Data e sotme
June 25, 2017

Drejt paradigmave të reja

Nga Memedali Jusufi*  

 

Që nga koha e Makiavelit qëndrimi realist ndaj politikës është mbuluar, dhe fshehur në bazë dy vijash shpjegimi që duhen dalluar qartë a) duke thënë se politika është politikë dhe asgjë tjetër dhe b) duke nënkuptuar se realizmi politik mishërohet për excellenc në një tip të vecantë politike që është ripagëzuar në mathchpolitik, politik e pushtetit. Politikë e mirrfilltë apo politikë e pushtetit zakonishtë shpreh një politikë që nuk lidhet me ideale, po që bazohet tërësishtë në dhunë, mashtrim dhe zbatim brutal të pushtetit. Dhe mendohet në përgjithsi se kjo është ajo lloj politike që kërkohet nga realizmi politik, themelues i së cilës është Makiaveli.
Ky ndante politikën nga etika dhe nga feja. Ndryshimi midis politikës së Aristottelit dhe “ Princit” të Makiavelit është se në vizionin grek të botës politika, etika, dhe feja ishin të shkrira në një të vetme.

 

******************************************


Tirania në Antikë e përshkruar nga Aristoteli ishte e bazuar në përkrahjen popullore.Tirani grek e fillonte karierën si demagog. Cezari i dha fund Republikës Romake pak a shumë në mënyrë të ngjajshme : ai u zgjodh si sundues me brohoritjen e popullit.
Cështja është se politika e mirrfilltë është po aq reale sa edhe e kundërta e saj, një politikë tërësishtë ideale. Cdo politikë është një përzierje idealizmi dhe realizmi, dhe në qoftse njëri nga këta element bëhet mbizotrues, në qoftse idealizmi i tepruar eliminon realizmin, ose anasjelltas atëher një politikë e tillë është e destinuar të dështoj.”
Por në të njëjtën koh me NIkolla Makiavelin, në një pjesë tjetër të botës ishte aktuale një vepër që përballe vlerës së interesit dhe politikës kishte më shum kërkim filozofik. Kjo vepër ishte ne traditën Iraniane “ Kënallzade”. Kënallzade dhe Makiaveli kanë jetuar në të njëjtën koh. Makiaveli në veprën e vet fletë për pamvarsimin e politikës prej moralit. Kënallzade në librin e tij fillon me dashurinë, mundohet të ndërtoj një politikë të bazuar në dashuri. Në “ Princin” e Makiavelit thuajse nuk ka asnjë referim jashtë Romës dhe krishterizmit.Sepse cështja dhe synimi i ngushtë i Makiavelit ishte bashkimi i Italisë.Te Kanëllzade vërehej tradita e vjetër iraniane, pothuajse në cdo kapitull shihni Pllatonin e Aristotelin dhe cdo ngjyrë të mendimit Islam. Ajo që e ka shtyrë Kanëllzaden të ketë një pikpamje të tillë për të ka qenë përpjekja për të qenë përmbledhës ose ngërthyes.Sepse sulltani i veprës së Kanëllzadës, që mundohet të bashkoj tre kontinente dhe shumë bashkësi, nuk është si Princi i Makiavelit. Nese i hedhni një sy filleve të modernitetit , do të shohim se Hobsi është Anglez, kurse Rusoi francez. Kur evropianni filloi të kontaktonte me faktorë të tjerë gjeti një fushë krejtsishtë të re. Idea për ndertimin e një sistemi botrorë, ia hapi shtigjet filozofisë. Idetë e Hobsit nga koha e luftës civile ne Angli, nga koha e krizës, janë idetë e një anglezi të rëndomtë që po kërkonte sigurinë. Idetë e shpalosura nga Rusoi pikërsihtë para revolucionit Borgjes Frances kanë të bejnë me problemet e fancezëve në atë koh. Shikoni konceptine e hegelit për Historinë: mundohet të përfshijë gjithcka në botën e Gjermanisë. Po ashtu sikur kanëllzzade përpiqet të sigurojë unitetine Shtetit Osman. Sipas Hegelit, njerzimi foshnjërinë e vetë e ka kaluar në Azinë Lindore, fëmijrinë në ndonjë vend tjetër, kurse pjekurine me gjermanët. Nesë i marim parasysh problemet e asokohshme të Gjermanisë, do të shohim se sqarimi i Hegelit është përpjekje për të interpretuar historinë nga këndvështrimi i subjektit. Nëse ndalemi te Shtetëte bashkuara të Amerikës aktualistë lidere e civilizimit perendimorë pra edhe të modernizmit, do të vërejmë se trashigimia filozofike dhe fetare e këtij shteti është ndertuar e percjellë prej Evrope. Bashkë me bindjen e shprehur përmes shkurtesës WASP, White ( I bardhe, anglosakson, protestant.Për këtë arsye amerikanët nuk nxorën një Kant ose Ruso të ri, por nxorën neokantistë e kshtu me radhë. Amerika u përpoq që gjene e percjellë ta përmbrendsonte ne sistemin e vetë.

*********************************************

Gjtë historisë ai që përplasi më shum konceptin realist me atë idealist ishte Aleksandri i madh. Sentenca e famshme ”martesa ndërmjet maqedonëve dhe persianëve kishte sfiduar këtë parim. Pra, në marrëdhëniet ndërkombëtare Aleksandri kishte hedhur si propozim që dashuria të jetë komponenta kryesore për afrimin e dy popujve armiqësisht të disponuar njëri kundrejt tjetrit.;respektimi i drejtave të njeriut, ekonomia e tregut të lirë dhe vetëvendosja si parim universal, i vlefshëm për të gjithë shtetet që participojnë në Kombet e Bashkuara ishte zëvendsuar me dashurinë .Me propozimin e Lekës , shumë gjeneralë të ushtrisë së tij, sipas Mihail Rostocev që shkruan në veprën e tij ”Istorija starok sveta”, të botuar më 1929 janë martuar me persianë. Gjithashtu është e njohur se edhe LEKA vetë bëri këtë hap. Derisa respekti i njerëzve të ndryshëm në demokraci është valuta kryesore, dashuria zë vendin kryesor në politikën diplomatike të Lekës së Madh.Të citojmë se çka thotë njëri ndër njerëzit më të mençur ,Erik From, në lidhje me këtë problematikë në veprën ”Arti i dashurisë”: Nëse është e vërtetë, siç u përpoqa të tregoj, që dashuria është përgjigjja më e arsyeshme dhe më e kënaqshme për problemin e ekzistencës njerëzore atëherë çdo shoqëri që përjashton, relativisht zhvillimin e dashurisë, duhet për një afat të gjatë të vdesë nga kontradikta e saj me nevojat në bazë të natyrës njerëzore. Në të vërtetë, të flasësh për dashurinë nuk është një “predikim” për arsyen e thjeshtë se ajo nënkupton të flasësh për nevojën më themelore dhe reale të çdo qenie njerëzore. Që kjo nevojë ka qenë e paqartë nuk do të thotë se nuk ekziston. Etika e ndershmerisë përzihet këtu me etikën e rregullës së artë. Sentenca:”Bëju të tjerëvë atë që do të doje që ata të të bëjnë ty ” mund të interpretohet si: ”Jini të ndershëm në shkëmbimet tuaja me të tjerët”. Por në të vërtetë ajo u formulua në mënyrë origjinale, si një version më popullor i Biblës: “Duaje tjetrin, ashtu si veten”. Në fakt, normat religjioze si në islam të “gjithë jeni vëllëzër” në judeo-kristianizëm dashuria vëllazërore është tërësisht e ndryshme nga Etika e Ndershmërisë. Ajo do të thotë ta duash të afërmin tënd, të ndihesh përgjegjës dhe njish me të, ndërsa etika që e ka parasysh demokracia e sotme, ajo e respektit, do të thotë të respektosh të drejtat e tjetrit, por të mos e duash.

*Autori është gazetar

Shkruaj një koment

Koment(e)