Data e sotme
October 15, 2019

III. REPUBLIKA E TRETË E MAQEDONISË – NGA SKEPTICIZMI, PËRMES EUFORISË E DERI TEK DEPRESIONI

Rezulton se jo emri i shtetit, por korrupsioni po gllabëron shumë shoqërinë maqedonase dhe atrofizon plotësisht shtetin maqedonas sido që të quhet ai.

Shkruan: Zoran Ivanov

Në fund të dekadës së tretë të pavarësisë, Maqedonia aktuale është ende midis ëndrrës dhe realitetit. Që nga fillimi i këtij viti ne jemi zgjuar nga fakti se me ndryshimet kushtetuese vendi mori një veshje të re. Se Maqedonia, pas asaj të parës së KAÇKM-së dhe asaj të dytës me pavarësinë e saj, pas Prespës filloi të jetojë republikën e saj të tretë. Evolucioni politik i vendit ka hapur horizonte të reja integrimi. Por, duke gjykuar nga praktikat e fundit të udhëheqjes, shpejtësia e lëvizjeve të zhvillimit në Republikën e Maqedonisë Veriore do të vazhdojë të rëndohet nga pamjaftueshmëria e udhëheqjes sonë politike.

Në këtë vazhdim të tretë të së premtes nën titullin e njëjtë dhe në këtë tekst të fundit të këtij seriali kolumnist në portalin eminent Inboks7, ja edhe disa shqyrtime subjektive për ecurinë e Maqedonisë. Më konkretisht për ambientin politik aktual i cili na premton transformime të shpejta ndaj vlerave evropiane. Konstatimi është pesimist për arsye të thjeshtë që garniturat tona partiake nuk u dëshmuan të disponuara që vendin më tej me shpejtësi ta çojnë përpara. Pa dyshim, duke gjykuar edhe pas reagimeve qytetare, këtë dilemë do ta mbështesnin të gjitha anketat. Në fund të dekadës së tretë të pavarësisë së saj dhe në fillim të Republikës së tretë të Maqedonisë, shteti dhe qytetarët e Maqedonisë janë në një gjendje e cila çon në termin e fundit të titullit edhe në këtë tekst të tretë tematik.

Depresioni dhe pashpresa bëhet gjendja mentale dominuese në shoqërinë e Maqedonisë. Pasoja të shkaqeve fitimprurëse dhe veçanërisht të hidhura karakteristike të udhëheqjes politike. Që në fillimin e kësaj faze më të fundit historike është treguar se elitat politike maqedonase janë të papjekura për të ofruar një të ardhme të caktuar evropiane për qytetarët dhe shtetin e tyre. Korrupsioni dhe kriminaliteti i të gjitha llojeve dhe në të gjitha nivelet kanë braktisur të gjitha ideologjitë dhe idealet.

 

Mentaliteti fitimprurës kishte rrëzuar atë paraprak, por krimbi i korruptuar kishte filluar të gllabëronte me rrezik këtë pushtet, i cili herë pas here tradhtonte edhe idealet e revolucionit laraman. Është e habitshme që lufta për pushtet nuk është vetëm një luftë për pushtet të zhveshur politik, por edhe një luftë për atë se kush do të sundojë buxhetin e shtetit dhe kush do të pushtojë institucionet. Dhe kush do të rrëmbejë tenderët, kush do të jetë biznesmeni kryesor në vend, i cili do të gëzojë të gjitha privilegjet materiale, kush do të menaxhojë vendet e lira të stafit dhe kush do të diktojë vlerat. Rezulton se jo emri i shtetit, por korrupsioni po gllabëron shumë shoqërinë maqedonase dhe atrofizon plotësisht shtetin maqedonas sido që të quhet ai.

Për analogji, pasojat më të dhimbshme kumulohen në sistemin e drejtësisë në kalbje, në atë shtyllë kryesore të stabilitetit dhe demokracisë. Sinjalet ditore janë se shumica e aktorëve në ato qarqe janë klientelistë të korruptuar. Jo rezistent ndaj ndikimeve partiake dhe madje edhe më pak rezistent ndaj ryshfetit dhe korrupsionit. Sikur të ishte vetëm pak e kundërta, shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk do të lejonin në radhët e tyre të ekzistojnë tipa dhe tipesha kriminogjenë. Por si një organ i huaj në atë profesion të përgjegjshëm dhe etik, do t’i largonte shpejt dhe vazhdimisht ata nga radhët e tij. Por kjo nuk ka ndodhur për dhjetë, njëzet, tridhjetë vjet. Epo, në vend që të prodhojmë drejtësi, sistemi ynë i drejtësisë po shtyn padrejtësinë.

 

Nuk mbahet mend se prokuroria dhe gjyqësori ngritën në mënyrë sistematike dhe institucionale zërin e tyre kundër korrupsionit dhe klientelizmit. Heshtja është forca mbrojtëse për të gjitha institucionet tona të drejtësisë. Vendi ka arritur deri aty që simbioza midis politikës dhe gjyqësorit Swarovski dhe midis politikës dhe drejtësisë Louis Vuitton ka tradhtuar të gjitha pritjet e evropianizimit të shtetit. Ekuilibri i klientelizmit gjyqësor është bërë një shenjë e madhe korruptive e padrejtësive maqedonase.

 

Kombinimi i drejtësisë me politikën, vëllazëria midis politikanëve me ndikim dhe prokurorëve të pozicionuar mirë dhe gjyqtarëve, ka ngjyrosur shtetin në të gjitha ngjyrat e korruptuara. Është shumë e qartë, ekziston edhe zhgënjimi i madh me qeverinë e fundit që drejtësia ende nuk arrin aty ku pritjet janë më të mëdha. Se ligji nuk prek krimet më të mëdha të locuara në lidhjen e politikës me biznesin. Dhe se parulla e barazisë për të gjithë është thjesht një kategori fiktive kushtetuese. Kjo situatë e tillë traumatike, kjo vazhdimësi e matricës unike politike maqedonase, konfirmon vetëm përshtypjen e përgjithshme se të gjitha autoritetet janë të njëjta.

Dhe ato do të jenë njësoj për sa kohë që partitë politike maqedonase mbretërojnë në demagogji, poltronizëm dhe heshtje. Për sa kohë që nuk ka demokraci të brendshme partiake në to. Për sa kohë që udhëheqjet e tyre veprojnë si lozha mistike masonike dhe për aq kohë sa anëtarësia e gjerë është e painformuar dhe e izoluar nga politika ditore e partisë. Në mentalitetin e tyre partiak ata ende nuk kanë përfshirë standarde etike për përgjegjësinë e tyre ndaj qytetarëve dhe shtetit.

Krizat, etnike dhe veçanërisht ndër-partiake, janë bërë vazhdimësi. Shenjë kombëtare, matricë unike politike maqedonase. Subjektet kryesore të partisë, udhëheqësit më të lartë të vendit, deri më tani nuk kanë arritur të planifikojnë dhe të realizojnë së bashku diçka kapitale. As central, rrugë, binarë, shkollë, spital, institucione të shëndetshme, gjyqësor të pavarur dhe të paprekshëm. Asgjë më të madhe unanime nuk e bënë për shtetin dhe qytetarët. Përveç që ata vazhdojnë të prodhojnë pa pushim ndarje me të cilat e kompensojnë varfërinë dhe ngecjen e vendit.

Kështu që, nga polemikat në polemika, krizat tona autentike politike, shtetërore dhe sociale vazhdojnë të krijohen dita ditës. Për jounitet ne jemi komb unik. Me një mentalitet dhe karakter që është mahnitshëm i aftë të fajësojë, fyej, poshtërojë njeri-tjetrin. Të etiketojmë, vulosim tradhtarët dhe më pas promovojmë veten ekskluzivisht për patriotë dhe mbrojtës.

Nga ’91, nga euforia e parë e shtetit tonë e tutje, ne praktikisht nuk mbajmë mend një gjë për të cilën ishim të unifikuar. Herë pas here vetëm disa suksese në kulturë dhe sporte na injektuan një dozë bashkimi dhe uniteti. Politika prej qytetarëve bëri grupe tifozësh. Krijoi tension, një betejë tragjike që prodhoi mjegull mendore të padurueshme. Një katarakt social që fsheh shtigjet drejt synimeve më të rëndësishme të shtetit.

E okupuar nga politika e përditshme, Maqedonia nuk ka arritur të ndërtojë vlera, institucione dhe sisteme të besueshme dhe të qëndrueshme. Shteti dhe shoqëria maqedonase janë të sëmurë kronikë. Situata është vazhdimisht me politikanë të korruptuar, media të infektuara, qytetarë të hidhëruar me njëri-tjetrin. Ambient i demokracisë pluraliste me sjelljet të Amerikës së Jugut. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë urgjente për të hyrë në BE për të lënë përfundimisht Ballkanin dhe të futemi në rrugën evropiane. Përndryshe do të kthehemi vazhdimisht në fillimin tonë, në atë tranzicion të pashmangshëm të dhimbshëm dhe traumatik.

Republika e Maqedonisë së Veriut hyri në republikën e tretë. Se do të ketë probleme herë pas here, se do të kërkohen disa hekurosje të tjera ndëretnike për të forcuar unitetin e vendit, është padyshim. Është i diskutueshëm kuadri jo i mirëfilltë i elitave partiake për t’i parandaluar në kohë dhe për t’i përcaktuar hapat e domosdoshëm. Dhe për t’i menaxhuar ato në drejtim të shtetit të Maqedonisë për të forcuar unitetin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Veçanërisht është e domosdoshme në mënyrë që të mos na ndodhë Republika jonë e katërt, e pestë dhe kush e di se e cila, që do të ishte rezultat i ndarjes sonë tashmë tradicionale dhe pas konfliktit, dhe jo i evolucionit shoqëror të një shteti konsensual dhe harmonik.

Ja edhe tetori. Ky muaj është shansi i sigurt për një shkëndijë shprese. Me marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në dhe nën diktimin e burokratëve të Brukselit të fillojmë të lëvizim në drejtim më të mirë.

 

Dhe ecuria e mëtejme e shtetit nga skepticizmi, përmes euforisë e deri tek depresioni, të çojë drejt një shprese të re se megjithatë mund të bëhemi. Rrugë tjetër nuk ka.

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit