Data e sotme
September 21, 2019

DITA E ORGANIZATAVE QYTETARE

Shkruan: Aleksandar Krzhallovski

 

Java e kaluar i prodhoi disa ngjarje të cilat mbase meritojnë koment. Nga preokupimi i vazhdueshëm i partive me fatin e PSP-së, përmes shënimit të Ditës së Pavarësisë, deri tek ngjarjet ndërkombëtare me episodet e Breksitit. Për këtë të fundit, lidhur me dramën rreth Breksitit, tashmë kam shkruar disa herë këtu, kësaj radhe nuk do të ndalem shumë, përveç nëse edhe një herë shpreh impresionet nga demonstrimi i vazhdueshëm i demokracisë funksionale në Parlamentin britanik.

Atje u parandalua tentimi i kryeministrit të ri Boris Xhonson ta pamundësojë Parlamentin nga pjesëmarrja në vendimmarrjen rreth daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja më 31 tetor (sa për përkujtim, afati i anuluar, pasi nuk ishte bërë më 29 mars siç ishte planifikuar fillimisht), që duhet të ndodhë edhe sikur të mos ketë marrëveshje me Unionin.
Kundrejt kësaj, tani me ligj obligohet të arrijë marrëveshje (e cila duhet të jetë më e mirë se ajo që e arriti kryeministrja paraprake Thereza Mej, që të votohet), ose të kërkojë nga BE-ja anulim të ri të afatit për Breksit. Në frymën e humorit tradicional britanik (të zi), Xhonson deklaroi se “më mirë të përfundoj i vdekur në hendek, sesa të kërkoj anulim të ri”. Do të jenë interesante këta dy muaj atje, e mbase do të kthehemi sërish në këtë temë.

 

Këtu tek ne, më la përshtypje shënimi i 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, gjegjësisht mungesa e emrit Maqedoni, si edhe emrit të ri të shtetit – Maqedonia e Veriut prej materialeve promovuese për ngjarjen qendrore të shënimit tek Guaca në Parkun e Qytetit në Shkup. Edhe në ftesën e Qeverisë kjo u anashkalua. Në fjalimin prej 2 minutash të presidentit Pendarovski, vetëm një herë u përmend Maqedonia, si e pavarur dhe sovrane, interesant – pa përdorimin e Republikës dhe pa Veriun. Vetëm në fjalimin më të gjatë (prej 15 minutash) të kryeministrit Zaev, 5-6 herë është përmendur emri i shtetit – Maqedonia e Veriut, por edhe atje – më shpesh ishin përdorur termet: vendi ynë (i bukur), atdheu ynë, shteti ynë. Para ca vitesh, për këto gjëra me shumë diskutonim me Bashkimin Evropian – sa në raportet e tyre për progresin e Maqedonisë përmendet emri i shtetit, si edhe mbiemri “maqedonas”, ndërsa tani po kufizohemi vetë, dhe që t’i shmangemi përdorimit Maqedonia e Veriut, nuk themi as Maqedonia, por vendi/atdheu/shteti ynë. Jo se po kritikoj të tjerët, pasi edhe unë zakonisht kështu i përdor (ose them se me pavetëdije e kam përdorur ashtu). Nuk është njëjtë, apo jo?

 

Por le të mos e shikojmë shumë të kaluarën, siç do të thoshin politikanët, edhe kësaj jave (do të ketë) ka ngjarje interesante. Është duke u paralajmëruar takim i ri i liderëve (për fat të keq edhe më tej kjo mbetet mënyra kryesore për zgjidhjen eventuale të proceseve të ngujuara, në vend se të mësojmë prej demokracisë më të vjetër – asaj britanike), ndërsa jemi në pritje edhe të përbërjes së re të Komisionit Evropian, të cilin Ursula fon der Lejen e prezentoi, por akoma pa sistemimin e resorëve. Për ne gjithsesi do të jetë e rëndësishme të shohim kush do të jetë Komisar për zgjerim – nëse ekziston një i tillë. Johanes Han është i propozuar të vazhdojë si eurokomisar, por me siguri do ta ndryshojë resorin. Interesant, ekipi është tërësisht i balancuar në aspektin gjinor (numër i njëjtë i grave dhe burrave), ndërsa mosha mesatare është 56-vjeç (pak më ndryshe se tek ne… duhet të pyetemi, pse?).

 

Do ta shohim edhe për këtë, por duke konstatuar se më së paku shkruaj për atë të cilën e bëj (punoj) më së shumti – shoqërinë qytetare, desha të përqendrohen pak edhe në atë dhe të paralajmëroj ngjarjen e radhës kësaj së shtune – Ditën e shoqërisë qytetare.
Në kuadër të programit të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) Civika mobilitas, të cilën e zbatojnë Nirasi danez dhe Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), në sheshin e ri Ibni Pajko (midis Operës dhe Baletit të Maqedonisë, Filarmonisë së Maqedonisë, Fakultetit për Art Muzikor dhe Hamamit të Daut Pashës) dhe tek sheshi Skënderbej, mbi 80 organizata qytetare do ta prezantojnë punën dhe aktivitetet e tyre. Krahas të gjitha këtyre stendave në të cilat do të mund të shihen publikime, hulumtime prej sferave të ndryshme, posterë dhe mesazhe prej më shumë fushatave të cilat i kanë organizuar, një pjesë e organizatave do të kenë edhe demonstrim për disa aktivitete të veta para qytetarëve të cilët do ta vizitojnë këtë festival Civika mobilitas midis orës 11 dhe 14. Do të përfshijë sesione edukative, prezantime dhe promovime, si edhe punëtori kreative (për fëmijë dhe jo vetëm për ta).

 

Pritet prania dhe pjesëmarrja e organizatave të ndryshme qytetare, nga Shkupi por edhe nga e gjithë Maqedonia. Do të ketë edhe disa organizata aktiviste (politikisht aktive, jopartiake, një pjesë e tyre pjesëmarrëse në Revolucionin e larmë) por edhe shumë më shumë organizata të cilat merren me probleme të përditshme dhe kujdesen për qytetarët në sfera të ndryshme si mjedisi jetësor, arsimi joformal, shëndeti, kultura, sport dhe rekreim, zhvillimi rural, etj. Festivali duhet të jetë mundësi e mirë për t’u njoftuar me llojllojshmërinë e sektorit qytetar në Maqedoni, aktivitetet dhe arritjet e organizatave qytetare (të paktën ato që do të jenë të pranishme dhe të prezantuara në ngjarje), njohjen e interesave të përbashkëta dhe përfshirjen eventuale të qytetarëve të rinj në punën e tyre, ndërsa me realizimin e të drejtave apo qëllimeve të caktuara. Gjithashtu, kjo duhet të kontribuojë edhe drejt uljes së disa prej stereotipave për organizatat qytetare, si për shembull ato për “larje parash” dhe për “mercenarë të huaj”, pasi numri më i madh prej tyre kanë vetëm mjete të vogla ose aspak nuk financohen as nga Qeveria e as nga donatorët e huaj (ndërsa edhe kur financohen, ato mjete përdoren me qëllim të caktuar dhe në mënyrë transparente të publikuara në raportet vjetore të organizatave).

 

Me siguri do të ishte ambicie e madhe nëse pritet prej ngjarjes debate të ndryshme, modele alternative, madje edhe thirrje për ndryshimin e gjendjeve në politikë dhe vetë partitë politike, ndërsa si parakusht për daljen deri tek “rrethi magjik” i polarizimit dhe mbytjes së vazhdueshme në afera dhe kriza politike, drejt shoqërisë më të mirë dhe zhvillimit dinamik dhe prosperitetit… pasi është ideuar më shumë si festival, ndërsa nuk janë paraparë forume/debate në tema të caktuara, por edhe në rast të tillë, do të mund të shihen/dëgjohen shumë propozime të organizatave qytetare për përmirësime në sfera konkrete, si për shembull luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e mjedisit jetësor, barazinë dhe multikulturën dhe ngjashëm.

Gjithsesi, festivali do të jetë mundësi edhe për kritikë (konstruktive) të të pranishmëve ndërsa edhe organizatave të tjera, vërejtje për punën e tyre, kërkesa për përfshirjen e disa çështjeve të caktuara në angazhimet e tyre, ose propozime për veprim më efikas dhe efektiv në sferat e tyre. Kështu, këtë mund edhe ta konsideroni edhe si ftesë për vizitë dhe prani në festival dhe hapësirë për interaksion të drejtpërdrejtë me shumë organizata qytetare dhe përfaqësuesit e tyre, anëtarë, aktivistë dhe vullnetarë, përfshirë edhe me organizatën time dhe personalisht me mua, si zëvendësim me komentet e fejsbukut, gjegjësisht realitetin pak më real sesa virtual. Gjithsesi, kjo nuk e përjashton edhe mundësinë për komentim në rrjetet sociale për rolin dhe arritjen e organizatave qytetare! Përkundrazi, pikërisht kjo është pjesë e aktivizmit qytetar, pjesëmarrjes dhe ndikimit, veçanërisht kur diskutohet në temat e teksteve (dhe jo për autorët e tyre ose për qytetarë të tjerë të cilët komentojnë).

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit