Data e sotme
November 17, 2019
Foto: Print-skrin nga emisioni 360 në AlsatM

Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë

“Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë”, kanë ditur të thonë përfaqësuesit e forcave të mëdha në fillim të pavarësisë sonë gjithmonë kur ta kërkojmë mbështetjen e tyre për realizimin e qëllimeve tona strategjike bazike – njohjen ndërkombëtare. Më vonë të njëjtën na e thoshin edhe për anëtarësimin në NATO dhe në BE. Aludonin, nënkuptohet, për gjetjen e një zgjidhje me kompromis për problemin tonë me një partner të tyre, Greqinë, kundër së cilës, thjeshtë nuk mund të shkonin. Përgjegjës për dy aleancat, ata nuk kanë mundur ta prishin unitetin e brendshëm për ta ndihmuar Maqedoninë. Në botën reale, aleancat formohen që t’i mbrojnë interesat e anëtareve të tyre. Na duheshin afro tri dekada për ta kuptuar atë, por me Marrëveshjen e Prespës u kemi ndihmuar që të na ndihmojnë. Përfundimisht, me Prespën, marrëveshje me rëndësi historike, ndihmuam Amerika të na e hap derën e NATO-s, ndërsa Gjermania, dhe të shpresojmë Franca atë të BE-së. Pa Prespën, përgjithmonë do të ngeleshim të bllokuar në përpjekjen që të bëhemi pjesë e botës bashkëkohore demokratike.

Po, është e vërtetë se në politikën ndërkombëtare gjithçka është politikë dhe se derisa interesat e shteteve nuk u përputhën me ato të Maqedonisë, nuk kanë vlejtur shumë normat e së drejtës ndërkombëtare. Që atje edhe ajo shprehja “na ndihmoni që t’ju ndihmojmë” dhe mos na thoni sa keni të drejtë, sepse shtetet nuk mund të shkojnë kundër interesave personale. Ju si vend skandinav progresiv gjithsesi mund të veproni vetëm nga pozita e parimeve dhe ta njihni Republikën e Maqedonisë, i them Torvald Stoltenberg nga Norvegjia gjatë vizitës së tij në Shkup në fillim të viteve të nëntëdhjeta kur kërkonin njohje ndërkombëtare për shtetin e ri. Kurrsesi, thotë ai, ne kemi interesa të fuqishme vizavi Greqia në ndërtimin e anijeve dhe në sfera të tjera, ndërsa parlamenti nuk mund të kalojë përmes këtij fakti. Dalje? Kërkoni kompromis dhe bashkohuni në shoqërinë ndërkombëtare të shteteve. Këtë këshillë, të punojmë në kompromis, nuk e dëgjuam, çështja e emrit u bë pjesë e të gjitha betejave zgjedhore në vend në të cilat patriotët kanë fituar ndërsa tradhtarët dhe populli humbisnin.

Forcat e mëdha na futën në KB me referencën, por më shumë se kaq nuk kanë mundur të bëjnë. Për fat, paraprakisht i kemi dëgjuar kur na thoshin të mos fillojmë luftë me shpresë se njëfarë kalorësi amerikan do të na shpëtojë në moment të fundit. Vazhdoni të bëni politikë të paqes dhe kështu na ndihmoni të ju ndihmojmë, porositi ministri danez i Punëve të Jashtme, Ufe Eleman Jensen. Duke e ndjekur interesimin tonë për të mos pasur luftë edhe në Maqedoni, ishim të dëgjueshëm dhe pas një viti jo të plotë pas Sllovenisë dhe Kroacisë u bëmë anëtare e KB-së. Jo dhjetë apo njëzet vite më vonë, por dhjetë muaj më vonë. Ndërsa megjithatë ethet nacionaliste të cilat e kishin kapluar trupin politik maqedonas se shteti është vonë, derisa maturia thoshte se të tjerët shpejtojnë në luftë.
Në një atmosferë të tillë, njohja ndërkombëtare, kjo fitore e jona e madhe e politikës sonë, ra nën hijen e “dështimit nacional” – pranimin e vendit në organizatën botërore nën referencën Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Siç largohej rreziku prej luftës dhe askush nuk i kanoste në shtetin e tyre sovran të cilin e drejtonin, gjenerata e gjenerata të politikanëve të Maqedonisë të cilës pasuan pas viteve të nëntëdhjeta, bëheshin gjithnjë e më të fuqishëm ndaj idesë për kompromis. Këshillat qëllimmira nga Amerika dhe Evropa se politikanët tanë nuk e kuptojnë botën reale të politikës ndërkombëtare dhe se shteti do të mbetet i ngujuar në qorrsokakun e jotolerancës interpretoheshin si përpjeke për të na bërë keq.
Një plejadë politikanësh e respektonin të drejtën ndërkombëtare si vegël me fuqi magjike, edhe pse problemi ynë me Greqinë është produkt i animoziteteve të ashpra politike të cilat janë produkt i historisë sonë të përbashkët traumatike, për zgjidhjen e së cilës nevojitet diplomaci dhe jo gjykatë.

“Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë” rreth datës për fillimin e negociatave, është apeli i njëjtë të cilin e dëgjoj edhe sot dërguar pushtetit dhe opozitës për t’i lënë mënjanë interesat personale dhe partiake dhe të bashkohen rreth interesit shtetëror – Maqedonisë së Veriut si shtet demokratik dhe ligjor. Dhe sërish si në vitet e nëntëdhjeta kur na këshillonin të kërkojmë kompromis me fqinjin, mungesë fuqie prej anës sonë. Pse? Mungesa e vetëdijes demokratike, eufemizmi për padituri, agresiviteti dhe pangopësia, nuk i lejon politikanët ta kuptojnë një të vërtetë elementare: se nuk është kjo ose ajo parti ajo e cila e shpëton demokracinë, por sistemi demokratik na shpëton neve qytetarëve prej keqpërdorimit të pushtetit nga partitë. Sa kohë na nevojitet këtë herë, për ta apsolvuar leksionin më të ri?

 

*Shkrimi është shkruar eksluzivisht për Inbox7. Për çdo ribotim duhet marrë leje nga redaksia. Inbox7 jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e autorëve në rubrikën e debatit