Data e sotme
November 17, 2019

Arsimi është kapitali më i madh i çdo shoqërie

Shkruan: Trifun Kostovski

 

Do të doja t’i ndaja disa mendime të cilat besoj se thellë e prekin çdo njeri i cili mendon në mënyrë serioze për atdheun e tij. Më shumë se e dukshme është se kemi hyrë në një luftë politike midis pozitës dhe pozitës, të cilat nuk çojnë askund, në të cilën mungon aparatus argumentativ, i cili mund të çojë drejt zgjidhjeve të cilat do ta nxjerrin vendin prej këtij qorrsokaku politik dhe ekonomik.

Lufta e ofendimeve të ndërsjella pa argumente udhëhiqet përmes kumtesave të panumërta partiake, në të dyja drejtimet. E gjithë kjo krijon një indinjatë dhe shpirtngushtësi tek qytetarët. Meqë qytetarët janë të vetëdijshëm se kjo (jo)kulturë politike nuk çon askund, nuk do të sjellë qëllime strategjike relevante për zhvillimin e mëtejmë. Ndërsa politikanët, duket, i nënvlerësojnë qytetarët dhe kapacitetin e tyre të shohin se në çfarë plehërishte janë hedhur dhe harruar.

Në pritje nëse do ta marrim datën e përcaktuar për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Por, më shumë se e qartë është se data e përcaktuar nuk do të jetë vizë për zgjidhjen e entropisë së brendshme shoqërore. Mbase me datën e marrë do të mund të mobilizohemi brenda shtetit me qëllim që ta japim atë që e kërkon Bashkimi Evropian. Pyetem nëse gjithmonë dikush nga jashtë duhet të na mobilizojë që të kuptojmë se si duhet të mobilizohemi.

Vjeshta politike e nxehtë është realitet dhe akoma askush prej nesh nuk e di se me çfarë armësh partitë e pushtetit dhe të opozitës do t’i udhëheqin interesat e tyre të vogla ushtarake, pa dhënë qasje konstruktive drejt themelimit të vlerave bazike të një shteti bashkëkohor.

Kur flas për shtetin tonë gjithmonë identifikohem me të gjithë bashkëqytetarët pavarësisht të orientimit kombëtar dhe fetar. Pyetem se çfarë është ajo që ne, qytetarët e Republikës së Maqedonisë na pengon të lirohemi prej prangave, të këtij “logori” politik që të fillojmë ta ndërtojmë një shoqëri bashkëkohore demokratike me strukturë të fuqishme sociale dhe ekonomike, me vlera vertikale të ankoruara.

Për ndërtimin e një shoqërie të tillë na duhen personalitete të fuqishme, me njohuri dhe aftësi themelore. Sipas analizave dhe shqyrtimeve të mia, problemi është tek arsimi. Arsimi është proces shumë serioz, i cili kërkon investim të madh midis prindërve, kuadrit edukativ dhe politikave qeveritare.
Ne në Maqedoni, për fat të keq jemi komb i cili edhe krahas krijimtarisë së pasur, nuk kemi afinitete dhe nevoja të zhvilluara për letërsinë dhe shkencën. Respekt për përjashtimet të cilët me punën e tyre të mundimshme kanë arritur majat e krijimtarisë së tyre dhe në Olimpet e tyre shkencore dhe artistike. Por si të vihet vazhdimësia. Si të zgjohet interesimi dhe nevoja për vendosjen e tyre si vlerë esenciale socio-kulturore.

Njerëzit e tillë në bashkësinë tonë janë të margjinalizuar, ndërsa kjo çon drejt një devastimi të plotë dhe konfuzioni në zhvillimin tek të rinjtë. Ata largohen pa i njohur vlerat e tyre.

Jemi në fillim të vitit të ri shkollor, në të gjitha tre segmentet: arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Me këtë tekst dëshiroj të bëj apel deri tek të gjithë aktorët të cilët duhet fëmijëve tanë t’u mundësojnë arsim cilësor, ndërsa ata janë prindërit, mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe Qeveria e RM-së, e cila duhet ta japë kornizën kryesore, strukturën dhe strategjinë për arsim cilësor.

Përgëzime për Komunën Qendër e cila na e dhuroi shkollën fillore Kiro Glirgorov. Por, vlerësoj se objekti i bukur dhe bashkëkohor nuk do të ndihmojë në zhvillimin e përmbajtjeve cilësore arsimore. Programet dhe kuadri arsimor, i cili duhet t’i zbatojë, duhet të armatoset me aftësi të cilat do ta zhvillojnë nevojën dhe kureshtjen për dituri tek të rinjtë.

Mungesa e kuadrit të tillë cilësor është e dukshme si në shkencat shoqërore ashtu edhe natyrore. I bëj apel ministrisë resorë të Arsimit dh Vetëqeverisjes Lokale, e cila është e obliguar për sistemin arsimor çdo vit të organizojnë seminare dhe edukimin e kuadrit edukativ me qëllim që t’u përgjigjen nevojave moderne të cilat i kërkon rendi i ri civilizues.

Me këtë dua ta mbështes edhe qëndrimin tim se nevoja e njohurive dhe arsimit permanent asnjëherë nuk ndalet tek njeriu pavarësisht moshës së tij. Dhe kjo duhet të stimulohet dhe animohet.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për problemin me sistemin arsimor në Maqedoni. Por mbetet alarmante. Arsimi i keq është qeliza kancerogjene e cila metastazon në trupin e shoqërisë. Sistemi i keq arsimor është arsye për shpërbërjen e shoqërisë.

Të gjithë në këto kushte të këqija ekonomike në të cilat qytetarët pyeten se si ta lidhin fundin me fundin në shoqëri, çojnë drejt harresës së segmenteve më të rëndësishme shoqërore.

Në fund do ta përsëris: arsim, arsim dhe vetëm arsim – investimi më i madh si edhe kapitali më i madh njerëzor. Këtë duhet ta kuptojnë krerët politikë.

Meqë për qytetarët tashmë është e qartë se elitat politike janë vetëm “profetë të rremë”, sikur ata të cilët Bllazhe Koneski i kishte përshkruar në krijimtarinë e tij.  Le të ndalojmë me fjalët boshe dhe t’u kushtohemi temave të rëndësishme të cilat mund ta shpëtojnë shoqërinë tonë.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit