Data e sotme
September 21, 2019
Foto: Print-skrin nga emisioni 360 në AlsatM

Me miqtë edhe kur gabojnë, kundër armiqve edhe kur kanë të drejtë

Shkruan: Denko Maleski

 

Një rregull i lashtë në politikë i cili e minon shtetin ligjor thotë: Me miqtë edhe kur gabojnë, kundër armiqve edhe kur kanë të drejtë. Në një shoqëri ku mbisundon kultura e mosndëshkueshmërisë, rregulli është më i përhapur gjerësisht dhe shumë lartë, duke e minuar me veprimet e veta atë për të cilën angazhohen në mënyrë deklarative: shoqëria në të cilën mbisundojnë ligjet dhe jo individët. Duke qëndruar pas miqve edhe kur është e qartë se është bërë krim, udhëheqësia e re e VMRO-DPMNE-së, e ofendon inteligjencën tonë. Me veshë tanë dëgjuam për keqpërdorimin e pushtetit prej miqve, por të mësuar se, sipas legjislaturës evropiane, pamjet nuk mund të jenë dëshmi në një procedurë gjyqësore, ndërsa drejt dëshmive vihet vështirë, njerëzit e rinj tek nacionalistët maqedonas bëhen sikur ata nuk kanë ekzistuar dhe e akuzojnë LSDM-në për punët e njëjta për të cilat nuk lejojnë që miqtë e tyre të përgjigjen. Me fjalë të tjera, na përqeshin para fytyrës. Ai tek opinioni i ndershëm dhe mendje ndritur në shtet nuk do të kalojë asnjëherë. Asnjëherë. Njerëzit e rinj të kreut të partisë e humbën fytyrën në momentin kur vendosën që të mos lejojnë që miqtë e tyre të mos përgjigjen për asgjë. Madje as për paaftësimin e ashensorëve për njerëzit në moshë të mos mund të dalin në votime. Këta njerëz nuk janë alternativa e cila do ta “sillte” shtetin ligjor në Maqedoni.

A është e mundur afera “Reket” të jetë dhuratë prej qiellit që do të bënte kthesë në sjelljen e tillë të partive? Do ta shohim. U bë traditë gjatë ndërrimit të pushtetit që garnitura politike e re ta amnistojë udhëheqësinë e oponentëve të vet politik, duke u shfryrë vetëm ndaj ndonjë personi të pafat nga eshalonet e poshtme të politikës paraprake. Me miratimin e plotë të opinionit demokratik, kjo marrëveshje e pashkruar midis partive ishte shkelur prej kryeministrit aktual Zaev.

Në rrethana specifike ndërkombëtare të rivalitetit në rritje të forcave të mëdha në Ballkan, me mbështetjen e fuqishme të aleatëve tanë perëndimorë, formohet Prokuroria Publike Speciale e cila duhej të përcaktonte se kush i ka përgjuar qytetarët në mënyrë të paligjshme dhe të stimulojë procese gjyqësore për ndëshkimin e atyre të cilët e kanë keqpërdorur fuqinë e dakorduar duke e shkelur kushtetutën dhe ligjet. Rregulli i pashkruar se gjatë ndërrimit të pushtetit udhëheqësitë e partive janë të pandëshkueshme, ishte shkelur.

Krimi i dukshëm i udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, parti e cila tregoi se sa është e lehtë të prodhohet autokraci, nuk ishte i mjaftueshëm, udhëheqësia e re të kthejë faqen e re në historinë politike dhe të ndalet pas ligjeve dhe pas drejtësisë. Madje edhe me një kërkimfalje. Përkundrazi. Në përpjekje që gjithçka të kthehet në politikën e mosndëshkueshmërisë, filluan me akuza: për privatizimin, për TAT dhe keqpërdorime të ngjashme për të cilat nuk është përgjigjur kjo parti. Kjo është e saktë, por është e saktë edhe se me ardhjen e LSDM-së në pushtet ndryshuan shumë gjëra, u zhduk frika prej pushtetit paraprak të fuqizuar të njerëzve kur personat pëshpëritnin, por, për fat të keq, sistemi nuk mund të ndryshohej. Nuk u ndryshua pasi nuk ka sistem demokratik pa pushtet dhe opozitë lokale. Opozitë lokale ndaj parimeve të shtetit ligjor dhe jo të armiqve.

Po përnjëherë ndodhi dëshpërimi i madh me LSDM-në. Sjellja e prokurores speciale dhe dyshimet për krimin e garniturës aktuale në pushtet, mund të bëhet çelësi për hapjen e derës drejt shtetit ligjor. Atë që VMRO-DPMNE e sabotoi dhe bojkotoi, duke u ndalur në mbrojtje të krimit të dukshëm të udhëheqësisë paraprake, vazhdimisht është arsyetuar me faktin se një gjë të njëjtë e kishte bërë vazhdimisht LSDM-ja në të kaluarën. Me zbulimin e aferës “Reket”, LSDM ka mundësi t’i tregojë partisë opozitare se si të zbatohet hetimi kundër “miqve” dhe jo vetëm “armiqve”.
Druajtja se ky krim shkon drejt majës së piramidës së pushtetit është e madhe ndërsa akoma më i madh do të jetë dëshpërimi dhe zemërimi nëse është ashtu. Por, nëse partia në pushtet nuk e pengon procedurën e ndershme gjyqësore dhe hetuese jo vetëm se ka mundësi të kalojë mirë në fjalët e ardhshme, por edhe me të drejtë të plotë dhe autoritet të fuqishëm moral, për ta mobilizuar shoqërinë arshinë të njëjtë të zbatohen edhe ndaj atyre të VMRO-DPMNE-së në opozitë. Përfundimisht, falë këtij rasti të korrupsionit, loja me mosndëshkueshmërinë për funksionarët e lartë ka mundësi të ndalojë, ndërsa drejtësia përfundimisht ta marrë rrjedhën e vet. Sytë e opinionit demokratik në shtet, të aleatëve tanë në NATO dhe në BE janë drejtuar nga ky rast. Ai do të jetë test jo vetëm për të ardhmen e LSDM-së, por edhe për shtetin demokratik dhe ligjor në Maqedoninë e Veriut. Zbardhja e aferave me keqpërdorimet e pushtetit të udhëheqësisë së vjetër të VMRO-DPMNE-së, tani edhe drejtpërdrejt varet prej zbardhjes së aferës e cila tregon gisht ndaj udhëheqësisë së re të LSDM-së. Nga rezultati i kësaj procedure hetimore dhe gjyqësore varet nëse do ta bëjmë hapin vendimmarrës ndaj shtetit ligjor apo udhëheqësive të partive si edhe në tridhjetë vitet e kaluara do të mbeten “partnerë në krim”.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit