Data e sotme
May 23, 2019

Çdo familje më e varfër për 5000 denarë

Shpenzimet janë rritur për 4000 denarë, rrogat janë ulur për 600 denarë

Prej vitit 2010 e deri më tani shpenzimet për një familje katër- anëtarësh janë rritur për 4100, kurse paga mesatare në periudhën e njëjtë është ulur për 600 denarë. Kjo do të thotë se çdo familje për 4 vjet është më e varfër për gati 5000 denarë.

Me fjalë tjera, qytetarët nga viti në vit po varfërohen shumë e më shumë. Nga paga iu ngelin shumë më pak të holla. Goran Dimitrov nga Shtipi, i punësuar në konfeksion në muaj merr 12 mijë denarë dhe ankohet se me dy paga të tekstilit dhe një pension assesi nuk mund t’i plotësojnë as nevojat elementare të familjes së tij pesë- anëtarës

Mezi e nxjerr fundin. Çdo muaj marr veresie në shitore që të mund të ushqej familjen time”, ankohet DimitrovFatin e Goranit e kanë rreth 400 mijë familje të vendit.

Rritje të shpenzimeve të jetës kanë vërejtur edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), institucioni i vetëm që llogarit shportën minimale konsumuese në vend. Sipas Angjelko Angjelkovskit, sekretar i Këshillit të LSM-së shporta në muajin mars të këtij vitit ka qenë 32.040 denarë.

Shporta jonë përfshin shpenzimet minimale që i ka një familje prej 4 anëtarësh. Vlera e kësaj shporte për çdo vit rritet”, shton Angjelkovski.

Deri vitin 2010 shportë konsumuese përpilonte edhe Enti Shtetërorë i Statistikave, por disa vitet e fundit, llogari të tilla ata më nuk bëjnë.

 

Prej vitit 2010 e deri më tani shpenzimet janë rritur për 4000 denarë

 

Shpenzimet për jetë çdo ditë rriten edhe për Stojan Damjanovski, pensionist nga Shkupi.

Çdo ditë diçka po shtrenjtohet. Do të shkosh në shtore, kjo është shtrenjtuar për 1 denarë, ditën tjetër është shtrenjtuar diçka tjetër”, ankohet Damjanovski.

Çdo ditë nga pak, por në fund mblidhen, thotë babagjyshi Stojan. Se kjo është tregon edhe analiza e Inboks7. Sipas të dhënave nga Enti shtetërorë i statistikës, shpenzimet e jetesës në 4 vitet e kaluara vazhdimisht janë në rritje.

Viti

Shpenzimet për jetë (në %)

2010

2.6

2011

4

2012

3.3

2013

2.8

Nëse përqindjen e rritjes së shpenzimeve të jetës e shumëzojmë me vlerën e shportës minimale konsumuese (32.133 denarë), atëherë çdo vit kemi rritje të vlerës që duhet ta paguajmë për t’i plotësuar nevojat e njëjta sikur vitin e kaluar.

Viti

Rritja e shpenzimeve në të holla në nivel vjetorë

2010

837

2011

1288

2012

1063

2013

902

Gjithsej për 4 vjet

4090

Nga kjo del se për 4 vjet shpenzimet për jetë janë rritur për 4100 denarë.

Për analistin ekonomik Stojçe Samarxhiski, rritja e shpenzimeve do të vazhdoë edhe më tutje.

Spiralja e rritjeve shumë e më shumë do t’i rris çmimet kurse shumë e më shumë njerëz do të hyn në rrethin magjepsës të varfërisë”, shton Samarxhiski.

Për dallim nga shpenzimet për jetë të cilat vazhdimisht rriten, pagat e të punësuarve në ekonomi ose ngelin të njëjta ose ulen. Viki T. infermiere nga Maqedonia Lindore tanimë 20 vite punon si në këtë profesion në një ordinancë private dhe rritje të pagës për këto 20 vite ka pasur vetëm dy herë edhe atë nga 1000 denarë.

Kur fillova me punë në fund të vitit 1993 merrja rrogë prej 11 denarë, kurse tani marr 13 mijë. Me këto të holla i mbuloj shpenzimet vetëm për 10 ditë”, thotë Viki dhe shton se kur ka filluar të punoj në vitin 1993, ka punuar vetëm prej të hënën deri të premten kurse tani punon edhe të shtunave.

Të vërtetën e Vikit e konfirmojnë edhe të dhënat nga Enti Shtetërorë i Statistikave ku 3 vitet e fundit, rroga mesatare madje është ulur për 600 denarë. Kështu, në gusht të vitit 2011, rroga mesatare në vend ka qenë 21. 912 denarë kurse në janar të vitit 2014 rroga mesatare ka qenë 21. 327 denarë.

Gjendjet e këtilla janë dështuese për pjesën më të madhe të ekspertëve ekonomik.

Është e tmerrshme që ekonomia jonë nuk ka harmonizim të rrogave me rritjen e shpenzimeve, dhe për t’i mbuluar këto rritje prej 100 denarë në muaj (1000 denarë në vit), punëtorëve duhet të heqin dorë nga disa prodhime në shportën minimale konsumuese apo të punojnë diçka shtesë për t’i mbuluar këto shpenzime”, thotë Samarxhiski.

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave në vend ka 685 mijë të punësuar kurse sipas disa vlerësimeve rreth gjysmë milionë kanë rroga më të ulëta se 300 euro.

lefkov@yahoo.com