Data e sotme
December 5, 2019

Ahmeti ose Thaçi, apo të dy bashkë në pushtet

BDI dhe PDSH,ndarës kanë filluar bisedimet me shefin e qeverisë, Gruevski për formimin e kabinetit të ri. Drojë nga “fronti i dytë ”dhe refuzimi i shumicës

Pas përfundimit të zgjedhjeve të dyfishta, kampin politik shqiptar e kanë kapluar “ethet” e formimit të qeverisë.

Liderët shqiptarë,ai i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi dhe i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, njëri pas tjetrit, kanë takuar mandatorin për formimin e qeverisë së re, Nikolla Gruevski.

Njëra ndër çështjet më të diskutueshme është ajo se, vallë në qeverisjen e re, VMRO-DPMNE-ja do të respektojë vullnetin politik të shumicës së shqiptarëve, do të tentojë të përfshijë në qeveri edhe partitë që humbën zgjedhjet apo do ta formojë qeverinë me dy partitë shqiptare.

BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja kanë ranë dakord për formimin e grupeve të punës, të cilat do të zhvillojnë negociatat për formimin e qeverisë së re“, thuhet në kumtesën e BDI-së, pas takimit Ahmeti-Gruevski.

Ndërsa lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ndryshe siç deklaronte deri më tani se partia e tij me siguri do të jetë pjesë e qeverisë, pas takimit me Gruevskin nuk e ka përsëritur këtë qëndrim.

Takimi me Gruevskin kaloi në atmosferë miqësore dhe u ra dakord që bisedimet të vazhdojnë”, tha Thaçi.

Eksperimenti me fituesin dhe Badenteri

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani deklaroi se nuk ka dilema se kush duhet të jetë pjesë e qeverisë, pasi kjo çështje është tejkaluar në vitin 2008. Kishte një eksperiment në vitin 2006, mirëpo u tregua se mekanizmi i Badenterit e ka fuqinë për të destabilizuar çdo ide për të mbivotuar ose mosrespektuar vullnetin e popullit shqiptar në Maqedoni”, deklaroi Osmani.

 

Një përvojë negative është ajo e viteve 2006-2008 dhe e dimë se sa tensione dhe ngërçe krijoi, komentoi Rashidi

Një përvojë negative është ajo e viteve 2006-2008 dhe e dimë se sa tensione dhe ngërçe krijoi, komentoi Rashidi

Zyrtarisht VMRO-DPMNE-ja nuk ka komentuar se cili partner shqiptar do të jetë pjesëmarrës në qeverinë e re. Sipas analistit, Nazim Rashidi, kjo më shumë varret nga strategjia dhe pragmatizmi i saj, se sa nga kapaciteti demokratik.

Me fjalë të tjera bëhet fjalë nëse VMRO DPMNE dëshiron të qeverisë e qetë, duke pasur pas vete edhe 150 mijë qytetarë, apo dëshiron të qeverisë me tensione”.”Pa ç’ka se në parlament mund të ketë qetësi numrash”, tha Rashidi për Inbox7.

Një përvojë negative është ajo e viteve 2006-2008 dhe e dimë se sa tensione dhe ngërçe krijoi, komentoi Rashidi.

Në fakt gjatë zgjedhjeve të sivjetme të parakohshme parlamentare,partia e kryeministrit Gruevski, krijoi një imazh të këtillë, duke kërkuar haptas që të fitojë 62 deputetë.

Analisti Blerim Hyseni për sa i përket pozicionit të VMRO-DPMNE-së thotë se kjo parti do i shmanget hapjes së ‘frontit’ të dytë, duke pasur parasysh se tashmë një ‘front’ veç më është i hapur nga opozita, e cila mund të krijojë tensione.

Nuk besoj që Gruevski do jetë i gatshëm të ballafaqohet në front me partinë fituese shqiptare, sepse veç më fronti me partinë opozitare maqedonase është i hapur”, tha Hyseni, për Inbox7.

Në këtë linjë Nazim Rashidi shtoi se “do të ishte e palogjikshme që VMRO DPMNE të hapte dy “fronte” me probleme që në fillim të qeverisjes së saj”.

Mosrespektimi i vullnetit prodhon krizë ndëretnike

Blerim Hyseni sqaron se sjellja e VMRO-DPMNE-së do të tregojë se vallë kjo parti është e interesuar të ketë apo jo stabilitet politik në vend.

Mendoj që ky subjekt edhe pse bindshëm i fitoi zgjedhjet në kampin politik maqedonas do jetë i detyruar të respektojë vullnetin politik të shqiptarëve”.

Çdo kombinim tjetër do të prodhojë krizë ose thënë ndryshe do ta thellojë krizën”, theksoi Hyseni.

Një pjesë e analistëve maqedonas vlerësojnë se koncepti i formimit të qeverisë nga partitë fituese të zgjedhjeve, nuk është i mirë për Maqedoninë.

Një ndër ata është eksperti, Sasho Klekovski, i cili preferon dhe mbështet idenë që në qeveri të përfshihet partia shqiptare që ka ngjashmëri ideologjike me VMRO-DPMNE-në, e që sipas tij është PDSH-ja.Por këto versione, për votuesit dhe partinë fituese janë anakronike!“Nëse nuk respektohet vullneti i shumicës shqiptare, do të ketë tensione të mëdha”, parashikoi Nazim Rashidi.

Me opozitën kryesore në rrugë dhe me tensione ndëretnike, sidomos edhe me ‘hije’ të rënda dyshuese ndaj procesit zgjedhor, do të ishte ‘luks’ i paparë refuzimi i votës shqiptare”, sqaroi Rashidi.

Sipas Blerim Hysenit në të ardhmen tek shqiptarët do të instalohet “pushteti monist”, pa opozitë, ndërsa BDI-ja dhe PDSH-ja do të merren më shumë njëra me tjetrën, sesa me VMRO-DPMNE-në. “Një variant i tillë do jetë i dëmshëm edhe për qytetarët shqiptarë, por edhe për partitë shqiptare, ndërsa ajo që do të përfitojë para votuesve, por edhe para ndërkombëtareve, është VMRO-DPMNE-ja”, tha Hyseni.

Në vitin 2006, VMRO-DPMNE-ja, duke u nisur nga afërsia politike, por edhe ideologjike me PDSH-në, formoi qeverinë me partinë e z.Thaçi, edhe pse kjo e fundit kishte fituar vetëm 11, ndërsa BDI-ja kishte 18 deputetë

Në vitin 2006, VMRO-DPMNE-ja, duke u nisur nga afërsia politike, por edhe ideologjike me PDSH-në, formoi qeverinë me partinë e z.Thaçi, edhe pse kjo e fundit kishte fituar vetëm 11, ndërsa BDI-ja kishte 18 deputetë

Ndërsa Rashidi konsideron se padyshim që shqiptarët janë në pozicion të palakmueshëm, meqë negociatat zhvillohen paralelisht me dy partitë shqiptare.Cilado parti që të jetë pjesë e qeverisë do të gënjejë veten, dhe jo qytetarët se ka marrë më shumë se tjetra nga ‘kulaçi’ i pushtetit”. “VMRO DPMNE-ja e qetë do të tentojë të ul pazarin në maksimum”,spikati Rashidi.

Në vitin 2006, VMRO-DPMNE-ja, duke u nisur nga afërsia politike, por edhe ideologjike me PDSH-në, formoi qeverinë me partinë e z.Thaçi, edhe pse kjo e fundit kishte fituar vetëm 11, ndërsa BDI-ja kishte 18 deputetë.

Meqë BDI-ja ishte parti fituese, vazhdimisht kontestonte qeverinë, duke u thirrur tek legjitimiteti politik i shqiptarëve, ndërsa bllokonte edhe funksionimin e Kuvendit, pasi mungonte shumica e dyfishtë apo e Badenterit.

Kjo situatë përfundoi me shpalljen e zgjedhjeve të reja, të parakohshme parlamentare, në vitin 2008 .Në shtypin e Shkupit janë botuar komente dhe reagime për sa i përket nismës së mandatarit Nikolla Gruevski për të formuar qeverinë e re.

Redaktor: Selim Ibraimi

tahiri@inbox7.mk