Data e sotme
September 21, 2019

I. LJMET E RREME – VIRUS I RREZIKSHËM I EPOKËS SË INTERNETIT

Lajmet e rrejshme janë sëmundje infektuese të botës bashkëkohore, gangrenë kanosëse mbi të vërtetën.

Shkruan: Zoran Ivanov

Teoria mediatike dhe komunikuese akoma nuk kanë përkufizim të saktë për atë se çfarë është lajmi i rrejshëm. Por lartë e poshtë kjo sipas logjikës do të ishte situatë e lajmit të plasuar për diçka që ka ndodhur ndërsa nuk ka ndodhur ose nuk ka ndodhur ashtu siç është transmetuar se ka ndodhur. Ose se dikush ka thënë diçka, ka deklaruar por nuk ka thënë ashtu siç ka thënë dhe siç është informuar se ka thënë.

Lajmet, të vërteta ose të rrejshme përmes veglave të ndryshme të internetit, prej portaleve të shumta, përmes rrjeteve sociale dhe mundësive të shumta që i ofrojnë teknologjitë e reja informatike, përhapen me shpejtësi të madhe dhe me përfshirje të madhe. Në telefonat e mençur të cilët akoma në mënyrë jopërkatëse i quajmë telefonë, vetëm në një moment mund të merren deri në pesëmbëdhjetë lajme. Përmes telefonit, sms, skajp, viberit, vat sap edhe në disa rrjete përmes të folurit, tekstualisht, përmes fotos dhe videos. Mbi të gjitha, në shoqëritë pak më të zhvilluara telefona të mençur posedojnë edhe fëmijët madje edhe të moshës parashkollore.

Do të thotë, njëjtë si ata të  vërtetat të cilat mbajnë përmbajtje autentike, ashtu edhe lajmet e rrejshme, janë në dispozicion shpejtë dhe gjerësisht kudo, për këdo dhe gjithmonë. Motivet për prodhimin dhe plasimin e lajmeve të rrejshme janë të ndryshme. Nga argëtimi, përmes ligësive personale deri tek biznes interesat dhe interesat politike. Në grupin e parë zakonisht autorët janë amatorë individë pa interes të veçantë shoqëror përveç që të argëtohen në llogarinë e tjetrit për motive të ndryshme të karakterit dhe të tjera personale.

Në grupin e dytë janë profesionistët. Madje edhe ekipet e plota të grupeve të ndryshme të interesit me programe të definuara mirë, plane dhe qëllime. Përmbajtjet e lajmeve të tyre janë të motivuara prej interesave të ndryshme. Prej atyre politike, përmes biznesit e deri tek nevoja e ndikimit mbi hapësirën publike për dominim mbi të vërtetën e vet. Prodhimi i organizuar i lajmeve të rrejshme zakonisht është futur në sferat e biznesit por edhe në politikë.

Por pavarësisht motiveve, lajmet e rrejshme janë sëmundje infektuese e botës bashkëkohore, gangrenë kanosëse ndaj së vërtetës. Ata jo vetëm se e shtrembërojmë ose ta injorojnë realitetin, por e tjetërsojnë gjendjen tonë mendore. Në një pasqyrë më ndryshme, të rrejshme, manipuluese. Gjendjet e tilla që i krijon gënjeshtra e plasuar në mënyrë të vetëdijshme si e vërtetë edhe prej konsulentëve e pranuar dhe përjetuar gjithashtu si e vërtetë, lënë pasoja të thella mbi proceset shoqërore, politike, afariste dhe të tjera në nivel lokal, kombëtar dhe global.
Shumë shpesh lajmet e rrejshme të organizuara janë arsye për trauma të tjera individuale, familjare, afariste, politike dhe të tjera. Për pasojat e tilla prej konstituimit dhe pasimit të lajmeve të rrejshme të stimuluara për motive të ndryshme, bota demokratike viteve të fundit hap fronte të gjera për luftë kundër lajmeve të rrejshme. E bën atë me përkushtim dhe me përfshirjen se si të bëhet fjalë për virus të infektuar biologjik dhe në mënyrë të tillë i definon aktivitetet e veta. Në strategji, plane, projekte, buxheti. Në mënyrë identike siç bëhet kjo për mbrojtjen e popullatës prej epidemive të ndryshme të përçueshme.

Maqedonia nuk është kursyer prej valës së lajmeve të rrejshme. Përkundrazi, si kudo në botë, ashtu edhe tek ne, demokratizimi i shoqërisë, ambienti plural dhe qasja deri tek teknologjitë e reja informatike, deri tek rrjetet sociale edhe deri tek veglat elektronike komunikuese, përveç epërsive të tjera që i mundëson ambienti i tillë i lirë dhe bashkëkohor, është mjaft i qëlluar edhe për përhapjen e virusit të lajmeve të rrejshme. Sikur edhe shtetet e shumta demokratike, ashtu edhe shteti ynë, paralajmëroi se me këtë të keqe bashkëkohore do të ballafaqohet me program të definuar, të organizuar dhe sistematik. Para ca kohësh qeveria publikoi dokument, version inicial të punës në planin global, strategji për luftë kundër lajmeve të rrejshme.

Ky teksti si edhe teksti i ardhshëm për të premten e ardhshme si vazhdim i dytë tematik, do t’i prekin disa prej aspekteve të luftës kundër lajmeve të rrejshme. Por do t’i notojnë edhe disa momente të cilat lajmërojnë për druajtje të arsyeshme të opinionit të Maqedonisë nga involvimi i madh i shtetit, të patronatit të tij mbi hapësirën publike si rrezik prej rrezikimit të lirisë së shprehjes dhe në përgjithësi demokracisë.

Projekti i qeverisë për veprime vendimtare kundër përhapjes së lajmeve të rreme fillon me premisa se dezinformatat janë sulm ndaj demokracisë dhe se luftimi i tyre është një nga sfidat kryesore për ruajtjen e saj. Duke e theksuar nevojën e mjeteve që do të veprojnë për të parandaluar dhe ekspozuar lajmet e rrema dhe në veçanti për autorët dhe shpërndarësit e tyre. Qeveria konkludon se Republika e Maqedonisë së Veriut është përballur me shpërndarje masive të dezinformatave në rrjetet sociale dhe mediat tradicionale gjatë dy viteve të fundit.
Disa nga dezinformatat u ndanë nga territoret e vendeve të tjera. Dhe se vendi u shënua si një shtet i lajmeve të rreme. Kjo është veçanërisht e vërtetë në vitin 2016, kur u zbulua se Velesi kishte një numër të madh të faqeve të rreme dhe profileve të Facebook që përhapnin dezinformata në Shtetet e Bashkuara gjatë fushatës presidenciale atje. Dhe për shkak të paralajmërimeve të tilla prej jashtë, qeveria maqedonase, si masë paraprake dhe si veprim, ka ofruar planin e saj për të trajtuar dezinformatat si një veprim të organizuar dhe të vazhdueshëm për të luftuar lajmet e rreme.

Shkurt, plani i përfshin disa segmente globale, siç janë masat e sigurisë me zhvillimin e protokolleve të reja të mbrojtjes së dezinformatave, pastaj, hapjen e proceseve për krijimin e një strategjie të shkrim-leximit mediatik, si një nga segmentet e rëndësishme, si një mbrojtje kryesore kundër lajmeve të rreme dhe brenda këtij kuadri. Veprimtaritë e institucioneve do të mbulohen dhe do të adresohet hapja dhe transparenca maksimale e tyre ndaj mediave dhe qytetarëve.

Plani parashikon më tej një zhvendosje të veçantë drejt sektorit të shoqërisë civile si partner qeveritar përmes së cilit, siç premton dhe njofton qeveria, do të zhvillojë aktivitete edukative duke përfshirë tema të edukimit mediatik në programet arsimore. Dokumenti gjithashtu premton të mbështesë dhe të jetë një partner aktiv i sektorit të shoqërisë civile në ofrimin e programeve përmes seminareve dhe trajnimeve për edukim mediatik dhe se edukimi mediatik gjithashtu do të ofrohet për punonjësit e administratës publike. Në draft dokumentin strategjik, qeveria më tej angazhohet të mbështesë dhe të jetë një partner aktiv i sektorit civil dhe në zbatimin e programeve dhe trajnimeve për edukimin mediatik të përgjithshëm qytetar.

Ajo që ka ngjallur veçanërisht trazim në redaksitë e lajmeve dhe disa nga sektorët joqeveritar, prekim i së cilave janë mediat, publiku dhe komunikimet janë pretendimet në draftin e planit të veprimit për të luftuar lajmet e rrema sipas së cilave qeveria do të prezantojë kritere për media të akredituara për të ndjekur ngjarjet e qeverisë dhe konferencat për shtyp, si dhe kërkojnë nga autoritetet kompetente të krijojnë një regjistër të dezinformatave të identifikuara dhe të shpalosura, si dhe një listë të burimeve që shpërndajnë dezinformata. Këto pretendime në dokumentin qeveritar gjithashtu ngrehin dyshime për synimet e saj më të mira. Frika për demokracinë dhe liria e mendimit sfidohen veçanërisht nga qëllimi i qeverisë për të formuar një grup të veçantë për të luftuar dezinformimin, i cili do të përfshinte ekskluzivisht shërbyes civilë nga institucione të ndryshme të sigurisë, raportimit dhe strukturave të tjera të ngjashme shtetërore.

Siç është paralajmëruar më lartë, ky është teksti i parë dhe jo vetëm inicial në temën e lajmeve të rrejshme dhe rolit të shtetit në ballafaqimin me to. Në vazhdimin e dytë të premten e ardhshme më konkretisht do të flitet për reagimet dhe për dyshimet e medieve dhe të sektorit qytetar për lirinë e shprehjes dhe në përgjithësi për demokracinë në Maqedoni. Kjo para së gjithash, për shkak të përmbajtjeve të caktuara në dokumentin qeveritar të cilat paralajmërojnë për ndikim të përforcuar shtetëror dhe shkallë të caktuar të involvimit të institucioneve shtetërore në sferën mediatike dhe në përgjithësi në hapësirën publike demokratike ndërsa janë nën pretekstin për luftë kundër lajmet e rrejshme.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit