Data e sotme
September 21, 2019

II. LAJMET E RREME – VIRUS I RREZIKSHËM I EPOKËS SË INTERNETIT

Demokracia nënkupton edhe liri edhe të drejta, edhe obligime edhe përgjegjësi. Në këtë kuadër duhet vazhdimisht të ekzistojnë, edhe pushteti, edhe gazetaria, edhe organizatat joqeveritare, edhe opinioni.

Shkruan: Zoran Ivanov

Edhe ky tekst si teksti i dytë prej tre vazhdimeve të projektuara tematike, si edhe teksti i kaluar të premten e kaluar dhe siç ishte paralajmëruar edhe atje, gjithashtu mjaft subjektivisht, do t’i prekë vetëm disa prej aspekteve të krimeve të lajmeve të rrejshme dhe prej luftës së paralajmëruar qeveritare kundër lajmeve të rrejshme. Por, si edhe të premten e kaluar edhe në këtë tekst do të shënohen disa momente të cilat, tani për tani vetëm si paralajmërim, njoftojnë për druajtje të arsyeshme të opinionit të Maqedonisë prej involvimit të madh të shtetit, ndaj patronizimit mbi hapësirën publike. Për rrezikun e rrezikimit të lirisë së shprehjes dhe në përgjithësi demokracisë.

Interneti dhe çuditë e tjera të reja digjitale, si edhe çdo revolucion zhvillimor teknologjik ashtu edhe ky, njerëzimit i sollën shumë të mira dhe në të njëjtën kohë edhe shumë kokëdhembje. Vetëm me një vegël më private, telefoni celular edhe me ndihmën e internetit si mjet transportues bashkëkohor në dispozicion për secilin prej tre deri në njëqind dhe për tre vjet, në një moment njerëzia u transformua  prej konsulentit të informacioneve, në krijuesin e tyre, në autor informacionesh.

Për shkak këtyre teknologjive, për shkak qasjes më të gjerë deri tek shumica e lajmeve, prej njërës anë me njerëzit gjithnjë e më vështirë mund të manipulohet. Por nga ana tjetër, po të njëjtit konsulentë kanë mundësi edhe të krijojnë lajme autentike por edhe të plasojnë edhe informacione të rrejshme dhe manipuluese. Kështu në ambientin e njohur demokratik, mediat tradicionale fituan konkurrencë të fuqishme si në ueb portalet e shumta ashtu edhe te secili qytetar si krijues potencial i lajmeve. Në një galimatias të tillë të prodhimit dhe plasimit të lajmeve, në një konkurrencë të tillë jolojale ndaj medieve tradicionale, ndërsa në insistimin që të fitohet lejueshmëri përmes atraksionit por edhe në kurdisjen e rrenave me paramendim, prej hireve më banale të karakterit të autorëve të tyre e deri tek luftërat e ideuara dhe të organizuara mirë, shoqëritë e ndryshme, por edhe kjo e jona, janë ballafaquar me rritjen kriminogjene të quajtur lajme të rrejshme.

Shtetet shumë më parë hapën front kundër paraqitjes së lajmeve të rrejshme. Ja është mirë që edhe qeveria jonë përfundimisht dhe në mënyrë strategjike përfshihet në insistimet qytetarët, institucionet dhe të gjithë shoqërinë t’i mbrojë prej gënjeshtrave dhe prej pasojave të tyre. Strategjia e paralajmëruar që qeveria e promovoi është gjithëpërfshirëse, e plotë dhe i përfshin të gjitha segmentet në shtet. Përmes aktiviteteve institucionale deri në angazhimin e sektorit qytetar me promovimin e programeve edukative për njohjen e lajmeve të rrejshme. Qëllimi, siç paralajmëron, është që të krijohet një front i gjerë kundër virusit që e infektoi botën bashkëkohore.

Gjithsesi përgjegjësia më e madhe për të vërtetën edhe më tej është tek institucionet dhe tek redaksitë në mediat tradicionale. Inercia e burimeve zyrtare të informacioneve, jotransparenca e tyre e ruan hapësirën për manipulime. Gazetarët dhe gazetaria janë të pafuqishëm nëse qasja drejt informacioneve autentike u pamundësohet nga organet shtetërore.
Ose japin shumë mund, kohë dhe mjete të vijnë deri tek lajmi tek i cili në emër të qytetarëve kanë të drejtë, ndërsa shteti gjithashtu në emër të qytetarëve e ka për obligimin menjëherë t’ua dorëzojë dhe elaborojë. Transparenca e pamjaftueshme e burimeve të informacioneve është promovuesi kryesor i spekulimeve dhe truall i qëlluar për lajmet e rrejshme. Prandaj, është përgjegjësi e institucioneve për informimin në kohë dhe të saktë të opinionit. Por edhe obligim dhe përgjegjësi e gazetarisë, medieve dhe redaksive të tyre për transmetimin e autenticitetit dhe së vërtetës.

11111111

Strategjia kundër lajmeve të rrejshme mund të ketë sukses nëse zbatohet në mënyrë permanente, në vazhdimësi, në afat të gjatë dhe nëse, siç paralajmëroi edhe vetë qeveria, në mënyrë gjithëpërfshirëse, në mënyrë të gjerë dhe transparente me përfshirjen e të gjithë faktorëve shoqërorë. Veçanërisht nëse mbështetet ndaj përvojave të segmentit më vital, në sektorin qytetar.  Ajo të jetë qendra kryesore edukative për trajnim e cila, duke gjykuar edhe sipas përvojave të deritanishme dhe praktikave, ka edhe motiv dhe kapacitet edhe mund ta bartë barrën prej luani në luftën kundër së keqes bashkëkohore, lajmeve të rrejshme. Kjo veçanërisht në pjesën e edukimit mediatik si kusht elementar për parandalim, për njohjen e shpejtë të informacioneve të konstruktuara qëllimisht dhe fakteve të kurdisura.

Tani pasi e publikoi, është shumë e rëndësishme që qeveria strategjinë e propozuar të mos e harrojë në sirtar por me të shpejtë të fillojë ta operacionalizojë. Më pas, pasi lidhet prej faktorëve relevantë, gjithashtu, është shumë e rëndësishme ta shpjegojë rolin e vet në zbatimin e projektit të saj dhe veçanërisht t’i prezantojë veglat për implementimin e saj. Tani për tani ka shumë të panjohura për këtë. Prej asaj që është publikuar dhe që shihet, druajtjet janë se disa konstatime dhe dilema lëvizin në drejtim të reduktimit të kapaciteteve demokratike qeveritare që i proklamonte në kohën kur ajo ishte në opozitë.

Sa i përket qëllimit qeveritar, do të ishte korrekte para se ta shkruante dhe publikonte propozim-dokumentin, fillimisht ta prezantonte si ide, si koncept elementar dhe t’i shpjegojë drejtimet dhe metodat mbi të cilat do ta realizojë projektin e vet. Më pas, në këtë fazë iniciale, të ngriste debat publik për qëllimin dhe veçanërisht për përmbajtjet e strategjisë. Këtu t’i kyçte shoqatat e gazetarëve, gazetarët, redaksitë, mësimdhënësit prej katedrave të gazetarisë, organizatat joqeveritare tema aktiviteti të së cilave janë mediat dhe produktet mediatike. Supozimi është se në këtë mënyrë në start, kryesisht prej kastit profesional gazetaresk i cili çdo ditë lufton kundër lajmeve të rrejshme, por edhe në mënyrë transparente para opinionit, do të tërheqë mbështetës dhe ndihmues për sukses në realizimin e vazhdueshëm të strategjisë dhe do të vendoste front të gjerë dhe të fuqishëm kundër gënjeshtrave mediatike dhe në përgjithësi kundër lajmeve të rrejshme dhe autorëve të tyre.

Duke gjykuar edhe pas reagimeve të para, qeveria në mënyrë të panevojshme demonstroi prepotencë. Në vend të kësaj, duhej ta kishte me dije se pa mediat, pa redaksitë profesionale dhe pa motivimin e sektorit joqeveritar në praktikë nuk do të kishte asgjë prej dëshirës së mirë, ndërsa prej qëllimeve të vendosura aq më pak.

Demokracia nënkupton edhe liri, edhe të drejta, edhe obligime, edhe përgjegjësi. Në këtë kuadër duhet vazhdimisht të ekzistojnë edhe pushteti edhe gazetaria edhe organizatat joqeveritare edhe opinioni. Njëra pa tjetrën nuk shkojnë. Njëra pa tjetrën është burimi i manipulimeve, i lajmeve të rrejshme dhe i çfarëdo majmunllëqeve të tjera informative. Nëse veprohet jashtë këtij kuadri, në strategjinë qeveritare, me qëllim apo pa qëllim, atëherë ai kujdes i shumëtheksuar, ai synim për të vërtetën, mundet lehtazi të përfshihet në mohimin e qëllimeve të mira qeveritare.

E djegur nga e kaluara e afërme e regjimit dhe prej centralizmit të imponuar totalitar informativ nga koha e regjimit prej para dy, tre vitesh, opinioni demokratik i Maqedonisë po i fryen edhe kosit dhe me arsye neveritet nga ideja shteti në çfarëdo forme të vëzhgojë mbi prodhimin e lajmeve dhe pres informacioneve të tjera. Për një pjesë të këtyre druajtjeve edhe nja dy fjalë të premten e ardhshme në vazhdimin e tretë dhe të fundit të këtij miniseriali për paralajmërimin e Qeverisë për luftën kundër virusit të botës bashkëkohore – lajmet e rrejshme.

Tani është shumë e rëndësishme qeveria ta ketë parasysh dhe të nxjerrë leksion edhe prej përvojës së përditshmërisë. Kjo tregon për faktet se shumë shpesh e vërteta qëndron në gënjeshtër. Dhe se, gjithashtu shumë shpesh, gënjeshtra qëndron tek e vërteta.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit