Data e sotme
August 24, 2019

Fjalori i urrejtjes e zëvendësoi fjalorin e gazetarisë

Në atmosferë thellësisht të polarizuar, këtë vit mediumet i pritën vlerësimet dëshpëruese të organizatës Amerikane Frredom Housetë cilët e ranguan Maqedoninë më poshtë në listë sipas lirisë së mediave, krahasuar me vendet nga rajoni. Vlerësimet e këqija vetëm që u ndërlidhën me raportet paraprake për lirinë e mediave në Maqedoni, e cila në raportin më të ri definohet si vend pjesërisht i lirë. Por, për dallim nga vjet, gjendja është përkeqësuar. Kjo, megjithatë, nuk është befasi për hapësirën mediatike të Maqedonisë, ku praktikisht çdo ditë vërshojnë akuza se disa mediume janë proopozitare, ndërsa tjerët proqeveritare, ku thërritet për linç ose publikisht tregohet kinse kriminaliteti në rradhët e gazetarëve. Në vend që gazetarët të jenë mbrojtës të fjalës publike dhe promovimit të vlerave demokratike, fjalori i urrejtjespraktikisht u bë zëvendësim i vlerave profesionale të gazetarisë, të cilat do të duhet të jenë moto e profesionit të gazetarit ku udhërrëfyes i vetëm do të duhej të ishte e vërteta.

Siç dihet, këtë vit Maqedonia u rradhit në vendin e 122 sipas Raportit për liri të mediave të „Freedom Housee cila e mat nivelin e pavarësisë së mediave në 197 shtete dhe territore. Në ranglistë, Maqedonia e cila shënoi rënie për 2 vende nga vjet, e ndan pozitën me Kongon dhe Keninë. Nga fqinjësia, para nesh janë Bonja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bullgaria, mali i Zi, Serbia…Sipas rangimeve, Maqedonia në 20 vitet e fundit nuk ka pasur vëerësime më të këqija. Maqedonia është e fundit nga vendet e rajonit edhe në listën e Raportuesve pa kufinjku gjendet e rradhitur në vendin e 123-të me rënie prej 7 pozitave krahasuar me vitin e shkuar.

Vallë ka ndonjë shpresë për kthimin e vlerave profesionale? Dhe vallë Maqedonia ka arsye ta festojë 3 Majin- Ditën e lirisë së mediave?

Nuk kemi çka të festojmë. Edhe këtë vit do ti përsërisim faktet pikëlluese dhe trishtuese – në Maqedoni ballafaqohemi me ngulfatje të vazhdueshme të lirisë së mediave. Gazetarët janë heshtur, në vend të tyre dhe në emër të tyre flasin propagandistë. Në Maqedoni tashmë nuk ka kushte elementare për profesionin e gazetarisë. Institucionet janë të mbyllura për të gjithë që targetohen siarmiqësorë“, mediumet kritikuese janë në goditje të vazhdueshme me aktpadi për shpifje, gazetarët hulumtues pas rastit me Tomislav Kezharovskin janë të frikësuar. Mediumet të cilët përpiqen që ti mbajnë standartet elementare të profesionit – të informojnë për çdo keqpërdorim nga pozicioni i fuqisë në interes të opinionit luftojnë në një treg të pabarabartë në të cilin mbijetesa është e pamundur nëse nuk jeni të subvencionuar përmes reklamave qeveritaresiç e quajmë këtë lloj të klientelizmit të hapur dhe korruptimit të mediave , konstaton Tamara Çausidis nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediaktikë.

Sipas Shoqatës së SHMLP, 62% e gazetarëve kanë qenë viktimë ose dëshmitarë të cenzurës së drejtpërdrejtë, derisa 57% pohojnë se praktikojnë autocenzurë. Çausidis thotë se çdo ditë kanëankesa dhe presione nga gazetarët. Momentalisht Sindikata vepron në 20 raste të nxjerrjeve joligjore nga puna. Edhepse, ajo thekson se kontestet gjygjësore zgjasin shumë gjatë, dhe se shumë gazetarë vendosin të heshtin që të kenë ekzistencë. E gjitë kjo rezulton me gazetarë të heshtur, të frikësuar të cilët i shesin idealet e fundit të profesionit. Kjo gjendje është me të vërtetë e vështirë për ta parë “, me zhgënjim thekson Çausidis.

Edhe redaktorja përgjegëse në televizionin „ТеlmaEmilija Lazarevskakonstaton se nuk ka shkak për festim. Më saktësisht, mund të festohet në dy mënyra. E para, këtë ditë të flasim sa më zëshëm që të jetë e mundur. Unë nuk e kam pasur të qartë atë heshtje me një minutë heshtje. Jo, jo. Përkundrazi ne duhet të flasim shumë, dhe atë ditë ti shfrytëzojmë mediat tona dhe të themi se në çfarë gjendje janë mediat në Maqedoni. Mënyra e dytë është me kortezh mortor – se gazetaria ka vdekur“, thotëLazarevska.

Isen Saliu, redaktori kryesor dhe përgjegjës i gazetës në gjuhën shqipe Lajmna deklaroi: „Sipas mendimit tim,brenga më e madhe e gazetarëve nuk duhet të jetë niveli i ulët në të cilin gjendet sivjet liria e shprehjes, por ajo që vitin e ardhshëm kjo liri do të jetë në nivel edhe më të ulët. Njëlloj si që është sivjet në nivel më të ulët krahasuar me vitin paraparak. Shkak për për festim mund të kenë vetëm gazetarët proqeveritarë, të cilët lirisht mund të shpresojnë për një vit tjetër të begatshëm dhe për më shumë milionë nga Qeveria dhe institucionet shtetërore. Ndërsa, mediumet e lira dhe të pavarura në vend të datës për festim duhet të përcaktojnë datë për kujtesë për gazetarinë e lirë e cila tek ne gati se është e vdekur. E si ide imja për këtë datë do të ishte dita kur u mbyll televizioni A1, për shembull. Ne si Lajm, drejtpërdrejtë në lëkurën tonë e ndjejmë presionin ndaj fjalës së lirë, sepse përveç formave të tjera të presionit, shfrytëzohen edhe proceset gjygjësore për tekste që janë botuar në formë të kolumnave dhe komenteve nga persona të cilët nuk janë të punësuar në Lajm “, tha Saliu.

Aleksandar Dimkovski, redaktori kryesor dhe përgjegjës i gazetës ditore Nova Маkedonijaporositi se mënyra më e mirë e festimit të Ditës së lirisë së mediave është që në ballinat e të gjitha gazetave të publikohen parimet universale të standardeve të gazetarisë, dhe kjo të jetë lajmi kryesor edhe në televizione. Ai nuk deshti ti komentojë raporte më të reja të Freedom HousedheRaportuesve pa kufinj“,duje spjeguar se nuk është i njoftuar me metodologjinë.

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë publikoi njoftim në të cilin thuhet se gazetarët nuk kanë shkak për të festuar për arsye se liria e shprehjes dhe pavarësisë së mediumeve është seriozisht e rrezikuar.

Përktheu nga maqedonishtja: Armend Nuhiu

zafirova.zafirova@gmail.com