Data e sotme
September 21, 2019

Vjeshtë e nxehtë politike

Shkruan: Trifun Kostovski

 

Të nderuar lexues të mi,
Sado që dëshirojmë të ikim nga realiteti, veçanërisht në politikë dhe botën politike, për fat të keq nuk mund të qëndrojmë imunë dhe të mos jemi të involvuar në këtë ambient politik.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë, deri në fund të këtij viti, pret që të na pranojnë në NATO, për të cilën gjë vlerëson se është punë e kryer, si edhe marrjen e datës për negociata me Bashkimin Evropian për anëtarësimin tonë të ardhshëm.
Nuk jam i sigurt se kjo datë edhe sikur të jetë e saktësuar do të realizohet shpejtë, ndërsa rruga dhe reformat të cilat duhet t’i bëjmë janë shumë të dhimbshme. Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian bëhet më skeptik në pikëpamje të zgjerimit të mëtejmë, pasi edhe vetë ka probleme me funksionimin dhe nevojiten reforma të thella. Dhe si shtesë ndaj të gjithë kësaj, e ka BREKZITIN e Britanisë së Madhe i cili e tronditi thellë Bashkimin Evropian.
Ky është perceptimi im personal se mbase negociatat do të zgjasin më shumë dhe mund të bëhemi vendi i dytë anëtar për Bashkimin Evropian i cili pret gjatë në dhomën e pritjes së bashku me Turqinë. Nga ana tjetër, jam duke i analizuar veprimet e liderëve tanë politikë në pikëpamje të aftësimit dhe fillimit të këtyre negociatave serioze. Ditëve të fundit jemi duke jetuar në një luftë të vërtetë midis dy partive më të mëdha në Maqedoni në pikëpamje të reformave në Prokurorinë Publike dhe vendin dhe rolin e Prokurorisë Speciale Publike nëse do të ekzistonte në të ardhmen, çfarë do të ishte?
Përplasjet midis subjekteve politike janë shumë të dhimbshme për të gjithë shoqërinë dhe moszgjidhja e problemeve të tilla kurciale prej dy partive më të mëdha politike, edhe atë me konsensus, nuk mund të jemi optimistë dhe të presim se shpejtë do të kemi mëngjese më të mira.
Nuk dëshiroj të hyj në esencën e përplasjeve midis dy partive më të mëdha në Maqedoni por ne qytetarët kërkojmë një sinjal të vogël bashkimi dhe uljen e tensioneve, e cila reflektohet në jetën tonë të përditshme.
Nuk e kam ndërmend të kërkoj fajtorin në të gjithë këtë kaos, por mundem vetëm të bëj apel për maturi, moral, vetëdije, etikë në sjelljen e tyre politike, me qëllim që të kthehet besimi i qytetarëve tek institucionet e shtetit.
Shumë herë kam dëgjuar prej bashkëbiseduesve të mi të njohur dhe të panjohur, se ne qytetarët e Maqedonisë për shkak të sjelljes së keqe politike, nuk meritojmë të jemi shtet i pavarur. Unë nuk e ndaj atë mendim, përkundrazi unë jam shumë i lumtur që jemi shtet i pavarur dhe prandaj shumë herë kam insistuar dhe do të insistoj për politikë dhe kuadër intelektual i cili do të dijë t’i marrë në konsideratë fillimisht nevojat e qytetarëve dhe ta përcaktojë dhe realizojë atë qëllim të vendosur.
Për të ardhmen tonë vendosim ne vetë, prej asaj që do ta realizojmë dhe japim në Bashkimin Evropian. Nuk e kemi më embargon nga Greqia dhe nuk ka arsye për vonesën në lëvizjen e Maqedonisë në kuadër të Bashkimit Evropian. E përsëris dhe jap mesazhin se liderët e partive t’i hapin dyert e partive dhe të involvojnë kuadër sa më të madh intelektualësh. Përtej hunde më nga ngjitësit e pllakateve dhe prej atyre që i dëgjojnë liderët e partive në çdo cikël zgjedhor, që sot të jenë lojtarët kryesorë të skenës politike.
Me këtë rast, dëshiroj ta potencoj faktin se ne qytetarët e Republikës së Maqedonisë jemi të lodhur prej premtimeve të shumta dhe në fund e përsëris, UNË dua vepra, ndërsa supozoj se edhe një numër i madh i qytetarëve e duan të njëjtën dhe jo fjalë boshe prej bartësve aktual dhe të ardhshmëm të funksioneve të larta në Republikën e Maqedonisë.
Kaq prej meje…

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit