Data e sotme
November 17, 2019

Komunat dorëdhënëse me para të huaja, shpenzojmë më shumë se që kanë

Shkupi 2014, projekt me të cilin Qyteti i Shkupit doli në vendin e parë sipas shumës së harxhuar të parave për njërin prej tenderëve më të mëdhenj dhe më kontrovers në 5 vitet e kaluara. Por, modesti thuajse edhe nuk ka madje edhe tek komunat më të vogla të cilat kanë shpenzuar për gjithçka prej tenderëve të vegjël kontrovers, automjete luksoze e madje deri në festimin e festave të cilat janë të panjohura për opinion më të gjerë.


DOCUMENTACION


 

Svetllana Unkovska

 

Shumë njerëz mbase edhe nuk kanë dëgjuar për komunën e vogël Rankovc, e cila është e vendosur në pjesën verilindore të vendit. Komunë e vogël por edhe buxhet i vogël. Për katër mijë rankovcasit sigurisht edhe nuk pritet të bëhet shumë me buxhet prej vetëm 250 mijë eurosh aq sa autoritetet komunale i kanë harxhuar në pesë vitet e kaluara, prej të cilave shumica (ose mbi 200 mijë euro) janë harxhuar për ndërtimin e rrugëve lokale.
Ndërsa nëpër to tani kalon kryetari i komunës me automjetin e ri të blerë prej arkës së komunës për diçka mbi 700 mijë denarë ose mbi 10 mijë euro. Ai gjithsesi nuk mund të krahasohet me “kolegun” e tij nga Struga, Ramiz Merki i cili shkaktoi reagime të stuhishme në opinion pasi u rinovua me blerjen e automjetit “audi”) në vlerë prej 67 mijë eurosh. Shtesë, Merko i furnizoi edhe tre automjete që së bashku me “audinë” komunës i kanë kushtuar 114 mijë euro edhe atë në kushte kur buxheti i Strugës pati borxh prej rreth 7 milionë eruo e gjysmë. Automjete të shtrenjta, festa komunale, tenderë kontroversë, në kushte kur komunat deri në gushë janë të ngujuara në borxhe dhe presin mëshirën e Qeverisë që t’ua falë borxhet.

Inboks 7 bëri një hulumtim se cilat janë 10 tenderët më të mëdhenj në të cilat komunat i kanë harxhuar paratë në pesë vitet e kaluara. Sipas tenderëve të cilët i kemi analizuar, komunat urbane harxhojnë më së shumti në mirëmbajtjen e rrugëve ndërsa ato rurale në ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimeve. Më së shumti para ka shpenzuar Qyteti i Shkupit ndërsa më së paku Komuna e Rankovcit.

 

 

Qyteti i Shkupit me shpenzimet më të mëdha, më së shumti për projektin Shkupi 2014

 

Shpenzime më të mëdha për pesë vitet e kaluara tregon Qyteti i Shkupit, që është komuna më e madhe sipas numrit të banorëve. Shuma totale e 10 tenderëve më të mëdhenj në 5 vitet e kaluara në Qytetin e Shkupit është 1.141.177.841 denarë ose rreth 18 milionë e 400 mijë euro, nëse merret parasysh se numri i banorëve është 506.926 kjo paraqet se për kokë banori janë harxhuar 2.251 denarë ose rreth 36 euro.

Por këtu hyn edhe periudha e ndërtimit të Shkupi 2014. Kështu një pjesë e madhe e parave në 10-të tenderë më të mëdhenj janë për ripërtëritjen e fasadave barok, ndërtimit të sheshit të VMRO-së, parqeve argëtuese, furnizimin e rekuizitave, objekteve. Një pjesë e tenderëve kanë të bëjnë edhe me ndërtimin e bulevardeve HT Karposh dhe Serbia me rrethrrotullim si edhe për mirëmbajtjen e rrugëve dhe angazhimin e automjeteve speciale për mirëmbajtje dimërore.

 

KOMUNAT SIPAS PARAVE TË SHPENZUARA NË 5 VITET E FUNDIT

 

Komuna Qendër: Shkollë në Kapishtec dhe ndërtimin e kanalizimit

Janë harxhuar mbi 640 milionë denarë ose mbi 10.000.000 euro. Me numër banorësh prej 45.362 do të thotë se janë harxhuar nga 14.100 denarë ose rreth 230 euro në person. Tenderët janë për ndërtimin e shkollës fillore komunale në Kapishtec, ndërtimin e kolektorit fekal, kanalizimit fekal dhe atmosferik dhe rikonstruimin e rrjetit ekzistues në rrugë dhe ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimit, sendërtimit dhe rikonstruimin e shkollës fillore Goce Dellçev, rregullimin holtikulturor dhe sistemet për ujitje, më pas për largimin e objekteve të përkohshme dhe ndërtimeve të jashtëligjshme.

 

Komuna e Manastirit: Është harxhuar në vaj për ngrohje dhe rikonstruime

Komuna në 5 vitet e fundit për 10-të tenderët më të mëdha i ka harxhuar 563 milionë denarë apo 9 milionë euro. Në Manastir jetojnë 95.385 qytetarë që paraqet investim prej 5.900 denarë apo 95 euro për kokë banori. Kryesisht është paguar për vaj për ngrohje, ndërtimin e rrugëve, adaptimin e sallës sportive Mlladost, ndërtimin e tribunes veriore të një stadiumi për futboll, punime ndërtimore për ndërtimin e kinemasë Manaki.

 

Komuna e Kumanovës: Transporti i nxënësve

Janë harxhuar mbi 340 milionë denarë apo rreth 5.500.000 euro. Numri I banorëve për këtë komunë është 105.484, që paraqet investime prej 3.200 denarë apo 52 euro për person. Është paguar për transportin e nxënësve në shkollat e fillore dhe të mesme, për furnizimin e vajit për ngrohje, për rikonstruimin e rrugëve, për mirëmbajtjen e sipërfaqeve publike, rikonstruimin e rrugëve dhe trotuarëve me pllaka bekatoni si edhe për vendosjen e vendparkingjeve të përkohshme.

 

Komuna e Gjevgjelisë: Më së shumti është harxhuar për rrugë

Janë harxhuar 210 milionë denarë apo 3.400.000 euro. Gjithsej janë 22.988 banorë që paraqet investim prej 9.100 apo nga 150 euro për një banor. Është ndërtuar rrjet primar dhe sekondar për komunikacion, rrugë, një pjesë e një bulevardi, rrugë lokale, janë ndërtuar dhe rikonstruuar trotuare, shtigje dhe rrugë me pauer si edhe është bërë ndërtimi i linjave atmosferike të kanalizmit dhe furnizimi i vajit për ngrohje.

 

Makedonska Kamenicë:  Ndërtohet kishëz

Janë shpenzuar 167 milionë denarë apo 2.700.000 euro. Në komunë jetojnë 8.110 persona që paraqet investim prej 20.000 denarë apo 330 euro për një banor. Janë nërtuar dhe rikonstruuar edhe rrugë si edhe është ndërtuar kanalizim fekal dhe atmosferik, është sendërtuar kopshti për fëmijë si edhe është ndëtuar kishëzë dhe janë rregulluar varrezat e reja në qytet.

 

Shtip: Platformë për parkim

Janë shpenzuar 152 milionë denarë ose rreth 2.500.000 euro. Komuna i numëron 47.796 banorë që paraqet investim prej 3.200 denar apo 51 euro për person. Janë rikonstruuar dhe ndërtuar rrugë dhe rrugë lokale, furnizimi i vajit ekstra të lehtë për nevojat e shkollave fillore dhe të mesme, është ndërtuar platformë për parkim, janë furnizuar pauer elemente, është ndërtuar shtegu për biçikleta, si edhe ndërtimi i rrugëve dhe lidhja e rrugëve.

 

Ohër: Tenderë për rrjet rrugor

Komuna e Ohrit në 5 vitet e kaluara i ka harxhuar 140 milionë denarë apo rreth 2 milionë e 200 mijë euro. Komuna i ka 55.749 banorë që do të thotë për kokë banori janë harxhuar 2.500 denarë apo 40 euro. Kryesisht tenderët kanë të bëjnë për ndërtimin e rrugëve, shtigjeve, asfaltimin e tyre, mirëmbajtjen dhe rikonstruimin e rrjetit rrugor.

 

Koçan: Ndriçim rrugor bashkëkohor

Janë harxhuar 135 milionë denarë pao 2.180.000 euro. Me numrin e banorëve prej 28.330, komuna i ka investuar nga 4.800 denarë apo 77 euro për person. Është zbatuar rikonstruimi dhe modernizimi i sistemit të ndriçimit rrugor, ndërtimi i rrugëve lokale, është paguar për furnizimin e energjisë elektrike, ndërtimin e rrugës lokale në Ponikva, si edhe ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik.

 

Kavadar: Më së shumti është shpenzuar për vaj për ngrohje

Janë shpenzuar diç më shumë se 12 milionë denarë ose rreth 2.000.000 euro. Komuna i ka 38.741 banorë që do të thotë se nga 3.200 apo 51 euro është investuar për kokë banori. Më së shumti është harxhuar për furnizimin e vajit për ngrohje si edhe për rikonstruimin dhe asflatimin e rrugëve, ndërtimin e bulevardeve por edhe për rregullimin e shtratit të lumit “Luda Mara”.

 

Dollnen: Rrugë, transport dhe ngrohje

Komuna i ka 13.568 banorë për kokë banori ësht 8.800 denarë apo 143 euro. Është zbatuar rikonstruimi i rrugës ekzistuese lokale, ndërtimi dhe rikonstruimi i rrugëve, transporti i nxënësve, furnizimi i drunjve për ngrohje në shkollat fillore, si edhe për ndërtimin e sistemeve të kanalizimit dhe ujësjellësit.

 

Veles: Tregu i qytetit dhe punësime të përkohshme  

Janë harxhuar 119 milionë denarë gjegjësisht rreth 1.900.000 euro. Komuna i ka 55.108 banorë që është investuar nga 2.200 denarë apo nga 35 euro për një person. Është furnizuar naftë për ngrohje, më pas është bërë ndërtimi, rikonstruimi dhe sanimi i objekteve të ndërtimit të lartë, ndërtimi i rrugëve, akseve rrugore, trotuareve, objekteve-mureve, furnizimi i infrastrukturës për furnizim me ujë, ndërtimi i linjës së ujësjellësit, tregu i qytetit, ndërsa është paguar edhe për punësime të përkohshme.

 

Studeniçan: Rrugë, rrugë dhe vetëm rrugë

Janë harxhuar 115 milionë denarë apo diç më shumë se 1.800.000 euro. Me gjithsej 17.246 banorë paraqet investime prej 6.670 denarë apo nga 107 euro për person. Është ndërtuar edhe një pjesë e rrugës lokale për në fshatin Cvetovë, është investuar në ndërtimin dhe sanimin dhe mirëmbajtjen vijuese të rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit, ndërtimin e rrugëve. Rikonstruimi i rrjetit rrugor, të ujësjellësit dhe kanalizimeve dhe rikonstruimi i rrugëve.

 

Probishtip: Rikonstruimi i parkut

Komuna i ka harxhuar 102 milionë denarë ose diç më shumë se një million e 650 mijë euro. Në Probishtip janë 16.193 qytetarë ose diç më shumë se 100 euro. Janë ndërtuar rrugë, ësht bërë asfaltimi i rrugëve është rikonstruuar ndriçimi rrugor me instalime elektrike, rikonstruimi dhe zgjerimi i parkut, ndërtimi i kishëzës, ndërtimi i rrugëve servise dhe linjë e re ujësjellësi dhe kanalizimi.

 

Vallandovë: Rregullimi i zonës industriale Josifovë

Janë shpenzuar 93 milionë denarë apo 1.500.000 euro. Me gjithsej 11.890 banorë është investuar nga 7.800 denarë apo nga 120 euro për person. Është rikonstruuar skena verore e Shtëpisë për Kulturë 25 Maji, është ndërtuar rrugë lokale, është rikonstruuar një pjesë e bulevardit, rikonstruimi i tregut të qytetit, është ndërtuar kanalizimi fekal, asfaltimi i rrugëve dhe rregullimi i infrastrukturës për zonën industriale Josifovë.

 

Çashkë: Furnizimi i telefonave celularë

Janë harxhuar rreth 92 milionë denarë ose rreth 1.500.000 euro. 7.673 banorë i ka komuna që paraqet nga 12.000 denarë apo 193 euro të shpenzuara për një banor. Është paguar për furnizimin e telefonave celularë, për ushqim në kuzhinën popullore dhe shtëpinë studentore, për furnizim me ujë, për punësime të përkohshme, për furnizimin e mekanizimit për gropa, për automjet për grumbullimin e mbeturinave komunale, transportin e nxënësve dhe të punësuarve në shkollat fillore, si edhe për rikonstruimin e rrugëve lokale.

 

Debarcë: Kanalizim fekal

Janë harxhuar rreth 86 milionë denarë apo rreth 1.400.000 euro. Gjithsej i ka 5.507 banorë që paraqet investime prej 15.600 denarë apo nga 250 euro për një banor. Kryesisht ka të bëjë me ndërtimin e kanalizimit fekal, sallës sportive, rrugëve, sanimin e një shtëpie në f. Leshan, asfaltimin e rrugëve, furnizimin e automjeteve për grumbullimin e mbeturinave komunale si edhe furnizimin e automjeteve komunale.

 

Bogovina nuk tregun se ku i harxhojnë paratë

Janë harxhuar rreth 83 milionë denarë apo diç mbi 1.300.000 euro. Bogovina i ka gjithsej 28.997 banorë që do të thotë se është investuar nga 2.900 denarë apo 46 euro për person. Nga kjo komunë nuk kanë dorëzuar të dhëna për çka konkretisht i kanë harxhuar paratë.

Zhelinë: Mirëmbajtja dimërore dhe verore e rrugëve  

Janë harxhuar 82 milionë denarë apo 1.300.000 euro. Me gjithsej 24.390 banorë komuna i ka investuar nga 3.400 denarë apo 54 euro për person. Janë ndërtuar dhe rikonstruuar disa rrugë lokale, është angazhuar mirëmbajtja dimërore dhe verore e rrjetit lokal rrugor, është furnizuar dhe transportuar asfalti për riparimin e rrugëve lokale, përpunimin e planit urbanistik, mirëmbajtjen e ndriçimit publik, furnizimin dhe vendosjen e pllakave të bekatonit, ndërtimin e kanalizimit fekal dhe rrjeti fekal të kanalizimit, furnizimin e artikujve ushqimorë dhe higjienikë për të ndihmuar personat.

 

Dibër: Trotuare dhe rrugë

Janë harxhuar rreth 79 milionë denarë gjegjësisht rreth 1.300.000 euro. Komuna i ka 19.542 banorë që për kokë banori është rreth 3.700 denarë apo 59 euro. Është zbatuar furnizimi i pllakave për qendrën e qytetit, ndërtimin e trotuarëve, rikonstruimin e rrugëve, rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve lokale dhe rrugëve lokale si edhe zbatimin e tubit për pranimin e ujërave atmosferikë.

 

Çeshinovë Obleshevë: Sistemi i kanalizimit

Janë harxhuar 76 milionë denarë apo mbi 1.200.000 euro. Komuna i ka 7.490 banorë që paraqet investim prej rreth 10.000 apo 164 euro për një banor. Është ndërtuar sistem i kanalizimit në Obleshevë, kanalizimi fekal në Çiflik, sistemi i furnizimit të ujësjellësit në Obleshevë, për ndërtimin e rrugëve, për mbi 1.100.000 denarë është furnizuar automjet, zbatimi i një pusete në f. Spançevë, shtegun për këmbësorë, ndërsa është paguar edhe për punë me makinë ndërtimore.

 

Dellçevë: Janë rikonstruuar disa pjesë të rrugëve

Janë harxhuar rreth 75 milionë denarë apo 1.200,000 euro. Në Dellçevë jetojnë 7.713 persona që do të thotë se për secilin prej tyre është investuar nga 9.700 denarë apo nga 150 euro. Është investuar në rikonstruimin e rrugës lokale, ndërtimin e pjesëve prej rrugëve, furnizimin e vajit për djegie, nërtimin e rrugëve, shtigjeve me qasje dhe trotuareve një pjesë e rrugës lokale, një pjesë e rrugës servisore dhe rrugë servisore dhe sipërfaqe e integruar e komunikacionit.

 

Nagoriçan i Vjetër: Kryesisht është harxhuar në ndërtimin e rrugëve

Kjo komunë i ka harxhuar rreth 73 milionë denarë ose rreth 1.200.000 euro. Numri  i banorëve është 4.840 që paraqet investime prej 15.000 denarë apo 243 euro për një banor. Është harxhuar kryesisht për ndërtimin e rrugëve, për transportimin e nxënësve dhe furnizimin e makinave ndërtimore, automjetit terrenor dhe pajisje për traktor.

 

Jegunoc: Objekte infrastrukturore

Janë harxhuar rreth 71 milionë denarë apo 1.150.000 euro. Me gjithsej 10.790 banorë kjo komunë i ka investuar nga 6.600 denarë ose nga 106 euro për person. Kryesisht është harxhuar për ndërtimin e objekteve infrastrukturore, kanalizimin fekal, kolektorin për ujëra fekal, rrugë, stacion pompimi dhe tuba si edhe shtrimin e rrugëve me pllaka bekatoni.

 

Vinicë: Rrugë të asfaltuara

Janë harxhuar rreth 70 milionë denarë apo mbi 1.100.000 euro. Komuna i ka 19.938 banorë që paraqet investime prej 3.500 denarë apo 57 euro për person. Me paratë janë asfaltuar rrugë, janë shtruar trotuare, është paguar për derdhjen e kanalizimit fekal, për ndërtimin e ujësjellësit, për punë ndërtimore, për ndërtimin e rrugëve lokale, për fabrikë për filtrimin e ujit, për ndriçim, si edhe për furnizimin e makinës për gropa.

 

Kriva Pallankë: Më së shumti është blerë vaji për ngrohje

Janë shpenzuar rreth 70 milionë denarë ose diç më shumë se 1.100.000 euro. Numri i banorëve është 20.820 që do të thotë janë harxhuar nga 3.400 denarë apo nga 54 euro për banor. Kryesisht është harxhuar për furnizimin e vajit për ngrohjen e shkollave.

 

Radovish: Ngrohja e shkollave

Radovishi rreth 70 milionë denarë ose diç më shumë se mbi 1.100.000 euro i ka harxhuar në 10 tenderët më të mëdhenj gjatë 5 viteve të kaluara. Komuna i ka 28.244 banorë që do të thotë se për kokë banori është investuar nga 2.500 denarë apo 40 euro. Është paguar për ngrohjen e shkollave ndërsa pjesa tjetër për ndërtimin e rrugëve në fshatin Kallugjericë, më pas për kanalizimin atmosferik dhe rrjetin e ujësjellësit në Radovish.

 

Bërvenica: Ndërtimin e shkollës

Janë harxhuar 68 milionë denarë apo rreth 1.100.000 euro. Me 15.855 banorë është investuar nga 4.300 apo nga 69 euro për banor. Komuna ka investuar për ndërtimin e shkollës dhe rikonstruimin e rrugës, ndërtimin e një pjese të rrjetit fekal të kanalizimit dhe rikonstruimin e rrugëve dhe trotuarëve.

 

Vinicë: Asfaltimi dhe shtrimi i pllakave në rrugë

Vinica me rreth 65 milionë denarë apo rreth 1.000.000 euro. Komuna i ka 19.938 banorë që do të thotë për kokë banori është investuar rreth 3.300 denarë apo 52 euro. Është harxhuar për ndërtimin e kanalizimit fekal, asfaltimin dhe shtrimin e pllakave në rrugë, furnizimin e makinës për gropa, ndërtimin e rrugëve si edhe ujësjellësin dhe kanalizimin.

 

Demir Hisar: Furnizimi i 4 minibusëve

Janë harxhuar 61 milionë denarë apo diç më shumë se 980.000 euro. Komuna i numëron 9.497 banorë që do të thotë se ëshë investuar nga 6.400 apo 103 euro për person. Edhe atë për zbatimin e mureve rrethuse, kanalizim, furnizimin e 4 minibusëve për transportin e nxënësve, furnizimin e vajti për djegie, rikonstruimin e rrugëve, ndërtimin e linjës dhe rrjetit të ri të ujësjellësit, ndërtimin e rrugëve lokale dhe rikonstruimin e rrugëve.

 

Bogdanc: Funksionimi i stacionit për pastrim 

Janë harxhuar rreth 54 milionë denarë apo diç më shumë se 877.000 euro. Me gjithsej 8.707 banorë paraqet investim prej 6.200 denarë apo nga 100 euro për banor. Është paguar për punën e stacionit për pastrim, ndërtimin dhe zgjerimin e ndriçimit rrugor, rregullimin e rrugëve, ndërtimin e kanalizimit atmosferik dhe përpunimin e projekteve kryesore.


Berovë: Tregu i gjelbër

Janë harxhuar diçka më pak se 52 milionë denarë apo mbi 830.000 euro. Me gjithsej 13.941 banorë komuna i ka investuar nga 3.700 denarë apo 60 euro për person. Janë ndërtuar dhe rikonstruuar rrugë, është ndërtuar rrethrrotullim, është ndërtuar një urë mbi Lumin Smijmir, si edhe treg i gjelbër.

Tearca pa përgjigje se ku është duke i shpenzuar paratë

Janë shpenzuar 52 milionë denarë apo rreth 840.000 euro. Me 2.454 banorë është investuar nga 2.300 denarë apo nga 37 euro për person. Komuna e Tearcës nuk ka potencuar se ku konretisht I ka harxhuar paratë.

 

Vasilevë: Rikonstruimi i Shtëpisë së Kulturës

Janë shpenzuar rreth 50 milionë denarë apo 814.000 euro. Me 12.122 banorë do të thotë se kjo komunë i ka investuar nga 4.100 denarë apo nga 66 euro për person. Tenderët janë për rregullimin e “Sushevski poroj”, ndërtimin e rrugëve, e fushës së sportit, rikonstruimin dhe revitlizimin e rrugëve si edhe rikonstruimin dhe adaptimin e Shtëpisë së Kulturës në sallë sportive.

 

Pllasnica hesht për shpenzimet

Jan harxhuar mbi 49 milionë denarë apo 800.000 euro. Komuna e Pllasnicës i ka 4.545 banorë që është nga 11.000 denarë apo 174 euro për person. Nga kjo komunë nuk kanë theksuar se ku më saktë janë shpenzuar paratë.

 

Petrovec: Rrjet i kanalizimit

Janë shpenzuar 48 milionë denarë apo rreth 776 mijë euro. Komuna i ka 8.255 banorë që do të thotë se për person janë investuar nga 5.800 denarë apo 94 euro. Është ndërtuar rrjet kanalizimi, kanalizime fekale, rrjet ujësjellësi, rrugë lojale, si edhe dhomë zhveshjeje për një klub futbolli.

 

Gradsko: Rrugë dhe ndriçim

Janë shpenzuar rreth 43 milionë denarë apo 690.000 euro. Komuna i numëron 3.760 banorë që do të thotë se është investuar nga 11.400 denarë apo 184 euro për person. Janë ndërtuar rrugë lokale, rrugë dhe sanimi i rrugëve ekzistuese, më pas është ndërtuar kanalizimi rrugor fekal, si edhe furnizimi i elektromaterialeve dhe montazhi i ndriçimit rrugor.

Demir Kapi: Punësime të përkohshme

 

Janë shpenzuar 42 milionë denarë gjegjësisht rreth 680 mijë euro. Komuna i numëron 4.545 banorë që është investim prej 9.200 denarë apo 150 euro për person. Është paguar për shërbime për punësime të përkohshme, për shërbime hotelierike për shënimin e festës 7 nëntori, janë furnizuar dy automjete të reja, është paguar për një projekt infrastrukturor, është ideuar edhe një projekt bazë për një urë, për përpunimin e planeve urbanistike, për revizion dhe dokumentacionin e projektit si edhe për ndërtimin e infrastrukturës rrugore lokale dhe ndërtimin e një sheshi.

 

Shuto Orizare: Furnizimi i automjeteve zyrtare

Janë harxhuar rreth 42 milionë denarë apo rreth 673 mijë euro. Komuna i ka 17.357 banorë që do të thotë se për person janë investuar nga 2.400 denarë apo nga 39 euro. Paratë janë dhënë për rikonstrumin dhe sanimin e rrugëve, furnizimin e automjeteve zyrtare, furnizimin e karburantit për automjetet zyrtare të komunës, për përpunimin e planeve urbanistike dhe shërbimeve gjeodezike, ndërtimin e kanalizimit fekal, kyçjen në rrjetin e ujësjellësit dhe fekal për sallë sportive dhe mirëmbajtjen, sanimin dhe arnimin e gropave në rrugë.

 

Llozovë: Sistemi i kanalizimit  

Janë harxhuar rreth 41 milionë denarë apo rreth 668 mijë euro. Me 2.858 banorë komuna I ka investuar nga 14.300 denarë apo nga 230 euro. Janë ndërtuar rrugë dhe shteg këmbësorësh, riparimi I rrugëve, ndërtimi i sistemit të kanalizimit, ndërtimi i një fushe sportive si edhe për fasadën e shkollës fillore komunale.

 

Krivogashtan: Tubacione dhe rrjete të kanalizimi

Janë harxhuar 41 milionë denarë apo rreth 668 mijë euro. Komuna i ka 6.150 banorë që do të thotë se investimi për person është 6.700 denarë apo nga 107 euro. Është ndërtuar rrjet fekal i kanalizimit, tube kryesore dhe stacion filtrimi, rikonstruimi i rrugëve, ndërtimi i rrjetit shpërndarës të ujësjellësit, ndërtimi i një pjese të rrjetit të kalaizimit, mbikëqyrje mbi ndërtimin e objekteve infrastrukturore për tubat e ujësjellësit, furnizimin dhe montazhin e tubave të sistemit për ujitje dhe furnizimin dhe vendosjen e pajisjes për ndriçim rrugor.

 

Sopishte: Ndërtohet shtegu për këmbësorë

Janë harxhuar 39 milionë denarë apo rreth 630 mijë euro. Komuna i ka 5.656 banorë ndërsa investimi për kokë banori është nga 6.900 denarë apo 110 euro. Është ndërtuar shtegu për këmbësorë, ujësjellësi, për transportin e nxënësve, përpunimi i PUD, rikonstruimi dhe asfaltimi i rrugëve, kanalizimi fekal dhe ujësjellës lokal si edhe rregullimi hortikulturor i sipërfaqeve të gjelbra.

 

Mavrovë Rostushe: Asfaltimi i rrugëve lokale

Janë harxhuar rreth 38 milionë denarë apo 612 mijë euro. Me 8.618 banorë paraqet investim prej 4.400 denarë apo 70 euro për person. Tenderët janë për asfaltimin e rrugëve lokale, rikonstruimin dhe rehabilitimin e rrugëve lokale, mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, ndërtimin e shkollës fillore rajonale, tubave për derdhjen e ujërave si edhe për shërbime për punësim të përkohshëm.

 

Resnjë: Rregullimi i parkut Ezeran

Janë harxhuar 35 milionë denarë apo rreth 570 mijë euro. Komuna i ka 16.825 banorë që do të thotë investime prej 2.000 denarë apo 33 euro për person. Është investuar në asfaltimin e rrugëve lokale dhe rrugë, rregullimin e parkit të natyrës Ezeran, për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve dhe rrugëve lokale, si edhe për ndërtimin e trotuareve dhe sanimin e gropave.

 

Qendra e Zhupës: Rrugë lokale

Komuna i numëro 6.519 banorë që është investuar nga 4.400 apo 72 euro për person. Është ndërtuar rrugë lokale dhe janë rikonstruuar rrugë, është ndërtuar treg I gjelbër, janë furnizuar pllaka betony të fabrikuara, pllaka bekaton, më pas është sanuar dhe adaptuar një shtëpi kulture ndërsa është furnizuar edhe një automjet.

 

Zërnovc: Sheshi i ri

Janë shpenzuar 27 milionë denarë apo 440.000 euro. Komuna i ka 3.264 banorë që paraqet investime prej 8.300 denarë apo 130 euro për person. Janë ndërtuar rrugë lokale dhe me qasje, asfaltimin e rrugëve, rikonstruimin e rrugëve dhe zbatimin e një sheshi të ri, ndërtimin e një parku, ndërtimin e kanalizimit fekal si edhe rregullimin e Lumit Vidovishka dhe Moroshka.

 

Tenderë të dyshimtë

Një numër i madh i komunave janë ngujuar në borxhe, prej të cilave disa janë objective por disa janë rezultat i marrëdhënies së papërgjegjshme dhe shpenzimit të paligjshëm të kryetarëve të komunave. Në Qytetin e Shkupit megjithatë janë realizuar tenderët më të dyshimtë dhe më të shtrenjtë por edhe krahas asaj që duhet të ketë rast të hapur prej Prokurorisë Publike Speciale për shpenzimin e paligjshëm të parave me projektit Shkupi 2014, nuk ka aktakuza.
“Inboks7” tashmë ka shkruar për furnizimin e paligjshëm të telefonave celularë në Komunën e Çashkës ku ish-kryetari Goranço Panovski ka furnizuar një numër më të madh të telefonave prej të cilëve një pjesë i kishte ndalur për vete. Për tenderët e dyshimtë të ish-kryetarit të kësaj omune, Enti Shtetëror për Revizion i ka zbuluar një sërë paligjshmërish. Prokuroria për krim të organizuar ka hapur procedurë për gjithçka që është gjetur, me çka e kanë ridërguar në Prokurorinë e Velesit por atje rasti mbetet i ngujuar dhe pa rezultat të mëtejmë. Bien në sy edhe tenderë të komunës së Demir Kapisë ku me paratë e buxhetit komunal janë blerë automjete, ndërsa një prej tenderëve është edhe për shërbime hotelierike për shënimin e festës së 7 nëntorit (edhe pse nuk është e njohur për çfarë feste bëhet fjalë) dhe vetëm për atë janë shpenzuar 150 mijë denarë. Puna e paligjshme e ish-kryetarit të Komunës, Trajçe Dimitriev ishte vënë nën thjerrën e Policisë së Financave me çka me kërkesë të Prokurorisë për krim të organizuar dhe krim vitin e kaluar i është caktuar paraburgim 30 ditor.