Data e sotme
September 21, 2017

LOJËRA JOLIGJORE ME RROGËN MINIMALE

Latest posts by Кристина Озимец (see all)

Punëdhënësit e manipulojnë Ligjin për rrogën minimale ashtu që punëtorëve u paguajnë më pak mjete nga të paraparat, akuzojnë nga sektori qytetar. Këtë e spjegojnë me faktin se rrogat duhet t’i përmbajnë edhe pjesët tjera të parapara me ligj, si suksesi në punë dhe shtesat për kushte të posaçme gjatë punës. „Мinimalja“ është vetëm njëra nga tre artikujt të cilat e përbëjnë rrogën dhe e cila është përcaktuar në 8.800 denarë, që nënkupton se rroga të cilën e merr punëtori në shumicën e rasteve, duhet të jetë më e madhe se minimalja.

Manipulimi i Ligjit për rrogë minimale nga ana e kontabilistëve dhe punëdhënësve përbëhet në atë që rroga minimale e definuar me ligj, e cila pas harmonizimit është 8.800 denarë, i dedikohet vetëm rrogës themelore të cilën punëdhënësi obligohet ti paguajë punëtorit, ndërsa nga ana tjetër rroga neto përkrah rrogës themelore përbëhet edhe nga dy artikuj tjerë përbërës dhe njësoj relevantë- suksesi gjatë punës së punëtorit dhe shtesat që përcaktohen për kushtet e posaçme gjatë punës, dhe posaçërisht për: punë nate dhe me ndërrime, punë me orar të ndarë të punës, kujdestari, punë plotësuese jashtë orarit, angazhim për vikend, punë gjatë festave, si dhe shtesë për stazhin e punës”, thotë për Inbox7 Dimitar Apasiev nga “Lenka”.

Sipas tij, me këto operacione kontabiliteti në fakt bëhet shkurtim jashtëligjor i rrogave të një numri të madh të punëtorëve, të cilat, në një përllogaritje të vrazhdë mund të arrijnë nga 20 deri 70 euro në muaj, varësisht nga rrethanat për çdo rast konkret.

Duke bërë manipulime të këtilla, punëdhënësit rrezikojnë të paditen nga ana e punëtorëve për kompensim të këtij dallimi dhe me siguri ta humbin kontestin”, shton Apasiev.

Për atë se çka ndërmerret për manipulimet eventuale të Ligjit për rrogë minimale në dëm të punëtorëve dërguam pyetje deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, por deri në botim të tekstit nuk morëm përgjigje.

Ajo që qëndron në ligj në lidhje me rrogën minimale duhet të respektohet edhe në terren, thotë për inbox7 ish-ministri i financave, Trajko Sllavevski.

Është problem nëse nuk paguhet minimalja. Të gjitha marrëdhëniet i përcakton tregu i fuqisë punëtore dhe disa punëtorë të caktuar që janë të detyruar të punojnë për rroga minimale, për fat të keq do të jenë të detyruar ti pranojnë kushtet e këtilla të punës”, shton ai.

Sipas profesorit të Universitetit të Evropës Juglindore Miroljub Shukarov, ka manipulim të Ligjit për rrogë minimale dhe nevojitet përmirësim i komponentës sociale.

Biznesmenit çdoherë rrogat do t’i duken të larta, ndëra për punëtorët ato do të jenë të ulëta. Andaj, duhet të gjendet kompromis me të cilin do të mbijetojnë të gjitha bizneset, gjatë së cilës do të ruhet edhe moment social”, shton Shukarov.

Nga LDS LENKA u apeluan shërbimeve juridike të sindikatave që seriozisht t’i paralajmërojnë manipulimet e punëdhënësve, dhe nëse kjo nuk sjell rezultat, tu ndihmojnë punëtorëve që do tu drejtohen për ngritjen e kontestit gjygjësor dhe përfaqësimin e tyre para gjygjit.

Përktheu nga maqedonishtja: Armend Nuhiu

Shkruaj një koment

Koment(e)