formë e re  radikale e shënimit të datave të rëndësishme. Kremtimet e Ilindenit pa fjalime  shabllone, pa simbole dominuese partiake, pa keqpërdorime politike. Por ngjarje festive me dimensione të reja të bazuara ndaj matricës moderne kombëtare, multikombëtare dhe kulturore kozmopolite.

Prandaj, që ta kthejë vitalitetin e tij burimor, çlirimi i Ilindenit nga politika duhet të ndodhë shpejt, tashmë për festimin në vitin e ardhshëm. Festa e 2 Gushtit dhe të gjitha festat e tjera shtetërore do të duhej që plotësisht të departizohen. Të bëhen tërheqëse për të gjithë. Me programe të cilat do të animojnë, që bashkojnë pavarësisht koloriteve partiake, fetare dhe entike. Me përmbajtje kulturore dhe estetike të cilat njerëzit nikoqirë, familjet, të moshuarit, të rriturit dhe të rinjtë përsëri do t’i kthejë në majat historike. Të cilat do t’i udhëzojë dhe do t’i motivojë në bashkim dhe unitet pikërisht aty ku vlonte dëshira për liri, ku të parët kanë derdhur gjak për të dhe ku gjeneratat e mëparshme e verifikuan idenë për shtetin.

E gjithë kjo në frymën e unitetit dhe atdhetarizmit. Të organizohen dhe të ndodhin ngjarje të civilizuara të Ilindenit pa fjalime partiake, pa simbole partiake, pa deklarata partiake, pa konferenca partiake, pa patriotë partiakë dhe pa tradhtarë partiakë. Por me ngjarje kulturore. Nëse diçka mundet të unifikojë, ajo mund të jetë vetëm kultura. Privilegjin e tillë, fuqinë e tillë, e ka vetëm ajo.

Kultura është gjithashtu matrica që si një substancë kozmopolite në ideologjinë e saj në mënyrë vizionare e promovonte edhe i madhi Goce Dellçev.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit