
Përgjegjësi shoqërore
Shkruan: Trifun Kostovski
Çdo komunitet mund të mbijetojë dhe të lulëzojë vetëm nëse ka një sens të fortë të reciprocitetit, dhurimit, mbështetjes, solidaritetit, empatisë. Atij komuniteti që i mungojnë atribute të tilla, mendoj, është i dënuar të dështojë. Kjo është arsyeja pse, mendoj, se duhet të flasim gjithnjë e më shumë për kulturën filantropike që jo vetëm “e pasuron” atë që ka pranuar, por “e pasuron” edhe atë që dhuron. Kultura e dhënies është i vetmi fill që mund ta shpëtojë këtë botë të zhvlerësuar dhe të tjetërsuar.
Secili prej nesh duhet të kontribuojë në ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë, funksionale e cila do të prehet në vertikale të fuqishme të vlerave dhe kode etike të drejta. Unë jam prej tyre të cilët më shumë respektojnë vepra sesa fjalë dhe premtime.
Dhe kjo është arsyeja pse unë do të doja të flas për këto tema nga përvoja personale dhe marrëdhënia me komunitetin e gjerë. Sepse, motoja ime ka qenë gjithmonë e bazuar në parimet e ndarjes. Unë e shoh gëzimin personal të jetë i pakuptimtë nëse nuk ndahet. Që këtu edhe qëndrimet e mia në familjen time. Shumë prej jush e kanë të njohur traditën dhe kulturën filantropike të familjes time. Ne angazhohemi fuqimisht për solidaritetin përfundimtar dhe mbështetjen e komunitetit.
Ne e dimë që brenda familjes nëse nuk kemi vertikale me vlerë dhe marrëdhënie ndaj komunitetit, atëherë nuk mund ta presim atë nga shoqëria më e gjerë. Këto ditë vajza ime Ollga Kostovska e ka treguar pikërisht këtë. Për vitin e tretë me radhë, ajo i lut miqtë e saj të mos i sjellin dhurata, por mjete financiare, secili sipas mundësive, të cilat ajo më tej ua dhuron institucioneve të caktuara, të cilat bëjnë kujdes dinjitoz dhe profesional.
Këtë vit, donacionet e grumbulluara në kuadër të festimit të ditëlindjes së saj, do të investohen në riparimin e hyrjes dhe shkallëve që çojnë në Muzeun e Artit Bashkëkohor, ku roli i tij është tashmë tradicional dhe i përcaktuar strategjikisht.
Gjithashtu kompania që ajo drejton, Eurolink, ka zhvilluar një përgjegjësi të lartë sociale – si donacione të tyre prioritare ata kanë bursat për studentët e Fakultetit të Drejtësisë “Justinian Prima” në Universitetin e Cirili dhe Metodit, si dhe donacionet e bëra për repartin e pulmonologjisë Kozle dhe linjat e tjera të përcaktuara qartë të donatorëve.
Kënaqësia ime ndaj kësaj strukture të përpunuar të përgjegjësisë sociale nuk ka kufij. Gjestet e tilla të familjes sime më kanë shtyrë të mendoj se sa prej nesh në Maqedoni janë të gatshëm të ndajnë diçka me bashkëqytetarët tanë. Respekt për përjashtimet, lirisht mund të konkludoj se sensi i dhënies nuk është zhvilluar ende në vendin tonë. Sidomos ata që kanë aftësi financiare për të alokuar një pjesë të kapitalit të tyre, gjë që do të ndihmojë të gjithë komunitetin.
Pyetem se si të mësohen të gjithë ata të cilët mund të jenë të përgjegjshëm për nevojat gjithnjë e më të mëdha të cilat i mungojnë njeriut për dinjitet dhe artikulimin modern të përditshmërisë së tyre.
Politika e Qeverisë për lehtësimet tatimore gjatë donacioneve nuk i dha frytat e dëshiruara. Çfarë do të thotë kjo? Para se të përgjigjet. Do të doja të kthehem në një intervistë të shkëlqyer të guvernatores aktuale të Bankës Popullore, Angellovska Bezhoska, me të cilën u stimuluan dhe u përforcuan bindjet e mira se problemi qëndron tek sistemi i arsimit. Kjo më stimuloi që akoma më thellë të mendoj se çfarë lloji të arsimit kemi. Dhe çfarë është akoma më e rëndësishme si ta stimulojmë zhvillimin e drejtë arsimor.
Si përmes njohurive për botën ta stimulojmë gjeneratën e re të mendojë se si të krijohen bashkësi dhe si të kultivohen ato. Si të mësohet se përgjegjësia nuk është gjest partikular dhe ajo nuk përfundon në relacionet personale por ka të bëjë me kontekstin më të gjerë shoqëror.
Shumë prej njerëzve që nuk më njohin do ta komentojnë këtë tekst timin në konotacion negativ – “ka ai prandaj jep”. Por do të doja t’i pastroj dilemat me këtë paragjykim – deri tek suksesi i vërtetë vihet me punë të mundimshme dhe me vetëinvestim, me rianalizim të vazhdueshëm, pikëpamje kritike me brenda dhe kërkimin e përgjigjes për pyetjet se si mund të jem më i mirë, më përgjegjës, më empatik, më solidar ndaj familjes, miqve dhe shoqërisë.
Do të doja të jap një mesazh për ata të cilët mund të ndihmojnë me gjëra të vogla, të inkurajohen dhe të hapen ndaj kulturës filantropiste. Donacionet e vogla nuk do të na varfërojnë. Përkundrazi, ato e pasurojnë frymën dhe jetëgjatësinë. Dhurimi është gjëja më fisnike e cila është kënaqësi e madhe por edhe obligim.
Për në fund bëj apel: meqë nuk ka rregulla se si të arrihet drejt majës, këshilla ime është të armatosemi me njohuri e cila na e artikulon koeficientin e lartë etik dhe parimin e krijimit të bashkësive soliade se vetëm bashkësitë e tila mund të zgjasin dhe të mbijetojnë.
*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit
- INBOX 7 RAPORTI P THER LIGJIN PSR PROKURIMIN PUBLIK - March 15, 2020
- Autoritarizmi partiak “prodhon” deputetë të “përgjumur” - October 9, 2019
- Zhurma e kritikës së pabazë dhe jo e kritikës së argumentuar - October 1, 2019