Data e sotme
September 21, 2019

III. LAJMET E RREJSHME – VIRUS I RREZIKSHËM I EPOKËS SË INTERNETIT

Beteja e suksesshme kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme mund të bëhet vetëm përmes ballafaqimit publik të dy të vërtetave dhe jo me masa burokratike. Vetëm opinioni është arbitri i cili do të vlerësojë se kush e thotë të vërtetën dhe kush gënjen. Po, gazetarët nuk janë mbi ligjet, por në temën e gazetarisë qeveria direkt ose indirekt, nuk guxon të mendojë e lëre më të krijojë strategji kontrolluese me aromë censure.

 

Shkruan: Zoran Ivanov

 

Përhapja e lajmeve të rrejshme po merr përmasa pandemike. Por edhe krahas faktit, ndërsa përmes prizmit të propozim strategjisë qeveritare për luftën kundër lajmeve të rrejshme, menjëherë qëndrimi, kontrolli ndaj të së vërtetës në përgjithësi nuk është punë e Qeverisë. Ajo mund, madje edhe ka për obligim të ngrisë iniciativa, por nuk ka të drejtë të zbatojë restrikcione informative nën çfarëdo preteksti madje qoftë edhe për aksion kundër lajmeve të rrejshme. Veçanërisht jo të projektojë strategji në të cilat notohen elemente ndalesash.

Përkujdesi për të vërtetën është obligim i opinionit. Qeveria duhet vetëm të krijojë ambient dhe kushte. Të stimulojë projekte, t’i buxhetojë aktivitetet e shoqatave joqeveritare dhe qytetare temë e së cilave janë mediat, informimi dhe opinioni. Dhe kaq. Normalisht, për t’u përshëndetur është hapi i qeverisë të shkruaj dhe publikojë dokument, por jo edhe ta udhëheqë zbatimin e tij.
Veçanërisht jo me involvimin e saj ta hapë frontin për luftimin e së keqes në epokën e internetit. Edhe në vazhdimin e tretë dhe të fundit tematik për propozim strategjinë qeveritare për luftimin e lajmeve të rrejshme, qëllimi, të paktën përmes këtyre shqyrtimeve më subjektive është, të iniciohet sado pak dhe të hapet debat i gjerë në dy drejtime të cilat, gjithashtu, janë me idenë për realizimin e suksesshëm të strategjisë qeveritare dhe të pritshmërive prej saj.

Fillimisht, të jepet mbështetje maksimale në luftën kundër epidemisë së rrezikshme të quajtur lajme të rrejshme. Së dyti, gjatë aksionit të tillë të mos rrezikohen vlerat e aprovuara demokratike të emëruara si liri e shprehjes. Në diapazonin e këtij fronti nevojitet debat më i gjerë publik. Por ai ngeci dhe qeveria në konsultim me askënd e prezentoi dhe e elaboroi konceptin autonom të vet për luftë me lajmet e rrejshme. Madje edhe ashtu siç paralajmëron, midis tjerash qëllimi i qeverisë është të konstituojë edhe njëfarë trupi shtetëror. Njëfarë subjekti shtetëror kontrollues për locimin e të pavërtetave mediatike, i cili do të prodhohet prej saj, të ekipuar prej saj dhe të paguar prej saj. Dhe sado një gjë e tillë të jetë qëllimmirë, opinioni do ta përjetojë si vegël censurimi. Deshi apo s’deshi me këtë qeveria që në start e ngushton hapësirën për suksesin e projektit për luftimin e lajmeve të rrejshme.

Mbi të gjitha më frapantja ishte bashkimi ekspres i SHGM-së dhe Këshillit për Etikë ndaj projektit qeveritar. Të pasfiduara me asgjë, siç edhe u prononcuan vetë, u imponuan që të jenë autorë të përmbajtjes më të keqe të dokumentit qeveritar.
Për përpilimin e listave të zeza të medieve, portaleve dhe formave të tjera digjitale të cilat në njëfarë mënyre janë të kyçura në sferën informative. Por ne nuk jemi as Amerika e Trampit e as Rusia e Putinit. Këto subjekte esnafe nuk guxojnë ta shtyjnë hundën në redaksitë madje edhe sikur ato të kenë vetëm një pronar, vetëm një gazetar, vetëm një redaktor. Por, gazetarët nuk janë mbi ligjet, por me temën e gazetarisë qeveria, drejtpërdrejt ose indirekt, nuk guxon të mendojë e lëre më të krijojë strategji kontrolluese me aromë censure. Ka mjaft institucione kompetente për shqyrtimin e punës afariste dhe të redaksive më të mëdha dhe më të vogla, portaleve dhe blogjeve. Shtetit i nevojitet vetëm regjistër me të dhëna për pronarët e tyre dhe për redaktorët e tyre përgjegjës. Asgjë më shumë.

Gazetaria para së gjithash është profesion etik. Është e saktë se pluralizmi, demokracia, për kushtet tona më saktë do të ishte partizimi, së bashku me mundësitë e teknologjive informatike gjithnjë e më në dispozicion, lejuan edhe në këtë punë të bukur por të vështirë të infiltrohen vagabondë të ndryshëm për të cilët gazetaria është vetëm nevojë për ndikim publik dhe për të shëruar komplekset ndërsa veset e tyre klientaliste burim i privilegjeve të ndryshme. Por edhe këto fakte nuk janë për intervencionizmin shtetëror por ato janë çështje të supstateve morale. Temë për organizatat qytetare dhe joqeveritare preokupim i së cilave janë pikërisht standardet profesionale të gazetarisë dhe kodet profesionale.

Nënkuptohet se baza është secili i cili ka marrë pjesë në diskursin publik të mund të legjitimohet. Të prezantohet me emër dhe mbiemër, me adresë me mundësi të jetë në dispozicion për cilindo intervenim për shkak të lajmeve të rrejshme. Vetëm ky element dhe efikasitet i mekanizmave që të dëmtuarit shpejtë ta marrin satisfaksionin e merituar dhe aq. Gjithçka tjetër është aftësi e konsulentëve për t’ia dalë të njohin dhe të selektojnë lajme  në pajtim me cilësinë që i hedh konkurrenca në treg. Kjo do të ishte marrëdhënie korrekte e shtetit edhe ndaj prodhuesve të lajmeve edhe ndaj atyre që lajmet kanë të bëjnë edhe ndaj publikut më të gjerë.

Secili për të cilin është bërë shpifje e padrejtë, i cili është akuzuar apo ofenduar ka të drejtë për korrigjim mediatik publik dhe korrigjim institucional. Por shteti nuk ka të drejtë t’i tregojë muskujt e tij. Veglat mediatore dhe seancat qytetare dhe jo pushteti, janë fushë legjitimimi edhe i së vërtetës edhe i gënjeshtrës. Gjykata përfundimtare për kredibilitetin e çdo mediumi, të çdo redaksie, të çdo personi të angazhuar ose gazetari të lirë megjithatë do të duhet t’i lëshohet publikut më të gjerë qytetar. Vetërregullimit ose vetingut zhurnalist. Që këtu, pikërisht në bazë të strategjisë së saj dhe të kritereve rigoroze të cilësisë, në mënyrë direkte ose indirekte shteti duhet të financojë vetëm projekte joqeveritare edukative, trajnime për njohjen e lajmeve të rrejshme dhe për tjetërsimin e autorëve të tyre.

Sërish, lufta kundër burimeve të lajmeve të rrejshme dhe evidentimit të tyre dhe theksimit publik mund të jetë vetëm përmes aktiviteteve projektuese permanente të shoqatave të gazetarisë dhe qytetare dhe përmes organizatave joqeveritare me pjesëmarrje të theksuar në opinion, konsulentëve të informacioneve mediatike. Prandaj, nëse strategjia qeveritare nënkupton vetëm veprimin parandalues pa instrumentalizimin e veçantë të procedurave për luftë kundër lajmeve të rrejshme, ky aktivitet mund të konsiderohet si korrekt dhe demokratik. Në të kundërt, nëse ka ana tjetër ka ndonjë qëllim masat që i propozon për t’i instrumentalizuar, t’i tjetërsojë në ca norma juridike, atëherë kjo do të jetë gjë shumë delikate për lirinë e shprehjes. Për arsye të thjeshtë që shoqëritë demokratike nënkuptojnë të vërteta por edhe të vërteta alternative. Pikëpamje më të ndryshme dhe interpretim ndaj fakteve identike dhe në rrethana të tjera ose ndonjë në emër të saj ose me aminin e saj, nuk ka të drejtë të vetëshpallet për arbitër suprem për atë se çfarë është lajm i vërtetë dhe çfarë nuk është lajm i vërtetë.

Praktika demokratike botërore dëshmon se çdo qeveri që ka tentuar të involvohet në punën e lirë të gazetarëve vetëm se i ka fëlliqur duart. Sipas rregullit opinioni gjithmonë ndalet në anën e medieve sado që produktet e tyre ndonjëherë janë të verdha, joautentike, dezinformuese madje edhe manipuluese. Vetëm opinioni është arbitri i cili vlerëson se kush e thotë të vërtetën dhe kush gënjen.

Gjithsesi, kushti është konsulentët media t’ia dalin shpejtë t’i njohin dhe t’i zbulojnë burimet iniciale të dezinformatave. Dhe nëse shteti tashmë ka vendosur të japë para për luftë kundër lajmeve të rrejshme atëherë më së miri atë ta bëjë përmes financimit të projekteve edukative për tema kushtuar edukimit mediatik. Për këtë qëllim janë organizatat qytetare me përvoja dhe vlera të dëshmuara në këtë sferë.

Nëse për strategjinë e saj qeveria mbështetet vetëm mbi veten dhe mbi vardisësit e saj, kjo nismë e saj do të jetë betejë e humbur në luftën kundër lajmeve të rrejshme.

Opinioni zhurnalist i Maqedonisë tashmë e dha mesazhin – shteti t’i mbajë duart më larg mediave.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit