Data e sotme
May 23, 2019

Përçarjet në Maqedoni, reflektohen në diasporë

Mandati i dytë i deputetëve nga diaspora në Parlamentin e Maqedonisë do të kalojë pa praninë e përfaqësuesëve shqiptar

Partitë politike shqiptare në Maqedoni me kandidatët e diasporës, nuk arritën të fitojnë asnjë vend në Parlamentin e Maqedonisë. Zgjedhjet e 27 prillit, sollën triumfin e kandidatëve të VMRO-DPMNE-së, por jo edhe të partive politike BDI, PDSH dhe RDK.

Kush është fajtorë kryesorë për këtë disfatë? Sipas zhvillimeve ,theksi është vendosur tek partitë shqiptare .Udhëheqja e BDI –së u zotua, se kësaj rradhe do të jepte maximumin për të marrë disa deputetë më shumë.PDSH dhe RDK u angazhuan të fitojnë në këtë garë kombëtare dhe ndërshqiptare.Përshkak të kufizimeve logjistike, kapacitetet e tyre funksiononin kryesisht mbi baza vullnetare.

Por, pas humbjes së thellë në perëndim, BDI njoftoi se nuk do ta njohë rezultatin e diasporës.Politikani që buroi nga gjiri i diasporës,lideri Ali Ahmeti, theksoi se do të fillojnë të shqyrtohen shkaqet e dështimit në mërgatë.Të tjerë thanë se fragmentimi i brendshëm i diasporës ,bëri që asnjë deputet të mos zë vend në parlament.

 

Premtimet dhe rezultati dëshpërues

 

Profile të larta të partive politike shqiptare, u nisën drejt Amerikës dhe Evropës. Në fund rezultatet ishin dëshpëruese, nga ajo ç’ka u premtua para zgjedhjeve nga politikanët lokal.

BDI dhe partitë tjera opozitare shqiptare, pësuan disfatën e pritur.Kandidatët,pas shpalljes zyrtare të rezultateve nga KSHZ-ja, filluan të reagojnë në profilet e tyre në “Facebook”, për parregullësitë konsullore dhe administrative.

Beqir Sina, gazetar me banim në Nju-Jork ,shprehet për Inbox7 se BDI, si parti që morri përsipër të gjitha përgjegjësitë që nga fillimi i fushatës në diasporë, tani duhet të nxjerrë në shesh të vërtetën, se pse shqiptarët pësuan disfatë kaq të madhe në diasporë. Sipas Beqir Sinës, zgjedhjet në diasporë për kandidatin nga Amerika e Veriut, zona elektorale numer 8 kutia e votimit 40-53 në konsullatën e përgjithëshme të RM-së, nxorrën në pah një realitet që vet ne shqiptarët e kemi fshehur. 











Beqir Sina: BDI duhet qartë të tregoj përgjegjësinë se si ajo ra përsëri në “kurth” të Nikolla Gruevskit

Beqir Sina: BDI duhet qartë të tregoj përgjegjësinë se si ajo ra përsëri në “kurth” të Nikolla Gruevskit

BDI duhet qartë të tregoj përgjegjësinë se si ajo ra përsëri në “kurth” të Nikolla Gruevskit. Matematikisht shqiptarët kanë shumë më shumë vota se sa maqedonasit në diasporë” ,tha Sina.“Deri më tani kjo parti nuk ka dalur me sqarim konkret se ç’farë ndodhi në të vërtetë”.

Sina qartësoi se edhe diaspora e ka përgjegjësinë e vet.”Disa jetojnë në demokraci fizikisht!Por kanë mentalitet dhe veprojnë si në kohën e monizmit “, tha Beqir Sina.

Një faktorë tjeter shumë i rëndësishëm që ndikoi në disfatën e shqiptarëve në diasporë , ishte dhe përçarja e madhe mes kandidatëve.Tre partitë shqiptare (BDI,PDSH dhe RDK) nuk arritën të konsolidohen dhe të nxjerrin një kandidat të përbashkët.

Sipas Nijazi Muhamedit,publicist nga Tetova ka dy palë fajtorësh në disfatën elektorale të diasporës : fajtori i parë është mëfshtësia kolektive shqiptare, që i thonë edhe imobilizëm në veprim,gati për turp të madh, në punë të regjistrimit të saj në dokumentacionin elektoral... Fajtori i dytë është edhe “degëzimi” partiak i diasporës shqiptare,i cili e thërmon më tepër forcën votuese të diasporës shqiptare karshi diasporës tjetër,maqedonase, e cila është më e organizuar si shoqëri civile si dhe kushtimisht të themi-partiakisht më e homogjenizuar për arsye të traditës së veprimit të saj si bllok homogjen për interesat e kombit të vet.

Anagazhimi i diasporës shqiptare dhe pse ishte më i theksuar kësaj rradhe, ishte prap se prap tepër i vonuar në krahasim me diasporën maqedonase”, tha Nijazi Muhamedi për Inbox7.

