Data e sotme
August 23, 2019

NË BETEJËN KUNDËR LAJMEVE TE RREME TË MOS HUMBET LIRIA

Si Qeveria po ashtu edhe SHGM-ja kundër lajmeve të rreme, të parët me plan aksional, të tjerët nëpërmjet krijimit të listave të mediave kredibile. Fusha gazetareske vlerëson se që të besohet në qëllimet e ndershme, në të gjitha veprimet e Qeverisë duhet të përfshihen edhe gazetarët edhe mediat.

Svetllana Unkovska

Vetë paralajmërimi i kryeministrit Zoran Zaev për luftë kundër lajmeve të rreme e shqetësoi fushën mediatike dhe hapi një dyshim- a është ky një paralajmërim edhe i kësaj Qeverie për ballafaqim me kritikuesit dhe atyre që mendojnë ndryshe nga pushteti? Një pjesë e organizatave dhe shoqërive mediatike vlerësuan që ky paraqet një paralajmërim të hapur për censurë dhe kufizim të lirisë së  shprehjes. Kryeministri Zaev paralajmëroi se me plan aksional do të luftojë kundër përhapjes së dezinformatave dhe kundër sulmeve ndaj demokracisë nëpërmjet masave proaktive dhe të sigurisë.

“Qeveria planifikon të vendosë kritere të qarta për mediat të cilat janë të akredituara për përcjellje të punës së saj, model i përkrahjes së prodhimit të përmbajtjeve mediatike dhe programeve edukative, si dhe bashkëpunim me organizatat të cilat merren me vërtetimin e fakteve dhe regjistrimin e burimeve që shpërndajnë dezinformata”,tha kryeministri Zaev.

Ndaj kësaj deklarate reagoi opozitarja VMRO-DPMNE, prej ku theksuan që kryeministri Zaev po përpiqet te vendos censurë ndaj mediave që nuk mendojnë si ai.

“ Është e qartë që plani i Zoran Zaevit parashikon që nëpërmjet akuzave për lajme të rreme të mbulohen të gjitha skandalet, aferat dhe krimet që po dalin për çdo ditë”,reaguan nga VMRO-DPMNE-ja.

Të mos kalohet përtej vijave të lirisë së shprehjes

Drejtori i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Dragan Sekullovski, në intervistë për “Inboks 7” thotë që syhapur e përcjellin procesin dhe siç shprehet ai, në përgjithësi, është  mirë që Qeveria shfaq interes dhe ide për ti parandaluar dezinformatat dhe informatat dashakeqe, të cilat paraqiten për çdo ditë në shoqërinë tonë. Megjithatë, shton ai, grupi aksional i cili do të jetë i angazhuar në luftën kundër lajmeve të rreme nuk guxon të ndërhyn me vlerësime nëse dikush është etik dhe profesional.

 “Nëse ky grup ka rol proaktiv në drejtim të asaj që të ketë aktivitete të herëpashershme me qëllim të imponimit me qëndrime të tyre nëse diçka është apo jo etike ne vetë mediat, atëherë do të kemi problem. Sepse nëse ndonjë media e kryen punën e tyre në mënyrë profesionale apo jo, nëse ndonjë gazetar vepron në suaza te kornizave të kodeksit të informimit etik apo jo, ajo është punë ekskluzive e fushës gazetareske. Në njëfarë mënyre nuk mundemi të themi që një institucion qeveritar apo çfarëdo trupe e përbërë nga përfaqësues të më shumë institucioneve qeveritare do të mund të jenë objektiv dhe do të kenë kapacitet që në njëfarë  mënyre të merren me vërtetësinë e fakteve apo vërtetësinë e informatave të krijuara nga media dhe gazetarë profesionalë në vendin tonë”, theksoi Sekullovski.

Gazetari me përvojë shumëvjeçare Zoran Ivanov vlerëson që është shumë e rëndësishme që Qeveria ta sqaron rolin e saj në zbatimin e këtij projekti të saj dhe sidomos ti prezanton mjetet dhe instrumentet për implementim e tij që të mos ketë dilema në opinion.

