Data e sotme
November 17, 2019

II. REPUBLIKA E TRETË E MAQEDONISË – NGA SKEPTICIZMI, PËRMES EUFORISË E DERI TEK DEPRESIONI

Është fakt se shteti ynë është vendi i vetëm në botë që në emrin e tij e përmban brendin Maqedoni. E Veriut mirëpo Maqedoni.

Shkruan: Zoran Ivanov

Ashtu disi, sërish përmes këtyre termave të tranzicionit do të mundesha në mënyrën më subjektive ta vlerësoj shqyrtimin aktual ndaj etapave shtetformuese të Maqedonisë. Nga fillimi i krijimit të shtetit të parë të Maqedonisë, gjithsesi nuk është ajo historike që para dy mijëvjeçarëve por ajo këtu dhe aktuale.
Rast për këtë serial mini kolumnist prej tre vazhdimesh janë vala e polemikave kontroverse të tetë shtatorit për karaktrin e shtetit prej krijimit, përmes pavarësimit deri në ditët e sotme – Maqedonia e KAÇKM-së, e Pavarur dhe e post Prespës.
Nga zanafilla e projektuar në hapësirën gjeografike aktuale, nga KAÇKM 1943 dhe konstituimi i parë më 2 gusht 1944 e në vazhdim, shteti i Maqedonisë, nëse kështu do të mund të përcaktohej në mënyrë laike, ka kaluar nëpër tre etapa historike evolucionare të pashmangshme globale. Përmes të Parës, të Dytës dhe tani është në Republikën e Tretë të Maqedonisë.
KAÇKM-ja e parë 1944 e deri në shpërbërjen e Federatës jugosllave dhe pavarësimit, e dyta nga Referendumi për pavarësi në vitin 1991 e deri vitin e kaluar dhe tani në këtë të tretën të Prespës dhe në kushtetutën e re prej janarit 2019 e këtej. Realiteti objektiv ndaj këtyre pikpamjeve subjektive është se edhe në Etapën e parë edhe në të Dytë edhe në të Tretën vendi ishte Maqedoni, populli maqedonas dhe qytetarët dhe qytetaret ishin dhe mbetën qyttare dhe qytetarë të Maqedonisë ndërsa maqedonasit, maqedonas.
Në regjistrin e shteteve të OKB-së është regjistruar si konstitucioni i vetëm shtetëror në botë që në emrin e tij e përmban emrin Maqedonia. Republika me rregullim parlamentar dhe me shtesën gjeografike E Veriut. Përcaktues i cili si në shtëpi edhe në relatat ndërkombëtare në mënyrë administrative e saktëson territorin e vendit tonë në kufijtë e pranuar ndërkombëtar të KAÇKM-së. Mbiemër i cili për nga esenca e vet, shikuar në aspektin praktik dhe real dhe jo emotiv dhe romantik në mënyrë të saktësuar e thekson territorin tonë në rajonin historiko-gjeografik të Maqedonisë i cili është i shtrirë në Veri ku jemi ne, në Jug në Greqi, një pjesë në Lindje në Bullgari dhe një copë e vogël antike e rajonit të Maqedonisë në perëndim në Shqipëri.
Tregimi për një Maqedoni, për një Maqedoni tonën antike, gjithnjë ka qenë vetëm tregim. Dëshirë joreale dhe e parealizueshme për perandorinë e Amintës, Filipit dhe Lekës që para se më shumë se dy mijëvjeçarëve. Ëndrra romantike për një identitet tonin dhe njëfarë vazhdimësie e jona historike që atëherë e këndej por edhe me vrimë të zezë prej një mijëvjeçari të plotë. Mbi dhjetë shekuj në të cilat nuk ka kurrfarë regjistrimi autentik historik për vazhdimësinë e tillë historike.
Prandaj është e parëndësishme se në vitet e historisë së saj autentike populli maqedonas është i ndarë territorialisht në mënyrë mizore. Në fillim të shekullit të kaluar për shkak të interesave të ndryshme gjeostrategjike të shteteve të mëdha botërore dhe më të vogla ballkanike dhe gjatë mungesës së shtetit tonë, kufijve tanë kurrë paraprakisht, nuk kemi qenë të shkelur hë për hë si popull. Dhe mu për këtë edhe nuk është e lehtë të sqarohet domosdoshmëria e kompromisit edhe atë kompromisit me mohuesin tradicional të maqedonizimit.
Kompromisi i Prespës ishte i dhimbshëm, por i domosdoshëm. As nuk krijoi kriza të reja, frustracione, zgjime prej ëndrrave historike romantike. Na prodhoi trauma, politizime, protesta. Por. Ai duhej të ndodhte pavarësisht kohës. Nevojitej edhe guxim njerëzor edhe politik që të shtyhet dhe oponentëve t’u ofrohet si në tabaka, gatshëm.
Ishin dhe akoma janë të nevojshme maturi dhe këmbëngulësi që kjo të shpjegohet. Të kuptohet se as nuk ndryshohet emri, as nuk humbet identiteti. Gjatë tërë vitit më pas nga druajtjet e stimuluara prej manipulimeve për shkak interesave të ngushta partiake dhe nuk ka bash asgjë. Gjëja e vetme që është e saktë është se Marrëveshja e Prespës është kompromis. Simetrik, asimetrik, i drejtë, i padrejtë, kjo është. Prandaj, kundrejt manipulimeve le të shkojmë me radhë me faktet:
Fillimisht, pas disa dekadash përfundimisht është zgjidhur kontest fqinjësor ndërshtetëror; Së dyti për vendin u hoqën bllokadat ndaj perspektivave integruese euroatlantike; Së treti edhe në mënyrë institucionale e ruajtën identitetin tonë kombëtar maqedonas; Së katërti, përfundimisht u liruan prej FYROM-it kontrovers; Së pesti, shteti i Maqedonisë e përforcoi identitetin e vet ndërkombëtar pasi është i vetmi shtet i regjistruar në regjistrin e OKB-së si shtet me emrin e Maqedonisë e rrjedhimisht populli maqedonas është i vetmi në botë që flet në gjuhën e vet autentike nacionale e cila gjuhë gjithashtu në regjistrin e OKB-së është emëruar si gjuhë maqedonase.
Në mënyrë më të sublimuar, Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese praktikisht as në kuptimin identitar e as në institucional nuk e rrezikuan askënd dhe asgjë. Përkundrazi, solli përfitim edhe për shtetin edhe për të gjithë qytetarët e saj. Parë në aspektin objektiv, në aspektin identitar për maqedonasit. Dhe do të jetë më e qartë: Është fakt se shteti ynë është vendi i vetëm në botë që në emrin e tij e përmban brendin e Maqedonisë. E Veriut mirëpo Maqedoni.
Asnjë tjetër vetëm e jona. Shtesë, populli i Maqedonisë është populli i vetëm në botë i cili flet në gjuhën e tij amtare gjithashtu në regjistrat e OKB-së e regjistruar si gjuhë e popullit i cili jeton në atë Maqedoni, E Veriut mirëpo Maqedoni. Që këtu edhe krahas të gjitha kufizimeve nebuloze, shantazheve dhe detyrimeve që i përkufizon Marrëveshja e Prespës, bien në ujë manipulimet politike për ndryshimin e identitetit shtetëror dhe kombëtar. Maqedonia ishte dhe mbetet Maqedoni dhe maqedonasit edhe pas Marrëveshjes së Prespës ishim dhe do të mbetemi maqedonas. Në Maqedoninë e Veriut mirëpo maqedonas.
Edhe për strukturat politike progresive nuk ishte e lehtë të vijnë drejt kompromisit. Edhe atje një pjesë e mirë e opinionit rigid grek dhe të përgjithshëm drithërohet nga ideja se kundrejt rajonit të tyre me emër të njëjtë, më në veri prej të tyre, ekziston një shtet me emrin Maqedonia.
Dhe se ekziston një popull i cili është i definuar, institucionalizuar dhe i njohur ndërkombëtarisht si maqedonas. Edhe ky fakt vetëm e vërteton atë se Marrëveshja e Prespës nuk është asimetrike dhe se është në dobi të dy fqinjëve.
Të vërtetat ballkanike historike në shërbim të politikave ditore mjaftueshëm i hipnotizuan popujt ballkanikë. Prej ëndrrave të shumta dhe prej realitetit të paktë atdheu ynë ngeci. E çuam në shkallët e fundit të vlerave evropiane dhe kulturologjike ekzistenciale.
Historia dhe interpretimi i fakteve historike, nënkuptohet, është për historianët. Që këtu subjektiviteti edhe në këtë shqyrtim të dytë prej tre shqyrtimeve të njëpasnjëshme e preku domosdoshmërinë evolutive të Republikës së Tretë të Maqedonisë. Në vazhdimin e radhës dhe të fundit të tretë do të shkruhet kryesisht për ambientin aktual depremiues i krijuar jo vetëm prej Marrëveshjes Prespës por edhe prej politikës së djathtë të elitave partiake të Maqedonisë.
Është mirë të vrojtohet historia. Të mos lartësohen edhe faktet historike edhe mitet historike. Por që aty, nga e kaluara e këtej, treni shkon vetëm në një drejtim. Me Marrëveshjen e Prespës Maqedonia e jeton Republikën e vet të tretë. E Veriut mirëpo Maqedoni.
Ëndrra përfundoi. Na mbetet realiteti. Këtu-aty edhe nga diçka prej manipulimeve politike të të dyja anëve. Ato kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Prandaj do të ishte e udhës prej këtij akti miqësor fqinj ta veçojmë pjesën tonë të lirë. Kjo i ofron perspektivat. Më tej gjithçka na përket neve.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit