Data e sotme
September 21, 2019

SEKULLOVSKI: Nëse Qeveria përpiqet të imponojë se çka është etike, e çka jo, kemi problem

Svetllana Unkovska

 

Zotëri Sekullovski, Qeveria paralajmëroi Plan aksional për luftë kundër lajmeve të rreme. Ju si shoqatë thatë se nuk pajtoheni me një pjesë të këtyre masave, pasi ato janë problematike. Për çfarë saktë mendoni?

“Po, është e vërtetë. Para një jave Qeveria në konferencën për shtyp e cila udhëhiqej personalisht nga kryeministri Zaev,  paralajmëroi dhe shpjegoi propozim planin për aksion vendimtar kundër përhapjes së dezinformatave. Duhet të them se, Shoqata, kolegët si dhe organizatat e tjera mediatike, u mërzitën pak nga ky informacion. Ne nuk kishim paralajmërim, e as ishim të përfshirë në proces paraprak, në konsultim për këtë dokument, ndërsa në njëfarë mënyre u befasuam se brenda përmbajtjes së të njëjtit ka tema të caktuara të cilat na interesojnë si organizatë. Syhapur e ndjekim procesin. Kishim edhe komunikatë publike, megjithatë edhe shumë informacione në mediat në vendin tonë në lidhje me prezantimin e këtij propozim plani. Dëshiroj të them se në përgjithësi është mirë ajo që  Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka interes, ide që seriozisht të kushtojë vëmendje dhe energji për parandalim të dezinformatave dhe të atyre informacioneve me qëllim të keq të cilat paraqiten në shoqërinë tonë të cilat mund të bëjnë dëm serioz në diskursin tonë publik. Megjithatë, nga ana tjetër, duhet të dihet se një tip i tillë i proceseve udhëhiqet vetëm kur ato janë inkuluzive dhe transparente, kur faktorët kryesorë, ndërsa ato janë para së gjithash gazetarët dhe organizatat mediatike, si dhe mediat nevojitet të përfshihen nga vetë fillimi.

Një pjesë e opinionit thanë se ky plan asocon në  idenë e ish kryeministrit Gruevski për desoroizim të mediave, gjë që ishte vlerësuar si mospajtim me mediat  e papërshtatshme. Komenti juaj.

Personalisht nuk mund të bëj krahasim mes asaj sepse për ish kryeministrin, ai plan siç ju e thatë,  kishte strategji ku ishin targetuar individë dhe organizata qytetare me qëllim që të diskreditohen në opinion dhe t’i ekspozohen një rreziku të caktuar të sigurisë. Ndërsa cili është caku dhe qëllimi i këtij propozim plani, i kësaj Qeverie, mbetet të shihet, megjithatë, nëse i kthehemi përmbajtjes të së njëjtës, unë do të mundja të them se në këto dy vepra, në këtë dokument së pari vet plani nuk i ngjan planit, por më shumë si prezantim, sepse nëse e krahasojmë planin të cilin e ka sjellë Komisioni Evropian më 5 dhjetor të vitit të kaluar do të shohim se i njëjti ka përmbajtje më të madhe, ka mbi 45 referenca, ka tabela me përfundime me rekomandime konkrete dhe me sqarime dhe në njëfarë mënyre obligime të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në këtë propozim plan kemi dy vepra-njëra masat e sigurisë të cilat në njëfarë mënyre as opinionin e as organizatave mediatike as gazetarëve, nuk na interesojnë, sepse ato janë më shumë masa interne për vetë Qeverinë dhe vetë institucionet si ato do të pozicionohen në të ardhmen, ndërsa me qëllim që të parandalojnë që të ketë shkelje të protokolleve kur bëhet fjalë për komunikim dhe komunikim të brendshëm ndaj opinionit. Por pjesa tjetër e këtij propozim plani që është ashtuquajtur me masa proaktive, këtu Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka vërejtje konkrete para së gjitha se të njëjtat pika të cilat ne i vlerësojmë si problematike vlerësojmë se nuk janë sqaruar mjaftueshëm mirë dhe lënë dyshim se të njëjtat mund të keqpërdoren.

A vlerësoni se si zgjidhje më e mirë në këtë trup qeveritar do të ishte që të marrin pjesë gazetarë?

Një nga problemet të cilat i theksojmë është konkretisht ai grup akional gjegjësisht grup për luftë kundër dezinformatave dhe sulmeve ndaj demokracisë i cili është i përbërë vetëm nga përfaqësues të institucioneve qeveritare, siç është Zyra e presidentit të shtetit, e kryetarit të Qeverisë, e Kuvendit, e Kabinetit të ministrit përgjegjës për Komunikime, Transparencë dhe Llogaridhënie, MPB-së, Ministrisë së Mbrojtjes, MPJ-së, Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim si dhe Agjencia për Zbulim dhe organizata të tjera, ndërsa unë personalisht nuk mendoj që një gazetar duhet të ulet në tavolinë me përfaqësues të këtyre institucioneve për shkaqe që, nëse qëllimi i këtij grupi aksional është që në mënyrë të brendshme të analizojë të dhëna në pjesën e dezinformatave dhe në pjesën e lajmeve të rreme dhe ato t’i përdorin për qëllimet e tyre të brendshme se si ato të pozicionohen brenda dhe të kenë komunikim më të mirë me qytetarët dhe të jenë më transparente me qëllim që të shmanget dëmi atëherë është në rregull. Megjithatë, nëse ky grup aksional ka rol proaktiv në drejtim të asaj që të ketë aktivitete të përkohshme me çka do të tentojë të vendoset me qëndrime të tija se a është diçka etike ose jo në vetë mediat, e atëherë kemi problem. Sepse a e kryen ose jo ndonjë media punën e saj në mënyrë profesionale ose jo, a vepron ndonjë gazetar në kuadër të kodit të raportimit etik ose jo, kjo është punë vetëm e fushës gazetareske. Këtu në njëfarë mënyre nuk mund të themi se ndonjë institucion qeveritar ose çfarëdo lloj trupi i përbërë nga përfaqësues të më shumë institucioneve qeveritare do të mund të jetë objektiv dhe se ka potencial dhe kapacitet që në njëfarë mënyre të merret me vërtetësinë e fakteve ose vërtetësinë e informacioneve të krijuara nga mediat profesioniste dhe gazetarët në vendin tonë. Për këtë ne do të kishim më shumë informacione gjegjësisht do të kishim qëndrim më kompleks të ndërtuar rreth kësaj çështjeje rreth këtij trupi kur do të dinim se cili do të ishte roli i tij i vetëm dhe kur do të dinim se cilat do të ishin kompetencat e sakta të vetë grupit akcional.

Inicuat përgatitjen e listës me të ashtuquajtura media relevante. Cili është qëllimi i formimit të një liste të tillë dhe a është kjo ndoshta në përbërje të luftës kundër lajmeve të rreme?

Ndoshta mendoni për paralajmërimin tonë për listë të on-lajn mediave profesioniste. Po, në njëfarë mënyre dëshirojmë t’i ndihmojmë opinionit që të dijë se nga cili lloj i mediave informohet. A është ai medium profesionist ose jo. Këtë dëshirojmë ta bëjmë me vetrregullim të përforcuar. Sepse-Pasi rregullimi është qasje më e lehtë, duhet të sillet ligj në Kuvend, megjithatë vetërregullimi len hapësirë se mund të kufizohet liria e shprehjes dhe atëherë të kemi problem demokratik. Për këtë me qëllim që ta shmangim këtë si rrezik potencial ne si Shoqatë në Bashkëpunim me Këshillin për Etikë të Mediave në Maqedoni si dhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike fillojmë një projekt, do të thosha, projekt të guximshëm, përmes të cilit do të tentojmë, të themi deri në fund të vitit ose në muajt e ardhshëm ose periudhën e ardhshme të formojmë regjistër të on-lajn mediave profesionale në kuadër të Këshillit për Etikë. Si-Me kritere të vërtetuara saktë që paraqet medium, ndërsa ato janë rekomandime të Këshillit të Evropës secili on-lajn medium i cili ka impresum, strukturë pronësore, kontakt, të drejta autoriale të ruajtura, i njëjti e mbështet dhe e promovon kodin e raportimit dhe tenton që në njëfarë mënyre të jetë profesionist në punën e tij ai on-lajn medium do të ketë të drejtë të jetë anëtar i regjistrit të on-lajn mediave në kuadër të Këshillit për Etikë, ndërsa nga ana tjetër Oda Ekonomike do t’i njohë mediat si kredibile dhe do të bëjë marrëveshje për bashkëpunim me ta përmes bashkësisë së biznesit dhe anëtarëve të saj.  Në këtë mënyrë, efekti të cilin dëshirojmë ta arrijmë është si në vijim: on-lajn mediat të cilat ende nuk i kanë ato elemente të mediave profesioniste, ende ka media të cilat nuk kanë as kontakt dhe nuk e dini se kush qëndron pas tyre, domethënë nëse ata dëshirojnë që të trajtohen si profesioniste, të njihen nga reklamuesit, do të duhet në njëfarë mënyre të korrigjohen dhe të mbesin të korrigjuar profesionalë, ndërsa ata të cilët në njëfarë mënyre dëshirojnë të vazhdojnë me punë të tillë joetike, këtë mund të vazhdojnë ta bëjnë, megjithatë opinioni do të dijë se ato janë joprofesioniste dhe bashkësia e biznesit nuk duhet t’i mbështesë.

Kjo del sepse Këshilli i Mediave nuk i rregullon këto media?

Kjo doli nga nevoja sepse vitet e fundit nëse shihet në mënyrë statistikore pjesa më e madhe teksteve ose përmbajtjeve me elemente të gjuhës së urrejtjes, me elemente të shpifjes dhe ofendimit, si dhe gazetari joprofesioniste shfaqen pikërisht në on-lajn mediat. Një nga shkaqet është për shkak të asaj se këto on-lajn media punojnë me redaksi të vogla, kanë shumë pak njerëz të cilët qëndrojnë pas tyre dhe ndonjëherë me qëllim që të jenë aktual bëhen shumë gabime, megjithatë ndonjëherë ka edhe situata, në të cilat me qëllim keqpërdoret media me qëllim që të arrihet ndonjë qëllim tjetër negativ dhe për këto shkaqe vlerësojmë se duhet të vendoset fokusi në on-lajn mediat. Sepse nuk dëshirojmë t’i japim justifikim as Qeverisë, e as Kuvendit se nevojitet rregullim restriktiv, por se vetë ne mundemi të bëjmë përpjekje me qëllim që on-lajn hapësira dhe on-lajn mediat në shtetin tonë të jenë profesioniste.

Megjithatë, kush do ta bëjë atë përzgjedhje të mediave dhe me cilat kritere?

Kriteret momentalisht diskutohen, sepse siç thashë, ky është proces i cili do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm. Ne dëshirojmë para së gjithash t’u bëjmë thirrje të gjithave on-lajn mediat në muajt e ardhshëm, të cilat janë të interesuara që të japin kontribut në definimin e kritereve të sakta dhe definimin e masave të sakta, ta japin votën e tyre. Domethënë nuk është qëllimi që ne të vendosim zgjidhje, nuk është qëllimi që ne të përcaktojmë kritere të caktuara të cilat Shoqata e Gazetarëve dhe Këshilli i Etikës vlerësojnë se janë më të mirat. Përkundrazi, ne mund të ofrojmë praktika si ajo në njëfarë mënyre është zgjidhur dhe se si ajo udhëhiqet si proces në vendet të tjera, ndërsa pastaj faktorët kryesorë, në këtë rast on-lajn mediat të japin kontributin e tyre, vullnetar, në periudhën e ardhshme ata të mund të paraqiten në Këshillin e Etikës dhe të thonë – Po, unë si media i përmbush këto kushte. Po, unë në të ardhmen do ta respektoj Kodin, ndërsa nëse nuk e respektoj keni të drejtë të më përjashtoni nga regjistri juaj dhe atëherë unë përsëri nuk do të jem profesional, por nga ana tjetër u jepet mundësi  të gjithëve që të korrigjohen dhe të jenë pjesë e grupit të atyre on-lajn mediave me të cilat opinioni do të duhet të ndërtojë një raport të ri dhe do të munden ta përmirësojnë imazhin e tyre dhe të jenë profesionalë.

Çka me ato media, të cilat nuk do të jenë në atë listë të mediave relevante, si ato do të vazhdojnë të funksionojnë?

Te ne nuk mund të ndalohet të ketë on-lajn media nuk mund të ndalohet e drejta që të emërohet si gazetar ose punëtor medial. Megjithatë opinioni është ai i cili do të gjykojë se a e kryejnë ato on-lajn media rolin e medias ose jo. A qëndrojnë pas tyre qendrat politike ose ekonomike me të cilat dëshirojnë të keqpërdoret roli i mediave ose qëndrojnë me të vërtetë gazetarë të sinqertë të cilët dëshirojnë të ndihmojnë që opinioni në RMV të ketë informacione kredibile. Ligjërisht kjo nuk mund të kufizohet, megjithatë opinioni duhet të jetë mjaftueshëm kritik, ndërsa mediat profesionale mjaftueshëm solidare që të ofrojnë mundësi që te ne prioritet të vendoset në informacionet dhe mediat profesionale, ndërsa ato margjinalet të qëndrojnë anash.