Data e sotme
November 12, 2019

Mandatari vendos për patriotët dhe tradhtarët

Të dy partitë shqiptare nuk kanë pozita të mira në bisedat e filluara me partinë VMRO-DPMNE. Largimi i BDI-së nga qeveria dhe ‘dalja në rrugë’ do ta bënte vendin më fragjil. Ndoshta dhe jo…

Fillimi i ‘bisedimeve’ për të formuar kabinetin e ri qeveritar, përplasi publikisht BDI dhe PDSH.Kush është patriot dhe kush tradhtar.

Përpjekjet për formimin e qeverisë së re kryesisht janë të fokusuara në platformat e partive që kanë hyrë në bisedime.

Partitë që fituan në zgjedhjet e prillit,BDI dhe VMRO-DPMNE zënkat e nisura tre muaj më parë sikur i lanë në ‘harresë’.

Por kandidati konsensual dhe Ivanovi ose do t’i afrojë më shumë këto parti për të vazhduar qeverisjen ose do të jetë momenti i fundit,largimi dhe acarimi i vërtetë.

BDI i ka dorëzuar një program qeverisës VMRO-DPMNE-së gjatë takimit të fundit me mandatarin Nikolla Gruevski,aktorin kryesor të skenës politike maqedonase.

Se ç’farë përmban programi i brendshëm i BDI –së,i hartuar për qeverisje me VMRO-DPMNE (2014-2018) është i njohur vetëm për grupin punues të kësaj partie.

Kërkojnë më shumë apo më pak, do të shihet atëherë kur to të dalë qeveria e parë nga këto bisedime.A kanë të bëjnë këto kërkesa me interesat politike dhe të drejtat apo është një ide se si të arrihet më lehtë në kabinetin e kryeministrit?

 

Platforma sekrete

 

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe,integrimi i vendit në NATO dhe BE, janë një ndër kërkesat e njohura të BDI-së.Përdorimi i shqipes,ndryshimi i Kushtetutës(zgjedhja e presidentit) dhe MO,paraqesin çështje dhe dilema për ekipin negociues të VMRO-DPMNE-së.

Mandatari Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE,është në avantazh politik dhe ka në dispozicion mjete dhe taktika që mund ta detyrojë palën shqiptare të pranojë programin qeverisës të kryeministrit.

Kjo do të varet më së shumti nga ekipi bisedues i BDI-së dhe këmbëngulja për të treguar se në të vërtetë kanë hyrë në këto bisedime ta realizojnë programin e ri të përpiluar nga kryesia e BDI-së,të akomodohen më mirë në qeveri apo të dorëzohen përballë frontit dhe presionit të VMRO-DPMNE-së.

Nëse grupi punues i BDI-së i ‘zbret’ kërkesat e tyre,vetëm përshkak se nuk dëshirojnë që PDSH të hyjë në qeveri, atëherë qeverisja 2014-2018,nuk do të ndryshojë aq shumë nga kjo e fundit.

Pozitat e ish –partisë shqiptare në pushtet në bisedimet formale,nuk janë aq të forta se sa është deklaruar dhe shkruar në shtypin ditor.Lideri Ali Ahmeti njoftoi se bisedimet do të jenë të vështira dhe nuk duhet të kalohet në eufori.

BDI refuzoi të pranojë për kryetar shteti Gjeorgji Ivanovin dhe tani çdo marrëveshje qeveritare me VMRO-DPMNE,do t’i kthente zgjedhjet e dyfishta në një lojë të madhe për të vazhduar më tej.Aleanca BDI dhe LSDM do t’i përkeqësonte raportet me VMRO-DPMNE.

BDI i ka matur forcat me partinë e kryeministrit Gruevski dhe ka vërejtur se asnjëherë platforma e tyre për të qeverisur nuk është bërë pjesë e programit kombëtar të qeverisë.Andaj fuqia e tyre politike dhe e PDSH-së qëndron në raporte të panjohura.

Sigurisht që në çdo vend,fituesit e zgjedhjeve janë ata që formojnë qeveri-në, pornuk duhet përjashtuar mundësinë këtu që qeveria të ketë bazë të gjërë,duke përfaqësuar edhe partitë që nuk dolën mirë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ky potez politik do të aktualizohet më vonë nga amerikanët dhe do të theksohet më shumë ndikimi i tyre në skenën politike të Maqedonisë.

BDI dhe PDSH aktualisht tensionohen se cili prej tyre do të ‘tërhiqet’ më mirë dhe më lehtë drejt qeverisë nga partneri fitues, VMRO-DPMNE.Zgjedhjet presidenciale dhe figura e Ivanovit , siç duket i kanë dëmtuar llogaritjet dhe projeksionet e partive politike.

PDSH në disa takime ka treguar se do ta përkrahë qeverinë e re dhe programi i tyre nuk do të dallojë aq shumë për nga forma e zbatimit.

Të dy partitë shqiptare nuk kanë pozita të mira në bisedat e filluara me partinë VMRO-DPMNE.Përshkak të fuqisë politike dhe ligjore të partnerit maqedonas,këto pozicione mund edhe më shumë të dobësohen gjatë hyrje-daljeve në ndërtesën e qeverisë.

Largimi i BDI-së nga qeveria dhe ‘dalja në rrugë’ do ta bënte vendin më fragjil.Ndoshta dhe jo.

Në këtë kuadër,dorëzimi i mandateve të LSDM-së a i jep mundë si teorike ekipit bisedues të BDI-së, për të manovruar më mirë me mandatarin?Për kryeministrin e ardhshë m,është vlerësuar se më mirë është që pas vetes të marrë parti politike që do të përfaqësonin një unitet, dhe ky veprim ka të bëjë me çfarëdo vendimi të rëndësishëm qeveritar dhe shtetëror rreth çështjeve të hapura të vendit.

Ministri amerikan i Mbrotjes Chuck Hagel tha se Maqedonia dhe Greqia duhet të punojnë së bashku dhe të gjejnë zgjidhje të jenë më afër NATO-s.

 

Amerikanët në pritje të qeverisë së re

 

Nëse qeveria e re ka vendosuar të bëjë ndonjë hap pozitiv drejt emrit,atëherë koalicioni i gjërë është mëse i domosdoshëm.Të paktën këtë ‘gjërësi qeveritare’ e kanë kërkuar amerikanët dhe evropianët.

A janë për mandatarin Gruevski, kërkesat e BDI-së maksimaliste dhe si do të veprojë ai pas dështimit eventual të bisedimeve më BDI?Sigurisht që kryeministri mund t’i kthehet PDSH-së,duke formuar kabinetin e ri bashkë me partitë me më pak ndikim.

Nga ky supozim, edhe PDSH-ja do të kishte të më shumë të drejtë para bashkësisë ndërkombëtare, se stabiliteti i vendit është në rrezik dhe hyrja në qeveri është e mëse e domosdoshme.

Për sa i përket çështjve të pazgjidhura etnike,mbetet të shihet se përveç sharjeve çka tjetër mund të bëjnë BDI dhe PDSH.

Megjithatë, qeveria e re do të ballafaqohet me një seri vlimesh të brendshme dhe rënie ekonomike.VMRO me BDI-në,VMRO me PDSH-në, apo në fund një ‘qeveri e gjërë’.Një gjë është e sigurtë: Maqedonia një ditë duhet të formojë qeverinë e re me mandat të përcaktuar qartë.

Maqedonia ka tendenca të shkojë drejt një paqartësie të përgjithëshme politike, pa e definuar mirë pozicion rajonal dhe ndërkombëtar.Në parim, programet qeveritare të partive shqiptare, gjatë bisedimeve fillestare,për të formuar qeverinë,janë shpartalluar po nga ish shefat e tyre.

Andaj me zënkat e fundit se kush i tradhton më shumë interesat kombëtare,partitë nuk bëjnë gjë tjetër veçse i dobësojnë pozicionet negociuese. Në fund të dramës,mandatari e ka fjalën!

ibraimi@inbox7.mk