 “Do të ishte më së miri që para se ta hartojë dhe publikojë propozim strategjinë, Qeveria të inicion debat për qëllimin dhe veçanërisht për përmbajtjen e strategjisë. Në këtë fazë fillestare do duhej t’i përfshin shoqatat e gazetarëve, redaksitë, gazetarët, fakultetet e gazetarisë, OJQ-të të cilat merren me aktivitete qe kanë të bëjnë me mediat, produktet mediatike dhe publikun. Është supozim që në këtë mënyrë që në fillim, kryesisht fusha gazetareske, e cila edhe vetë lufton kundër lajmeve të rreme do të tubonte përkrahës dhe ndihmës për sukses ne realizimin permanent të projektit dhe fronti kundër gënjeshtrave mediatike dhe lajmeve të rreme do të ishte edhe më i gjerë”, vlerëson Ivanovski dhe shton që edhe pse sipas tij nuk bëhet fjalë për tentim të heshtjes së mediave, paralajmërimi për krijim të një trupe qeveritare tingëllon keq. Kjo veçanërisht  pasi opinioni i lirë mediatik ishte djegur njëherë nga regjimi i kaluar, kështu që tash “I fryn edhe kosit”.

 “Kontrollimi i së vërtetës nuk është punë e Qeverisë. Brenga për të vërtetën është obligim i opinionit. Qeveria duhet të krijon kushte, të financon aktivitetet dhe t’i largon duart nga mediat madje edhe nëse ato janë prodhuese të lajmeve të rreme. Me trupa qeveritarë, e jo joqeveritarë, gjegjësisht  subjekt që do të prodhohet nga Qeveria, i financuar nga Qeveria, i ekipuar me kuadër nga Qeveria dhe i dirigjuar nga ajo, sado që të jetë profesionale dhe objektive, opinioni do ta ndjen si cenzuruese. Me këtë, vetë Qeveria, me dashje apo jo, që në fillim e ngushton hapësirën për sukses të projektit”, vlerëson Ivanov.

Sekulovski: Lista e mediave relevante është një lloj vetërregullimi i mediave on-line

Pas gjithë këtij shqetësimi, reagimeve dhe kritikave erdhi edhe paralajmërimi për krijimin e një liste të mediave relevante. Menjëherë u parashtrua pyetja, a po përgatitet “listë e zezë e mediave”, me çfarë qëllimi, kush do t’i përzgjedh dhe në bazë të cilave kritere do të vlerësohet rëndësia e tyre? Drejtori i SHGM-së Sekullovski thotë që kjo iniciativë buron nga shoqata në drejtim të kontributit për luftën kundër lajmeve të rreme dhe ka të bëjë veçanërisht për mediat on-line.

 “Ne, si Shoqatë, në bashkëpunim me Këshillin për Etikë te Mediave në Maqedoni  si dhe në bashkëpunim më Odën Ekonomike fillojmë një projekt, do të thosha të guximshëm, nëpërmjet të cilit do të mundohemi, të themi deri në fund të vitit, ose në muajt e ardhshëm apo periudhën vijuese të formojmë një regjistër te mediave profesionale on-line në kuadër te Këshillit për Etikë. Me kritere të caktuara saktë se çka paraqet media. Efektin që duam ta arrijmë është si në vijim: ato media on-line që akoma nuk  i kanë elementet e mediave profesionale, akoma ka media që nuk kanë as kontakt dhe nuk e dimë se kush qëndron pas tyre, kështu që nëse ato duan të trajtohen si profesionale, të njihen nga reklamuesit, do të duhet në një farë mënyre të korrigjohen, ndërsa ato që do të duan të vazhdojnë me punë joetike do të mund të vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën, megjithatë opinioni do ta dinë që janë joprofesionale dhe bizneset nuk duhet ti përkrahin”, shpjegon Sekulovski. Ai është i bindur që duhet të vendoset theks edhe ndaj të ashtuquajturave portale të cilat më së shpeshti përdoren për të plasuar gjuhën e urrejtjes, sharjet dhe ofendimet.