Data e sotme
September 21, 2019

ÇMIMI I INTEGRITETIT

Shkruan: Aleksandar Krzhallovski

 

Në pritje të ndonjë progresi në rastin “Reket” (për fat të keq gjithnjë e më pak është në horizont epilogu i dëshiruar dhe i shpejtë), me marrjen në pyetje gjatë kësaj jave në Prokurorinë Publike Themelore, duke e përfshirë edhe atë të sotmen të Prokurores Publike Speciale Katica Janeva, le të merremi pak me ca matematika, në kërkim të përgjigjes nëse kemi kapacitet për luftë me korrupsionin e lartë.

Stimul për këtë është skepticizmi i një miku tim, shprehur për me themelimin e PPS-së, ndërsa e kam përmendur edhe në disa prej shkrimeve të kaluara – se Maqedonia thjeshtë nuk ka kapacitet të ballafaqohet me raste të rënda/të mëdha të korrupsionit. Edhe për shkaqe financiare edhe për shkak të potencialit njerëzor. Ndërsa mbase edhe për arsye të tjera! Financiare – pasi në një vend në të cilin paga mesatare është 400-500 euro, pagë sa më e madhe duhet t’i ofrohet/jepet prokurorit që të ulet ose eliminohet korruptimi i tij/saj? Gjithashtu, në një vend në të cilin deri atëherë rasti më i madh vendimmarrës (të paktën për një politikan, nëse jo edhe aspak) ka qenë për rreth 3 milionë euro, ndërsa më i madhi që nuk ka arritur drejt aktgjykimit ka qenë për 8 milionë euro, ku të gjenden avokatë, prokurorë dhe gjykatës, të cilët do të duhet të merren me raste prej mbi (dhjetëra) milionë euro. Dhe përfundimisht, nëse me të vërtetë janë vjedhur kaq shumë para aq sa “sillen” në muhabetet e çarshisë – prej së paku 500 milionë euro, apo është e logjikshme se ata do të paguajnë aq sa duhet që të mbeten në liri (p.sh, edhe sikur 10% të ndahen për këtë qëllim, ato janë 50 milionë euro).

Lidhur me potencialin/kapacitetin njerëzor, një argument ishte theksuar më lartë – askush nuk ka përvojë me raste për kaq shumë para. Së dyti është aftësia (para së gjithash e organeve hetuese dhe prokurorëve) t’i hyhet në gjurmë krimit, të jesh më i mençur, më i gjindshëm ose të paktën më këmbëngulës prej atyre që i kanë bërë (apo vjedhur) këto miliona, dhe përfundimisht e gjithë kjo të dokumentohet në mënyrë përkatëse që të arrihet deri tek aktgjykimi në procedurën gjyqësore. Dhe në fund, me siguri më e rëndësishmja – nëse kemi dhe sa kemi persona në këto pozita me integritet, të cilët nuk do t’u nënshtrohen ofertave të tjera lakmitare me para ose të tjera, gjegjësisht sa është “pika e tyre e shkrirjes”.

 

Miku im ishte skeptik për të gjitha këto çështje dhe shpresa ishte në mbështetjen e fuqishme të PPS-së nga BE-ja dhe SHBA-ja në kuptimin e trajnimeve për prokurorët, vizitat gjyqësore në institucione të ngjashme jashtë shtetit, ekspertë prej vendeve të tyre në dispozicion të PPS-së, e mbase (nuk e di) edhe asistenca më konkrete në vetë hetimet (p.sh. qasja drejt llogarive të të dyshuarve në shtetet e tjera). Mbështetjen e kishte dhe ajo ishte e madhe… të paktën deri tek rasti “Reket”. Por, çfarë me të gjitha elementet e tjera?

Matematika për fondin e PPS-së thotë se në dispozicion të buxhetit u janë caktuar rreth 4 milionë euro në vit. Një pjesë për këtë janë për shpenzime për vetë hetimet, angazhimin e ekspertëve të jashtëm, shpenzimet materiale për funksionimin e PPS-së. Sipas praktikës time (po spekuloj, nuk kam kontroll/vërtetim për vlerësimet më tej), këto do të duhet të jenë të paktën gjysma prej këtij buxheti (do të thotë rreth 2 milionë), por ja le të jenë vetëm 1 prej këtyre katër milionë. 3 të tjerat le të jenë vetëm për paga.
Nëse prej rreth 160 të punësuarve në PPS, 150 le t’i marrin mesatarisht 1,000 euro pagë (le të jetë edhe bruto), ato janë 150,000 euro në muaj ose mbi 1,5 milionë euro në vit. Për 15-të prokurorët e tjerë (ose 13 sa mbetën) le të jenë të gjitha 1,5 milionë eurot e mbetura, ato janë nga 100 mijë bruto në një prokuror në vit ose diçka nën 8,500 euro bruto (rreth 5,000 euro neto) në muaj. Kjo do të ishte në rangun e pagave më të mëdha në shtet (po flas për sektorin privat, ndërsa larg mbi pagat e kryeministrit, ministrave dhe funksionarëve të tjerë dhe nëpunësve të lartë në administratë, të cilat sillen deri në 1,500 euro neto).Nëse përafërsisht është kështu (ndërsa me siguri është më pak), vijmë deri tek çështja e titullit – edhe pse 3-4 herë më lartë se pagat e larta “normale” në Maqedoni, vallë është kjo e mjaftueshme? Gjegjësisht nëse kjo pagë është e mjaftueshme për t’i kthyer prokurorët prej të gjitha sfidave të mundshme dhe ofertave të cilat do t’i merrnin (edhe sipas “Reket”, me siguri i kanë marrë… të paktën dikush prej tyre) dhe të refuzojnë çfarëdo “Propozimi jodinjitoz” siç quhej edhe filmi i njohur me këtë temë i Robert Redford dhe Demi Mur. Ose cili është çmimi i integritetit?

