Data e sotme
July 22, 2019

Darsmat tragjike

Latest posts by Мерсел Биљали (see all)

Para zgjedhjeve Ahmeti pat thënë se nuk do të bëjë darsmën pa nusen. Megjithate ai bëri darsmën. Në të vërtetë, me apo pa nuse të gjithë bënë darsma. Madje disave nusja u pat përfunduar te fqiu. Të tjerë bënë darsma fshehurazi e pa muzika. Gruevski dukej shumë i lumtur, pasi nusja vizuelisht i dukej boll e bukur, por me një reputacion shumë të ulët moral dhe një dinakëri të skajshme. Por, ai vazhdon të aktroj lumturi, aq më shumë kur me ndihmën e “aksionit të artë” të GrOM-it ai bënë një shumicë apsolute, por me kapacitete relative. Kështuqë, së shpejti në kokën e tij do të thehen të gjithë çanakët dhe gotat e dasmorëve të dehur.

E para. LSDM nuk pranon mandatet, që në këso gjendje të ngushtë paraqet grusht të madhë për pushtetin, jo vetëm për shkak të zbehjes së legjitimitetit të zgjedhjeve, por edhe për shkak të vendimeve politike tejet të vështira që do të duhet të merren muajve të ardhshëm. Emri domosdo duhet të zgjidhet. Pasojat nga ky “infarkt” vështirë se do të mund t’iamortizojnë as televizionet gebelsiste – MTV, Sitel, Kanal 5, Alfa, të cilat vite me radhë merren me produkcion të mashtrimeve dhe të maskave të rejshme. Kështu që mospranimi i mandateve nga ana e opozitës, do të jetë një gurr i madhë shtesë në qafën e Gruevskit.

E dyta. BDI doli aq e fuqishme nga zgjedhjet sa as Zoti nuk mund t’i ndihmoj PDSH-së që të bëhet pjesë e qeverisë. Veç nga ajo që BDI e futi në borxh VMRO-në për ndihmën tejet direkte që ajo ia dha kësaj partie përmes bojkotit të zgjedhjes së presidentit (një servil apo një hije e premierit). Çdo injorim eventual i kësaj partie sigurisht se do të çoj në shkatërim të sigurt të rregjimit të Gruevskit.

E treta. Në gjithë këto darsma, një punë mbetet akoma e paqartë. Ajo është – përse bashkësia ndërkombëtare nuk ishtë aq rigoroze për keqpërdorimet e mëdha zgjedhore që bëri rregjimi i Gruevskit dhe nuk kërkoj përsëritjen e tyre (siç bëri me Shqipërinë në vitin 1996, kur Berisha pat refuzuar përsëritjen e zgjedhjeve, me çka një vit më vonë ndodhi një havari tejet e madhe, sa që edhe vet Berisha mezi shpëtoi kokën). Përgjigja është – zgjidhja e emrit. Kjo definitivisht do të duhet të ndodhë brenda tremujorit të ardhshëm, para samitit të NATO-s në shtator të këtij viti, edhe ate personalisht nga Gruevski. Kjo për premierin do të jetë një fund tragjik, pasi ai do të jetë i detyruar që ta pret degën në të cilën tani tetë vite jeton e përjeton. Nëse nuk tregohet i dëgjueshëm, atëherë do të vazhdojnë të fluturojnë shiritat taze, kur të gjithë do të dëgjojnë dhe shofin anën tragjike të një patriotizmi të rejshëm, por edhe lajthitjet e veta për të votuar për tragjedinë e tyre. Kurse akterët do të përfundojnë aty ku përfunduan Sanader dhe Jansha.

Kjo me “Makedonska banka”, “Zagorec”, “Aktor” “Ivonce-milionçe”,”ndiçimet rrugore”, banesat e Bonevës dhe të VMRO-së, ishin vetëm një paralajmërim se çka do të mund t’i gjenë nëse nuk vazhdojnë të jenë të padëgjueshëm. Atëherë të gjithë njerëzit do të kuptojnë se e vetmja punë e bardhë e pushtetit të Gruevksit kanë qenë paratë e zeza, të maskuara me patriotizëm të rejshëm. Atëherë do të shofin se mbreti na qenka krejt cullak. Do të kuptojnë se mashtrimet qiellore kanë shërbye për të maskuar paratë nëntokësore. A mund ta dojë popullin e vet ai që e vjedhë, që e mashtron, që e varfëron, që e shpërngul, që e ndanë e përçanë, që e detyron në urrejtje.Ai që krijon ambient shoqëror pa moral, pa turp, pa ndërgjegje e pa përgjegjësi? A nuk shofin se fëmijtë e dikujt vozitën në vetura të tërbuara, kurs e tjerët çojnë jetë të tërbuar? Se familjet e dikujt jetojnë në vila luksoze e jahte të bardha, kurse të tjerët çojnë jetë të zezë?. Se kompanitë e disave lajnë para në shtete të “parajsit tatimor”, kurse tjerët çojnë jetë ferri?

Ditë më pare shkrova një kolumnë ku potencova se shteti gjindet para tri infarkteve. I pari i cili nuk do të ishte katastrofal e që do të ndodhte menjëherë pas zgjedhjeve. I dyti, i,cili do të mund të jetë tejet i rrezikshëm dhe që pritet të ndodhë pas Samititi të NATO-s në shtator. Dhe i treti, sigurisht vdekjeprues, që pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, kur nuk do të na jepet më kredi, kurse do të duhet të këthejmë 650 milion evra borxh. Duket se do të kemi shumë darsma,me apo pa nuse,por gjithësesi – tragjike.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

bilali@inbox7.mk