Diaspora maqedonase i kreu këto punë shumë më herët se sa ne. Është normale se i ka ndihmuar dhe fakti që ka patur për vete një administratë në shërbim të saj prej shumë deceniesh”, tha ai.

 

Gjashtë orë pritje dhe nuk votuan!

 

 

Nijayi Muhamedi: Fajtori i dytë është edhe “degëzimi” partiak i diasporës shqiptare,i cili e thërmon më tepër forcën votuese të diasporës shqiptare karshi diasporës tjetër

Nijayi Muhamedi: Fajtori i dytë është edhe “degëzimi” partiak i diasporës shqiptare,i cili e thërmon më tepër forcën votuese të diasporës shqiptare karshi diasporës tjetër

BDI, PDSH dhe RDK, kur e filluan fushatën në diasporë, “harruan” t’i mbyllë punët administrative në Maqedoni, respektivisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) dhe regjistrimet në librin e amzës, për t’i shmangur problemet teknike që votuesit shqiptarë i hasën të dielën (27 prill) jashtë shtetit.Kryeredaktori i revistës “Fjala” në Bern të Zvicrës, Irfan Agushi theksoi për Inbox7 se interesimi i votuesve shqiptarë në diasporë ka rënë që në momentin kur kanë mësuar se në garë do të ketë disa kandidatë shqiptarë që do të kandidohen si kundërshtarë.

Të plotësosh dy formularë, një për regjistrim dhe një tjetër për të votuar, dhe pastaj të udhëtosh ndoshta dhe tre katër orë, është padyshim një malltretim shumë i madh për votuesit”, sqaroi ai. “Unë isha dëshmitarë i familjeve të tëra shqiptare të cilat i shihja tek po largoheshin ngase nuk mund të pritnin me orë të tëra para ambasadës”. Sipas tij, shumë votues që kishin plotësuar formularët në mënyrë të rregullt, nuk i gjetën emrat e tyre në listën zgjedhore të paraparë për njësinë zgjedhore në Europë.

Rejan Neziri me banim në kantonin St.Galen të Zvicrës, thotë për Inbox7 se të shtunën kishte udhëtuar për në Bern. ”Kam prit nga ora 9.00 e mëngjesit e deri në ora 15.00.Tek atëherë më erdhi rradha të votoj.Pra kam pritur në rradhë fiks 6 orë , tha Neziri.S’kishin bë asgjë dhe shumë persona nuk e dinin se nuk figuronin në listën e të regjistruarve për të votuar”, u shpreh Rejan Neziri,teolog.

Gjithëashtu Xhevair Neziri ,nga kantoni Solothurn thotë se ai ishte i dekurajuar nga atmosfera zgjedhore.Nuk votoi duke marrë në konsideratë pengesat konsullore.”Vendosa të mos votoj.E shfrytëzova uikendin për gjëra tjera”, tha ai.

Mërgimtarë nga të gjitha anët e Zvicrës udhëtuan më qindra kilometra për të votuar në konsullatën maqedonase në Bern.U kthyen prapa, sepse nuk ishin në listat zgjedhore.

Të njëtën gjë e ka përjetuar edhe Fadil Asani nga kantoni Obëalden.Ai shprehet se shqiptarët e diasporës u janë përgjigjur masovikisht thirrjeve për votim në zgjedhjet parlamentare .

Para ambasadës së Maqedonisë në qëndruam në kolona të gjata dhe pritnin me orë të tëra për të votuar kandidatin tonë ” thotë Asani për Inbox7. “Një interesim i këtillë i ka befasuar të gjithë, por dhe na malltretuan”.Raportet nuk tregojnë për ndonjë gjendje më të mirë në shtetet tjera të BE-së.Dështimi në Çikago dhe Nju-Jork ,përfshiu edhe shtetet tjera të Amerikës, ku jetojnë shqiptarët nga Maqedonia.Qamil Qamili nga shteti i Floridës theksoi se nuk ka pasur mundësi të votojë, pasi nuk është organizuar ndonjë aktivitet elektoral në këtë shtet.

As në formë elektronike apo të drejtëpërdrtejtë s’ke mundësi të votosh”, tha Qamili për Inbox7.

Malltretimet e mërgatës shqiptare për më shumë se dy dekada,u transferuan aktualisht në rradhë të gjata dhe pritje për të votuar pranë konsullatve burokratike në Evropë dhe Amerikë. Votimet jashtë atdheut ishin një mesazh shumë i qartë për diasporën shqiptare.

Së fundi,BDI është ankuar pranë KSHZ –së për situatën më të re. Në KSHZ thonë se gjithçka ka qenë në rregull me votimet në diasporë, përveç disa pengesave teknike. Mandati i dytë i deputetëve nga diaspora në Parlamentin e Maqedonisë do të kalojë pa praninë e përfaqësuesëve shqiptarë nga perëndimi.

Redaktor: Selim Ibraimi

bajrami@inbox7.mk