Veç sa për rikujtim, në film, për një natë me të, pasaniku i ofron 1 milion euro, vajza pranon (ndërsa edhe bashkëshorti pranon). Për atë se çfarë sjelli e gjithë kjo në marrëdhënien e tyre, shikojeni filmin, por për situatën tonë është e rëndësishme se po demonstrohet “pika e shkrirjes”, ose e fjalës së urët “çfarëdo që nuk blihet me para, blihet me shumë para”. Dhe e besoj se çdo njeri e ka njëfarë pike të shkrirjes, e cila është proporcionale me integritetin e tij/ të saj.
Ose siç ishte përshkruar në librin komik legjendar Alan Ford, ndërsa me parafrazimin e Eurekës së Arkimedit (çdo trup i zhytur në vaskë, do të shtyjë ujë me volumin e njëjtë sa edhe trupi i zhytur), me fjalën e urtë: çdo trup i zhytur në PUSHTET, do të humb sasi të barabartë prej bindjeve të tij, aq sa do të nxjerrë DOBI për veten!

 

Do të thotë cili është çmimi i integritetit? I secilit prej nesh! Me rastin “Reket” kjo është vënë në test dhe do të shohim se si do të bëhet. Edhe pak spekulime/matematikë. Për dëshmitarin – viktimën në këtë rast, biznesmenin Kamçev, matematika do të ishte si vijon: nëse Forbs do ta vlerësonte pasurinë e tij në rreth 228 milionë euro, atëherë 8 milionë eurot e kërkuara (ose të ofruara) janë “vetëm” 3,5% e asaj që e posedon. Do të thosha – sakrificë e vogël për liri dhe qetësi personale. Por 8 milionë janë 8 milionë dhe duket se ka pasur po aq arsye megjithatë të mos i japë për ryshfet, siç e shohim në lëndën “Reket”.

Nga ana tjetër, pyetja është në sa duar (ose xhepa) kanë përfunduar (ose është dashur të përfundojnë) këto 8 milionë (të mos pyesim se sa ka pasur raste të tjera dhe sa do të jetë në fund “buxheti” i përgjithshëm i zhvatjes). Dhe sa janë dedikuar për përfshirjen eventuale të ndonjë prokurori në “këtë lojë”? Nëse ka pasur pagë prej 5,000 euro në muaj, 50-60 mijë në vit do të arrinin deri në rreth 200-250 mijë euro të pagave për kohëzgjatjen e PPS-së! Shkëlqyeshëm për rastet në Maqedoni. Por, nëse (dikush prej këtyre parave) i ka ofruar plus 1 milion (prej këtyre *) për një prokuror konkret, integriteti i tij/i saj a do të thoshte “jo”? Secili prej nesh duhet ta parashtrojë pyetjen e njëjtë – në vendin e tyre dhe me kushte të tilla, a do ta kishin pranuar atë “plus një milion”? A do të “shkeleshin” për dy? E për të gjitha tetë? Cila është pika juaj e shkrirjes? Shpresoj hetimi do të tregojë nëse ka pasur një gjë të tillë dhe sa ka kushtuar integriteti i dikujt.

 

Le të mos përfundojmë në mënyrë pesimiste dhe siç është tani disponimi dominues, të them diçka edhe për skenarin e mundshëm optimist. Në rastin ideal, gjithsesi, integriteti nuk mund të prishet (ose blihet) me para (fraza: për asnjë para nuk shitem). Ose siç e përdor atë në mënyrë të shkëlqyer (gjegjësisht shet) Masterkard në Ligën e Kampionëve, me reklamën: disa gjëra nuk mund të blihen me para… për gjithçka tjetër, këtu është Masterkard! Ka edhe shumë shembuj të ndritur për atë. Me siguri në mesin e më të njohurve është gjykatësi italian (dhe prokurori) Xhovani Falkone, i cili i zbatoi gjykimet më të mëdha të mafies në Itali. Jo vetëm se asnjë para nuk e “bleu”, ai hoqi dorë edhe nga mbrojtja e policisë (të jetojë në ishull, për siguri më të madhe personale), që në fund e pagoi edhe me jetë (në një atentat me bombë në automjetin e tij rrugës drejt aeroportit në Palermo drejt shtëpisë së tij). Por, trashëgiminë që e la në luftën kundër korrupsionit dhe mafies është e madhe. Jo vetëm se pas vdekjes së tij, ndodhi aksioni më i madh kundër mafies (dhe u arrestuan dhe dënuan me burgim të përjetshëm të gjithë udhëheqësit më të mëdhenj, duke i përfshirë edhe të gjithë që e kanë porositur dhe organizuar vrasjen e Falkones), por edhe vepra e tij udhërrëfyes për antikorrupsion në nivel global, ndërsa integriteti i tij – shembull për respekt për secilin, veçanërisht për ata të cilët merren me këtë punë. Ose siç thotë një mike italiane – në ditën e vdekjes së Falkones, 23 maj, e gjithë Italia qëndron në këmbë për nder të veprës dhe integritetit të tij.

A kemi edhe ne ndonjë hero të tillë? Le të shohim do të dëshmojë rasti “Reket” (ndërsa edhe rastet e tjera të PPS-së madje edhe PPTH-së). Gjithsesi (edhe akoma) na duhet të paktën një si Falkone!

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit