Data e sotme
June 5, 2020

Punë s'ka as me librezë partiake

Të rinjtë në Maqedoni për çdo ditë ballafaqohen me barriera dhe peripeci të shumta, që garën deri tek vendi i punës e bëjnë thuajse mision të pamundur

Latest posts by Кристина Озимец (see all)

Librezë partiake në vend të kualifikimeve profesionale, honorare të mjerueshme në vend të të ardhurave mujore, eksploatim në vend të vendeve të punës, teori në vend të praktikës…Këto janë vetëm disa nga kubet e mozaikut të cilat ndërtojnë realitetin e të rinjve kur të dalin nga amfiteatrot studentore dhe do të trokasin në dyert e punëdhënësve.

Duam vende të reja të punës dhe të rinjtë të ndërpresin që të lëshojnë vendin,- ishte përgjigjja më e shpeshtë e qytetarëve thuajse në të gjitha anketat televizive gjatë raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, në pyetjen “Çfarë pritni nga presidenti i ri”.

Edhe pse presidenti nuk ka kompetenca të drejtpërdrejeta në ekonomi dhe hapjen e vendeve të reja të punës, problemi i qytetarëve me papunësinë është aq i madh, saqë ata pa menduar numëronin punësimin e të rinjve dhe qëndrimin e tyre në vend si dëshirë më të madhe parazgjedhore.

Pse të rinjtë largohen

Në Republikën e Maqedonisë jetojnë thuajse gjysmë milion (483.448) të rinj të moshës prej 15 deri 29 vjeç. Ata përbëjnë 23.4% nga popullata e përgjithshme e shtetit. Sipas hulumtimeve të organizatës “Reaktor” nga vitit 2012, më shumë se gjysma (51%) nuk marrin pjesë në tregun e punës. Para se gjithash ka të bëjë me faktin se shumica ende janë në procesin arsimorë, por shkalla e papunësisë tek ata që në mënyrë aktive kërkojnë punë është 45.8%.

Këtë e vërteton edhe studimi i fundit “Politikat e tregut të punës dhe varfëria në Maqedoni”, i promovuar nga shoqata majtiste “Solidariteti”. Ajo tregon se shkallë më të ulët të pjesëmarrjes në tregun e punës vërehet pikërisht tek popullata e re, gjegjësisht të moshës 15-24 vjeç. Sipas analizës në të cilën përdoren të dhënat nga Enti Shtetërorë i Statistikës shkalla e aktivitetit të të rinjve në tregun e fuqisë punëtore në tremujorin e katër prej vitit 2013 është 35.2%.

Sa për krahasim, 58% nga popullata e moshës prej 15 deri 29 vjet në Bashkimin Evropian ka qenë aktive, sipas të dhënave të Eurostatit nga viti 2007.

Statistikat e këtilla dështuese në realitet pasqyrohen si vendosmëri instinktive tek të rinjtë për largimin nga shteti, apo siç thotë i diplomuari 23 vjeç në Fakultetin e makinerisë, Stefan Aleksiç, “do të largohesha me mundësinë e parë që do më jepej”.

Mundësitë që më jepen për punë ose paguhen pak dhe trajtimi i punëdhënësit nuk është etik ose kërkojnë që të kem librezë partiake”, thotë Aleksiç.

Ai shton se irritohet nga qasja e firmave ndaj të rinjve dhe këtë e vlerëson si të turpshme. Thuajse nuk njeh mik i cili ka punuar si provë gjashtë muaj pa pagesë dhe me orar të shtuar pune dhe zero benificione. Thotë se shoqet e tija, pa përjashtim të intervistës së punës janë ballafaquar me pyetje të pamatura se a duan të themelojnë familje.

Nuk është korrekte, nga njëra anë shteti thotë që të qëndrojmë dhe të krijojmë familje të mëdha kurse nga ana tjetër nuk më jep mbrojtje nga punëdhënësi dhe thuajse përparësi qesharake në raport me krijimin e familjes”- thotë ai.

Autorja e studimit “Politikat e tregut të punës dhe varfëria në Maqedoni”, Maria Bashevska thotë se një prej shkaqet të cilat ndikojnë në mos- aktivitetin e tyre është dekurajimi, i cili ka të bëjë me mundësitë e paktë për punësim, posaçërisht tek të rinjtë dhe punëtorët pa përvojë. Ajo shton se tek punëdhënësit nuk ekziston gatishmëri që të investojnë në punëtorë të rinj dhe pa përvojë.

Borjana Mojsovska e cila është përkthyese e diplomuar dhe ka 27 vjet, thotë se edhe pse është kontaktuar nga disa shtëpi të botimit për angazhim në përkthime, gati tre vite pas përfundimit të fakultetit nuk ka arritur të arrijë marrëveshje për punë.

Të gjithë e kishin vërejtjen e njëjtë: Ty të ka rekomanduar ai, ky, nga fakulteti, por nuk mund të aplikojmë me ty për garanci për përkthim, sepse nuk ke botuar asnjë përkthim…E si të kem botuar, në moshën 22 vjeç, kur sapo e kam përfunduar fakultetin?- pyet Mojsovska.

Masa ka, por sa janë efektive?

I riu Riste Gjorgjievski i cili kishte vendosur të filloj biznes personal, thotë se në letër dhe me fjalë të gjitha qeveritë maqedonase angazhohen për zgjidhjen e problemit me emigracionin e të rinjve nga Maqedonia në shtetet e huaja, por se realiteti është krejtësisht tjetër.

Fillova biznes personal edhe pse klima për këtë është larg asaj të volitshmes, ende shpresoj se në këtë shtet mund të kem jetë dinjitoze, por durimi po përfundon dhe shpesh më paraqiten mendime për t’u larguar”, shton ai.

Drejtori i Agjencisë së punësimit, Vllatko Popovski për Inboks7 thotë se ata kanë plan të përbashkët me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale me të cilën po merren më shumë masa për uljen e papunësisë tek të rinjtë.

Kemi lirimin nga kontributet financiare për kompanitë të cila do të punësojnë të rinj deri në moshën 29 vjeç në periudhë prej 1 viti, me çka deri më 13 mars janë punësuar 910 të rinj. Më pas, kemi masa për praktikë sipas të cilët të rinjtë punojnë 3 muaj në ndonjë firmë e cila më pas mund t’i mbaj ato. E kemi projektin për vetëpunësim, në të cilin rreth 23% nga ata që kanë vendosur të hapin biznes janë të rinj. Kemi edhe masë tjetër për subvencionimin e punësimit të të rinjve me çka gjashtë muaj mbulohet rroga për të rinjtë e cila është 13 mijë denarë,- shton Popovski.

Kurse nga sektori civil konsiderojnë se këto masa nuk janë të mjaftueshme për ndikim serioz ndaj uljes së papunësisë tek të rinjtë.

Me 3500 euro nuk mund të niset biznes e mos të flasim të zhvillohet i njëjti”- thotë Bojan Mariçiq nga Qendra maqedonase për arsim evropian.

Ai shton se perspektivat për të rinjtë janë të tilla që ata dalje nga kjo kërkojnë ose duke u anëtarësuar në parti që të vijnë deri tek vendi i punës në administratë shtetërore ose në largimin nga shteti.

Institucionet vendore nuk publikojnë se sa qytetarë të Maqedonisë kanë akomodim (status) të rregulluar në vendet e huaja. Banka botërore publikoi se deri vitin 2010 madje 447 mijë qytetar maqedonas janë shpërngulur nga Maqedonia.

Redaktore: Tamara Çausidis