Data e sotme
September 21, 2019
Foto: Print-skrin nga emisioni 360 në AlsatM

Rritje e lehtë dhe rënie e tmerrshme

Shkruan: Denko Maleski

Ekziston një çmim të cilin duhet ta paguaj shoqëria jonë për aferat të cilat janë shpërfaqur. Kur e gjithë vëmendja e opinionit është e drejtuar nga skandalet dhe korrupsioni, politika po bëhet një lloj “seriali i lirë” i TV ekraneve. Pasojë e kësaj uljeje të besimit të votuesve tek politikanët dhe institucionet politike dhe banalizim i llojit të vet të politikës, term me të cilin shënohet diçka kaq e zakonshme sa që nuk vlen të harxhohen fjalë që të shpjegohet. Politika e Maqedonisë? Pëffff…. Pason rritje e cinizmit si mosbesim në motivet e tjetrit, para së gjithash tek politikanët, se duhet të punojnë në interes të popullit por edhe mosbesim në emërimet tradicionale të politikës si akt i participimit. Atëherë, skena politike e shtetit qenka vendosur për depërtimin e lehtë të politikanëve populistë, “sipërmarrësve politik” të cilët do t’i sjellin popullit atë që ai e dëshiron, qoftë për drejtësi dhe liri apo për mirëqenie materiale. Në shtetin tonë, veçanërisht pas serisë së skandaleve të tmerrshme, prej përgjimit ilegal të qytetarëve dhe shpërdorimet e zbuluara të pushtetit në incizimet e publikuara e deri tek afera “Reket” në të cilën është involvuar edhe prokurorja publike speciale e zgjedhur për ta zbardhur aferën paraprake, skena politike është vendosur si depërtim i populizmit të tipit të Gruevsit. Kjo, nënkuptohet nuk duhet të na ndodhë.
Disa fjalë për populizmin. Populizëm ka edhe tek e majta edhe tek e djathta. Për momentin, në Perëndim, ky fenomen kryesisht manifestohet si politikë e cila vjen nga djathtë, i targeton qëndrimet, ankthin dhe dëshirën e popujve për jetë më të mirë dhe e bën Donald Trampin president të SHBA-së. Druajtjet dhe ankthi është drejtuar nga emigrantët, myslimanët por edhe nga “elita politike e korruptuar vendore” kundrejt së cilës qëndron “populli i pastër”, gjegjësisht kombi. Ai dhe partia e tij e përfaqësojnë popullin. Shfaqet si dikush që e kundërshton armikun, më saktë sistemin politik dhe elitën liberale. Politikanët si Mari Le Pen, Donlad Tramp dhe Viktor Orban të gjithë këtë e kombinojnë me autoritarizmin përmes sulmit të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë liberale dhe vlerave të saj.
Duhet nënvizuar se një prej karakteristikave të përbashkëta të politikanëve populistë janë veset. Gjegjësisht, shëmbëlltyra, karakteristikë e politikanëve populistë anglo-saksonë zëvendësohet me joshëmbëlltyrë. Presidenti i Filipineve, Duertre dhe presidenti i SHBA-së, Tramp, për shembull, ndajnë joshëmbëlltyrë të tillë. Politikanët populistë, sipas rregullit, krijojnë situatë krizash, përmes një fushate permanente me të cilën tregon se nuk janë pjesë e establishmentit. Analistët politikë vlerësojnë se fuqia e politikanit populist është në “përmbajtjen negative” të mesazheve të tij. Ai vazhdimisht është “kundër”, kundër liberalëve, kundër intelektualëve, kundër emigrantëve, kundër elitës… Emërues i përbashkët i populistëve modernë nga e djathta është që kanë averzion ndaj sistemit demokratik të komplikuar, dhe e preferojnë demokracinë e drejtpërdrejtë dhe referendumin. Prandaj, shpesh, vendimi nuk është produkt i sistemit të komplikuar të procedurës demokratike por vendimi është personal, i liderit populist.
Unë nuk jam individ, unë jam populli, dinte të thoshte presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez. Qëndrimet e tilla e paralajmërojnë sferën politike të vendit në një mënyrë të keqe. Pluralizmi i lë vend autoritarizmit, ndërsa lideri hyn në një “ankand të papërgjegjshëm” në emër të popullit. Dhe derisa politikanëve normal u duhet kohë për t’i llogaritur mundësitë për realizimin e një plani të cilin do t’ia propozonin popullit, populisti është shumë më i shpejtë në premtime për ndryshime të cilat u pëlqejnë njerëzve, por të cilat jo gjithmonë mund të realizohen. Fati i Venezuelës është dëshmi se ku mund të shpjerë populizmi: premtime për parajsë në vend për ta çuar popullin drejtë e në ferr.
Çfarë po ndodh me ne, me shtetin e ri ballkanik – Maqedonia e Veriut, vallë edhe ne nuk jemi pjesë e këtij trendi botëror? Po por me një dallim thelbësor në raport me vendet anëtare të aleancave ndaj të cilave synojmë, NATO dhe BE: populizmi në këto vende ndodh në kushte të ekzistimit të traditës së demokracisë liberale dhe sistemeve funksionale demokratike dhe juridike. Tek ne populizmi ndodh në kushte të mungesës së traditës demokratike liberale dhe sistemit demokratik jofunksional dhe juridik. Në kushte të tilla, goditja e populizmit nuk has në rezistencë serioze prej sistemit të pandërruar demokratik dhe juridik dhe i mundëson politikanit populist qasje të drejtpërdrejtë dhe të papenguar drejt kokave dhe ndjenjave të qytetarëve, drejt druajtjeve të tyre, anktheve dhe dëshirave për jetë më të mirë. Prandaj, kur lideri i opozitës Mickovski do të thotë se partia e tij do të sjellë demokraci dhe drejtësi, ky është populizëm i pastër si ai opozitës paraprake lideri i së cilës Zaev premtoi se partia e tij do të sjellë jetë. Për hir të së vërtetës, nënshkrimi i marrëveshjes historike me Greqinë na i hap dyert drejt botës moderne të Perëndimit, që me të vërtetë është me rëndësi jetike për popullin dhe shtetin, por jo menjëherë, dikur në një perspektivë. Por, loja jonë me populizmin është shumë më e rrezikshme pasi nuk ka vendosur sistem demokratik dhe juridik të cilin do ta mbrojë popullin prej liderëve të simplifikuar dhe populistë të cilët janë të gatshëm të premtojnë dhe të bëjnë çfarë dëshirojnë. Vetëm kështu, në një sistem demokratik të pandërruar, populizmi i Gruevskit mundej, pa rezistencë serioze, si thika në djathë, të presë përmes partive, shoqatave dhe mendjeve të qytetarëve në zbatimin e vullnetit të liderit, prej ridefinimit të identitetit kombëtar drejt planeve ekonomike grandioze. Ekzistimi i sistemit të vërtetë demokratik do të kundërshtonte. Të paktën për aq sa sistemi i tillë e kundërshton autoritarizmin e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp. Duke menduar në mënyrë racionale, tek ne, partitë fillimisht duhet të dakordohen se si t’i vendosin themelet e shtetit demokratik liberal dhe juridik ndërsa madje më pas t’ia lejojnë vetes të luajnë me populizmin dhe nacionalizmin. Por, në botën reale të politikës nacionaliteti është vetëm një prej faktorëve i cili, zakonisht nuk është vendimmarrës. Për këtë sjellje racionale tek politikanët e një vendi nevojitet vetëdije e lartë demokratike e gatshme për t’i thënë “jo faleminderit” populizmit.
Por, si t’i rezistosh populizmit përmes së cilit një mendje mediokër ose madje edhe ndonjë gomar njerëzor mundet aq lehtë të futet në eshalonët më të lartë të pushtetit. Prandaj, çdo gjeneratë e ardhshme e politikanëve duhet të kalojë përmes përvojës së hidhur e cila thotë: sa më lartë që lansohesh në pushtet me ndihmën e populizmit, aq më i tmerrshëm është rrëzimi yt. Dhe sapo kemi menduar se të gjithë e kanë mësuar leksionin, dalin kandidatë të rinj për ngritje të lehtë dhe rënie të tmerrshme. Natyra lakmitare e njeriut për pushtet, para dhe famë është e pangopur .

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit